-
Lobimi rus i PD/ Akuzohet se fshehu financimin prej 650 mijë dollarësh në zgjedhjet e 2017, zgjaten hetimet për Lulzim Bashën
Prokuroria e Tiranës ka vendosur zgjatjen e hetimeve për liderin e opozitës Lulzim Basha, ish-deputetin Arben Ristani dhe financierin e PD Ilir Dervishi.
15 Tetor 2019, 11:52 -
EKSKLUZIVE/ Oligarku i naftës dhunon e merr peng pronarin e një karburanti
Zbardhet dosja- Bosi i naftës dhe i kompanisë “Eida” Frident Kuqi përfshihet në një ngjarje kriminale. Policia dhe prokuroria nuk veprojnë për ta arrestuar. Rrëfimi i pengut: I thashë Fridenit, mos më dhuno, se do hidhem nga dritarja.
13 Tetor 2019, 07:56 -
Skandali i CEZ drejt Kushtetueses/ Dy ish-drejtuesit kërkojnë pushimin e akuzës, avokati: Marrëveshja e 2014 u jep imunitet
Dosja e shumëpërfolur e CEZ pritet të shkojë drejt Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi mbrojtja e dy ish-drejtuesve të CEZ, Josef Hysek e Jan Ivan kërkon pushimin e akuzave në Gjykatën e Tiranës. Sipas tyre, nga marrëveshja e nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe CEZ në vitin 2014, dy të akuzuarit përfitojnë imunitet penal.
18 Shtator 2019, 17:11 -
'5 mijë euro ose të nxora videon intime'| Në kërkim të shqiptarit që shantazhoi greken
Policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në gjurmim të një shqiptari që ka kërcënuar një vajzë greke nëpërmjet programit Instagram, duke i vendosur një gjobë financiare prej 5 mijë euro, shumë kjo që nëse nuk do të paguej shqiptari do i publikonte fotografi dhe video intime vajzës greke.
2 Shtator 2019, 20:26 -
Kush është biznesmeni VIP i arrestuar në Bllok/ Akuza: E ktheu lokalin në 'strofull' të kokainës me kamerierët 'sekserë' - Video
Me vendim të Gjykatës, policia dhe prokuroria e Tiranës kryejnë kontroll të befasishëm në lokainë e natës 'de Charme' në ish-bllok. Arrestohen pronari Orial Peçia, administratori Arbër Alkurtaj, kamerieri që fshihte kokainë pas banakut, dhe një klient me thikë dhe fishekë.
1 Shtator 2019, 17:40 -
I publikoi nëntë video intime të dashurës, 43-vjeçari merret i pandehur
Një 43-vjeçar nga Tirana i cili kishte rënë në dashuri me një vajzë 25 vjeçare është marë i pandehur për akuzën e “Përndjekjes”, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij, duke arritur ti publikojë në “FB” 9 video intime.
29 Gusht 2019, 21:07 -
Vrasja e Indrit Çelajt për një tub kondicioneri/ Prokuroria kërkon arrest me burg për babanë e autorëve dhe 3 të tjerë
Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Gjykatën e Penale të Tiranës kërkesën për caktimin e masës e sigurisë për katër të arrestuarit lidhur me vrasjen e Indrit Çelajt në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për katër të arrestuarit, mes të cilëve edhe për pronarin e vilës që po rikonstruktohej, Bujar Kusi, 54 vjeç. Masa e sigurisë për ta do të caktohet ditën e nesërme.
24 Gusht 2019, 17:40 -
Basha refuzon prokurorinë, PD: Kamikazja e Ramës urdhëron prokurorët ta shoqërojnë me forcë
Sipas Bardhit, urdhri ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, dhe kjo sipas tij bëhet për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet e reja të tabloidit gjerman Bild, për dosjen e shit-blerjes së votave.
17 Qershor 2019, 13:38 -
Balliu denoncim për dhunë në Bregun e Lumit: Armiku i policisë janë qytetarët
Teksa ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një denoncim për shefin e Komisariatit nr.4 për dhunë gjatë përplasjeve në bregun e Lumit, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka deklaruar se Edi Rama po i kthen policët në armiq të shqiptarëve teksa fabrikon prova për të pafajshëm.
31 Maj 2019, 10:07 -
Kapën për fyti policin pas protestës së dhunshme, në hetim Flamur Noka dhe 5 ish-deputetë të PD-së (VIDEO)
Prokuroria e Tiranës, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të "kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim". Hetimet nisën pas publikimit në media të videos ku ish-deputetët e PD-së kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë në Drejtorinë e Tiranës, mbrëmjen e 16 shkurtit 2019, për të kërkuar lirimin e disa militantëve të arrestuar pas protestës së dhunshme tek Kryeministria. Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 7 vite burg.
28 Maj 2019, 13:32 -
Task-Forcë për të mbikëqyrur Policinë gjatë procesit zgjedhor dhe protestave
Bashkëpunimi mes Prokurorisë së Tiranës dhe SHÇBA-së, do të mbikëqyrë dhe monitorojë punonjëësit e policisë gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, masave të marra gjatë tubimeve dhe aktiviteteve të ndryshme. Detyrë e këtij memorandumi do të jetë edhe hetimi për korrupsion, shpërdorim detyrë, etj.
