-
KQZ i refuzoi komisionerët, PD-LSI ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor
LSI dhe PD kanë ankimuar vendimin e KQZ për mosregjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve në Kolegjin Zgjedhor. Në dokumentet që Report Tv disponon, LSI e quan të pabazuar vendimin sipas Kodit Zgjedhor, ku përcaktohet se përbërja e KZAZ-ve bëhet në bazë të rezultatit të fundit të zgjedhjeve pararendëse nga partitë parlamentare.
28 Maj 2019, 16:57 -
Balla takon Nothele: 30 qershori nuk shtyhet, hap i rëndësishëm në konsolidimin e shtetit ligjor
Zgjedhjet e 30 qershorit dhe situata politike në vend kanë qenë ë diskutimeve mes kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarit të Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë, amabasador Andrea Nothele.
28 Maj 2019, 12:08 -
Nuk u regjistrua në kohë si banore e Cërrikut, KQZ përjashton kandidaten e Bindjes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi me 3 vota pro dhe 2 për pranimin e kërkesës ankimore të subjektit Bindja Demokratike, që kishte ankimuar vendimin e KZAZ-së nr.46, duke rrëzuar kështu kërkesën e rregjistrimit të kandidates së Cërrikut.
26 Maj 2019, 14:48 -
3.5 mln shqiptarë të drejtë vote në 30 Qershor, 132 mijë për herë të parë! Hiqen 100-vjeçarët dhe 1100 të dënuar
Ministria sqaron se listat janë përditësuar, pasi janë hequr dublikimet dhe adresat fiktive, ndërsa thekson se dy kategorive u është hequr e drejta e votimit. Bëhet fjalë për personat që janë mbi 100-vjeç dhe të dënuarit sipas përcaktimeve të ligjit të dekriminalizimit.
25 Maj 2019, 11:27 -
'Sëmuret' kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën: Tërhiqem nga gara
Kur ka mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, një tjetër kandidat në radhët e Partisë Bindja Demokratike është tërhequr nga gara. Ai është Ylber Gjeta, kandidat për Bashkinë e Kamzës. Në një letër të drejtuar Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve.
24 Maj 2019, 16:58 -
Opsionet e Metës për datën e zgjedhjeve, me marrëveshje ose e njëanshme
Por cilat janë opsionet e shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe si mund të veprojë Presidenti i Republikës? Kronika në vijim, na njeh me parashikimet ligjore dhe pozicionet e palëve politike për zgjedhje gjatë verës, ose në vjeshtë.
24 Maj 2019, 15:13 -
Vangjel Dule merr në mbrojtje Fredi Belerin për masakrën e Peshkëpisë: Represion si Gazidede (VIDEO)
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule përmes një deklarate për mediat ka marrë në mbrojtje Fredi Belerin, i cili është nën hetim për terrorizëm për sulmin e postës shqiptare në kufi me Greqinë në Gjirokastër në vitin 1994.
24 Maj 2019, 13:13 -
Shtyrje e datës? Glover e OSBE-së: S'jap sugjerime! S'më ka ndodhur të vëzhgoj zgjedhje pa opozitën!
Drejtuesja e misionit të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri, ambasadorja Audrey Glover paraqiti planin e punës. Ajo u shpreh se misioni do të ketë 10 vëzhgues bërthamë, 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër.
24 Maj 2019, 12:14 -
Kriza/ Kreu i KQZ-së: Politika është pushtuar nga impasi dhe palëvizshmëria
Kur duhen pak ditë nga çelja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit, paraditen e sotme është zhvilluar një aktivitet nga KQZ me Institutin Demokratik Amerikan për transparencën e financimit të partive.
24 Maj 2019, 10:35 -
KQZ rrëzon kandidaturën e Shkarpës në Berat, Patozi: S'është rastësi, PD dhe PS janë bërë bashkë kundër BD
Komisioni Qendror i zgjedhje ka rrëzuar me vota unanime kandidaturën e partisë 'Bindja Demokratike' në qytetin e Beratit. Kryetari i Partisë 'Bindja Demokratike", Astrit Patozi e ka cilësuar si vendim arbitrar rrëzimin e kandidatit të DB në Berat, Pavllo Shkarpa.
23 Maj 2019, 16:53 -
KQZ rrëzon kërkesën e PD-LSI për komisionerë, anëtarët e mazhorancës: Nuk janë subjekt zgjedhor (VIDEO)
PD dhe LSI dështuan në KQZ, e cila sot nuk pranoi të regjistrojë komisionerët e propozuar prej tyre. Kryetari Klement Zguri ishte i vetmi që e cilësoi kërkesën të ligjshme, kundrejt 4 anëtarëve të tjerë që thanë se dy partitë nuk mund të kenë komisionerë kur nuk janë regjistruar si pjesë e zgjedhjeve.
23 Maj 2019, 11:41 -
Masakra e Peshkëpisë/ Zbardhet dëshmia e Belerit te Krimet e Rënda (Do thirret sërish)
Report Tv zbardh detaje të reja nga hetimet për masakrën e Peshkëpisë. Beleri do të rithirret sërish për deklarime javën e ardhshme. Sot janë duke dëshmuar Mihallaq Kokoveshi dhe Angjelo Kokoveshi, që kanë dijeni për masakrën.
23 Maj 2019, 10:46 -
Dy refuzime dhe një padi për të 'pabindurit' e Patozit
Kandidatit të Bindjes Demokratike Salvador Kaçaj, i cili paraqiti dy ditë më parë kërkesën për t'u tërhequr nga gara për Bashkinë e Lezhës vetëm pak pas regjistrimit të tij në KQZ, i është refuzuar kërkesa për tërheqje nga kandidatura
22 Maj 2019, 22:19 -
Basha: Rama propozon kapitullimin e Shqipërisë
Duke iu përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, lideri demokrat Lulzim Basha tha nga Durrësi se ai propozon kapitullimin e vendit. "Për gjashtë vite e gjysëm ne e kemi luftuar klëtë betejë në ditë të mira dhe të vështira, kur na përqeshnin. Ne e kemi luftu
22 Maj 2019, 19:36 -
Masakra e Peshkëpisë/ Artan Hoxha: Drejtësia vonon, por nuk harron
Për afro tre ore deri tani, qytetari Bejleri nga Himara është përballur me oficerët e policisë gjyqësore ne zyrën e prokurorit Eugen Beci në lidhje me masakrën e 10 prillit 1994 ne repartin kufitar te Peshkëpise, ku mbeten te vrarë nga një komando terroriste e ardhur prej territorit grek, dy Dëshmorët e Atdheut, oficeri drejtues Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.
22 Maj 2019, 16:31 -
Terrorizëm në masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri tre orë te Krimet e Rënda: Po më baltosin! (VIDEO)
24 vite pas masakrës së Peshkëpisë prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje për rreth tre orë Fredi Belerin, i cili akuzohet për akte terroriste, pasi ka qenë pjesë e grupit të komandos greke që sulmoi postën shqiptare në vitin 1994. Prokuroria sekuestron dokumentarët e gazetarëve Artan Hoxha dhe Marin Memës që japin dëshmi lidhur me ngjarjen
22 Maj 2019, 14:22 -
I sulmoi hapur, Skënderi i përgjigjet Vasilit: Mjek që u bëre ministër Drejtësie, në KQZ jam jurist me integritet
Anëtari i KQZ,Bledar Skënderi i është përgjigjur akuzave të nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, ku ky i fundit akuzonte KQZ se ishte në shërbim të kryeministrit Rama.
21 Maj 2019, 07:54 -
Tërheqja e Kaçajt nga Bindja Demokratike/ Patozi: Nuk ka këllqe, le të ikë (Zbulon prapaskenat)
Astrit Patozi ka reaguar pas tërheqjes nga gara të Salvador Kaçajt si kandidat për bashkinë e Lezhës. Kaçaj hoqi dorë nga gara të cilën e cilësoi si false, ndërsa lajmëroi se bashkohet me PD-në pas largimit nga BD-ja
20 Maj 2019, 21:43 -
Bojkoti/ Rama porosi strukturave: Zbuloni presionet dhe kërcënimet e opozitës për të penguar votimet
Në kushtet aktuale ku opozita PD-LSI bashkë me aleatët e tjerë kanë bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje kanë kërcënuar se do të pengojnë njerëzit për të votuar, kryeministri Edi Rama përmes strukturave të PS-së ka nxjerrë një urdhër për socialistët.
