Opinion
Opinionet e publikuara në këtë rubrikë nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht linjën tonë editoriale.
  • Bledi Mane: I dua tani, Armina më kthe lekët e brekëve

    Më gënjyet, më premtuat se brekët që shisni ju janë të forta, kanë elasticitet, siguri, mbrojtje dhe garanci. Më mashtruat e më thatë që pavarësisht zgjedhjeve të majit 1996 kur vodhët 800 mijë vota e rrahët gazetarët dhe opozitën me Shik-un e Gazidedes, brekët tuaja ishin me mbrojtje matanë oqeanit. Madje, madje edhe 50 miliardë lekët që humba në fajde mi përlatë me justifikimin e futjes poshtë brekëve tuaja.

  • Kreshnik Spahiu: Zoti Basha largoje Berishën, sepse sot filloi beteja jote, ose në të kundërt e ke ti radhën pas tij

    Vendimi për të shpallur Non-Grata Sali Berishën nuk ishte aspak diçka e re por një vendim i marrë prej shumë kohësh.Sali Berisha ka shumë kohë i izoluar dhe i bojkotuar nga SHBA. Vetëm ata që s’kuptojnë asgjë nga politika, s’donin ta besonin që Amerika ja kishte prerë biletën dhe kjo qe një nga arsyet që mbeti PD në opozitë.

  • Sali Berisha, 'në të zezë' de fakto prej vitesh! Si u përdor opozita e media pranë saj, si bunker në 8 vjet për të luftuar SHBA

    Vendosja e Sali Berishës në “listën e zezë” të SHBA-së, edhe pse de jure u shpall sot, faktikisht ka nisur prej shumë vitesh, madje që kur Sali Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë. Madje që nga katastrofa e Gërdecit, kur Berisha shkatërroi drejtësinë për të mbrojtur të birin dhe vetveten.

  • Mero Baze: Sot është dita që mund të ringrihet Partia Demokratike

    Mund dhe të mos shkruaja sot. Pas 14 vitesh betejë të përditshme me një nga figurat dhe familjet më të korruptuara të kombit shqiptar, me dikë që ka vrarë për të vjedhur dhe ka vjedhur për t’u rikthyer në pushtet, me dikë që ka terrorizuar çdo kundërshtar, çdo gazetar dhe çdo rival brenda partisë së tij, me dikë që ka mbajtur peng Partinë Demokratike si një tutor prostitutash, duke i kërcënuar dhe shantazhuar për të ardhmen e tyre, sot, është ajo dita që kam pritur

  • Një fund pa lavdi siç dinë ta japin vetëm amerikanët

    Lajmi që vjen përtej kontinentit se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA, është padyshim i mirë. Akuzat nga pasurimi në sajë të pushtetit, tek aktet korruptive janë kopsitur sikur Anthony Blinken të kishte jetuar mes nesh. Sot është dita që t’i themi faleminderit SHBA-ve. Amerikanët na mësuan se nëse drejtësia jonë vonon dhe harron, kjo s’ka ndodhur mijëra kilometra larg.

  • Basha, ky diktator oriental

    “Lulzim Basha nuk është ai që duket, është një diktator i kamufluar, 100 herë më i keq se Rama”.Kështu më ka thënë vite më parë një eksponent i Partisë Demokratike, ish-drejtor i madh në qeverisjen e asaj partie.

  • Skënder Minxhozi: Pretenca e buzëqeshur e Yuri Kim

    Sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë, thotë një fjalë e urtë franceze. Intervista e fundit e ambasadores amerikane Yuri Kim duket sikur kishte dalë nga arkivat e disa viteve më parë, kur të tjerë kolegë të saj shpreheshin pak a shumë në të njëjtat valë për palët që luftonin për pushtet në Shqipëri.

  • Partia Demokratike 'ka vdekur' apo nuk 'ka lindur'...

    Shumë kush thotë që PD duhet të rilindë kurse unë them se duhet të lindë. Nëse ka kontigjent demokratësh që mund ta realizojnë këtë proces, le ta marrin përsipër. Mos të hallakaten e të humbin kohën e mendjen nëpër silogjizmat e grupimeve konkurrente për Kryetar të PD në zgjedhjet e 13 qershorit 2021.

  • Një proces i hapur në kohë

    Çfarë bie në sy është se dhe vetë media e përcjell me përtesë çështjen e hetimit ndaj presidentit. Duket se vetë opinion publik nuk ka ndonjë interes si për çështjen e komisionit të hetimit ashtu dhe për vetë fatin e presidentit.

  • Ofrimi i postit të presidentit Partisë Demokratike, duhet të kushtëzohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

    Në vitin 2011, ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta ishte në prag të burgut teksa u kap me bllok në dorë për afera 700 mijë euro. U desh një darkë peshku natën përpara dhënies së vendimit nga gjykata e Lartë, në shtëpinë e tij, midis çifteve Meta- Kryemadhi e Berisha, ajo që e shpëtoi Ilir Metën nga ndëshkimi i merituar.

