-
Pogradec/ Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumente, vihen nën hetim dy punonjësit e OSHEE-së.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se këta persona kanë shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumentet e rilidhjes së enegjisë elektrike, të banesës së një personi në lagjen nr.1, në Pogradec.
14 Shtator 2019, 17:34 -
Belsh/ Ishte dënuar për falsifikim parash, arrestohet 37-vjeçari
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim. R.Z, 37-vjeç banues në Belsh ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan me 2 vite burg për veprën penale, "Falsifikimi i monedhave".
13 Shtator 2019, 09:32 -
Dokumente false gati për në Shengen, 5 shqiptarët e pësojnë nga policia italiane
Mosha dhe identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur pasi policia po heton për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e falsifikatorëve, por mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë të moshës midis 25 dhe 30 vjeç.
8 Shtator 2019, 09:03 -
Anti-informaliteti/ Miliona lekë dëm shtetit me faturat TVSH, pranga 17 biznesmenëve të ndërtimit e policisë private, 2 në kërkim
Mes të arrestuarve në pranga kanë rënë edhe 7 biznesmenë të njohur në vend. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të arrestuarit kanë bërë miliona lekë dëm me faturat tatimore ndërsa po punohet për kapjen e disa të tjerëve që janë përfshirë në skemat e mashtrimit.
4 Shtator 2019, 21:49 -
Kokainë, fishekë e thikë, në mes të Bllokut, arrestohen 4 persona, mes tyre pronari i lokalit
Të arrestuarit do akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh kryer ne bashkepunim”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.
1 Shtator 2019, 10:09 -
Korçë/ Sherr me të birin, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në familje, arrestohet me pushkë 66-vjeçari
Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.
29 Gusht 2019, 10:01 -
Tiranë/ Zbulohet rrjeti i falsifikatorëve të biletave të transportit publik, në pranga Ibrahimi i 'Ferlutit' dhe këshilltari bashkiak (VIDEO)
Policia e Tiranës ka zbuluar një rrjet falsifikatorësh të biletave të transportit publik në Tiranë, ku në pranga kanë rënë emra të njohur. 4 bashkëpronarë të kompanive dhe 4 punonjës, përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t'i shmangeshin detyrimeve tatimore. Sekuestrohen 150 mijë bileta urbani në tentativë për tu asgjësuar. Nëse do të përdoreshin, biletat kapin vlerën 6 000 000 lekë të reja. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës "Ferlut", administrator i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake. Në brendësi të lajmit, EMRAT e të gjithë të arrestuarve.
28 Gusht 2019, 11:42 -
Tre të rinjtë u kapën me 3 kg drogë, celulari zbulon pritësin grek, arrestohet në kufi
Arrestohen tre shtetas shqiptarë nga Policia Kufitare e Qafë Botës dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për tentativë të trafikimit të lëndës narkotike nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek. Arrestohet nga Policia greke, pritësi i lëndës narkotike, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike.
27 Gusht 2019, 08:22 -
Ngarkuan jahtin me 1477 litra naftë kontrabandë, arrestohen dy rusët në Sarandë
Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur "Berdenesh", 1477 litra naftë, me qëllim që t'iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.
25 Gusht 2019, 16:05 -
Terrorizoi Thethin duke qëlluar me kallashnikov, kapet 24-vjeçari, me pranga në duar tregon armën e zjarrit
Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë në numrin 112 ka ardhur telefonatë se në qendër të fshatit Theth, Shkodër një person po qëllonte me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe pushuesit. Kështu policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar.
25 Gusht 2019, 12:23 -
Përfituan 3.7 milion euro nga mashtrimi me kreditë, arrestohen 7 punonjësit e fondacionit, 1 në kërkim
Sipas hetimeve të detitanishme, skema drejtohej nga Drejtresha në një nga filialet e Fondacionit BESA, përmes kredive fiktive në vlera më të mëdha se sa qytetarët kishin marrë.
21 Gusht 2019, 09:57 -
Shkodër/ Fshehën në pyll 60 kg kanabis, arrestohet një 38-vjeçar, nën hetim tre të tjerë
Gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, Petrit Frroku ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes.
17 Gusht 2019, 13:20 -
Kallash, pushkë , pistoletë e 308 fishekë, arrestohet 47-vjeçari në Pezë (VIDEO)
Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar "Peza", i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të D.H.
14 Gusht 2019, 14:57