Opinion
  • Mero Baze: Qeveria duhet të sfidojë, imitimin e Berishës, nga Albin Kurti

    Qeveria e re e Kosovës u ka ndaluar arsimtarëve të Kosovës, të vaksinohen në Shqipëri, pas ofertës që shteti shqiptar u bëri mijëra mësuesve të Kosovës për tu vaksinuar në Kukës.

  • Frrok Çupi: Becchetti, një sundimtar i budallenjve

    Lajmi i skaduar që po përdoret edhe nga tribunat politike opozitare është ‘i gëzueshëm’: ‘Shqipëria do t’i paguajë Becchettit 110 milion euro!’.  Shikoj rrethe rrotull plot njerëz që nuk mendohen dy herë: “Më mirë ta hajë lopa se këta të popullit”, si në një film shqiptar të realizmit. Këta i sundon çdo lloj Becchetti, edhe kur nuk është.

  • Minxhozi: Vaksinat kineze dhe dyqani poshtë shtëpisë së Albin Kurtit

    Të thuash se nuk pranoj vaksinat kineze pasi Kina nuk njeh Kosovën, është e pandershme, kur i ke të mbushura dollapët e dyqaneve të Prishtinës me mallra serbe. Serbia nuk është një shtet që nuk njeh Kosovën, është SHTETI që nuk pranon ta njohë atë! Sipas kosovadata.com, në harkun kohor 2015-2019 Kosova ka importuar nga Serbia një volum mallrash me vlerën 1,4 miliard dollarë!

  • Vullneti për mandatin e tretë

    Këmbëngulja e Partisë Socialiste për të fituar mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, po shpërfaqet çdo ditë e më fort përmes fushatës së saj elektorale. Pas 8-të vitesh në qeverisje, intensiteti dhe artikulimi politik i PS në fushatë, deri më tash nuk po “tradhëton” kurkund gjurmë të erozionit të vullnetit të saj për vijimësi

  • Rrumpallitet/ Pretendon 1 milionë kopje por libri iu shit vetëm 76 kopje

    I ka humbur të gjitha betejat elektorale 8 vitet e fundit, por kësaj here kërkon ma patjetër të fitojë më 25 prill e të bëhet kryeministër. Për të joshur elektoratin, i kanë botuar edhe një libër me 98 faqe me çmimin 10 mijë lekë të vjetra natyrisht, ku evokon jetën e tij të thatë e pa nerv. 

  • Arsyet përse PD ka hapur thesin, trarët dhe faturat për votat 'politikisht të dëshpëruara'

    Në javën e dytë të fushatës elektorale të 25 prillit, PD ka hapur krahun fuqishëm të premtimeve që nuk kanë lidhje me një plan ekonomik, apo një projekt fiskal të qeverisë së re.

  • Pse Berisha vazhdon të prodhojë viktima?

    Ka pasur shumë nga ata që në vitin 2013 shpresuan se humbja e thellë e Sali Berishës do e nxirrte atë njëherë e mirë nga politika, duke lënë pas kështu edhe mijëra viktimat e tij që filluan nga viti i mbrapshë 1997 e deri te Gërdeci e 21 janari ku humbën jetën në total 1585 qytetarë të këtij vendi.

  • Shqipërisë i duhen liderë të vendosur si Edi Rama, e jo të lëkundur si Lulzim Basha

    Kryeministri Edi Rama i ka dalë për zot personalisht një prej sfidave më të mëdha shëndetësore që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, po të gjithë botën. Lufta 1-vjeçare me Covid-19 ka qenë e lodhshme dhe dërrmuese në shumë aspekte: shëndetësore, ekonomike, psikologjike, politike….

  • Mero Baze: Më lehtë pazar me serbët dhe hajdutët, se sa me shqiptarët

    Vjosa Osmani do të jetë presidentja e re e Kosovës, pasi gjunjëzoi koalicionin e Albin Kurtit të bënte pazare me një deputet të listës serbe, dhe t’i garantonte atij një vend në Qeveri për një ish- zëvendësministër të dënuar për korrupsion.

  • Shqipërisë i duhen liderë të vendosur si Edi Rama, e jo të lëkundur si Lulzim Basha

    Kryeministri Edi Rama i ka dalë për zot personalisht një prej sfidave më të mëdha shëndetësore që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, po të gjithë botën. Për këtë proces vaksinimi masiv me vaksinën kineze, për mirë a për keq, historia ka për ta gjykuar drejt kryeministrin Rama. Kurse për sfidantin Lulzim Basha, historia do e ketë të vështirë se çfarë të përshkruaj. Sepse historinë e bëjnë liderët e vendosur si Edi Rama, e jo të lëkundurit si Lulzim Basha.

  • U vaksinova, pasi u binda statistikisht

    I prirur që çdo gjë ta shoh nga prizmi i probabiliteteve (nga përvoja e gjatë me analiza probabilitare), çdo të dhënë që qarkullon në media mbi Covid-19 dhe vaksinat kundër saj e kaloj në filtrin e një testi probabilitar

  • Mero Baze: Ilir Meta sulmon SHBA-në, të dëgjojë Lulzim Basha

    Më shumë se një muaj më pare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësuan gjyqtarin Ardian Dvorani, ish- kreun e Emërimeve në Drejtësi, si një nga 12 personalitetet më të shquara në botë, në betejë kundër korrupsionit, në fund të një lufte të hapur politike që presidenti Ilir Meta i kishte shpallur atij, pas një fushatë fyerjesh e kërcënimesh për ta frikësuar.

  • Ç’më bëre more Mehdi Bushati, më bëre të tregoj ngjarjen e tmerrshme!

    Ah, more Mehdi, ç’deshe që trazove dynjanë bashkë me Ilir Metën. Nuk kam dashur kurrë të dëshmoj, po kurrë… Ti ke bërë namin me një nxënës, në sytë e mi e në sytë e moshatarëve adoleshentë. As në librat e mi që kam nëpër duar, nuk kisha menduar se një ditë do ta dëshmoja atë ngjarje ferri.

  • Pse Basha duhet të jetë më realist?!

    Kur e dëgjon liderin e opozitës Basha me premtimet e tij të njëpasnjëshme kudo në vend apo me përsëritjen, që i bën gjërave që premton kolegu i tij Rama i frontit së maxhorancës, atëherë bindesh se retorika nuk ndryshon shumë në fushata.

  • Hipokrizia me 'Oligarkët', kanë paguar dhe njëherë si përherë

    Nuk është ende në video të bërë publike, por ka shumë dëshmitarë. Nuk ka gjurmë dokumentesh, por ka peshë provash. Bëhet fjalë për një situatë të ndërlikuar që nuk është financiare edhe pse bëhet fjalë për paratë. Për shumë e shumë para. Së paku për katër vjet, që kur ka hyrë në fjalorin e shqipes kjo fjalë e huazuar, “oligarkët” kanë qenë një nga kryetemat e ndeshjes politike në vend.

  • Dy imazhe që nuk konvenojnë të Lulzim Bashës

    Në këto ditë të fushatës, ndërsa kreu i PD-së ka shpeshtuar daljet e tij në terren dhe takimet qytetarët, vërehet se fjalori i tij ka ndryshuar së tepërti nga më parë. Madje duket sikur bëhet fjalë për dy njerëz të ndryshëm. “ Qeveria ime”, “ votoni për mua”, “ nën udhëheqjen time..” janë ndër togfjalëshat më të përdorur të Bashës gjatë takimeve.

  • Aleanca e pa sens e opozitës me Becchetti-n, si e fshehën gjobën e majmë që Berishës i vuri General Electric

    Ekstaza e qëndrimeve të opozitës në lidhje me çdo lajm që vjen nga studio ligjore të Francesco Becchettit, mbi arbitrazhin që biznesmeni kontravers Italian ka me shtetin shqiptar është totalisht e pakuptimtë.

  • Bollino: Ja faktet pse Luli nuk kërkon vota për një qeveri “Basha 1”, por për një qeveri “Berisha 3”

    Vendime, qëndrime, investigime, miqesi dhe armiqesi, autobiografia e tij e deri spotet e tij të fundit elektorale, konfirmojnë se Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm se është thjeshtë kloni i zgjedhur nga Sali Berisha për të vazhduar politikën dhe për t’i mbrojtur interesat. Ja si renditen provat.

  • Mero Baze: Të kërcënosh një të mbytur në oqean, se do ta lagësh me ujë

    E vetmja gjë që ka rëndësi tani, është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit dhe dëshirat e tij reale, që nuk kanë lidhje me Kosovën, por me karrigen e tij në pushtet.Të kërcënosh një opozitë e cila ka humbur gjithçka, është sikur të kërcënosh një të mbytur në oqean, se do ta lagësh me ujë.S’ka “qeder” i mbyturi nga të lagurit, përveç Kosovës që nuk është mbytur ende.

  • 2 prilli, totem i kujt?

    Po të kërkoje vrasësit e katër Dëshmorëve të Demokracisë, sot duhej të ishe në Shkodër; ja, aty rreth vendit ku vendoseshin kurora dhe derdheshin lot…

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv