-
Carlo Bollino: Jamarbër Malltezi vazhdon të gënjejë pa u përgjigjur 'Ku i gjeti paratë për të ndërtuar 17 kullat te Kompleksi Partizani'?
Pyetja është thelbësore: Përse, në vend që të largojë dyshimin e rëndë se ka bërë pastrim parash me kullat e ndërtuara mbi ish-Kompleksin Partizani, duke treguar publikisht origjinën e parave të tij, Jamarbër Malltezi i bën padi Report TV vëtëm mbi 5 pika krejt periferike të të gjithë skandalit, të cilat avokati ynë ndryshe nga sa pretendon dhëndri i Sali Berishës, e ka pasur të lehtë për t'i faktuar në gjykatë me prova dhe dokumenta.
20 Qershor 2021 -
Mero Baze: Portalet e Kosovës që çdo fillim sezoni zbulojnë “anti-kosovarizmin” në Durrës
Disa portale në Kosovë, kanë nisur një fushatë spekulative rreth “anti-kosovarizmit” në plazhin e Durrësit, një këngë që në fakt këndohet çdo fillim sezoni turistik nga thuajse i njëjti grup mediash në Kosovë. Nuk dua t’iu hyj teorive konspirative apo marketingut të kompanive që synojnë tregje të tjera turizmi, se nuk është aq serioze situata.
19 Qershor 2021 -
Absurdi i 30 vjetëve tranzicion: Lufta donkishoteske dhe pa logjikë ndaj ambasadorëve me mercenarë
Pas 2016-s, kur SHBA u investua fuqishëm në reformën e drejtësisë në Shqipëri, e kur nisi një pozicion proaktiv i diplomatëve të saj në Tiranë, një fenomen krejt i çuditshëm është vënë re, çka do të mbetet edhe në historinë absurde të tranzicionit shqiptar.
19 Qershor 2021 -
Alibia që i duhet djegur Lulzim Bashës
Treshja e kandidatëve humbës në zgjedhjet për kryetar të PD-së, e pranoi rezultatin që prodhoi 13 qershori. Pavarësisht se u munduan ta justifikojnë këtë me parregullsi organizative, të cilat tashmë janë bërë publike, fakti që u futën në garë i zhvlerëson të gjitha pretendimet.
19 Qershor 2021 -
Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë…
Pas çdo burri të suksesshëm, gjithmonë ndodhet një grua e fortë.
19 Qershor 2021 -
Lorenc Vangjeli: “Lul, ti e kalo dot oqeanin me DASH?”, Berisha, pengu fatkeq i Lulzim Bashës
Kjo është dhe koha që përkon me demontimin e mashtrimit publik për marrëdhëniet mes dy të parëve të partisë së dytë në vend. Basha e pëlqen ende gënjeshtrën e pengmarrjes së tij nga Doktori. Nevoja e tij për të varur qyrkun e gabimeve në gozhdën e Doktorit i shërben përpara të huajve që ju ankohet rregullisht, por edhe militantëve të verbër që mbajnë në piedestal traditën. Ju shkel syrin analistëve të shumtë dhe e bën shumicën dërmuese të tyre të kënaqur me parafabrikatin e ndërtuar prej vitesh për Berishën
19 Qershor 2021 -
Një Kuvend i jashtëzakonshëm vetëm për të ekzekutuar Nishanin apo…?
A është ndërprerja e mandatit të z.Bujar Nishani si kryetar i Këshillit Kombëtar dhe e të zgjedhurve si anëtar të këtij këshilli, fillimi i ri dhe zgjidhja e duhur, për hallet e demokrateve dhe shqiptareve?
18 Qershor 2021 -
Mero Baze: Basha po bën gati kamikazët, për fatin e Berishës në shtator
Një nga arsyet që mendohet pse Mehmet Shehu është vetëvrarë, nuk ka të bëjë me frikën nga Enver Hoxha, por turpin që do të ndjente kur të nesërmen në Byro Politike, të ngrihej Lenka Çuko apo Pali Miska e t’i thoshin: “Çohu ti shoku Mehmet, jep pak llogari para partisë”. Berisha nuk e vret veten, por rezultati do të jetë njësoj. Basha po bën gati kamikazët e tij, të cilët do të vendosin për fatin e Berishës në shtator.
18 Qershor 2021 -
Zgjedhjet në Iran 2021: Loja e të moderuarve brenda regjimit ka marrë fund
Këshilli i Gardianëve i regjimit i ka skualifikuar të gjithë kandidatët përveç shtatë vetave, me urdhër të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei. Khamenei nuk mund të tolerojë as opozitën më të vogël, kështu që nuk i ka lejuar as zyrtarët e afërt me të, si Ali Larijani, të kandidojnë për presidencë.
18 Qershor 2021 -
Kryesia e PD: Iluzionet e dëmshme që po injekton sërish Lulzim Basha në opinion
Pas fitores së pritshme në të ashtuquajturën garë për drejtimin e PD-së, Lulzim Basha pritej që të sillte logjikisht një risi në arkitekturën politike të opozitës shqiptare.
18 Qershor 2021 -
Dy fjalë Dritan Lelit, nga një vëzhgues gjakftohtë
Në opinionin publik ka bërë përshtypje një konflikt midis kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut socialist të Vlorës, zotit Dritan Leli. Në fakt, ky konflikti midis tyre nuk ka nisur në prag zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur zoti Leli refuzoi kërkesën e kryetari të Partisë Socialiste që ai të bëhej pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
18 Qershor 2021 -
Skënder Minxhozi: Dy mbretër të zhveshur që partia refuzon t’i shohë
Rizgjedhja e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike mes polemikash e dyshimesh, përkoi fatalisht me shpalljen e Sali Berishës non grata nga qeveria amerikane. Edhe kjo e dyta la pas një vazhdë mëdyshjesh serioze mbi pasojat dhe impaktin që do të ketë në anën e djathtë të spektrit politik.
18 Qershor 2021 -
Mero Baze: Përse Basha ka më problem aleancën Rama-Doshi, se sa Berishën?
Lulzim Basha e di që Berisha mezi mori 1% të votave në kryeqytet, disa herë më pak se djemë dhe vajza të reja që askush nuk i ka njohur dy tri vite më parë. Ndaj nuk impresionohet nga postimet e tij. E vetmja gjë që mund ta vërë në pozitë të vështirë Bashën, është ajo që ai quan aleanca Rama Doshi. Ndaj sot i ka çuar fjalë Ramës mos ta vërë në siklet, se nuk ka si e heq qafe Berishën në Shtator, nëse ai ben pazare me Doshin.
17 Qershor 2021 -
Basha, gati të nisë 'prerjen e kokave' rrebele
Mbledhja e kryesisë dhe më pas e Këshillit Kombëtar, do të jetë pikënisja e një fushate të ashpër ndëshkimore të kryetarit të “sapo zgjedhur” Lulzim Basha, ndaj zërave kundër.
17 Qershor 2021 -
E ardhmja e Teatrit Kombëtar, u vendos më 25 prill
Gjykata Kushtetuese është duke gjykuar një padi të Presidentit të Republikës, zotit Ilir Meta, mbi çështjen e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Mbi këtë çështje është e interesuar edhe një shoqatë e cila u vu në mbrojtje të godinës së vjetër që tashmë është shembur.
17 Qershor 2021 -
Një lajm i keq për Berishën e Bashën dhe dy lajme të mira për PD
Hije trishtimi dhe pes imizmi e mbështollën sërish PD-në dhe fatin e saj… Situata përmblidhet qartë dhe shkurt te fraza monumentale e Arjan Canit se “PD-ja është në pikën e saj më të ulët, por situata mund të bëhet edhe më keq”.
17 Qershor 2021 -
Pse populli del në shesh për dashnoret e 'Për’puthen', Palestinën dhe jo për Bashën ‘që i vodhën zgjedhjet’?
Nëse vërtet ka pasur masakër zgjedhore, pse askush nuk ka dalë të protestojë prej dy muajsh që nga 25 prilli? Ndërkohë për zgjedhjet parlamentare ka pasur një paqe dhe pranim mbarëkombëtar, krahasuar me gjithë votimet e tjera parlamentare apo bashkiake në këto 30 vjet.
16 Qershor 2021 -
Mero Baze: Tani që 'ëndrra' e Ilir Metës po bëhet realitet
Të gjitha marrëzitë e para 25 prillit, Ilir Meta i justifikonte me nevojën që Shqipëria të bënte zgjedhje të lira, që sipas tij, nënkuptonin humbjen e Edi Ramës dhe që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.
16 Qershor 2021 -
Ben Andoni: Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën
Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj.
16 Qershor 2021 -
Saliu-Lulin apo Luli-Saliun, kjo është çështja
Një betejë nervash dhe skenarësh, është duke u zhvilluar brënda Partisë Demokratike.Jo vetëm brënda,por edhe jashtë saj, po pritet me interes qëndrimi i Lulzim Bashës në Shtator, kur të çelet sezoni i ri parlamentar.
16 Qershor 2021