Opinion
  • Edison Ypi: Më puthi Perla

    Para ca vitesh nuk i rezistova dot lutjeve të përsëritura të dikujt për të vajtur në një event. Zengjinët e rinj, njësoj si mafiozët e vjetër, u duhet ta takojnë njëri-tjetrin periodikisht. Po edhe mua më duhet tu hedh një sy hera-herës zengjinëve që mezi i kemi. Për t'i parë si janë me shëndet, sa u janë trashur qafat, sa u është fryrë barku, a u janë shtuar rrudhat, dhe të tjera hollësira që i di vetëm unë, dhe s'ia tregoj askujt.

  • Ylli Pata: Spostimi i sforcuar djathtas i Ilir Metës, që u shit për 16 vjet si 'kingmaker' i politikës shqiptare

    Ilir Meta ka shpallur planin e tij, që në fakt ishte i paralajmëruar prej kohësh. Për të cilin është shkruar e kemi shkruar, mjaft herët, madje që kur e firmosi dekretin e tij të zhbërjes së 30 qershorit 2013, e pozicionimit në pozita “sovraniste” e “konservatore”.

  • Lorenc Vangjeli: Të gjithë armiqtë e Bashës, pa përjashtuar as Lulin

    Nuk është trekëndësh, por është rreth. Gjeometria politike, të cilën e solli në Tiranë kryetari i PD-së Lulzim Basha, nuk ka tre kulme, por është qark i mbyllur.

  • Gjylja e madhe plasi

    Pas takimeve, buzëqeshjeve, romuzeve, shakave, aleancave, afrimeve dhe largimeve,  dhe shumë gjërave të tjera, paskan qenë fshehur skandale politikanësh.

  • Plator Nesturi: Dy Kongrese 300 pare

    PD është më rëndë sesa duket. Jemi në kohë Covidi dhe veshët na janë mësuar me raste sëmundjesh e madje dhe fatalitete. Gjithsesi jeta ecën. Dhe do të ecë pavarësisht se dikush e humb betejën, pavërësisht se kush ish, çfarë statusi apo popullariteti kish gëzuar dikur.

  • Ambasadorja Yuri Kim, si të ishte ndër shqiptaret më të mira

    Përballë fundit të fundit ku po shkonim, ky rrugëtim për të pasur institucione më dinjitoze është një fillim që më pas mund të shkojë në duar më të pastra shqiptarësh. Në duar të atyre të rinjve që nga Tropoja në Përmet, ëndërrojnë të bëhen gjykatës e prokurorë e të vendosin drejtësi.

  • Ardit Rada: Nis ‘Foltorja’ e re në Presidencë

    Prej disa ditësh, Ilir Meta është kthyer nga pushimet e gjata që nisën prej 25 Prillit ku do të priste duar votuesish dhe sosën kur në PD debati i brendshëm është më i nxehtë se kurrë. Në përplasjen Basha-Berisha për drejtimin e Partisë Demokratike, duket se Presidenti po përpiqet t’i vijë në ndihmë pikës së tij të dobët, Doktorit. Sot, Ilir Meta ka vendosur të reagojë më gjatë se radhët në Facebook që shpesh ia delegonte këshilltarit. Ai ka zgjedhur të sulmojë Lulzim Bashën kryesisht për ‘nderet’ që Meta thotë se i ka bërë, por që s’ia ka kthyer mbrapsht.

  • Jo çdo e keqe vjen për keq

    Kot e kanë dënuar aq rëndë me mospirje kafeje ambasadoren amerikane Yuri Kim. Se me ato që po shohim dhe dëgjojmë, “non grata” ia paska vlejtur shumë që këta të njihnin më në fund njëri-tjetrin

  • Mero Baze: Dy keqpërdorimet e mëdha të Ilir Metës, si president dhe kryetar i LSI

    Ilir Meta ka pranuar sot publikisht se ka keqpërdorur postin e presidentit të Republikës dhe postin e kryetarit të LSI, në funksion të Lulzim Bashës, dhe këtë e konsideron si arsye të fortë përse tani duhet të mbështesë Sali Berishën kundër SHBA.

  • Ilir Metën me Sali Berishën i bashkon i njëjti fat politik

    Një ditë përpara se Gjykata e Lartë të shprehej për Ilir Metën, kryeministri i vendit, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten i tij, i shkuan për vizitë në shtëpi. U kujdesën që një gjë e tillë të merrej vesh .Zoti Meta në atë kohë ishte në hall të madh. Ishte kapur me zë dhe figurë në një aferë të madhe korruptive.

