-
SHBA, Shefi i Shtabit Milley: Kemi kapur dy besnikë të al Bagdadi-t, nuk ka plan për publikimin e imazheve të operacionit, Trump publikon foton e qenit hero
Gjenerali Milley tha se shpresonte që prej tyre të mund të merrnin informacion të vlefshëm dhe njoftoi gjithashtu se eshtrat e Bagdadi ishin asgjësuar dhe ndryshe nga ajo cfarë kishte daklaruar presidenti Trump, nuk kishte ndonjë plan për të ndarë me publikun imazhe filmik të operacionit dhe vetëvrasjes së tij.
29 Tetor 2019, 09:15 -
Detaje të reja nga operacioni për vrasjen e al-Baghdadi, Abdullah Qardash besohet se do jetë lideri i ri i ISIS
Një zyrtar i lartë i inteligjencës irakiane tha se informacionin për vendndodhjen e Al Baghdadit, në shkretëtirën veri perëndimore të Sirisë, e kishin mësuar nga njëra prej grave të liderit të shtetit islamik, e cila ishte arrestuar dy muaj më parë nga amerikanët që e kishin dorëzuar më pas te autoritetet irakiane si dhe nga nipi dhe korrieri i Al Baghdadit, të arrestuar nga irakenët.
28 Tetor 2019, 09:54 -
Donald Trump: Kurdët duan zgjidhje përfundimtare në Siri dhe janë të kënaqur me marrëveshjen
Presidenti amerikan Donald Trump tha se kurdët duan 'zgjidhje përfundimtare' në Siri dhe duke iu referuar marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Zëvendës Presidenti Mike Pence, tha se
19 Tetor 2019, 12:28 -
Lufta në Siri/ Ekspertët e OKB në terren, ka raportime për përdorim të armëve kimike. Erdogan: Do rifilloj sulmet nëse kurdët nuk tërhiqen
Duke folur në Stamboll, Presidenti Erdogan kërcënoi se do të rifillojë ofensivën para afatit 5 ditorë, nëse kurdët e Njësive të Mbrojtjes Popullore, nuk do të braktisin zonën e sigurisë prej 30 kilometrash nga kufiri i Turqisë Koalicioni kurdo-sirian e ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga amerikanët dhe dakorduar nga turqit, por ende nuk ka hequr infrastrukturën ushtarake.
19 Tetor 2019, 09:07 -
Trump kërkon dorëheqjen e ligjvënësit demokrat Adam Schiff : Ka mashtruar publikun dhe Kongresin
Donald Trump pretendon se Adam Schiff, kryetari demokrat i komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, i kishte keqintepretuar fjalët e tij gjatë një seance të Kongresit të enjten.
28 Shtator 2019, 14:03 -
OKB, lufta kundër ndryshimit të klimës midis qëllimeve të mira dhe pak angazhimit
Sipas ekspertëve të OKB, duhet të paktën trefishimi i përpjekjeve për të zvogëluar emetimet dhe për të përmbushur objektivat e Marrëveshjes së Parisit të nënshkruar në vitin 2015, e pa nënshkruar nga Donald Trump.
25 Shtator 2019, 11:52 -
Edward Snowden: Facebook, Google dhe shërbimet sekrete na përgjojnë të gjithëve përmes celularit
Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, paralajmëron për rritjen e autoritarizmit në botë.
14 Shtator 2019, 13:03 -
Uragani Dorian, Trump kundër të shpërngulurve: Nga Bahamas mund të mbërrijnë anëtarë të bandave të rrezikshme
Një ditë pas shpërthimit të polemikave për qindra të zhvendosur nga Bahamas, të cilët u bllokuan në Freeport sepse nuk kishin viza për në Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan deklaroi "Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk dua t'i lejoj të gjithë të vijnë në Shtetet e Bashkuara, ka njerëz shumë të këqij"
10 Shtator 2019, 12:38 -
Afganistan/Kërcënimi i Talibanëve: Shtetet e Bashkuara do ta paguajnë shtrenjtë (VIDEO)
Pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, se anulon fazën finale të negociatave për një marrëveshje të paqes me talebanët, nuk ka vonuar dhe reagimi i këtyre të fundit: Shtetet e Bashkuara do paguajnë një çmim të rëndë. Shumë terroristë do hidhen në aksion.
9 Shtator 2019, 08:36 -
Make-up apo sinqeritet në marrëdhëniet BE-SHBA? 'Rrudhat e thella' në sjelljet transatlantike
SHBA përpiqen të fitojnë simpati te Ursula von der Leyen e kolegët e saj të ardhshëm. Por sa mund të ndihmojë kjo ndërhyrje te fytyrat e reja të Brukselit për të zvogëluar rrudhat e thella në marrëdhëniet transatlantike?
5 Shtator 2019, 15:06 -
SHBA, Pentagoni akordon 3.6 miliardë dollarë për murin me Meksikën
Kongresi do të kundërshtojë me forcë. Sipas drejtuesit të demokratëve në Senat, Chuck Schumer: Presidenti Trump është i gatshëm të kanibalizojë fondet ushtarake të dhëna tashmë për të forcuar egon e tij dhe një mur që ai premtoi se do të paguhej nga Meksika.
4 Shtator 2019, 10:49 -
Hassan Rouhani: Jo bisedime dypalëshe me Shtetet e Bashkuara por vetëm në formatin 5 + 1
Rouhani tha që bisedimet me Washingtonin mund të zhvillohen në formatin "5 + 1", pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Kina, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia) plus Gjermania, ose gjashtë vendet që kishin negociuar këtë marrëveshje.
3 Shtator 2019, 11:32 -
SHBA, uragani Dorian shndërrohet në stuhinë më të fortë të të gjithë kohërave (VIDEO-FOTO)
Ndërsa prej orësh po godet dhe shkatërron Bahamas me erëra që arrijnë shpejtësinë 225 km/orë, më shumë se 1.5 milion banorë janë evakuuar. Erërat e tërbuara të uraganit kanë shkatërruar shumë shtëpi, kanë përmbysur mjaftë makina dhe kanë rrëzuar kilometra linja të energjisë elektrike.
2 Shtator 2019, 10:08 -
SHBA, zemërimi i uraganit ‘Dorian’ pritet të godasë në Florida (VIDEO)
Stuhia, tashmë e kategorisë 4, ë është "jashtëzakonisht e rrezikshme" dhe "Mund të jetë shkatërruese," - ka paralajmëruar presidenti Donald Trump. Shteti i Floridas është vënë i gjithin në alarm pasi trajektorja e uraganit nuk mund të parashikohet me saktësi.
31 Gusht 2019, 08:43 -
SHBA, Trump largon nga Shtëpia e Bardhë asistenten personale, shkeli privatësinë me median (FOTO)
29-vjeçarja Madeleine Westerhout akuzohet se gjatë një darke me gazetarët në një hotel afër vendpushimit të saj të golfit në Bedminster, New Jersey, ka ndarë informacione për familjen e presidentit
30 Gusht 2019, 12:23 -
Tensionet SHBA-Iran dhe tentativat për bisedime
Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif tha se 'nëse Shtetet e Bashkuara duan të përfshihen në negociata, ato duhet të respektojnë marrëveshjen e 2015 që kufizoi aktivitetin bërthamor të Iranit në shkëmbim për zbutjen e sanksioneve'.
30 Gusht 2019, 10:59 -
Washington, Administrata Trump paditet nga gazetarët në gjykatë. Akuza: Përpjekje për të shuar zërat kritikë
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, pezulloi për 30 ditë kredencialet e korrespondentit të revistës Playboy, njëkohësisht edhe analist i kanalit CNN, Brian Karem. Masa u mor pasi në përfundim të një takimi për mediat sociale, Karem u përfshi në një debat me tone të larta me ish-këshilltarin e Presidentit Trump, Sebastian Gorka, i cili drejton një emision radiofonik.
30 Gusht 2019, 07:56 -
Zgjidhet kriza politike në Itali/ Giuseppe Conte do të drejtojë qeverinë e re, Salvini në opozitë (VIDEO)
Pas përfundimit të raundit të fundit të konsultimeve mes partive politike për zgjidhjen e krizës politike në Itali, Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet kanë vendosur ti japin vendit një qeveri të re dhe kanë rënë dakord te një emërues i përbashkët, Giuseppe Conte do të drejtojë kabinetin e ri qeveritar. Në orën 9.30 Presidenti i Republikës Sergio Mattarella ka thirrur në presidencë avokatin Conte dhe i ka ngarkuar detyrën e krijimit të qeverisë. Me këtë marrëveshje nacionalisti Matteo Salvini dhe partia e tij Lega Nord kalojnë në opozitë.
29 Gusht 2019, 11:40 -
Trump sulmon mediat për mbulimin e G7-ës
Një pjesë e mirë e mbulimit mediatik të presidentit amerikan në samitin e Francës, i cili përfundoi të hënën, nuk e paraqiti Presidentin Trump në dritë pozitive, duke e vënë theksin tek keqkuptimet, tek ato që disa i quajtën gafa apo te mungesa e bashkëpunimit me udhëheqësit e tjerë botërorë për çështje të tilla kritike si mjedisi.
28 Gusht 2019, 11:27 -
Trump: Marrëveshje fantastike sapo Britania të ketë hequr 'spirancën' nga Bashkimi Evropian
"Ne do të bëjmë një marrëveshje të shkëlqyer tregtare, më e madhe se sa kemi pasur ndonjëherë me Mbretërinë e Bashkuar dhe tani, pas një farë kohe, ata nuk do të kenë pengesa, nuk do të kenë spirancën rreth kyçit të këmbës së tyre...” tha Presidenti Trump
27 Gusht 2019, 13:48 -
Francë, Biarritz mbyll 'portat', Trump hap dosjes përvëluese të Iranit (VIDEO)
Dakordësia më e rëndësishmes mes Macron dhe Trump ka qënë ajo mbi dosjen përvëluese të Iranit. Duke lënë pas divergjencat e fundit, dy presidentët kanë rënë dakord te një pike, “nuk duam një Iran me armë bërthamore por do të punojmë sëbashku për të patur një marrëveshje më të mirë se ajo e vitit 2015”.
27 Gusht 2019, 09:13 -
Propozimi i Trump për të luftuar uraganet: Do t'i shkatërrojmë me armë bërthamore
Faqja e informacionit ‘Axios’ raporton sugjerimin e presidentit amerikan: Ne do lëshojmë bomba atomike brenda ‘syve’ të uraganëve dhe do t’i shkatërrojmë ato para se të prekin token. Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës: Eshtë e panevojshme të thuhet, kjo nuk është një ide e mire.
26 Gusht 2019, 13:53 -
Trump: Nuk jemi të interesuar për ndryshimin e regjimit iranian
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se vizita e ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif në Biarritz, ku po mbahet takimi i lartë i G-7, nuk ishte befasi.Presidenti Trump u tha gazetarëve, derisa po fillonte një takim me presidentin egjiptian, Abdel Fattah El-Sissi, se e respekton faktin që ministri Zarif qëndroi në Biarritz për t&
26 Gusht 2019, 13:35 -
Ministri i Jashtëm iranian surprizon shtatë të mëdhenjtë e globit. Macron ndërmjetëson për uljen e konfliktit SHBA-Iran
Pëfaqësuesi i republikës islamike, ka shtyrë për më vonë impenjimin e tij në Azi, për të qënë në samit dhe për të kërkuar të rihap një kanal dialogu, edhe pse nuk ka patur një takim me Presidentin Trump, i cili i ka ngrirë marrëdhëniet me Iranin.
26 Gusht 2019, 13:01 -
Presidenti Donald Trump sulmon Kinën në Twitter: Tarifa të reja me vlerë 75 miliardë dollarë
Presidenti Donald Trump sulmoi Kinën në Twitter, duke thënë se ai do t’i përgjigjej shumë shpejt tarifave të vendosura nga Kina ndaj mallrave amerikane me vlerë prej 75 miliardë dollarësh.
24 Gusht 2019, 11:28 -
G7/Çfarë do të bëjë Boris Johnson nesër në Biarritz
Arena e samitit të G7-ës që do të zhvillohet nesër në Biarritz të Francës, do të presë në arenë veç liderët kryesorë të botës por dhe një kryeministër të ri, Boris Johnson, personazhin me një vitalitet instinktiv dhe anti skematik, i cili duhet të dëshmojë para zgjedhësve të tij dhe të tjerëve, se i’a vlen si lider.
23 Gusht 2019, 14:59