-
Takimi me pedagogët/ Shahini: Jo bojkot dhe ultimatum, dialogu mënyrë më e mirë për zgjidhjen e çështjeve
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini foli pas takimit që pati me pedagogët duke thënë se edhe pse dialogu nuk prodhoi një rezultat konkret, përfshirja e pedagogëve për zgjidhjen e çështjeve është mënyra më e mirë, pasi zgjidhja vjen nga univerisitet.
1 Shkurt 2019, 14:41 -
Protesta e pedagogëve, opozita është me të gjithë dhe kundër të gjithëve
Pas dështimit të përpjekjes për të marrë nën kontroll protestën e studentëve (tanimë të ezauruar), Partia Demokratike dhe LSI po provojnë të hedhin në veprim profesorët e tyre për të organizuar një protestë të re, të cilën të mund ta kontrollojnë.
1 Shkurt 2019, 12:25 -
Mbyllet takimi i pedagogëve me ministren e Arsimit, Marku: S'gjetëm zgjidhje, brenda dy ditësh vendosim për grevë
Pas takimit që zgjati rreth dy orë, Mark Marku u shpreh se biseda ishte konstruktive, por në fund refuzuan tentativën e ministres për të negociuar për kërkesat e tyre.
1 Shkurt 2019, 09:16 -
'Juridiku', studentët mësim në kushte të vështira, 'Filologjiku' vazhdon bojkotin
Studentët e fakultetit të Drejtësisë, po zhvillojnë mësimin në kushte të vështira. Akomodimi në ambientet e gjimnazit 'Petro Nini', nuk ka kapacitet për të përballuar numrin e shumtë të tyre. Nga ana tjetër në fakultetin e Histori-Filologjisë vijon bojkoti deri në momentin kur MAS të marrë një vendim në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave.
31 Janar 2019, 20:06 -
Universiteti i Shkodrës i kthehet mësimit më 4 shkurt, zv.rektori: Kemi përcaktuar edhe javët e provimeve
Zv.rektori i Universitetit, Gëzim Dibra në një prononcim për Report Tv tha se një ftesë për t'ju rikthyer auditorëve i është drejtuar edhe 15 studentëve të ngujuar prej 9 ditësh.
30 Janar 2019, 12:31 -
Kërkesat e studentëve/ Debate te 'Media' Ministrja: Ligji për Arsimin e Lartë s'mund të ndryshohet! Vokshi: Pakti për Universitetin, mashtrim
Ministrja e Arsimit ka deklaruar gjatë raportimit përpara Komisionit Parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik se është kundër ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë. Gjatë debateve në këtë komision ajo tha se qeveria ka miratuar Paktin për Universitetin për adresimin e kërkesave. Ndërsa opozita pretendoi se zgjidhja e ofruar nga qeveria është mashtrim.
30 Janar 2019, 10:42 -
Grupet e studentëve të ngujuar, Spiropali: Mbështeten nga PD dhe LSI, karikaturë e protestës së vërtetë
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shfaqur shqetësimin e saj lidhur me atë që ajo e ka quajtur zaptimin e fakultetit të Drejtësisë nga studentë të mbështetur nga partitë politike.
29 Janar 2019, 13:11 -
Pas Juridikut, edhe studentët e Shkodrës duan që t'i rikthehen mësimit: Kanë bllokuar fakultetin me dhunë (VIDEO)
Amel Pervizi, një prej studentëve të parë që nisën protestën në Shkodër është shprehur se protesta po keqorientohet dhe nuk janë të ngujuarit ata që duhet të vendosin nëse studentët duhet të vazhdojnë apo jo mësimin.
29 Janar 2019, 11:14 -
Bllokimi i Juridikut, studentët rifillojnë nesër procesin mësimor te gjimnazi 'Petro Nini Luarasi'
Duke filluar që nga ora 14.00 e kësaj të mërkure, studentët e Fakultetit të Drejtësisë do ta zhvillojnë procesin mësimore në ambientet e gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë. Gjatë një takimi që ata kanë patur sot me dekanin Artan Hoxha u është konfirmuar se mësimi do të nisë në ambientet e një prej gjimnazeve të Tiranës, i cili Report Tv mëson se do të jetë pikërisht “Petro Nini”.
