-
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari në Durrës i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi në 2017 është kapur me një sasi kanabisi dhe kokaine. 32-vjeçari është identifikuar si Elvis (Vasil) Mërtiri dhe ishte banues në Durrës.
15 Korrik 2021, 09:17 -
-
Ambulancë e re në Borizanë, Manastirliu: Së shpejti mbërrijnë në Tiranë 340,000 doza të vaksinës Coronavac, vijojmë pa u ndalur
14 Korrik 2021, 15:09340,000 doza vaksinash Coronavac do të mbërrijnë në Tiranë, për të intensifikuar edhe më tej vaksinimin masiv ndaj COVID19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila e ka dhënë lajmin gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore në Borizanë, e cila po rindërtohet nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
-
-
4 të arrestuar në Durrës, juristi i Kadastrës dhe 3 të tjerë, falsifikuan dokumentet e regjistruan një pronë 2000m2 dhe një godinë 550m2 mbi të! Përdorën fotoshopin
14 Korrik 2021, 11:09Duke përdorur fotoshopin 1 biznesmen i ndihmuar nga një jurist i Kadastrës së Durrësit kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë regjistruar një pronë 2000m2 dhe një ndërtesë 550 m2 mbi të. Së bashku me 2 punonjës të biznesmenit ata janë arrestuar të katërt sot.
-
I dënuar me 5 vite burg për transportim emigrantësh të paligjshëm, arrestohet në Durrës 24-vjeçari i shpallur në kërkim
14 Korrik 2021, 09:46Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihme, në këmbim të parave, emigrantëve të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin.
-
U fut për t'u larë në det, mbytet pushuesi kosovar te ' Shkëmbi Kavajës'
14 Korrik 2021, 07:33Një 80-vjeçar, pushues nga Kosova, është mbytur në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme, rreth orës 18:40, ku 80-vjeçari me inicialet S.O., u fut në det për t'u larë, por fatkeqësisht u mbyt.
-
-
Kapja e 12 kg kokainë në Durrës, Çuçi: Luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar
13 Korrik 2021, 20:23 -
Durrës/ Riparimet e OSHEE shkaktojnë luhatje të energjisë, banorëve u digjen elektro-shtëpiaket: Duam dëmshpërblim
13 Korrik 2021, 20:07Riparimet që po kryen OSHEE në kabinën elektrike kanë shkaktuar luhatje të energjisë elektrike në fshatin Bizë të Ishmit. Banorët që jetojnë në kontejner që prej tërmetit shprehen se u janë djegur pajisjet elektro-shtëpiake, ndaj kërkojnë dëmshpërblim.
-
Paralajmërimi i Ramës, Kryebashkiaku Arbana 'shkund' administratën: Punoni me përgjegjësi morale e ligjore, askush s'është imun nga unë
13 Korrik 2021, 16:24Pas "dushit të ftohtë" nga kryeministri Edi Rama i cili paralajmëroi kryebashkiakët se PS nuk do të jetë zyrë avokatie për askënd që abuzon me detyrën, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka zhvilluar një takim me punonjës të bashkisë, kryetarët e Njësive, drejtuesit e sektorëve të ndryshëm të bashkisë
-
Sot iu gjetën rreth 12 kg kokainë në banane, 'Alba Exotic Fruit' e njëjta kompani që në 2019 iu kapën në Pire 137 kg drogë që u zëvendësua me oriz
13 Korrik 2021, 14:56Eduart Dauti nuk është një emër i panjohur, pasi në vitin 2019 në konteinerët e po të njëjtës firmë, pra 'Alba Exotic Fruit' në Pire u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz. Për kokainën e ngarkuar në kontinerët e 'Alba Exotic Fruit' u shpall në kërkim Gentian Malindi.
-
-
-
Pushimet kthehen në tragjedi, mbytet një pushues serb në plazhin e Durrësit
13 Korrik 2021, 14:06Pushimet janë kthyer në tragjedi për një turist nga Serbia që kishte ardhur për pushime në Durrës. Report Tv mëson se ai është mbytur në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, teksa viktima është identifikuar me inicialet M. S., 43 vjeç.
-
Me vrap sikur të ishin kriminelë, momenti kur shkon Policia për t'i fshirë operatorëve pamjet e drogës në portin e Durrësit
13 Korrik 2021, 13:44Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Portin e Durrësit, ku efektivë të shumtë policie kanë vrapuar në drejtim të operatorit operatorëve, për t'u fshirë pamjet e filmuara nga droga e kapur sot në një kontejnerët me banane. Policia i ka marrë operatorit tonë, Renatos, celularin dhe i ka fshirë videot, mirëpo redaksia i ka rikthyer për shkak të lehtësive që teknologjia ofron ditët e sotme
-
-
-
Kapen rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, u mbajt nën vëzhgim! Ndalohen shoferi e menaxheri i firmës, Report Tv zbardh itinerarin
13 Korrik 2021, 12:57Një sasi kokaine prej rreth 11 kg e 675 gram është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se droga ishte e fshehur në pjesën e motorit të frigoriferit të kontejnerit. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit që shkoi të tërhiqte kontejnerin si dhe menaxherin e firmës shqiptare që e kishte porositur.
-
Trafikonte municione luftarake, arrestohet shkodrani në Durrës! Iu gjetën në çantë eksploziv C4, 2 granata dore e 490 fishekë luftarak
13 Korrik 2021, 10:43Në pranga ka rënë Samed Lisaj, nga Shkodra, i cili u kap në një taksi, në lagjen nr. 17, ndërsa në çantë iu gjetën 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak.
-
Nuk respektoi orarin e mbylljes, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i një lokali në Durrës
12 Korrik 2021, 13:07Policia e Durrësit në kuadër të kontrolleve për zbatimin e masave anti-COVID ka gjobitur me 1 milionë lekë pronarin e një lokali në Durrës pasi është konstatur duke vijuar punën pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
-
Rrahën të riun dhe qëlluan me armë zjarri në ajër, arrestohet 25-vjeçari në Shijak, subjekt i OFL-së! Shpallen në kërkim dy të afërmit e tij
12 Korrik 2021, 10:36Në pranga ka rënë Astrit Keçi, subjekt i OFL, i cili u arrestua në vitin 2018 nga policia shqiptare pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge, ku ishte dënuar në mungesë me 30 vit e burg. Është e paqartë se kur, apo si, Keçi u lirua nga burgu në Itali, ku u ekstradua. Ndërkohë u shpallën në kërkim Xhulio Keçi dhe Kleart Keçi, të afërm të Astrit Keçit.
-
-
Largimi i pushuesve nga bregdeti, krijohen radhë të gjata automjetesh nga zona e Ranës së Hedhur në drejtim të Milotit! Fluks edhe në Durrës, nuk ka bllokim të lëvizjes së mjeteve
11 Korrik 2021, 18:03Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit ka krijuar radhë të gjata automjetesh nga zona e Ranës së Hedhur e përgjatë superstradës me drejtim të Milotit. Trafiku ka nisur të rëndohet që prej orës 16:00 e pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes. Në Mimanas kryqëzohen makinat që kthehen nga Gjiri i Lalësit. Por fatmirësisht nuk ka pasur bllokim të trafikut.
-
Procesi i rindërtimit, ministri Ahmetaj inspekton punimet në Shijak: Në lagjen e re Lugina do të ndërtohen 21 pallate, banesat përfundojnë në fund të vitit
11 Korrik 2021, 15:16Procesi i rindërtimit të banesave pas tërmetit të 26 nëntorit, vijon në zonat e prekura. Ditën e sotme ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në zonën e Shijakut ku inspektoi nga afër punimet që po bëhen në kuadër të rindërtimit
-
Thyen orën policore, gjobiten me nga 1 milionë lekë 5 pronarë lokalesh, 2 Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Himarë dhe 1 në Elbasan
11 Korrik 2021, 11:24Ora policore vijon të mbetet deri në orën 24:00 në kuadër të masave anti-COVID, por disa subjekte nuk e zbatojnë rregullin e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Policia ka gjobitur me 1 milionë lekë 5 pronarë lokalesh, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Himarë dhe 1 në Elbasan pasi thyen orën policore.
-
Prinin dru në pyje në mënyrë të paligjshme, në hetim 2 persona në Durrës! Sekuestrohet 5m3 dru zjarri dhe mjeti që i transportonte
11 Korrik 2021, 10:22Një tjetër rast i prerjes së paligjshme të të pyjeve është goditur nga policia. Në Durrës është sekuestruar një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar.
-
Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në kërkim
10 Korrik 2021, 18:24Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Shënvlash të Durrësit. Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
-
Nuk respektuan orarin e mbylljes duke vënë muzikë në lokal, gjobiten 2 administratorë në Shëngjin
10 Korrik 2021, 17:16Policia e Lezhës në kuadër të kontrolleve për zbatimin e masave anti-COVID, ka gjobitur 2 administratorë lokalesh në Shëngjin, pasi kanë vijuar muzikën edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
-
Muzikë në lokal në Durrës pas orës policore, gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Noizy! Policia aksion edhe në Vlorë, Sarandë, Shëngjin, e pësojnë disa pronarë
10 Korrik 2021, 16:24Gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Rigels Rajku i njohur për publikun e gjerë si Noizy. Ai nuk ka respektuar orarin e caktuar për muzikën në lokalin e tij në Durrës. Nën hetim është vënë edhe administratori i një lokali tjetër në Durrës, Indrit Deti 26 vjeç. Në zonat bregdetare për respektimin e orës policore, janë proceduar edhe 7 administratorë lokalesh në jug të vendit.
-
Ahmetaj inspekton punimet në Thumanë: Po ecin me shpejtësi, deri në shtator gati 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale
10 Korrik 2021, 16:16Ministri i Ndërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot Thumanën nga ku ka inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e zonave të dëmtuara rëndë nga tërmeti që “goditi” vendin 2 vjet më parë.
-
12 nxënëse i bëjnë dhuratën e veçantë MASR, Kushi: Arti efikas për informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve kundër trafikimit të qenieve njerëzore
10 Korrik 2021, 15:3812 vajza të talentuara nga gjimnazi i Manzës kanë punuar me shumë përkushtim një pikturë mjaft të veçantë në kuadër të projektit “Care and Dare”, me mbështetjen e Qendrës “Tirana Art”.
-
‘Nga vend pushimi në një vend poshtërimi’, Kadilli denoncon plehrat në plazhin e Golemit: Qytetarët ankohen, Bashkia nuk shqetësohet
10 Korrik 2021, 13:28Fatbardh Kadilli ka bërë një denoncim për plehrat e Durrësit, duke e quajtur atë një vend “poshtërimi” dhe jo më një vend pushimi.
-
Masat anti-COVID/ Nuk mbyllën lokalin në orarin e caktuar, gjobiten 7 administratorë në Vlorë e Sarandë
10 Korrik 2021, 13:01Shtatë administratorë lokalesh janë gjobitur nga Policia në Vlorë e Sarandë, pasi nuk shkelën orarin e përcaktuar për mbylljen.
-
Ndërtuan pa leje në zonën bregdetare të Gjirit të Lalëzit, arrestohen 2 pronarët! Procedohen edhe 2 punëtorët
10 Korrik 2021, 11:33Dy persona kanë rnëë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, pasi u kapën duke ndërtuar dy objekte pa leje në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit.
-
I dënuar për pengmarrje, arrestohet 35 vjeçari në Durrës! Në pranga edhe 34 vjeçari, nxori armën gjatë sherrit në plazh, por ndërhyri policia
9 Korrik 2021, 10:0135 vjeçari Xhaferr Neli është arrestuar sot në Durrës pasi është dënuar me burg për “Heqje të paligjshme e lirisë". Në 2018, 35 vjeçari ka marrë një person me forcë në makinë.
-
Aksident në Durrës, 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit, lëndohen 4 persona
9 Korrik 2021, 08:41Një aksident rrugor ka ndodhur në mesantë në qytetin bregdetar të Durrësit. Një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet E. K., ka humbur kontollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
-
‘Këndo Napolin ...’ në Amfiteatrin antik të Durrësit
8 Korrik 2021, 17:23 -
Si ndodhi aksidenti në gomisteri që i mori jetën 23 vjeçarit, gabimi që dyshohet se bëri gjatë fryrjes së gomës së kamionit
8 Korrik 2021, 14:44Ende nuk ka përfunduar ekspertiza ligjore lidhur me shkakun e vdekjes së 23 vjeçarit Rafael Tafaj teksa po punonte në një gomisteri në Durrës, pa asnjë kusht sigurie.
-