  • Ylli Pata: Fabula false e Berishës se SHBA është kundër PD, e jo kundër tij

    Qasjet e dala nga mediat e Sali Berishës për “marrëdhëniet e bllokuara” të Lulzim Bashës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kanë një synim të qartë. Një synim, që tashmë është kthyer një ideologji politike e partisë së re të Sali Berishës, e sipas gjasave edhe të Ilir Metës, që po forcon qëndrimet e tij.

  • Zaloshnja: Përçarja e opozitës, ujë në mullirin elektoral socialist…

    Kur koalicioni i udhëhequr nga Berisha fitoi zgjedhjet më 2005, kampi përballë tij ishte i përçarë: në secilën nga 100 zonat zgjedhore, 1 kandidat i koalicionit të Berishës kishte përballë 6 kandidatë të ish koalicionit që e kishte mundur 4 vjet më parë.

  • Nga ‘zbulimi’ i Sudes dhe Xhaferrit në ‘93, te letra sekrete e Meksit për Boden e Berishën në ’96: Historia e 26 firmave piramidale që i morën kursimet shqiptarëve

    Ato kishin filluar të gëlonin që para vitit 1996, por atë vit u shfaqën me agresivitet të madh, duke përshpejtuar edhe shembjen e tyre të pashmangshme.

  • 11 (dhe jo 18) Dhjetori, shansi i fundit për Partinë Demokratike

    Dita e 11 (dhe jo e 18 Dhjetorit) mbetet shansi i fundit për ribashkimin, ristrukturimin, dhe rikonfirmimin e Partisë Demokratike, si një forcë politike e përgjegjshme.Ndoshta mund të ishte edhe 18 Dhjetori, por mënyra se si u menaxhua situata postvendimore për Sali Berishën, po e katandis atë forcë politike në një grupim të përçarë.

  • Skënder Minxhozi: Pse askush nuk troket në derën e Edit?!

    Ka një vend, më saktë një zyrë në ngrehinën e opozitës së sotme shqiptare, ku askush nuk shkel, ku të gjithë largohen si të ishte fjala për një depozitë mbetjesh radioaktive. Është fjala për zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka.

  • Profecia e Bashës: Ja pse 11 dhjetori është Kuvendi antiamerikan i Berishës

    Ajo që ndodhi dje në “Foltoren” e grave, nuk ishte as rastësi, e as shpërthim i emocioneve të Sali Berishës, që u prek se non grata, pasi përveç tij është edhe e shoqja, apo fëmijët e tij.

  • A rrezikon ‘Doktori’ t’i çojë ‘pacientët’ e tij nga stresi në depresion?

    Çlirimi i stresit të akumuluar megjithatë është një aspekt pozitiv i zhvillimeve të fundit të Foltores, për më tepër, Berisha që është mjek në profesion e kupton situatën, sikurse gjendjen ku ndodhen “pacientët” e tij më të demoralizuar, megjithëse për hallet e tyre, janë të shumtë ata të cilët pyesin: Pse e tërë kjo lëvizje nisi në një kohë kur Berisha u shpall ‘non-grata’ dhe u pezullua nga partia e tij dhe jo atëherë kur Basha u rizgjodh kryetar opozite?

  • Vrasjet e bujshme në tre dekada dhe faji i shoqërisë

    Në 25 vitet e mia si gazetar më ka rënë të mbulojë ngjarje nga më të rëndat që kanë ndodhur në Shqipëri. Nuk më shqiten ende nga mendja krime që as imagjinata më e sëmurë, e më devijante nuk mund të kishte për krime më makabre, më perverse e më të pështirë njëkohësisht.

  • 'Pengu' Basha dhe dialektika politike!

    Veprimet e Bashës, pa hyrë të bëjmë analizën, tregojnë se Basha, jo vetëm nuk është peng, por ai është një lider i fortë! Dy janë provat që Basha jo vetëm nuk është peng, por që ka vënë në provë edhe të ardhmen e tij politike për interesa të përbashkëta:

  • Libri i Liri Berishës, një mbulesë mbi krimet e burrit të saj

    Shfletova me një kureshtje të ndezur librin e Liri Berishës. Për disa orë kërkova me dëshpërim nëpër rreshta për të gjetur një  fjalë për krimet e burrit dhe birit të saj, Sali dhe Shkëlzen Berishës. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv