-
Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i kokainës në Itali, lidhje me Sacra Corona Unita (Emrat)
11 persona, mes tyre 6 shqiptarë. Ky ka qenë rezultati i një operacioni antidrogë të policisë italiane në Gallipoli në Lecce. Mediat italiane shkruajnë se njëri prej tyre ka qenë anëtarë i mafies italiane Sacra Corona Unita.
17 Shtator 2018, 07:47 -
Francë, kapen kanabis dhe heroinë me vlerë 1 mln €, në banesë dhe një flamur shqiptar (FOTO)
104 kg drogë e llojit kanabis dhe 1 kg heroinë me vlerë në treg 1 milion euro, janë gjetur dhe sekuestruar në një apartament në Lyon, i cili dyshohet se shërben si bazë logjistike për trafikantët shqiptarë. Në banesë gjendet edhe një flamur kuqezi.
14 Shtator 2018, 22:43 -
I dënuar në Itali dhe Zvicër për trafik droge, policia i gjen 35-vjeçarit 70 mijë euro në 'Range Rover'
Policia njofton se Antonio Bregut iu gjetën në makinë 70 mijë euro në automjetin "Range Rover" në Fier, ndërsa ishte në gjendje të dehur. Mësohet se ai ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafik droge.
14 Shtator 2018, 17:50 -
Sot iu arrestua bashkëpunëtori i ngushtë, kush është Met Kanani, baroni i trafikut të heroinës dhe kanabisit
Vetë Met Kanani, ose "Met shqiptari" siç njihej në Turqi, ndërsa mediat e pagëzuan si "Eskobari shqiptar", u kap nga autoritetet turke teksa priste një ngarkesë kanabisi prej 1.1 ton me vlerë 5 mln euro.
13 Shtator 2018, 17:58 -
Arrestohet në Vlorë krahu i djathtë i Met Kananit, 'Eskobarit shqiptar' të drogës në Turqi
Në prangat e policisë ka rënë bashkëpunëtori i Met Kananit i njohur në Turqi si Eskobari shqiptar i trafikut të drogës, i arrestuar në mars të këtij viti nga autoritetet turke, teksa priste një ngarkesë prej 1.1 ton kanabis.
13 Shtator 2018, 17:24 -
-
VIDEO/U arrestuan me 1 ton kokainë në Spanjë, sekuestrohen 5 mln euro pasuri e 2 bosëve nga Laçi dhe Lezha (Detajet)
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar 5 milionë euro pasuri e një grupi kriminal shqiptar, të cilët janë arrestuar në muajin prill 2018, me 1 ton kokainë në Spanjë.
6 Shtator 2018, 12:04 -
Kërkohej në Belgjikë për trafik droge, Interpol-i arreston në Morinë 31-vjeçarin nga Kosova
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë në hyrje bënë ndalimin e Valdrin Nikqi, 31 vjeç, banues në fshatin Nebergjan, Kosovë. Ai kërkohej nga autoritetet belge pasi ndaj tij ka një dënim për trafik droge me 2.6 vite burg.
4 Shtator 2018, 12:07 -
-
Kapet 550 kilogramë drogë në Brindizi, dyshohet se vinte nga Shqipëria/ Në pranga dy skafistët, njëri shqiptar (Foto+Video)
Një skaf me 550 kilogramë marijuanë është kapur në Itali. Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria. Një 29-vjeçar shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga Guardia di Finanza. Droga në treg, kap vlerën e 5 mln eurove.
2 Shtator 2018, 12:13 -
Kokainë, hashash, plumba dhe mijëra euro/ Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Milano
Dy shqiptarët ishin vëllezër me njëri-tjetrin, përkatësisht 49 dhe 41 vjeç. Atyre iu janë gjetur në banesën e tyre, një sasi droge e llojit kokainë e ndarë në doza, hashash, marijuanë, 98 plumba, si dhe një sasi parash prej 63 mijë e 380 euro.
31 Gusht 2018, 18:15 -
-
Gjykata e Katanias liron nga burgu Nezar Seitin, "financieri" i Habilajve në arrest shtëpie
Gjykata e Katanias ka vendosur të lirojë nga burgu Nezar Seitin, i njohur ndryshe si “financeri” i grupit Habilaj. Seitit i është dhënë masa 'arrest shtëpie'. Më 4 shtator, seanca e radhës. Seiti ka apeluar edhe masën e arrestit shtëpiak.
23 Gusht 2018, 10:16 -
Ja liroi Apeli i Korçës, Krimet e Rënda i sekuestrojnë 1 mln € Shënbitrasit
Jo më larg se dy muaj, një trupë gjyqësore në Korçë liroi paratë e trafikantit të drogës, Roland Shënbitrasit, i akuzuar për trafik droge në Greqi. Shënbitrazi dyshohet se u vra për prishje të pazareve të drogës në 2017
23 Gusht 2018, 07:41 -
Arrestimi i Begos/ PD pyet Ballën: A ishe sekser i trafikantit? Sa herë folët në telefon?
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar një sërë pyetjesh socialistit Taulant Balla, ku mes të tjerash e pyet sa herë ka komunikuar në telefon me trafikantin e arrestuar në Greqi, Edmond Bego dhe nëse ka bërë rolin e sekserit për të.
20 Gusht 2018, 15:38 -
Igumenicë/ Po kthehej nga pushimet në Korfuz, arrestohet Edmond Bego
Është arrestuar ditën e sotme i shumëkërkuari shqiptar Edmond Bego 48-vjeç. Ish-drejtori i klubit lushnjar është një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesëmarrës në një organizatë kriminale për trafik kokaine dhe heroine.
18 Gusht 2018, 21:45 -
'Do bëjmë 1 mln paund secili në 6 muaj'/ 17.5 vite burg trafikantit shqiptar në Britani (FOTO)
Dënohet me 17.5 vite burg në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar Dardan Sadikaj si kreu i një rrjeti kriminal të trafikut të drogës dhe armëve. Sadikaj ishte zotuar të fitonte 1 milion paund në 6 muaj. Ai u arrestua në janar të këtij viti në Francë
13 Gusht 2018, 22:02 -
-
Kapet gomonia me 412 kilogramë kanabis në grykëderdhje të lumit Vjosa në Vlorë, në kërkim autorët
Një sasi prej 412 kilogramë kanabis është sekuestruar në Vlorë, në afërsi të derdhjes së Lumit Vjosa. Gjatë aksionit të policisë së Vlorës është gjetur një gomone e fshehur në një ferrë.
28 Korrik 2018, 16:24 -
-
Kapet 1 ton drogë nga Shqipëria në Itali, trafikantët shqiptarë të maskuar si turistë mes jahteve luksoze (Video)
1 ton drogë dhe 3 skafistë të arrestuar. Ky është rezultati i operacionit të përbashkët mes policisë shqiptare, asaj italiane dhe FRONTEX. Droga vinte nga Shqipëria. Trafikantët ishin maskuar si turistë dhe lëviznin në mes të ditës.
7 Korrik 2018, 08:39 -
-
Përplasja për drogën e borxhet mes grupeve rivale në Kinostudio, zbardhet dëshmia e Mumajesit
Report Tv ka zbardhur detaje nga përplasja me armë mes dy bandave rivale një ditë më parë në Kinostudio. Policia ka marrë sot në pyetje të riun Juxhin Mumajesi, i cili ka thënë se nuk i ka parë dy atentatorët dhe nuk e di motivin e sulmit ndaj tyre.
29 Qershor 2018, 12:23 -
Burg për 3.4 mln eurot, gruaja e shoferit në lot: Ku do i gjej lekët që ta nxjerr? S'kemi për të ngrënë bukë
Gjykata e Durrësit dha "arrest me burg" për 4 të arrestuarit për 3.4 mln eurot e gjetura në "Toyota" në Portin e Durrësit. Në qeli do qëndrojë edhe shoferi 61-vjeçar Agim Çeka.
28 Qershor 2018, 16:44 -
Shkëmbimi i zjarrit mes bandave rivale në Kinostudio, arrestohet një person, 23 të shoqëruar
Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi dyshohet të ketë lidhje me plagosjen e ndodhur gjatë natës së kaluar në Kinostudio. Në pranga ka rënë i riu Ervis Bano, indërsa policia sqaron se personat e plagosur janë me precedentë kriminalë.
28 Qershor 2018, 11:30 -
-
Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit: 3.4 mln eurot ishin për kushërinjtë Vladi
Eurot janë futur nga Belgjika dhe Holanda trajleri është mbikqyrur gjatë gjithë rrugës. I vetmi nga të arrestuarit që ka folur për anëtarët e grupit hetimor është shoferi i kamionit 61-vjeçari Agim Çeka.
27 Qershor 2018, 07:59 -
-
3.4 mln euro, hetime edhe në Angli për Elvis Vladin, ishte arrestuar në Londër për kokainë
Report TV mëson se grupi hetimor, që është duke hetuar kapjen e 3.4 milionë eurove, ka kërkuar ndihmën e Agjencisë Britanike Kundër Krimit të Organizuar NCA. Report Tv ka siguruar edhe foton e eurove, pjesa më e madhe në prerje 50-çe.
26 Qershor 2018, 12:17 -
‘3.4 mln euro’, Balla përgjigje ‘dhëmb më dhëmb’ Bashës: Prova të enjten, lë mandatin po vërtetove akuzat
Taulant Balla tha se Lulzim Basha ka lidhje me personat e përfshirë në çështjen e bllokimit të sasisë rekord të eurove në Durrës. Balla sqaroi se nëse Basha vërteton akuzat, jo vetëm dorëzon mandatin, por përballet me drejtësinë.
26 Qershor 2018, 11:23 -
-
Ekskluzive/ Ja emri i shqiptarit që ka porositur makinat ‘Toyota’, ku u gjetën 3.4 milionë euro
Report Tv zbardh ekskluzivisht emrin e porositësit të 7 Toyota Uaris të mbushura me 3. 4 milionë euro dhe koncesionarin nga ku nisën. Alban Mollaymeri rezulton porositësi i Toyotave, që u shitën nga koncesionari 'Doçi' në Gjermani.
25 Qershor 2018, 13:35 -
'3.4 mln eurot', Balla i përgjigjet Bashës: Je kaq i mbaruar o Babale, budallai i fshatit
Basha tha se Balla merret me pastrim parash dhe është personi që ka bërë marrëveshjen për hyrjen e kësaj shume rekord në Shqipëri. Balla shkruan në ‘Facebook’ se mjerë kush e beson Bashën, ndërsa ironizon duke e quajtur atë ‘Babale’.
25 Qershor 2018, 13:11 -
'3.4 mln eurot', Basha: I përkasin bandës së rrezikshme të Elbasanit, Balla hyri garant
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se shuma prej 3.4 milionë euro e kapur dje në Portin e Durrësit i përket një prej bandave më të rrezikshme në vend, që është aktive në Elbasan.
25 Qershor 2018, 12:02 -
-
Kush është biznesmeni shqiptar që porositi makinat e mbushura me 3.4 mln euro?
Mbetet mister emri i biznesmenit që porositi makinat ‘Toyota Auris’ të mbushura me 3.4 milionë euro të kapura dje në Portin e Durrësit, që dyshohet se kanë origjinë nga trafiku i drogës. Biznesmeni nuk u paraqit t’i tërhiqte.
25 Qershor 2018, 11:23 -
-
Mbi 4 milionë euro në 2 makina, dosja i hiqet vëllait të ish-Presidentit, e heton ‘Task Forca’
Detaje të reja janë zbardhur nga superoperacioni i policisë, ku u bllokua sasia rekord e mbi 4 milionë eurove në Portin e Durrësit. Dosja i është hequr vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, Sokol Nishani, dhe po hetohet nga 'Task Forca'.
25 Qershor 2018, 08:27 -
-
Durrës, bllokohen në port rreth 4 mln euro në 2 makina, operacioni u dekonspirua nga Basha tre ditë përpara, 3 në pranga/ EMRAT+VIDEO
Bllokohen 4 deri në 5 milionë euro në portin e Durrësit nga një superoperacion i policisë. Paratë ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Yaris’.Skandal: 3 ditë më parë, operacioni i Interpol u dekonspirua nga lideri i opozitës Lulzim Basha ne Kuvend.
24 Qershor 2018, 15:53