-
'Ukraina gate', Presidenti amerikan ‘kurioz’ për emrin e ‘spiunit’ të bisedës me Zelensky-n mbi hetimin e rivalit Biden dhe djalit të tij (VIDEO)
"Unë dua të di se kush është personi që i ka dhënë këto informacione, sepse kjo është e ngjashme me lojrat me spiunë - ai tha - A e dini se si kemi vepruar dikur me spiunët dhe tradhtarët? Ne i trajtonim ata në një mënyrë pak më ndryshe se sa ne tani".
27 Shtator 2019, 09:31 -
SHBA, polemika mbi procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump
Gjashtë komisione të Dhomës së Përfaqësuesve janë duke punuar në këtë hetim dhe ato mund të dërgojnë argumentet e tyre më të forta te Kryetari i komisionit të drejtësisë, Jerry Nadler, i cili më pas mund të rekomandojë një votim të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve për artikujt e shkarkimit të Presidentit.
27 Shtator 2019, 07:33 -
SHBA, zyrtari i inteligjencës që zbuloi telefonatën e Trump: Shtëpia e Bardhë ka tentuar të ndërhyjë në informacionin e klasifikuar
"Në ditët pas" thirrjes telefonike të 25 korrikut midis Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky, disa zyrtarë të "Shtëpisë së Bardhë" ndërhynë "për të bllokuar dhe siguruar" informacione në lidhje me telefonatën, veçanërisht transkriptimin fjalë për fjalë.
26 Shtator 2019, 16:10 -
'Populistët e mallkuar' - Demokracia në shumë vende të botës është në rrezik. Koment nga Martin Muno
Njëri i dërguar i Zotit, tjetri i egër dhe tjetri, që anashkalon popullin dhe Mbretëreshën. Dita e martë tregoi se demokracia është në rrezik në shumë vende të botës. Prej populistëve, mendon Martin Muno.
26 Shtator 2019, 10:59 -
SHBA, dosja 'Ucraina Gate' gati të shpërthejë! Trump: Nuk ka patur asnjë presion ndaj Zelensky (VIDEO)
Përmbledhja e telefonatës së zbardhur vjen një ditë pasi Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi fillimin zyrtar të hetimeve nëse Presidenti Trump pati kërkuar ndihmën e një qeverie të huaj për të njollosur një kundërshtar politik dhe për ta ndihmuar në rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm.
26 Shtator 2019, 08:58 -
'Më duket e tmerrshme, a mund ta hetoni djalin e Biden? Zbardhet telefonata e Trump me presidentin ukrainas
Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë një telefonate në korrik të hetonte nëse ish-nënpresidenti JoeBiden mbylli një hetim për një kompani që kishte punësuar të birin, siç tregon një përmbledhje e telefonatës që u bë publike të mërkurën nga administrata e Presidentit Trump.
25 Shtator 2019, 17:33 -
Udhëheqësit botërorë thirrje mbështetëse për takim Trump-Rouhani
Udhëheqës botërorë, përfshirë Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel i kanë kërkuar zotit Trump dhe zotit Rouhani të takohen, me shpresën për të zgjidhur tensionet në marrëdhëniet mes dy vendeve.
25 Shtator 2019, 15:14 -
OKB, Emmanuel Macron ndërmjetëson mes Irani dhe SHBA për marrëveshjen bërthamore
Vetëm disa orë pas deklaratës së përbashkët me të cilën Franca, Britania dhe Gjermania kanë anësuar me Shtetet e Bashkuara, duke fajësuar Iranin për sulme ndaj rafinerive Saudite, Presidenti Francez Emmanuel Macron u takua me liderin iranian Hassan Rouhani, në New York, në OKB.
25 Shtator 2019, 11:13 -
Demokratët do të kërkojnë nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Trump
Demokratët në Kongresin e SHBA pritet të fillojnë zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit Trump, lidhur me një telefonatë që ai ka patur me presidentin ukrainas dhe ku aludohet se zoti Trump i ka kërkuar bashkëbiseduesit të hetojë rreth rivalit të tij politik Joe Biden.
24 Shtator 2019, 22:31 -
SHBA vë theksin tek zgjidhja diplomatike të tensioneve me Iranin
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të gjetur një zgjidhje diplomatike të tensioneve me Iranin i cili akuzohet për sulmin më 14 shtator ndaj rafinerive të naftës saudite. Por zoti Pompeo paralajmëroi se nëse diplomacia dështon, Presidenti Donald Trump "do të marrë vendimet e nevojshme për të arritur objektivat".
24 Shtator 2019, 15:30 -
Analizë/ Rendi perëndimor do të ketë sërish të ardhme kundër populistëve dhe nacionalistëve
Po të reformohet, rendi perëndimor do të ketë sërish të ardhme kundër populistëve dhe nacionalistëve. Udhërrëfyese duhet të jetë ideja e një "Liberalizmi solid“, mendon Thomas Kleine-Brockhoff.
24 Shtator 2019, 15:10 -
SHBA, regjistrohet viktima e 9-të nga përdorimi i cigareve elektronike, Michigan dhe New York-u ndalojnë shitblerjen
E gjitha kjo ndodh në një kohë kur në SHBA duket se ka shpërthyer një sëmundje misterioze e mushkërive. Autoritete përkatëse paralajmëruan një shtim të viktimave të cigareve elektronike, ku deri më tani raportohet se janë prekur 530 njerëz
24 Shtator 2019, 13:20 -
Polemiku Donald Trump në OKB: Greta e vogël dukej e lumtur. E padrejtë që nuk jam vlerësuar me Nobel për paqen
"Duket si një vajzë e vogël shumë e lumtur që e pret një e ardhme e ndritshme dhe emrekullueshme! Sa e bukur!", Shkruajti Presidenti Amerikan në Twitter duke shoqëruar komentin sarkastik me videon e fjalimit të aktivistit të ri suedez.
24 Shtator 2019, 12:57 -
OKB/Merkel: E kemi dёgjuar alarmin e zgjimit nga tё rinjtё, Trump duartroket dhe ikёn. Nё samitin e klimёs pёrplasen botё tё ndryshme
Merkel si burrёshtetase. Thunberg del jashtё kontrollit e revoltuar dhe me lotё nё sy. Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё: me tone pajtimi. Trump duartroket dhe ikёn. Nё samitin e klimёs pёrplasen botё tё ndryshme.
24 Shtator 2019, 12:29 -
Merkel, Johnson, Macron: Irani përgjegjës për sulmin kundër rafinerive
Pas SHBA edhe Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe fajësojnë Iranin për sulmet kundër rafinerive të naftës në Arabinë Saudite. Këtë e deklaruan tre politikanët pas takimit në kuadër Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
24 Shtator 2019, 12:01 -
Trump - OKB, një relacion i vështirë për shkak të multilateralizmit dhe vetëmburrjes së Presidentit
Gjatë fjalimit të vitit të kaluar në Asamblenë e Përgjithshme, Trump u bë shkak për të qeshura, kur u mburr se administrata e tij "ka arritur më shumë se pothuajse çdo administratë në historinë e vendit".
24 Shtator 2019, 10:38 -
OKB, Greta Thunberg kundër të gjithëve: Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen (VIDEO)
"Ne jemi të zhgënjyer, por të rinjtë kanë filluar ta kuptojnë tradhtinë tuaj, sytë e të gjithë brezave janë mbi ju, dhe nëse vendosni të dështoni, nuk do t'ju falim kurrë". "Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo".
24 Shtator 2019, 10:28 -
Trump urdhëron rritje të ndjeshme të sanksioneve ndaj Iranit
Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka urdhëruar sekretarin e Thesarit Stiven Mnuchin që të "rrisë ndjeshëm sanksionet" e vendosura ndaj Iranit, në mesin e tensioneve të përshkallëzuara mes Uashingtonit dhe Teheranit.
18 Shtator 2019, 16:14 -
Edhe New York ndalon cigaret elektronike me aromë, raste të dyshuara vdekje nga përdorimi i tyre
Nju Jorku bëhet shteti i dytë amerikan, pas Michigan, që ndalon shitjen e cigareve elektronike me aromë. Reagimi vjen pas të paktën 450 rasteve të dyshuara të sëmundjes së mushkërive dhe 7 vdekjeve të dyshimta që janë raportuar në SHBA në javët e fundit, të shkaktuara nga tymosja e cigareve elektronike.
18 Shtator 2019, 10:03 -
Kabul, talebanët të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje me SHBA
Talebanët dhe SHBA ishin në procesin e nënshkrimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump anuloi papritur bisedimet e paqes javën e kaluar duke përmendur vrasjen e një ushtari amerikan dhe 13 të tjerëve në një bombardim taleban të ndodhur në fillim të këtij muaji.
17 Shtator 2019, 11:52 -
Polemika mbi takimin e mundshëm të Presidentit Trump me udhëheqjen iraniane
Presidenti Donald Trump i quajti "të pasakta" njoftimet se është i gatshëm të takohet "pa kushte" me udhëheqësit iranianë për të zbutur tensionet, edhe pse vetë ai dhe ndihmësit e tij e kanë bërë një premtim të tillë në disa raste.
17 Shtator 2019, 11:39 -
Edward Snowden shprehet i gatshëm për të jetuar në Francë, nëse Macron do t'i ofronte azil politik
Ish-analisti i shërbimeve sekrete amerikane që denoncoi skandalin e përgjimeve, Edward Snowden ka deklaruar se do t’i pëlqente të merrte azil politik në Francë. Në një intervistë radiofonike, ai tha se ofrimi i azilit nuk do të ishte një akt armiqësor ndaj Amerikës, ku ai akuzohet për spiunazh.
17 Shtator 2019, 10:19 -
Izrael, ‘djali i artë i politikës’, Benjamin Netanyahu, drejt një mandati të ri
Por mbi Benjamin Netanyahun ekzistojnë edhe zona me hije. Në 17 shtator, dita e zgjedhjeve, mbi të mund të peshojnë akuzat e korrupsionit, një vendim që për këtë çështje pritet deri në fund të vitit 2019. Akuzat kundër Netanyahut e kanë fshehur karizmin e tij të padiskutueshëm. Votimi në 12 Prill nuk lejoi formimin e një koalicioni qeveritar dhe çoi në një votim të dytë.
16 Shtator 2019, 12:54 -
Presidenti amerikan Donald Trump i hapur për takim të ri me liderin koreanoverior Kim Jong Un
Presidenti Trump tha dje se një takim i katërt me Kim Jong Un mund të mbahet në fund të këtij viti. “Ata duan të takohen. Mendoj se është diçka që do të ndodh”, ka thënë Presidenti Trump. Korea e Veriut ka ofruar takime në nivel ekipesh punuese nga fundi i muajit, duke rritur shpresat e hapjes së një kapitulli më kuptimplotë negociatash.
16 Shtator 2019, 11:12 -
Deklarata lufte mes SHBA dhe Iranit, Trump: Gati të reagojnë me forcën e armëve, nëse është e nevojshme (VIDEO)
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA janë "gati të reagojnë me forcën e armëve, nëse është e nevojshme” ndërsa pret konfirmimin se Irani qëndron pas sulmeve me dronë në uzinën e naftës dhe fushat naftëmbajtëse në Arabinë Saudite
16 Shtator 2019, 09:13 -
Pajisje për të përgjuar celularin e Donald Trump? Netanyahu: Fake News, nuk spiunojmë Shtetet e Bashkuara (VIDEO)
Ndërsa po nisej për në Soçi, për të takuar presidentin rus Putin, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mohoi kategorikisht se ka spiunuar celularin e Donald Trump. "Ne kemi një linjë direktive, nuk spiunojmë Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka asnjë përjashtim. E gjitha kjo është një Fake News”
13 Shtator 2019, 11:15 -
SHBA, Donald Trump i shpall luftë cigareve elektronike
“Është diçka potencialisht e rrezikshme. Ka pasur vdekje dhe shumë probleme të tjera. Njerëzit mendojnë se cigaret elektronike nuk dëmtojnë, por nuk është e vërtetë dhe madje ato krijojnë probleme dhe te të miturit" – tha Trump para gazetarëve.
12 Shtator 2019, 14:09 -
Kufiri SHBA-Meksikë. Fitorja e Trump, gjykata aprovon ligjin 'anti-azil'
Gjykata Supreme e SHBA ka aprovuar hyrjen në fuqi të legjislacionit "anti-azil", të kërkuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila ndalon shumicën e emigrantëve të Amerikës Qendrore të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara, nëse ata nuk e kanë bërë tashmë atë njërin prej vendet ku kanë ndaluar gjatë udhëtimit të tyre.
12 Shtator 2019, 12:31 -
Rasti Bolton. Ai që nuk mbështet qëndrimet e Presidentit Trump duhet të largohet
Johln Bolton është i njohur si një mbështetës i denjë i teorisë së luftës. Me shkarkimin e tij nga posti i këshilltarit për siguri, Trumpi ka larguar nga Shtëpia e Bardhë një prej kritikëve të fundit të mbetur.
12 Shtator 2019, 12:17 -
A është mposhtur ISIS? 'Ishulli i infektuar' përgjigjet 'Jo'
Para 5 viteve, Shtetet e Bashkuara njoftuan krijimin e Koalicionit Global për luftimin e organizatës terroriste ISIS. Ish të dërguarit e posaçëm presidencialë në këtë organizatë, Jonhn Allen dhe Brett McGurk, ndanë përvojën e tyre në një tubim të organizuar nga instituti Brookings. Sipas tyre, lufta kundër ISIS-it nuk ka përfunduar.
12 Shtator 2019, 12:08