29 Janar 2019, 10:15 -
Përplasje mes studentëve te Juridiku, dekani: Duam mësim, na siguroni ambiente të tjera
Në konferencën e tij për shtyp, dekani Artan Hoxha u shpreh se situata është evituar nga rekotori i Fakultetit të Drejtësisë. Dekani tha se shpreson që ministria e Arsimit do t’i ndihmojë fakuletet që të sigurojnë ambiente të reja në mënyrë që të studentët që duan mësim të mos e humbasin vitin shkollor.
28 Janar 2019, 11:09 -
Disa nga pedagogët e privatit i shkruajnë Ramës: Ja problemet që kemi, por kemi frikë të dalim me emra
Një grup pedagogësh të institucionit Jo-Publik të Arsimit të Lartë në Tiranë i kanë adresuar përmes një letre shqetësimet dhe problematikat që ata kanë në lidhje me arsimin në universitetet private.
28 Janar 2019, 07:08 -
Shporruni o djaj, lirojini auditorët nga zinxhirët tuaj të ndryshkur
O djaj të injorancës dhe fatkeqësisë sonë të përbashkët, shporruni nga mesi i atyre që për kaq vite vijnë ende në punë me biçikleta, qe ende nuk i shohin dot në sy studentet kur u flasin rrugëve me respekt, që ende mbjellin filiza drite për të ardhmen e fëmijëve tanë, që ende kanë në farën e tyre shpresë si studentë naivë!
27 Janar 2019, 19:31 -
“Dole kundër studentëve se të premtuan lejen e pallatit”, përballja mes ish-deputetit Ndocaj dhe Noizy-t: S'e rruaj për asnjeri
Reperi i është përgjigjur deklaratës së ish-deputetit shqiptar në lidhje me deklaratën e tij ku u vendos pro dialogut në periudhën e protesës së studentëve.
27 Janar 2019, 16:20 -
LSI akuza Ramës: Mashtroi studentët me fasada, hap ekspozita me piktura në Berlin
Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi deklaroi se nesër Kuvendi fillon diskutimet mbi amendamentet ligjore të paraqitura nga ata, në lidhje me kërkesat e studentëve, ndërsa akuzoi Kryeministrin Rama se po mashtron studentët me projekte fasadash.
27 Janar 2019, 13:28 -
Skandali vazhdon/ Sekretarja e LSI drejton bllokimin e Fakultetit të Drejtësisë, rektor Koni i del në krah (Foto+Video)
Tanimë tabloja është e qartë. Janë forumet politike të opozitës që kanë bllokuar mësimin, ndërkohë që, të gjithë studentët duan që të zhvillojnë mësim e të mos humbin vitin akademik.
25 Janar 2019, 15:16 -
Disa pedagogë te PD ultimatum qeverisë: Afat deri në 1 shkurt për ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë ose bojkot
Asambleja e Pedagogëve, e udhëhequr nga pedagogët Mark Marku, Rezart Prifti dhe Jani Marka, dy të parët aktivistë të PD dhe i treti përfaqësues i Lëvizjes për Universitetin parashtruan pesë kërkesa me kryefjalë ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe mbështetjen e protestës së studentëve.
25 Janar 2019, 13:02 -
Studentët i kërkojnë të urdhërojë nisjen e mësimit te Juridiku, Mynyr Koni: Duhet të flas me ata (bllokuesit)
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ka pranuar të komentojë bllokimin e auditoreve të Juridikut nga një grup i vogël studentësh të Juridikut. Pas takimit të zhvilluar me dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, Koni ka deklaruar se do flasë në një moment tjetër.
25 Janar 2019, 12:13 -
“Lironi fakultetet”, studentët ndahen në dy grupe, një pjesë e vogël protestë para Parlamentit
Studentët po kërkojnë me ngulm rikthimin e normalitetit në fakultetet e tyre dhe vazhdimin e mësimit. Një pakicë e vogël studentësh vazhdojnë të mbajnë të bllokuar fakultetin e Historisë-Filologjisë, të Drejtësisë dhe të Shkencave Sociale.
24 Janar 2019, 20:04 -
Senati i kërkon dorëheqjen? Mynyr Koni e mohon: Spekulime të stisura, e vërtetë që studentët kërkuan rinisjen e mësimit
Gjatë takimit të zhvilluar sot Senati i UT i ka kërkuar rektorit Mynyr Koni të japë dorëheqjen pasi po shkel ligjin duke mos i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar në disa fakultete ku një grup studentësh kanë uzurpuar auditoret. Mirëpo në një reagim për mediat, Koni shprehet se në mbledhje nuk është kërkuar dorëheqja e tij, ndërsa nga ana tjetër pranopn se studentët kërkuan rinisjen e procesit mësimor.
24 Janar 2019, 17:00 -
Mbledhje në Rektoratin e Tiranës/ Studentët: Më pak se 20 veta nuk na lejojnë të bëjmë mësim
Në mbledhjen e zhvilluar në Rektoratin e Tiranës u diskutua për problematikat e Fakultetit të Drejtësisë. Një grup i vogël studentësh imponojnë pjesër tjetër të studentëve të mos bëjnë mësim duke bllokuar dhe hyrjen e ambientet e fakultetit.
24 Janar 2019, 14:32 -
Mblidhet personeli akademik i FSHN-së: Rikonfirmojmë mbështetjen, Dekanati të mos pezullojë studentët protestues (Dokumenti)
Asambleja e personelit akademik të FSHN-së ka bërë me dije se pas mbledhjes së sotme ka vendosur që t'i kërkojë Dekanatit që të mos i penalizojë studentët protestues, si dhe të gjejë rrugët për të bërë zëvendësimin e orëve të parealizuara deri më tani. Ajo ka theksuar edhe me kërkesat e shtruara më tej se vijon të jetë mbështetëse e kërkesave të studentëve.
23 Janar 2019, 18:16 -
Grupe studentësh rikthehen në protestë para Kryeministrisë: Anuloje ligjin, kërkojmë arsim cilësor
Pas disa javëve ku bojkoti mësimor ishte i përqëndruar me ngujim në Fakultete, një grup studentësh i janë rikthyer ditën e sotme protestave përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas para Kryeministrisë. Ndërkohë pjesa më e madhe e studentëve u është rikthyer rregullisht mësimit në auditoret e Fakulteteve të tyre.
23 Janar 2019, 13:19 -
Rama premton Universitet të ri në Elbasan: Do e keni gati për 5 vjet
Edi Rama premtoi nga Elbasani Universitet të ri për studentët e "Aleksandër Xhuvanit". Sipas kryeministrit, projekti do realizohet me PPP dhe do përfundojë për pesë vite. "Më tha rektori që e kemi gati projektin e ish-kirurgjisë. I thash: ju keni dhe konviktet problem. Pra universiteti duhet të administrojë konviktet në Elbasa
22 Janar 2019, 17:52 -
Rama: Ndërtimi i Universiteteve dhe konvikteve të reja me koncesion
Kryeministri Edi Rama foli nga Elbasani për ndërtimin e universiteteve dhe konvikteve të reja sipas formulës së partneritetit publik privat. Kreu i qeverisë iu referua edhe anulimit të koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar, nga ku rreth 300 mln euro fonde, do shkojnë për Paktin për Universitetin dhe do të investohen në konvikte dhe universitete.
22 Janar 2019, 17:44 -
Rama në Elbasan: Frenuam universitetet, do vendosnin tarifa edhe më të larta për studentët
Gjatë bashkëbisedimit me studentët në Elbasan, Rama tha se universitetet kanë tentuar të miratojnë tarifa edhe më të larta studimore, por nuk i ka lejuar qeveria duke vendosur një tavan. Policia ndërhyn kur e kërkojnë universitetet. Po nuk e kërkuan nuk ndërhyn. Tarifat sot janë nën kosto. K
22 Janar 2019, 17:04 -
100 studentë gazetarie në vit në Elbasan/ Batuta e Ramës: Në cilin kazan do shkoni? Do na shkatërroni...
Gjatë bashkëbisedimit me studentët të cilët i informoi për 12 pikat e ofruara nga qeveria përmes Paktit për Universitetin, Rama tha se vend po vuan mungesën e profesionistëve në fusha të ndryshme, ndërsa hoqi paralele me numrin e madh të studentëve të gazetarisë në Elbasan në një kohë kur tregu nuk është premtues.
22 Janar 2019, 17:00 -
Rama me studentët në Elbasan: Do ndërtojmë universitete dhe konvikte me koncesion
Kryeministri Edi Rama prezantoi te studentët e Elbasanit Paktin e qeverisë për Universitetin. Rama tha se universitetet dhe konviktet e reja do ndërtohen me procedurën PPP, partneritet publik privat. Për studentët e "Aleksandër Xhuvanit", Rama premtoi universitet brenda pesë viteve me koncesion.
22 Janar 2019, 16:51 -
Bllokimi i fakultetit të Drejtësisë nga një grup studentësh, Dekani: E di arsyen por nuk mund ta them
Dekani i Fakultetit te Drejtesise Artan Hoxha ka folur serish per mediat mbi situaten ne kete fakultet. Ai kishte një apel për grupin që ka bllokuar fakultetin, duke u kërkuar që të vijojnë protestën në një prej ambienteve, por të mos bllokojnë mësimin.
22 Janar 2019, 14:56 -
Fakulteti i Drejtësisë/ Disa studentë i kërkojnë rektor Konit rifillimin e mësimit, të tjerë vijojnë bojkotin me ofendime (Dokumenti+Video)
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë janë ndarë në dy grupe. Një grup vijon bojkotin mësimor ndërsa një tjetër i ka dërguar një shkresë zyrtare rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, që ky i fundit të mundësojë rifillimin e menjëhershëm të mësimit pasi u rrezikohet humbja e vitit akademik.
22 Janar 2019, 13:55 -
Rama inspektime në Elbasan, një grup studentësh i dedikojnë këngë: Protestat si prite, si kish’ parë vendi gjithë këto vite (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama do të shkojë ditën e sotme për inspektime në qytetin e Elbasanit. Rama ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, do të inspektojë në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtuesin e ri dhe të sapoemëruar.
22 Janar 2019, 10:17 -
Bojkoti i mësimit/ Plas sherri tek Juridiku, një nga protestuesit nuk lë studentët të dalin: O injorant mos më kap me dorë, o ro**** ( VIDEO)
Ditën e sotme, disa student kanë vazhduar të bojktojnë mësimin. Kjo ka sjellë tensionimin e situatës, që ka degraduar në sharje dhe ofendime banale
21 Janar 2019, 16:47 -
Anulimi i PPP dhe fondi për Arsimin/ Mehmetaj: Premtime të gënjeshtërta, nuk ka marrëveshje të nënshkruar
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj e quan të gënjeshtër premtimin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se shuma prej 225 milionë eurosh që ishte parashikuar për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, do të kalojë në Fondin për Arsimin. Mehmetaj thotë se termat për këtë Partneritet-Publik-Privat nuk janë miratuar ende, dhe se këto para nuk ekzistojnë.
21 Janar 2019, 16:01 -
Zylyftar Bregu: Greva pedagogëve, studentët dhe profesorët pjesë e vendimmarrjes
Zylyftar Bregu, pedagog i gazetarisë dhe njëherazi pjesë e strukturave të LSI, thotë se vazhdimësia e grevës së pedagogëve do vendoset nga Asambleja e profesorëve të Historisë dhe Filologjisë. "Greva e sotme ishte një vendim i Asamblesë së profesorëve të Fakultetit të Historisë dhe
21 Janar 2019, 15:25 -
Greva te Filologjiku, Ervin Goci: VKM-të që nuk pranojmë te Pakti për Universitetin
Edhe pedagogu i gazetarisë dhe njëherazi aktivist i Shoqërisë Civile, Ervin Goci, kundërshton Paktin e qeverisë për Universitetin. “Ajo që ne nuk ndryshojmë është qendrimi i prerë në lidhje me VKM-të që kanë dalë, që kanë lidhje me tekstet shkollore, tekstet universitare, kanë lidh
21 Janar 2019, 15:21