  • Frrok Çupi: Nga vrasja e Santos deri te ç’shenjtërimi i politikës

    E shkruar me nxitim, si në sallën e operacionit: Trupi i Drejtësisë po del me dhimbje nga klinika e vdekjes ku ishte që nga ‘Gjykata e Plepave’. Atëherë Artan Santo rrekej të mbante në jetë bankat e vendit ku tentonin të fusnin duart mëkatarët, që nga Arsidi, ky francez i shpikur, e deri te Sudja. Por kur e vranë Santon- njeriun- shenjt, sipas etimologjisë së mbiemrit, te koka iu ndodhën gjykatësit e plepave dhe politikanët përbindësha, që e fshehën.

  • Mirënjohje për Ambasadorët, që mbrojnë Shqipërinë nga disa shqiptarë

    Puna e jashtëzakonëshme e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe e ambasadorit të BE Luigi Soreca, në këtë udhëkryq të vështirë për Shqipërinë, sot janë si dy gurë të çmuar që vendosen në themelet e demokracisë shqiptare. Nga Veriu në Jug, për të treguar të mirën e të bukurën mes nesh, duke u bërë arbitër në një vend që u la pa Drejtësi. 

  • Mero Baze: Ata nuk janë të mundur, janë të fyer

    Ata ndjehen të turpëruar që ka ardhur një ditë, që ndjehen të gjithë të pafuqishëm të heqin Lulzim Bashën. Dhe një parti që nuk ka fuqi të heqë Lulzim Bashën pas humbjeve me radhë, e ka të pamundur të heqë Edi Ramen pas fitoreve radhë.

  • Diktatori Edi Rama, që na mori frymën

    Të thuash se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira sot sepse shumica e shqiptarëve nuk duan të qeverisen nga e njëjta aleancë PD-LSI dhe të njëjtat fytyra që penalizuan në zgjedhjet e lira të vitit 2013, është sa absurde, aq edhe problematike. Sipas kësaj logjike problem nuk është opozita, por zgjedhjet. Ndaj duhet të ruajmë opozitën që kemi dhe të zëvendësojmë zgjedhjet me revolucion. Ky lloj argumentimi vret dy zogj me një gur. Eliminon nevojën e reformimit të opozitës dhe deligjitimon zgjedhjet si mekanizëm për rrotacionin e pushtetit.

  • Lajmet e rreme mbi hapjen e kutive të 25 prillit

    Ka prej 3 ditësh që në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve po zhvillohet një proces i kërkuar nga opozita për të hapur kutitë e materialeve zgjedhore, por deri tani asnjë zhvillim thelbësor nuk është raportuar.

  • Ilir Metën nuk e do më askush, por Ramës i intereson të rrijë në Presidencë

    Skena plotësohej dhe zihej nga budallenj të pafundmë që çdo zhurmë zorrësh e quajnë krismë topi dhe nuk ishin në gjendje të dëgjonin as topat që shprazeshin pranë syzeve të tyre. Ata quanin luftë finale atë betejë taktike të radhës duke shtuar edhe më tej konfuzionin dhe paranojat. 

  • Loja e ankimimeve me kufi 15 qershorin

    Ashtu siç pritej, për më tepër që opozita ka patur kontestime për zgjedhjet dhe PD është shrehur se nuk njeh as rezultatin, beteja është shvendosur në KQZ. Procesi i ankimimeve do të zërë faqet kryesore mediatike deri në datën 15 qershor kur është afati përfundimtar i ankimimeve për zgjedhjet e 25 prillit.

  • Faktet kokëforta që tregojnë se Lulzim Basha e ka sebep alibinë për 'masakrën elektorale'

    Ka një fjalë të urtë popullore që thotë: “Shpif, shpif, se diçka do të mbetet”. Këtë aksiomë Lulzim Basha e ka përvetësuar, ka vite në fakt, por pas zgjedhjeve të 25 prillit e ka kthyer në qëllim në vetvete. Po i mëshon fort teorisë së “vjedhjes së zgjedhjeve”, flet për “masakër elektorale” dhe nuk lë rast, ai dhe gjithë pjesa besnike e tij, që nuk e thotë kudo e kurdo, që të ngjisë sa më shumë tek psikologjia e popullit.

  • Basha, mes përrallës dhe historisë?!

    Analiza e duhur e zgjedhjeve të 25 prillit me sa duket nuk do të bëhet te PD. Dhe, kjo përbën trishtimin më të madh të së gjithës asaj që lidhet me Demokratët. Basha e tregoi edhe me qëndrimin se është veçse një lider i përkohshëm edhe pse kohëzgjatja e tij në krye të PD-së nuk është më e vogël, pasi kurrë nuk do të jetë personazh real historie politike, përveç faktit që mund të mësohet në katedra sesi humbet

  • Dhjetoristët si drejtuesit e UÇK

    Tranzicioni në Shqipëri ishte një proces i pandalshëm, ashtu si dhe rënia e regjimit. Ngjarjet e Rënies së Perdes së Berlinit, reformat e dështuara të Gorbaçov, protagonizmi i Jelsin, ngjarjet e Rumanisë e po ashtu kalbëzimi i sistemit ekonomik dhe politik të Shqipërisë e bënin fakt të kryer rënien e Regjimit dhe ardhjen e pluralizmit

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv