-
Berishës i kanë ngelur ende dy vetë
Disa kolegë të mi gazetarë, që u duhet të sigurojnë të ftuar për programet televizive të këtyre ditëve janë në hall. Gjithnjë e më pak, kanë shans të gjejnë dikë, të shkojë në studio të mbrojë Sali Berishën. Përveç disa të “nxituarve” ditën e parë e të dytë, tani të tjerët po hezitojnë.
23 Maj 2021 -
Letër e hapur Metës nga ish-ambasadori i Shqipërisë: Dorëhiquni, ju s'jeni më presidenti im, s'mund të përçmohet e anatemohet roli i SHBA siç bëni ju
"Asnjëherë nuk kisha menduar se do të vinte një ditë, kur unë, me bindje të plotë, si një qytetar i kësaj republike dhe si një intelektual i angazhuar, do të shkruaja për ju këto radhë. Arsyen ma dhatë ju, me deklaratat dhe qëndrimet tuaja të gabuara dhe aspak dinjitoze për një njeri që mban postin më të lartë në krye të shtetit"
23 Maj 2021 -
Bashën e mbështet Rama në PD dhe kaq mjafton!
Pas kohëve të mira PD-PS të pak viteve më parë, të cilat pasuan marrëdhëniet tejet miqësore Berisha-Nano, ka ardhur radha e miqësisë së re Rama-Basha. Njësoj si atëherë, dyshen e drejton më i fuqishmi, në këtë rast kryeministri i vendit, i cili me sjelljen e tij të kujdesshme, kjo duhet theksuar, po i jep mundësi të gjithëve të besojnë se njeriu me të cilin mund të trajtohen problemet e vendit është pikërisht ai, Basha
23 Maj 2021 -
Antiamerikanizmi i Berishës dhe Metës, 'bunkeri' i izoluar politik që u ndërtua pas zgjedhjeve të 2013-s
Berisha dhe Meta, të gjithë këtë kohë, kanë tentuar të ngjizin një frymë politike për ta kthyer në kauzë, interesin e tyre krejt personal për tu mbrojtur nga një implikim me drejtësinë, por realisht në shoqërinë shqiptare nuk ka ngjitur dhe është krijuar një frymë.
23 Maj 2021 -
Sugjerim Komisionit Hetimor parlamentar, për të administruar një provë të re kundër Ilir Metës
Nervozizmi i presidentit për të përdorur një gjuhë kaq të ashpër, të cilën për çudi e shmangu edhe vetë i akuzuari kryesor me emër e mbiemër, Sali Berisha, tregon panikun që e ka kapur presidentin tonë edhe pse në vendimin e DASH-it ai nuk përmendet me emër.
23 Maj 2021 -
Mero Baze: Rivali i Bashës, duhet të bëj betejë me Berishën
Shikoj që shumë vet janë gëzuar pse ka kandiduar Agron Shehaj. Ndoshta ngaqë nuk vjen nga një histori e lidhur me Berishën në PD. Ndoshta ngaqë nuk e njef dhe fare Beirshën për fat të mirë të tij. Por nëse edhe ai nuk e kthen këtë betejë si garë me Berishën për dëmin që Berisha i sjell PD, Shehaj do ti ngjaj Bashës dhe do mundet prej tij. Mes njërit që e shet partinë për vila, e tjetrit që mund të shes vilat për të blerë partinë, nuk ka ndonjë diferencë. Të dy tregtarë janë. Diferencën e bën kush bën betejë me Berishën.
22 Maj 2021 -
Miti i rremë dhe ai që na vodhi kujtesën
Vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh nga vitrina e idiotëve të zemëruar se Sali Berisha ishte lideri historik i së djathtës. SHBA-të na treguan se Sali Berisha jo vetëm që nuk ishte lider, po ai ishte njeriu që në tridhjetë vjet minoi demokracinë shqiptare, abuzoi me fondet publike duke pasuruar në mënyrë të paligjshme familjen e tij dhe aleatët, shantazhoi me retorikën e tij sistemin e drejtësisë dhe mori peng të djathtën shqiptare. Ai duhet të lëshojë hapësirën publike të kujtesës që ka pushtuar qysh nga dita kur u ngrit nga « 15-katëshi » për të shkruar në Qytetin Studenti.
22 Maj 2021 -
Një Konferencë shtypi që foli shumë?
Deklarohet miku më i madh i SHBA por nuk lë rast ti ikij pa dëmtuar imazhin e tyre. Përgjërohet për Kosovën por lejoi të furnizohej me karburant makina luftarake vrastare e Millosheviçit apo i kërkoi Delegacionit të Kosovës që të mos frimoste Marrveshjen e Rrambujesë. Thotë se nuk e di si u shua fati i kosovarit Rremzi Hoxha edhe pse pranon që në këtë çështje janë përfshirë institucionet e shtetit që Ai i drejtonte.
22 Maj 2021 -
Kandidatët për kryetar dhe testi moralit
Kandidatët për Kryetarë të PD kanë detyrim të shprehen për qëndrimin e Departamentit të Shtetit dhe cila do jete përqasja e tyre në krye të PD. Kjo teme është tema kryesore për ringritjen e PD dhe moralin e saj.
22 Maj 2021 -
Ëndrra amerikane nuk shuhet në një natë!
Ëndrrat e popullit shqiptar janë ëndrrat e popullit amerikan! Dy popujt që kanë mbijetuar përballë çdo sfide duke pasur të shenjtë lirinë! Shqiptarët kanë mbijetuar si popull gjithmonë me sfidën për lirinë e ndërsa Amerika u krijua nga nevoja për liri! Shqiptarët kishin lirinë dhe ua morën jo rrallë herë ndër shekuj padrejtësisht e ndërsa amerikanët krijuan kombin e madh mbi nevojën dhe ëndrrën për liri
22 Maj 2021 -
'Inflacioni' me kandidaturat, garanton fitoren e sigurt të Lulzim Bashës
Vendimi i Lulzim Bashës për të mos u larguar, u shoqërua menjëherë me zëra kritikë të cilët nuk kanë më besim se ai do e çojë PD-në drejt pushtetit. Kundërshtarët që dikur kanë pasur edhe detyrat të larta shtetërore, u bënë pjesë e një grupimi brenda PD-së, të cilën e quajtën: “Për PD-në”.
22 Maj 2021 -
Shpallja e Berishës 'non grata', shkak lufta e tij kundër 'Vettingut'
Berisha tash duhet të pushojë me luftën e tij kundër reformave në Drejtësi, veçanërisht kundër SHBA-ve ngase edhe do humb luftën edhe do të shqetësohet më shumë. Berisha ka bërë gabime, duhet t’i pranojë dhe tu lë vendin të rinjve që të vazhdojnë – pas Vetingut!
21 Maj 2021 -
Mero Baze: Gjyqi Berishës në Francë si gjyqi i Fazlliçit në Londër
Sali Berisha ka marrë një dënim të përjetshëm si minues i demokracisë në Shqipëri, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe njeri që është pasuruar për shkak të pushtetit. PD si partia e parë antikomuniste e Shqipërisë dhe pro amerikane, tani ka liderin historik të ndëshkuar nga SHBA dhe familjen e tij të damkosur si të korruptuar. Për t’i gënjyer ata militantët në oborr, Berisha tha atë Antoni Blinken do ta padisë në Francë, përmes një avokati që njeh.
21 Maj 2021 -
Kjo verë e 'nxehtë' për Partinë Demokratike
Lulzim Basha i ka harruar ose do të bëjë sikur “nuk i harron” zgjedhjet. Më tepër rëndësi, ka sot për kryetarin e opozitës, rënia e hijes së Doktorit.Në derën e partisë së tij, ka trokitur Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe ka sjellë “mandatën” për Sali Berishën.
21 Maj 2021 -
Një grua për të mposhtur maskilizmin politik
Partia Demokratike në 13 Qershor do të mbajë zgjedhjet për Kryetarin ose Kryetaren e re të Partisë. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin se fjala “ Kryetare ” është e huaj për zhargonin politik shqiptar por në fakt me shkatërrimin e të gjitha parimeve në kodin politik nga politikat që kanë drejtuar vendin, ka ardhur koha që të thyhet kodi i heshtur midis burrave i cili rëndon gratë dhe i fuqizon ata në kurriz të këtyre të fundit.
21 Maj 2021 -
Kur akuzuesi kronik pa fakte, ankohet se po ‘i bie në qafë’ kot… Amerika
19 Maji ishte padyshim dita më e keqe e Sali Berishës, i cili u shpall familjarisht ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me argumentet se ai ka kryer korrupsion bashkë me familjen e tij dhe aleatët duke pasuar më tej me mbrojtjen e tyre. Madje jo vetëm kaq, por edhe me argumentin se ai ka minuar demokracinë në Shqipëri.
21 Maj 2021 -
Ylli Pata: Mjerimi intelektual i mbrojtësve mediatikë të Berishës përballë SHBA
Imagjinoni një moment, kur në kohën kur Sali Berisha qeveriste vendin në vitet 2005-2009, Departamenti Amerikan i Shtetit të kishte futur në listën e zezë një nga paraardhësit socialist të tij. Le ta marrim si shembull Fatos Nanon bie fjala.
21 Maj 2021 -
Milaim Zeka: Me fol Sali Berisha për dinjitet, është sikur me fol prostitutat e Hamburgut për virgjëri
Kjo puna e dinjitetit te Sali Berishes Gjate krejte jetes te tij politike, nuk ka lane veprimtar te Kosoves pa e shpalle dhe etiketu si spijun te Beogradit. Keshtu ka bere edhe me Remzi Hoxhen, e vret, edhe e shpalle spijun serb. Njesoje ka bere edhe me Hashim Thaçin.
21 Maj 2021 -
Koka në Stamboll, trupi në Janinë
Shpallja e ish kryeministrit Berisha si person non grata në SHBA ishte një ngjarje që krijoi një tronditje të madhe në gjirin e politikës shqiptare por dhe një vëmendje shprese tek qytetari i thjeshtë që ish shpresëpak për ndëshkueshmërinë e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin në këto 30 vite tranzicioni
21 Maj 2021 -
Luli, (nuk) ecën vetë
Dilema e madhe tani pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit, është se çfarë qëndrimi duhet të mbajë kryetari i PD-së Lulzim Basha. A duhet ta mbrojë, apo duhet ta lëshojë? Sali Berisha për Lulzim Bashën ka qenë problemi më i madh që ka pasur mbi shpinë një lider politik që aspiron pushtetin.
21 Maj 2021