- Kronikë
-
Kronikë
Ekzekutimi i Pllanajt në Shkodër/ Autorët i bënë pritë afër shtëpisë, e qëlluan në lëvizje për rreth 150 metra, mori 30 plumba në trup! FOTO nga makina e bërë 'shoshë'
Ekzekutohet në një atentat pranë shtëpisë, biznesmeni Bardhok Pllanaj në Shkodër, i cili është qëlluar me 30 plumba kallashnikovi në trup, teksa lëvizte me makinën e tij. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, ai arriti t'i shpëtonte policisë pasi u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, edhe pse ky i fundit e ka mohuar. Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.
5 Prill 2021, 09:44 -
Zbardhet përplasja me armë në Shkodër! Vëllezërit Doçi iu përgjigjen me pistoletë breshërisë së automatikut të 25-vjeçarit Përkola! Gjithçka nisi nga një konflikt i çastit
Zbardhet ngjarja e regjistruar një natë më parë në fshatin e Bardhaj. Konflikti me armë ka shkaktuar plagosjen e dy vëllezërve Hoten dhe Marjan Doci.
21 Mars 2021, 12:24 -
Shkodër, tentuan të ndihmonin 15 shtetas të huaj të kalonin kufirin, në pranga 18-vjeçari, një tjetër në kërkim
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin R.Ç pasi ka tentuar të ndihmojë 15 shtetas të huaj të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme dhe ka shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tij 23-vjeçarin R.L.
16 Mars 2021, 13:53 -
Shkodër/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje pas konfliktit për pronën, arrestohet pas 10 vitesh ish-efektivi i FNSH-së
Ish-efektivi i FNSH-së Ylli Ceka, i dënuar në 2016 me 11 vite burg për vrasjen e Edvin Voglit në zonën e Freskut në Tiranë u arrestua mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pas marrjes së informacionit nga efektivët e Shqiponjave në Shkodër. Ceka ka qenë në një lokal në lagjen Serreq të Shkodrës dhe në momentin që ka dalë, ai është arrestuar nga policia.
31 Janar 2021, 21:48 -
Aksident në aksin Koplik-Shkodër, punonjësi i policisë përplas për vdekje një 49-vjeçar që udhëtonte me biçikletë
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premte në aksin Koplik Shkodër. Një punonjës policie ka përplasur për vdekje me makinë një 49-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.
29 Janar 2021, 19:07 -
U plagosën me armë 2 vëllezër, policia e Shkodrës zbardh ngjarjen e rëndë dhe prangos autorin
Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër, ku mbeten të plagosur me armë zjarri dy vëllezërit Lekndreaj. Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje Avni Dekovi dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij.
13 Janar 2021, 14:40 -
Shkodër/ I vendosi gjobë për parkim të gabuar, i riu i thyen xhamin makinës së policisë! Arrestohet 37-vjeçari
Një 37-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi i theu xhamin e makinës së policisë të cilët e gjobitën për parkim të gabuar. Policia gjobiti të riun pasi ai kishte parkuar makinën e tij në korsinë e biçikletave ku më pas, 37-vjeçari me iniciale E.V. ka thyer xhamin e makinës së policisë dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar efektivët.
19 Nëntor 2020, 13:01 -
Kapet pas 2 vitesh trafikanti i drogës në Shkodër, arrestohet edhe ndihmësi i tij
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe arrestoi gjithashtu një person tjetër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
23 Shtator 2020, 14:47 -
Futi fqinjën nën gomat e makinës dhe i theu këmbët, zbardhen detajet e ngjarjes në Shkodër
Një 50 vjeçar në Shkodër ka përplasur me makinë fqinjen e tij 54 vjeçaren Katrina Hila.Sipas informacioneve për Report Tv, ngjarja fillimisht u raportua si aksident, por pas hetimeve ka rezultuar se 50 vjeçari Hile Simoni është komshi me të plagosurën.Mësohet se pas një konflikti të çastit,
20 Shtator 2020, 16:38 -
Arrestohet tapë në timon, shkodrani tenton t'i arratiset policisë nga dhoma e paraburgimit
Pas kryerjes së alkool testit, 35-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe gjatë shoqërimit nga punonjësi i policisë për tek dhomat e paraburgimit ka tentuar të largohet nga ambientet e drejtorisë
23 Shkurt 2020, 14:28 -
EMRI/ Vrau vëllanë 6 vite më parë, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër! Familjarët e deklaruan të vetëvarur
Mhill Shytani 38-vjeç është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. 6 vite më parë ai ka vrarë vëllanë e tij, ngjarje e ndodhur më 23 prill 2014.
21 Shkurt 2020, 15:40 -
Shkodër/ 2 vëllezër qëllojnë me armë drejt banesës së 63-vjeçarit...Shpëtojnë njerëzit, ngordh nga një plumb qeni i shtëpisë (VIDEO)
Nga veprimet e para hetimore, policia thotë se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.
8 Janar 2020, 13:47 -
Pas denoncimit në Shqiptarja.com gjendet atleti shkodran/ Ambasada shqiptare: Është në burg në Mal të Zi (VIDEO)
Pas denoncimit në Shqiptarja.com të zhdukjes prej 6 ditësh të Irfan Domnorit, Ambasada Shqiptare në Podgoricë ka bërë me dije se atleti shkodran ndodhet në Burgun Hetues në Spuzhë, pasi është dënuar me 10 ditë burg.
1 Janar 2020, 18:11 -
Shkodër- Me bluzë të zezë, kapuç dhe levë hekuri për të vjedhur banesën e emigrantit, arrestohet 21-vjeçari (EMRI)
Aleks Mollzati 21-vjeç, nga Bërdica e Madhe, Shkodër është vënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte një banesë në fshatin Bushat në pronësi të 41-vjeçarit, M.L. i cili ndodhet jashtë vendit.
28 Dhjetor 2019, 14:40 -
Dekonspiroi operacionet e policisë për asgjësimin e drogës, arrestohet ish-efektivi i FNSH-së! 2 vite më parë u përlot në gjykatë
Ish-efektivi i policisë, Ardian Loci 48-vjeç i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre ka rënë në prangat e policisë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ish-efektiv i FNSH-së akuzohet për dekonspirimin e një operacioni për asgjësimin e bimëve narkotike.
5 Nëntor 2019, 08:28 -
Vritet 55-vjeçari në Dukagjin! Shkoi në fshat të merrte zahiret e dimrit, nipërit e gjejnë të pajetë në rrugë
Policia e njoftuar për ngjarjen e rëndë është nisur drejt zonës, ndërsa në një njoftim paraprak të bluve të Shkodrës thuhet se rreth orës 12:00 në fshatin Shosh është vrarë me armë, 55-vjeçari Lazer Arraj banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
21 Tetor 2019, 12:48 -
Godina e re e policisë së Shkodrës drejt përfundimit, Lleshaj: Kushte komode e siguri të lartë, prioritet rinovimi i infrastrukturës
Lleshja ka deklaruar se punimet për këtë godinë do të përfundojnë në kohë ashtu siç është rënë dakord me kompaninë ndërtuese por edhe cilësia do të jetë maksimale.
14 Shtator 2019, 15:41 -
Fshihnin në treg emigrantët nga Pakistani dhe Maroku, arrestohen dy shkodranë në tentativë për t'i çuar në Mal të Zi
Dy persona nga Shkodra u arrestuan nga policia në një operacion të koduar "Transportuesi" pasi mundësonin kalimin e paligjshëm përmes kufirit të gjelbër në Hanin e Hotit drejt Malit të Zi të emigrantëve të paligjshëm nga Pakistani dhe Maroku.
19 Korrik 2019, 11:17 -
Fshehin dhomat e hotelit në Velipojë për të shmangur taksat në Bashki, arrestohen dy inspektorët e korruptuar
Sipas hetimeve të kryera, inspektorët e Bashkisë, kanë falsifikuar dokumentet në këmbim të marrjes së ryshfetit në një hotel në plazhin Velipojë, duke e favorizuar të mos deklarojë numrin e saktë të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.
17 Korrik 2019, 11:04 -
Drogë nga Shkodra në Malin e Zi, burg kreut të bandës dhe dy anëtarëve, lirohen dy të tjerë
Gjykata e Shkodrës vendosi arrest me burg për Zef Kolaj, i konsideruar koka e kësaj bande. Njëjtë edhe për Kristian Melaj, bashkëpunëtori kryesor i kreut të grupit, dhe Genc Meçaj, anëtar.
6 Korrik 2019, 10:39 -
Motër e vëlla morën gjakun e prindërve! Arrestohet pas 7 vitesh Lush Pjollaj! Vrasësi i çiftit ende në arrati (VIDEO)
Vihet në pranga Lush Pjollaj i dënuar në mungesë për vrasjen e Marash Tonaj në 2012-ën. Bashkë me motrën e tij, Lena Pjollaj, ata vranë Marashin, për shkak se vëllai i tij, Nik Tonaj, u kishte vrarë prindërit në vitin 2003, Nik dhe Lula Pjollaj. Motra e të arrestuarit të sotëm vuan dënimin në burg, ndërsa Lush Pjollaj u arrestua pas 7 vitesh në arrati në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit. Vrasësi i prindërve të tyre, Nik Tonaj, është ende në arrati, i dënuar në mungesë me 25 vite burg.
29 Maj 2019, 10:32 -
I zhvati 10 mijë euro mësueses, arrestohet Bekimi nga Librazhdi, hetohen dy punonjës të arsimit
Një 49-vjeçar nga Librazhdi u arrestua pasi ka mashtruar një mësueseje duke i marrë 10 mijë euro me premtimin se do të ushtronte ndikimin e tij që ajo të merrte licencën e mësuesisë. Po ashtu ai do t'i siguronte të drejtë studimi jashtë shtetit djalit të saj.
8 Maj 2019, 11:05 -
Kapen mat trafikantët në liqenin e Shkodrës me 204 kg marijuanë, do e transportonin në Mal të Zi
Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia thotë se ka marrë informacion se dy persona po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Si rezultat në breg të liqenit Shkodër u bë kapja në flagrancë e Marjan Kurteza si dhe u shpall në kërkim D. B.
1 Maj 2019, 12:00