23 Maj 2019, 13:27 -
Marku 'dush të ftohtë' prokurorëve: Keni zvarritur dosjet, lëreni politikën, hetoni pastrimin e parave
Kryeprokurorja Arta Marku u ka bërë kritika të forta vartësve të saj në Prokurorinë e Tiranës. Sipas Markut, shumë dosje në këtë prokurori flenë prej vitesh ndërsa ka akuzuar për mungesë cilësie hetimore. Pastrimi i parave ishte një tjetër problem i ngritur nga kryeprokurorja, ndërsa kritikoj përgjigjen ndaj akuzave të politikës.
27 Mars 2019, 10:43 -
Dyshohet se falsifikoi çertifikatën e gjuhës angleze, Prokuroria fletëthirrje për anëtarin e KPK-së Lulzim Hamitaj
Anëtari i Komisionit të Pavaruar të Kulifikimit , Lulzim Hamitaj është vënë në hetim për tu verifikuar nga Prokuroria e Tiranës, pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se ai ka falsifikuar dokumentet e paraqitura për çertifikatën e anglishtes.
29 Janar 2019, 13:12 -
Çudit prokurori i Tiranës: ‘Fala’ trafikantin 47-vjeçar se ishte i ri
Vettingu nxjerr ‘të palarat’ e drejtësisë, ja si i shpëtojnë prokurorët trafikantët e qenieve njerëzore. KPK shkarkoi prokurorin Shpëtim Kurti, kolegu i tij kërkoi minimumin e dënimit ndaj një trafikanti pasi bazohej edhe në moshën e re e të akuzuarve, në një kohë kur katër prej të akuzuarve ishin midis 38-47 vjeç, dhe vetëm njëri prej tyre ishte 27 vjeç.
6 Janar 2019, 07:44 -
Tenderi te 'Unaza e Re'', Prokuroria: Hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve
Dyshimet për kompaninë shqiptare u dhanë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” për falsifkim të dokumenteve në SHBA me qëllim për t'u bërë pjesë e garës për tenderin e zgjerimit të Unazës së Madhe.
7 Dhjetor 2018, 17:12 -
Hetimi për pastrim parash ndaj Emiljano Shullazit, mbërrin në prokurori biznesmeni Ylvi Beqja
Dëshmitari i drejtësisë ka mbërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranes dhe do të pyetet në lidhje me çështjen "Shullazi", ndërsa pritet të dëshmojë për aktivitetin kriminal që Emiljano Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij
6 Dhjetor 2018, 12:25 -
Përplasja te Parlamenti, Avokati i Popullit: Po hetojmë, dhuna nuk është mjet për zgjidhje
Sa i takon përplasjes së dhunshme mes banorëve dhe policisë sot para Kuvendit, Avokati i Popullit thekson se dhuna nuk është mjet për zgjidhje. Zgjidhja, sipas institucionit të Avokatit të Popullit, duhet të vijë përmes rrugës ligjore.
22 Nëntor 2018, 21:36 -
Protesta e dhunshme para Kuvendit, reagon Prokuroria: Po identifikojmë organizatorët, sonte priten arrestime
Në deklaratën e prokurorisë theksohet se po hetohen organizatorët e protestës për plagosje të rëndë me dashje, grumbullim dhe tubim të paligjshëm, kundërshtim të forcave të rendit e prishje të qetësisë publike.
22 Nëntor 2018, 19:14 -
Nuk dorëzohet prokuroria, kërkon arrest me burg për Ervis Martinaj
Gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni ka caktuar datën 4 dhjetor 2018, si afatin e fundit që Ervis Martinaj, duhet të qëndrojë në qelitë e paraburgimit 302. Por prokuroria e Tiranës nuk është dorëzuar, ajo apeloi vendimin, duke kërkuar masën e “arrestit në burg” për Martinaj.
9 Nëntor 2018, 07:57 -
Rrokadë ndryshimesh në prokuroritë e Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës/ Ja lëvizjet e firmosura nga Arta Marku (Emrat)
Kryeprokurorja Arta Marku ndryshon prokurorët në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër. Tre drejtuesit e disa seksioneve në prokurorinë e Tiranës kanë kaluar si drejtuesë të thjeshtë pranë kësaj prokurorie.
7 Nëntor 2018, 18:37 -
'Xhisiela', thirret për t'u pyetur në prokurorinë e Tiranës kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi
Bushi është një nga 3 zyrtarët socialistë që u akuzua nga ish-oficeri Emiljano Nuhu. Nuhu tha se Bushi ndodhej në Komisariat në momentin kur është bërë kërcënimi i pretenduar nga oficeri sot në arrati.
18 Tetor 2018, 10:37 -
A është e vërtetë historia e Xhisielës dhe akuzat e policit? Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas denoncimit të policit Emiljano Nuhu se është kërcënuar nga disa politikanë për të mbyllur dosjen ku djali i deputetit Rrahman Rraja akuzohet për përdhunim. Prokuroria do hetojë edhe për dëshminë e Xhisielës
27 Shtator 2018, 12:33 -
2 mijë € për ndryshimin e akuzës ndaj të pandehurit, arrestohet avokatja, pezullohet prokurori i Tiranës
Prokurori i Tiranës, Përparim Hasa, është pezulluar nga detyra, ndërsa është arrestuar avokatja Donada Lepenica. Prokurori dyshohet se ka marrë 2 mijë euro përmes avokates për ndryshimin e akuzës për një të pandehur.
20 Shtator 2018, 11:07 -
Kontrata të dyshimta me pronat, biznesmenit i sekuestrohen 1.2 mln euro, dyshohet se do të përdoreshin në aktivitet kriminal
Sekuestrohen 1.2 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, që dyshohet se do të përdoreshin në aktivitet kriminal. Shuma i është bllokuar shtetasit me inicialet A.H.
19 Shtator 2018, 15:20