-
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrësit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, Marjana Velçanin, kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrës. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se vendimi është marrë për shkak se gjyqtarja ka shfaqur probleme me pasurinë.
12 Dhjetor 2019, 09:49 -
8 vjet telefonata dhe udhëtime me makinën e trafikantit, hetuesi amerikan ‘fundos’ prokurorin e Krimeve të Rënda
Prokurori Përparim Kulluri: Me personin kemi qenë studentë në vitet ’90. nuk e dija se ishte përfshirë në krim të organizuar dhe dënuar në Greqi. KPK: Duhet të bëje kujdes, informacioni për aktivitetin e tij ishte i hapur
11 Dhjetor 2019, 16:11 -
Vettingu në polici/ Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj përballet me gjetjet e KJV-së, nga njohja me Arben Frrokun tek denoncimet
Vettingu në polici këtë të mërkurë ka nisur me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Prej gati një viti, Vocaj mban detyrën e drejtorit tek Policia Kriminale ndërsa sot ai del para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka zbardhur edhe gjetjet e KJV-së për Tonin Vocajn.
11 Dhjetor 2019, 12:57 -
Kandidat për SPAK para Vetting-ut, vendimi me 12 dhjetor! Anton Martini: Më kanë kërcënuar, nuk kam bërë asnjë shkelje
Anton Martini është edhe kandidat për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, strukturës speciale e projektuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Nëse do të konfirmohet në detyrë nga Komisioni i Vetingut, Martini pritet të emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë prokuror i SPAK-ut.
10 Dhjetor 2019, 10:49 -
Konfirmohen në detyrë kandidatja për SPAK, Anita Jella, prokurori Xholi dhe gjyqtari Kurushi! Vettingu 'djeg' ish-kreun e Gjykatës së Tiranës (VIDEO)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Aplit të Tiranës, Genti Xholi dhe gjyqtarin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Klodian Kurushi. Ndërkohë Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është shkarkuar nga detyra. Po kështu në detyrë është konfrimuar në detyrë edhe Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.
10 Dhjetor 2019, 09:22 -
Prokurori i ‘dosjeve të rënda’ para Vetingut, ka hetuar bandat Lushnjes, Durrësit, Cërrikut, Lazaratit, Met Kananin, Bajrat e Avdylajt
Kandidati për SPAK-un Anton Martini del nesër para Vetingut, dosjet e bujshme që ka pasur në duar që në vitin 2004, aktualisht po heton atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja
9 Dhjetor 2019, 19:28 -
Zbardhet vendimi/ Si e kaloi Besim Hajdarmataj shkallën e parë të Vetingut, dosja që mund ta rrezikojë më pas
Por trupa gjykuese është ndalur më gjatë sa i takon aftësive profesionale të prokurorit. Pas mbylljes se rezultateve të hetimit, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit janë depozituar tri denoncime anonime.
5 Dhjetor 2019, 13:32 -
Besim Hajdarmataj 'ngec' në rrjetën e nderkombetareve, ONM kërkon ankimimin e vendimit pasi kaloi vettingun
Vendimi i KPK-së ende nuk është njoftuar tek Komisioneri Publik dhe sipas ligjit, Komisionerit i duhet të shqyrtojë më pare vendimin e KPK-së së bashku me rekomandimin e ONM-së dhe brenda 15 ditëve vendos
5 Dhjetor 2019, 12:13 -
Prokurori që i ‘ngriu’ pronat Damir Fazlliçit del para Vetingut! Edhe kandidatja e SPAK-ut njihet me rezultatet e hetimit të KPK
Genti Xholi, do të dalë nesër para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Me rezultatet e hetimit do të njihet sot edhe kryeprokurorja e Durrësit Anita Jella.
4 Dhjetor 2019, 10:37 -
Shkarkimi i gjyqtarit me 85 mijë USD tepër, shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin
Shkarkimi nga vettingu i gjyqtarit Arben Vrioni është bërë shkak për shtyrjen e gjyqit për Emiljano Shuallazin. Vrioni ishte pjesë e trupit gjykues në këtë çështje por Komisioni i Pavaruri i kualifikimit e shkarkoi pak ditë më parë, për shkak të mosjustifikimit të një pjese të pasurisë me të ardhura të ligjshme që kapin vlerën e 85 mijë dollarëve.
25 Nëntor 2019, 15:00 -
Procesverbali / Alibeaj i PD-së dhe Avokatja e Popullit Ballanca ‘qanë hallin’ e Vetingut të Marsida Xhaferllarit në mbledhjen e KED
Zbulohet roli i dyshimtë i PD dhe Avokates së Popullit në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në fillim të 2019 deklaruan se anëtarët e Kushtetueses duhet të kalojnë Vetingun e pasurisë, në nëntor 2019 mbështetën emërimin e Xhaferllarit pa Veting.
23 Nëntor 2019, 16:40 -
Pas Besnik Muçit, në rrezik edhe anëtari i KLP dhe 8 drejtues prokurorish dhe gjykatash, emrat dhe dosjet
Standardi i frikshëm i Kolegjit të Apelimit, pranoi të gjitha kërkesat e Komisionerit Publik për shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kaluan me sukses shkallën e parë të Vetingut.
22 Nëntor 2019, 16:35 -
Gjyqtarit që liroi Lul Berishën i ‘bie infarkt’ para Vetingut, sot seanca e dytë për hetimin e pasurisë
Gjyqtari i Apelit të Durrësit Arben Vrioni bëri një varg kërkesash deri në përjashtim të trupit gjykues duke sjellë shtyrjen e seancës ku do lexoheshin konkluzionet për pasurinë e tij, në fund tha se i kishte rënë infarkt
21 Nëntor 2019, 11:02 -
Liroi nga burgu Lul Berishën, del para Vetingut gjyqtari Arben Vrioni! Ja dosjet e të nxehta që ka gjykuar
Gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, vendim i cili prodhoi polemika dhe reagime të forta, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.
19 Nëntor 2019, 14:04 -
Nga bashkëshorti i Rovena Gashit tek ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima, lista e re në veting, kontrolli zbret pas dy vitesh në nivele të ulëta
Sipas DSIK Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive, prokurori ka deklaruar të njëjtën pasuri me Rovena Gashin që u shkarkua në dy shkallët e Vetingut. Gjyqtari Ken Dhima e quajti Vetingun ‘Sorosian’ kur Etilda Gjonaj kërkoi ta shkarkonte nga detyra, e shpëtoi KLD-ja që kryesohej nga Ilir Meta
18 Nëntor 2019, 10:13 -
Raporti sekret: Xhaferllari e përfshirë në korrupsion kur ishte gjyqtare. Por KED e lejoi të kandidonte për Kushtetuesen
Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar raport komprometues për kandidaten për anëtare të Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari. Ja pse disa anëtarë të KED e vlerësuan me zero pikë për kriterin moral
13 Nëntor 2019, 16:21 -
EKSKLUZIVE/ Vetingu i dërgoi dosjen e pasurisë, Prokurori i Kacifas-it ‘sëmuret’ dhe largohet nga sistemi i drejtësisë
Sipas vendimit të KPK, prokurori, ditën që është njohur me dosjen për pasurinë e tij, ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për arsye shëndetësore.
13 Nëntor 2019, 10:58 -
Dyshime se nuk do kthehej në Shqipëri/ SHBA i refuzoi vizën gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Vetingu e shkarkon për mosjustifikim pasurie
Nëse disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë u është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të informacioneve për përfshirje në praktika korruptive, gjyqtarit Hasneziri i është refuzuar viza sepse nuk ka treguar lidhje të forta me vendin e tij dhe se mund të kishte qëllim të braktiste Shqipërinë.
13 Nëntor 2019, 10:19 -
Deklarime të sakta/ Konfirmohet në detyrë zv/drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA
Numri dy i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Adriatik Ago rezultoi pa probleme të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, kështu ai ditën e sotme është rikonfirmuar në detyrë.
13 Nëntor 2019, 10:07 -
Ekskluzive-Prapaskenat/ Kryegjyqtarja e Durrësit Joana Qeleshi dha dorëheqjen pasi vettingu i kërkoi të justifikonte pasurinë
Zbardhen rrethanat e dorëheqjes së gjyqtares që i dha një të moshuari 45 mijë m2 tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit, duke futur në sherr qeverinë, biznesmenin pakistanez dhe segmentet e krimit në Durrës, bie poshtë justifikimi për t’iu përkushtua sektorit privat, në 14 tetor u njoftua për hetimin pasuror, në 24 tetor KLGJ miraton dorëheqjen e saj
9 Nëntor 2019, 11:18 -
Ekskluzive/ Pasuria e gjyqtarit të 21 janarit, bashkëshortja biznes me aksione dhuratë nga kunata, makinat dhe apartamentet
Familja Bendo 4 apartamente, dyqan, zyrë, tre garazhe dhe katër makina nga 8 mijë euro deri në 28 mijë euro, llogaritë bankare dhe depozitat, e gjithë pasuria po verifikohej nga Vetingu
4 Nëntor 2019, 13:12 -
Sëmuret në prag të vettingut/ Jep dorëheqjen gjyqtari që i cilësoi vrasjet e 21 Janarit...nga pakujdesia!
Report Tv mëson se gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor me argumentin për asye shëndetësore, e cila është pranuar në mbledhjen e sotme, raporton gazetari Arsen Rusta.
4 Nëntor 2019, 08:46 -
Periferi
Pse në Shqipëri nuk dallohet humnera sociale?
Vilat me vlerë mbi gjysëm milionë euro e sipër, apo pallatet në zonat më luksoze të Tiranës të mbushur me prokurorë, gjykatës, nëpunës të shtetit dhe politikanë të rangjeve të ulëta, matematikisht e logjikisht të bëjnë të mendosh se kur këta "çerra" të strukturës shtetërore shqiptare, që jetojnë me grimcat apo thërrimet e "bosëve" të tyre, arrijnë këto nivele, cili është realiteti korruptiv mes shqiptarëve, cila është humnera reale e pabarazisë sociale të krijuar në Shqipëri?
29 Tetor 2019, 18:17 -
Ekskluzive/ 12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë
Magjistratët kaluan Vetingun kryesor, por janë referuar për verifikim pranë Inspektoriatit te Lartë të Drejtësisë për shkelje të dyshuara në lidhje me dosjet, pjesë e listës edhe 3 anëtarë të KLP dhe KLGJ. Dymbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i nënshtrohen në muajt në vijim një tjetër vetingu, ndonëse kanë kaluar me sukses Vetingun kryesor, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e drejtësisë së re.
27 Tetor 2019, 07:57 -
U emërua nga Nishani, dorëhiqet para vettingut kryegjykatësja e Durrësit, ish kolege e Argitës dhe avokate e Fazlliçit
Në mars 2017 Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar shkarkimin nga detyra të kryetares së Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi Joana Qeleshi, për shkak të një vendimi të dhënë lidhur me pronësinë e 45 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit, e cila u bë shkak për dhunimin dhe largimin nga Shqipëria të biznesmenit libanez, Fadi Mitri. Por Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që drejtohej nga Presidenti Nishani, e rrëzoi këtë kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë.
24 Tetor 2019, 11:32