20 Maj 2019, 19:51 -
Koka: Ja përse e mbështeta Patozin për të regjistruar kandidatët në KQZ
Marrëveshja me deputetin Lefter Koka legjitimoi partinë Bindja Demokratike në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për të sqaruar se përse e ndërmori një vendim të tillë, Lefter Koka ka shpjeguar arsyet përmes një postimi në rrjetet sociale. Nëse deputeti Lefter Koka nuk do ta kishte mbështetur, kjo forcë politike e re opozitare e krijuar pak javë më parë nuk do të mund të regjistrohej me kandidatët e saj për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
20 Maj 2019, 19:20 -
U rrëzua si kandidat për Himarën, Beleri akuzon: KQZ-ja po vonon me qëllim zbardhjen e vendimit
Tre ditë pas refuzimit nga KQZ-ja të kandidaturës së Alfred Belerit për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit, ky i fundit ka reaguar sërish. Ai thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vonon zbardhjen e vendimit në mënyrë të qëllimshme për t'i mohuar ankimin në Kolegjin Zgjedhor.
20 Maj 2019, 18:10 -
Precedenti 'BD'/ Arsyeja përse rrezikon Aleanca Kuqezi që të mos regjistrohet në zgjedhje
Partia Aleanca Kuqezi dorëzoi listën me kandidatët në bashkitë e Durrësit, Lezhës dhe Prrenjasit, por duket se KQZ-ja do t'i rrëzojë duke mos i regjistruar në 30 qershor për të garuar nëse do të ndiqet precedenti me Bindjen Demokratike dhe nëse AK-ja nuk do të ketë një deputet garanti si në rastin e Lefter Kokës.
20 Maj 2019, 15:02 -
Komisionet zgjedhore duhen depolitizuar!
Nuk i dihet se si do të zgjidhet e kush do ta zgjidhë krizën aktuale politike në Shqipëri, por gjasat janë që një ditë – para apo pas 30 qershorit – do të ketë marrëveshje politike mes palëve. Dhe kur të vijë ajo ditë, një nga çështjet e para që duhet të zgjidhet është ajo e komisioneve zgjedhore.
20 Maj 2019, 12:35 -
Serbët fitojnë 4 komunat në Kosovë! Vuçiç: Pas kërcënimeve nga shqiptarët u konfirmua uniteti politik
Subjekti politik Lista Serbe ka fituar në katër komunat në veriun e Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të serbëve. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e quajti procesin një traditë të zgjedhjeve të suksesshme ndërsa kryeministri Haradinaj tha se qytetarët treguan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
20 Maj 2019, 08:13 -
Rezultatet e para të zgjedhjeve në veri të Mitrovicës/ Lista Serbe kryeson bindshëm
Kanë dalë rezultate e para të zgjedhjeve për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), i cili ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor ka publikuar rezultatet e
19 Maj 2019, 21:55 -
Fshehu dënimin dhe rrezikon mandatin, ish-aleati i Bashës: Jam shpallur i pafajshëm /FORMULARI
Kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri rrezikon mandatin e deputetit, vetëm pak ditë pasi u betua në Kuvend.Mësohet se Jenishehri ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në vitin 2001. Ai ishte dënuar me 8 muaj burg me akuzën për tjetërsim pronash.
19 Maj 2019, 16:47 -
Themelko kandidat për bashkinë Pustec, Bollano provon për këshillin bashkiak në Himarë
Vasilaq Harilla Bollano ka hedhur kandidaturën e tij si i pavarur për këshillin bashkiak të Himarës ndërsa Edmond Themelko kandidon nën siglën e partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian për bashkinë Pustec.
19 Maj 2019, 15:19 -
Mbyllet votimi në katër komunat veriore të Kosovës, KQZ: Procesi votimit i rregullt
Në katër komuna në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar. Në garë janë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
19 Maj 2019, 09:27 -
U rrëzua nga KQZ-ja si kandidat për Himarën, Beleri akuzon Ramën: Vendimi politik! Do ta ankimoj
Alfred Beleri ka reaguar për herë të parë, pasi KQZ-ja refuzoi duke mos e regjistruar si kandidat për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit të këtij viti, pasi nuk kishte mbushur periudhën e rehabilitimit nga një dënim disa vite më parë.
18 Maj 2019, 17:29