Opinion
Opinionet e publikuara në këtë rubrikë nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht linjën tonë editoriale.
  • Ne fshehim plagët... dhe ato infektohen

    Ndrësa gazetarët përpiqen që të sjellin të vërtetat e ngjarjes tronditëse të Mateos, djaloshi vetëm 8 vjeç i vrarë nga fqinji i tij, le të sjellim në mendje problemet e mëdha që kemi me trajtimin e fëmijëve: Diku i trajtojmë si të mëdhenj, duke ua djegur “me benzinën” e mëndjelehtësisë sonë vitet e çmuara të fëmijërisë (sikur mezi presim që ata të rriten, të bëhen të famshëm, të pasur, e të zotët që të na rregullojnë e të përmirësojnë dështimet tona!) e diku tjetër i braktisim, në emër të një “të ardhmeje më të mirë”.

  • Po kur të shpall 'non-grata' baza e partisë…?

    Me Partinë Demokratike, ka ndodhur e paimagjinueshmja. Ish-kryetarin e shpall “non-grata” një shtet aleat, (SHBA), kurse kryetarin aktual e ka shpallur me kohë “non-grata” baza e partisë.

  • Zaloshnja: 47% ndjehen të përfaqësuar nga qeveria, por vetëm 30% e konsiderojnë të pakorruptuar

    Rreth 47% e shqiptarëve e ndjejnë veten të përfaqësuar nga institucionet e qeverisjes qendrore. Ndërkohë, vetëm 30% mendojnë se qeveria qendrore është pak ose aspak e korruptuar.

  • Berisha duhet të ndihet krenar me Bashën

    Ndërsa i është vërvitur me gjithë taborret e tij për ta përzënë nga kreu i PD, Berisha në fakt duhet të ndihet krenar për ish beniaminin e tij. Si ai dikur, edhe Bashën vetë, nuk mund ta shkulë dot askush më, pasi ka arritur të kapë fronin e pushtetit në parti.

  • 'Basti' fatal mes 11 e 18 dhjetorit në PD dhe… 'Kuvendi u mbyll, delegatët ikën'

    Që konflikti në PD mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për lidershipin po shkon drejt përplasjes finale, këtë fakt askush nuk e mohon. E themi këtë pasi akuzat dhe kundërakuzat ndaj njëri tjetrit po lëvizin me shpejtësi drejt niveleve më të larta, aq sa mund të quhet një situatë e pakthyeshme në pikën fillestare, kur palët “bashkëjetonin” në qetësi me njëri tjetrin në PD.

  • Brizida Gjikoni: Dënimi me vdekje nuk është zgjidhja!

    Denimi me vdekje nuk eshte zgjidhja!

  • Mero Baze: Banaliteti i formularëve të rremë të 'Foltores'dhe partia e re e Berishës

    Pas skandalit të djeshëm të “Fiks Fare”, që demonstroi se si një gazetare plotësoi pa pengesa formularin për të qenë delegate në Kuvendin e PD, një nga zëdhënëset e radhës së “Foltores” u përpoq të mbulojë skandalin, duke shpjeguar se përveç delegatëve, ka plot demokratë që kanë dëshirë të plotësojnë formularin, por ata do të filtrohen për të shkuar në Kuvend.

  • Bledi Mane: Lebetitëse! Po nesër cilin do groposim?

    Ja pra të gjitha këto janë gropa të hapura ku ne i varrosim të gjallë fëmijët tanë. Ndaj fshi lotët, mbyll gojën, hap mendjen dhe vepro për fëmijët e atdheut tënd!

  • Ylli Pata: Pse Ilir Meta shpalli vdekjen e LSI-së dhe çfarë e bashkon 'popullin e 2 Marsit' me Foltoren?

    Ilir Meta, ka folur për herë të parë pas shumë kohësh, por nuk ka hapur “Kutinë e Pandorës”. Duket se e ka lënë për një herë të dytë. Por edhe pse ka folur pak, Meta, ka shpallur vdekjen e LSI-së, natyrisht pa dhënë dëshminë e “mjekut ligjor” por ka folur si baba real i saj, të paktën, që nga sot njerëzit duhet t’i shkojnë për ngushëllime.

  • Ben Andoni: Parlamenti ynë të kujton se jemi në një 'Franken-shtet'

    Nëse do mendonim se kundërshtitë, fjalimet, shkëmbimi i shëmtuar i batutave të pafundme mes parlamentarëve shqiptarë kapën fundin me shtesën e legjislacionit të shkuar, jemi gabuar paq.

  • Lorenc Vangjeli: Drama në PD, një jelek eksplozivi me buton të fshehur

    Lulzim Basha dhe njerëzit e tij kanë bërë gabimin fillestar të gjithë të pavendosurve. Ata pranuan të hyjnë në luftë në kohën, vendin dhe me mjetet që ju kushtëzoi kundërshtari i tyre. Në artin ushtarak një gabim i tillë nuk i lejohet as kapterëve fillestarë, kurse në politikën luftarake shqiptare, kjo mund të jetë një nga ato ngjarje që mund të kushtëzojnë pa kthim karriera dhe të përmbysin situata.

  • 'Basha dhe Amerika'

    Ka bërë veprime brilante. S’ka lidhje me Berishën! Dikush e mëson! Kush? Ka qenë klinik në ndërhyrje! Aq sa bëri xheloz dhe la pa punë edhe ata të vijës së tretë, që mendonin që do ishin me pak Salista se Basha! I bëri t’i bashkohen Saliut, ta legjitimonin atë! Deri dje!

  • Doktor, mos gabo në pleqëri…

  • Dyshja e Kuvendeve të PD është ‘ide homoseksuale’

    Sa shumë pyetje po hallakaten fushave për dy Kuvendet e PD, njëri i Berishës e tjetri i Bashës! Sa shumë ‘shkencë’ derdhet për të gjetur ‘pse-në’. Askush nuk kënaqet me atë që gjen, të gjithë ngatërrohen e bëhen bashkë në ‘rastin’ psikologjik se të dy ishin Një: Si Berisha me Bashën.

  • Quhej Mateo dhe nuk e vrau Çalamani!

    Populli që i revoltuar kërkon sot dënimin me vdekje, harron se çekiçi i drejtësisë do të bie po nga ky sistem i kalbur që e nxori nga burgu 38-vjeçarin edhe 15 vite më parë kur rrëmbeu fqinjën e tij 16-vjeçare. I ndjerë triumfues përballë një sistemi të tërë, Klodiani zgjodhi të shkelë sërish në një terren të njohur për të, një fushë që e dinte që do ishte e butë.

  • George Frendo: Të nderuar deputetë, përdorni një fjalor më të denjë

    Sot (17 nëntor) kam lexuar relacionin mbi seancën e djeshme të Parlamentit, dhe mbeta shumë i zhgënjyer e i trishtuar duke lexuar fjalë aspak dinjitoze dhe krejt të papërshtatshme për një parlament, fjalë me të cilat disa deputetë kanë sharë kolegët e tyre.

  • Dënimi me vdekje 'po' apo 'jo'?

    Dënimi me vdekje është spektakël frike dhe poshtërimi i dinjitetit njerëzor nuk është as civilizim e as edukim! Heqja e dënimit me vdekje nga BE është si pasojë e një procesi të gjatë historik dhe reflektim e respekt për jetën, pavarësisht të aksioneve të kryera! 

  • Dënimi me vdekje nuk është zgjidhja

    Dënimi me vdekje nuk është zgjidhja! Dënimi me vdekje është kapaku! Po shkaqet?!  Shkaqet mbeten! Të marrët që janë rrugëve të Shqipërisë po ashtu.

  • Mero Baze: Të shpjegosh Shahin Kadarenë

    Më premtoi se do të bënte ciceronin duke më treguar shtëpinë e Kadareve, të rikonstruktuar në Gjirokastër në vitin 2016.

  • Analiza e humbjes/ Kam besuar se Albin Kurti do të ishte ndryshe, por gabova

    Zyrtarët më të thjesht të PDK-së në Institucione e shfrytëzuan Albin Kurtin, i cili mendoi se i përvetëson ata, dhe ua ‘blen’ me pare dhe me pozita besnikërinë e tyre për PDK-në. Ama, dashnia është ndjenja më e pakapshme dhe më e pa qëndrueshme. Njeriu i mençur nuk llogarit në dashni, por në frikë, se frika e ruan vreshtën, e jo dashnia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv