-
Takimi për programin IPARD, 22 milionë euro do të investohen për bujqësinë e zhvillimin rural në Shqipëri
Aplikimet për thirrjen e dytë të programit IPARD u hapën më 30 tetor të këtij viti dhe do të mbyllen më datë 16 dhjetor 2019. Të pranishëm në takim ishin edhe Marius Lasdinis, drejtuesi i programit IPARD; Mario Mariani, drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Tiranë; si dhe Frida Krifca, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
20 Nëntor 2019, 14:48 -
'Ti je katunar, nuk je si këta', Rama merr Zahon përdore dhe shkon në Panairin e Bujqësisë: Ka shumë për të parë dhe mësuar
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot panairin “Shqipëria punon tokën” i çelur në sheshin Skëndërbej, ku për dy ditë do të zërë vend ajo pjesë e Shqipërisë që punon e prodhon për tregun vendas dhe eksportin.
16 Nëntor 2019, 19:09 -
Protesta e fermerëve, Çuçi në Report Tv: I dëgjova sot! Me dialog do zgjidhim problemet! S'ka produkte me hormone
Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se ditën e sotme ka pritur një përfaqësi të grupit të fermerëve që protestuan përpara disa ditësh lidhur me problemin e krijuar për shitjen e prodhimeve bujqësore, kryesisht të domates
14 Nëntor 2019, 18:43 -
Fondet nga BE për bujqësinë, Çuçi nga Lezha: Sot nisin aplikimet, mund të dyfishojmë numrin e kontratave
Gjatë një takimi në Lezhë, në kuadër të fushatës informuese të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për thirrjen e dytë të IPARD, ministri tha se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet dhe aftësistë që të jetë përfitues në një nivel të kënaqshëm e fondeve të Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë.
30 Tetor 2019, 13:48 -
Ministri Çuçi viziton fermën më të madhe të mollëve në Korçë: Investitori, një i ardhur nga Kanadaja
Bashkimi i rreth 200 fermerëve dhe aplikimi i një teknologjie të re, si dhe subvencionimi me fonde nga qeveria, kanë sjell krijimin e një modeli të suksesshëm ferme në Korçë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi nga afër një fermë në Korçë, e cila ka për investitor edhe një shqiptar të kthyer nga Kanadaja.
14 Tetor 2019, 14:57 -
Çuçi hedh rasatët e parë të koranit në Liqenin e Ohrit: Sasia më e madhe e prodhuar ndonjëherë në Shqipëri
Në Liqenin e Ohrit ka nisur hedhja e rasatit të koranit. Për herë të parë këtë vit do të hidhen mbi 1.5 milion rasate, numri më i madh i prodhuar ndonjëherë në Shqipëri. Në nisje të këtij procesi ishte në Pogradec edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i shoqëruar nga zv.ministri Roland Kristo dhe kryebashkiaku Ilir Xhakolli.
3 Tetor 2019, 14:49 -
Çuçi në Selenicë: S'ka më përmbytje të stacioni të ujit të pijshëm, 3 mld lekë në shtratin e Vjosës
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi ishte në Selenicë për të parë nga afër një prej investimeve më të mëdha që po kryhet në atë zonë për mbrojtjen nga përmbytja e lumit Vjosë.
27 Shtator 2019, 18:16 -
Çuçi pret homologun nga Maqedonia e Veriut! Drejt nënshkrimit marrëveshja që heq kontrollet e eksporteve bujqësore në kufi
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë brenda këtij viti një Marrëveshje Fitosanitare, e cila lehtëson shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore mes dy vendeve.
26 Shtator 2019, 16:30 -
Markata e peshkut në Shëngjin drejt përfundimit, ministri Çuçi: Gati projektet edhe për dy të tjera (VIDEO)
Ndërtimi i markatave të peshkut është parashikuar si prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rura dhe aktualisht jemi në fazën e tenderimit edhe për markatën e Vlorës, punimet e së cilës fillojnë brenda këtij viti.
17 Shtator 2019, 16:53 -
Rregullohet argjinatura e Bunës, Çuçi: 1200 hektarë tokë në Shkodër nuk do përmbyten më
Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk rrezikojnë më të përmbyten nga ujërat e Lumit Buna. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi pa nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e argjinaturës së Bunës në fshatrat Pentar e Luarëz.
16 Shtator 2019, 16:34 -
Ministri Çuçi në Lushnje: Indrustria e agropërpunimit një nga shtyllat kryesore që do të mbështetet me fonde
Ministri u ndal edhe tek vështirësitë e këtyre bizneseve për të gjetur fuqi punëtore, ku kjo i frenon të rriten më tej dhe të shtojnë kapacitetet. Ministri tha se ndoshta ka ardhur momenti që tregu i punës të hapet edhe për të huajt.
7 Shtator 2019, 14:22 -
Debat te socialistët për kryetaren e qarkut Gjirokastër, fiton kandidatura e Çuçit, jep dorëheqjen e propozuara e Peçit
Në momentin që drejtuesi politik i PS-së për Gjirokastrën Bledi Çuçi propozoi emrin e Lindita Rovës ka pasur kundërshti nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kërkoi që në këtë post të zgjidhej Matilda Sala.
7 Shtator 2019, 13:14 -
Shqipëria do të eksportojë qingja dhe keca në Arabinë Saudite
Ministri Bledi Çuçi prit sot një delegacion arab të kryesuar nga ministri i Bujqësisë në Arabinë Saudite, Ahmed Saleh A. Alkhamshi. Diskutimi u fokusua në rritjen e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve kryesisht në eksportin drejt Arabisë të kafshëve të gjalla, qingjave dhe kecave, eksportin e fruta-perimeve, eksportin e jonxhës dhe produkteve të akuakulturës.
5 Shtator 2019, 14:14 -
Çuçi: Asgjësimi i ushqimeve të skaduara dhe kafshëve të sëmura, në landfillin e Sharrës me standarde mjedisore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Landfillin e Sharrës, aty ku krahas mbetjeve të tjera urbane do të trajtohen edhe ushqimet e skaduara që sekuestrohen nga AKU-ja apo kafshët e sëmura që duhen asgjësuar.
26 Gusht 2019, 17:30 -
Lirohet plazhi i Gjipesë/ Çuçi: Ky ishte bastioni i fundit i zaptuesve! Paligjshmëria do të marrë fund (FOTO)
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në cilësinë e drejtuesve të Task Forcës për turizmin në Himarë e Sarandë, ishin në Gjirin e Gjipesë ku policia liroi një hapësirë plazhi zonë të mbrojtur rreth 3 000 m2.
9 Gusht 2019, 10:44 -
Qendër shëndetësore në Vuno, Manastirliu: Do i rikthejmë fshatrat në qendra turistike
Është inauguruar në Vuno të Himarës qendra shëndetësore e fshatit, e cila do të ju shërbeje 600 banorëve por edhe turistëve të shumtë në zonë. Gjatë inaugurimit Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se qendrat shëndetësore nga Veriu në Jug do të kenë të njëjtin standard dhe model për të ju shërbyer qytetarëve dhe turistëve.
7 Gusht 2019, 15:45 -
Çuçi: Shqipëria në 20 vendet e para në botë për eksport të domates, vërtetohet cilësia e produkteve vendase
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi deklaron se eksporti i prodhimeve bujqësore në 6-mujorin e parë të këtij viti. Ai tha se Shqipëria vazhdon të jetë në 20 vendet e para në botë për eksport të domates. Çuçi tha se këto rezultate nuk janë të rastësishme pasi vijnë si fryt i stratgjisë së ndjekur nga politikat për zhvillim rural.
19 Korrik 2019, 16:01 -
Ministri Çuçi me fermerët e rrushit në Libofshë: Ulim taksat dhe subvencionojmë plastmasin e serave
Çuçi: Ashtu siç shihet dhe ka dhënë rezultat, serat deri më tani janë një nga aspektet më të suksesshme të strategjisë tonë për të rritur prodhimin bujqësor. Do të shtojmë mbështetjen ndaj atyre që kultivojnë përmes serave
12 Korrik 2019, 13:22 -
Projekti për ujitjen/ Nënshkruhet marrëveshja me 4 bashki pilot. Çuçi: Emëroni një nënkryetar për bujqësinë
Lushnja, Divjaka, Roskoveci dhe Konispoli janë përzgjedhur si 4 Bashki pilot për zbatimin e projektit “Asistencë Teknike për Përmirësimin e Performancës, Monitorimit dhe Vlerësimit të Ujitjes në Nivel Bashkiak, projekt ky i financuar nga Banka Botërore në kuadër të projektit të madh për Burimet Ujore dhe Ujitjen që po realizohet në Shqipëri.
11 Korrik 2019, 12:40 -
Çuçi takim me blegtorët në Nivicë: Jemi në bisedime me investitorë nga Arabia Saudite dhe Irani
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Nivicë një prej fshatrave që bën pjesë në programin ‘100 fshatrat’. Siç njofton zyra e shtypit pranë kësaj ministrie, Çuçi zhvilloi një bashkëbisedim me blegtorë të zonës përreth, për të diskutuar me ta mundësinë e zgjerimit të tufave të mbarështimit të të imtave për mish.
24 Qershor 2019, 17:04 -
Zbulohet skema e mashtrimit/ Shisnin margarinën për gjalp, 8 subjekte! Shpëtohen 800 mijë konsumatorë
Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku disa subjekte, importonin margarinë nga vendet jashtë shtetit dhe më pas ia kanë shitur konsumatorit shqiptar si gjalp.
31 Maj 2019, 16:51 -
Çuçi: I pakënaqur me AKU, do ketë ndryshime rrënjësore në strukturë
AKU, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka kryer funksionin e saj, për këtë arsye ministri Bledi Çuçi ka njoftuar se ky institucion do të pësojë ndryshime rrënjësore. Në studion e Report Tv, Çuçi është shprehur se është i pakënaqur me AKU dhe se ndryshimet do të nisin që nga struktura.
6 Maj 2019, 21:46