Opinion
-
8 janari ishte një ditë tragjike për Partinë Demokratike, mbase më tragjikja në historinë e saj! Nga ato që nuk harrohen duke shenjur kujtesën e saj politike, por edhe atë shoqërore. Skena që nuk donim kurrë t’i shihnim, i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim, e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim, e kemi.
10 Janar 2022, 12:41 -
Ylli Pata: Arsyet e diversionit të Berishës me deputetët e PD-së
10 Janar 2022, 10:50Gjatë protestës së dhunshme në selinë e PD-së, një zhvillim i rëndësishëm, përveç numrit të vogël të pjesëmarrësve, ishte mosdalja në pah rreth Sali Berishës, i deputetëve që e kanë përkrahur që nga foltorja e parë.
-
10 arsye përse Berisha dështoi për të pushtuar kalanë e PD-së
10 Janar 2022, 09:40Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk arritën ta merrnin me dhunë selinë e Partisë Demokratike, por ama edhe Lulzim Basha nuk arriti ta mbajë selinë pa dhunë.
-
Videoja që inkriminon Berishën, SPAK ende në kohë për të shpëtuar reputacionin nga rrënimi i pakthyeshëm
10 Janar 2022, 08:17Sali Berisha është subjekt i SPAK në bazë të nenit 135 të Kushtetutës dhe nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Në këtë video, Sali Berisha shihet teksa urdhëron me dorë sulmin ndaj selisë së PD si ata komandantët në mesjetë që jepnin kushtrimin për sulm mbi armikun.
-
Mero Baze: Protesta bashkoi në një, Berishën me LSI
9 Janar 2022, 20:32Dështimi i Sali Berishës në protestën e 8 Janarit, kishte dhe anën e saj pozitive. Protesta ishte një dëshmi e bashkimit të LSI me Sali Berishën, në shumë aspekte
-
PD dhe Basha të thajnë moçalin e trashëguar në shërbim të vlerave
9 Janar 2022, 17:17Partia Demokratike dhe Basha duhet të dalin nga kafazi klasik që ka qëndruar kjo parti në 30 vjet! PD në 30 vite ka qenë një forcë politike e mbyllur në një guackë personash që kanë monopolizuar idetë, debatet dhe pushtetin
-
Fundi i turpshëm i një pakice të dhunshme
9 Janar 2022, 14:49Një grusht njerëzish u panë për tre orë të ushtrojnë dhunë pa prerë. U sulën mbi shtëpinë që i rriti, i burrëroi dhe i pasuroi.
-
EDITORIAL/ Policia dhe prokuroria e kanë frikë akoma, Sali Berisha të vetëdenoncohet në nder të militantëve të tij
9 Janar 2022, 14:28Pamjet e transmetuara live nga të gjitha televizionet, përfshi edhe të tijin, tregojnë Sali Berishën ndërsa me krahë drejton protestuesit dhe i nxit për sulm. E me gjithë këtë, në listën e 34 të arrestuarve dhe të 18 të denoncuarve, shfaqen vetëm emrat e militantëve të tij.
-
Skënder Minxhozi: Numrat Doktor, numrat
9 Janar 2022, 14:21Në dhjetorin e vitit 2018, nja njëzet mijë studentë e nxënës shkollash, megjithë prindërit e tyre, mbushën rrugën e Durrësit në protesta disaditore me kërkesa kryesisht ekonomike.
-
Agron Gjekmarkaj: Dhuna për një karrige personale nuk është alternativë
9 Janar 2022, 13:10Një gjuhë dhune vërtitet mbi Partinë Demokratike. Dhuna është primitive, instrument i kohës kur njeriu nuk e kishte elaboruar arsyen. Zëdhënësit e saj po kaq janë primitivë. Si iluzion pervers shfaqet ideja se nga dhuna lind demokracia, se prej saj vjen ndryshimi, se nga ajo merr jetë rithemelimi, se prej saj vjen pushteti.
-
8 Janari sipas…
9 Janar 2022, 11:178 janari sipas Lulzim Bashës, Sali Berishës, Edi Ramës, Ylli Manjanit, Spartak Ngjelës.
-
Tek selia e PD ranë maskat: njëri unik në mizori, tjetri mizor unik
9 Janar 2022, 09:59Vendosini çfarë emër të doni kësaj kohe të çmendur në të cilën po jetojmë sot, sepse vetëm demokraci nuk quhet. Demokracia për fatin e saj të keq dhe fatin e mirë të politikanëve shqiptarë, u përdhunua që në foshnjëri në këtë vend. Ne kurrë nuk kemi jetuar në demokraci, por në një autokraci moderne, me disa të drejta më shumë, dhe me të njëjtët ekzekutues të demokracisë mbi kokat tona.
-
Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet
8 Janar 2022, 21:06Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet. Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik. Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale.
-
Për të marrët që bërtasin pse ndërhyri policia, le të vriteshin
8 Janar 2022, 21:04Propaganduesve mediatikë të Sali Berishës, që deri dje ishin këshilltarë të Lulzim Bashës, nuk iu ka bërë përshtypje ajo skenë kafshërore para selisë së PD-së, ku një çetë e dalë mendsh, me vare e trapanë në dorë, u lëshua si e tërbuar për të hyrë brenda godinës ku ndodhej jo vetëm “besëpreri” Lulëzim Basha, por edhe dhjetëra persona të tjerë, fati i të cilëve mund të ishte tragjik, nëse turma depërtonte brenda.
-
Ylli Pata: Dhuna në PD, frustrim nga rrudhja e mbështetjes për Sali Berishën
8 Janar 2022, 21:02Lajmi më i rëndësishëm i ngjarjeve dramatike sot në selinë e Partisë Demokratike ishte pikërisht bilanci fatlum që nuk pati tragjedi njerëzore. Megjithatë, mungesa e realizimit të objektivit nga Sali Berisha sot, është një handikap që mund ta shtyjë në veprime edhe më të rrezikshme në ditët që vijnë. Pasi shkaku kryesor është braktisja publike e masive nga anëtarësia e PD-së
-
Të arrestohet!
8 Janar 2022, 20:07Ai sot duhet të ishte arrestuar në kushtet e flagrancës, pa shumë stërhollime dhe gjoja procedura. Ai është nxitësi, organizuesi dhe sponsorizuesi kryesor i asaj shfaqjeje kriminale që u konsumua para gjithë botës !
-
Sot, dhuna si model marrje pushteti mori fund në stilin e politikës shqiptare
8 Janar 2022, 20:05Ndërhyrja e Policisë së Shtetit nuk e përligj Opozitën me Pozitën! Me teorinë që po qarkullon, atëherë nëse dy vëllezër po vriten, policia nuk mund të ndërhyj se është çështje familjare.
-
Kreshnik Spahiu: Sot Lulzim Basha hyri në histori, por edhe në gjak me Sali Berishën
8 Janar 2022, 19:23Atë që nuk e bëri dot Nano, Meta, Rama apo çdo kundërshtar, e arriti Lulzim Basha. Problemi madhor është që akti i Lulzim Bashës ka disa kosto për atë çfarë do ndodh.
-
Sa shumë viktima në protestën e 8 janarit
8 Janar 2022, 18:21Viktimat janë të shumta në protestën e 8 janarit. Janë të gjithë ata që në 30 vite nuk mundin, nuk duan të kuptojnë hilet e Doktorit. Viktima janë të gjithë ata pak dhjetëra vetë që kanë mbetur nga shumica e shqiptarëve, që ende nuk kanë provuar të thonë një fjalë kundër ish-liderit që po e mban imunitetin e tij me kokat, trupat, shpirtin e tyre, për ta parë edhe ata të vërtetën.
-
Mero Baze: Sot Sali Berisha u braktis nga opozita
8 Janar 2022, 17:45Të gjithë e prisnim fundin pa lavdi të Sali Berishës pas përfundimit të sulmit mbi seli. Edhe pse policia i la një orë e gjysmë kohë ta merrte atë “me mjete paqësore”, si varre, leva, shkallë, molotov etj, ai nuk ja doli dot.