-
Tiranë/ Arrestohet çifti, burri që dhunonte gruan dhe 37- vjeçarja për armëmbajtje pa leje
Bashkëshorti R. H., ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses 37- vjeçare. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, gruas A.K. iu gjet një armë e tipit pistoletë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
9 Tetor 2019, 10:15 -
Elbasan/ Arrestohen 4 persona për thyerje të rregullave të qarkullimit, njëri prej tyre ka kërcënuar policinë
Katër persona janë arrestuar pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit, ku njëri prej tyre edhe ka kundërshtuar me fjalë policinë, sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
8 Tetor 2019, 11:43 -
Zbulohet fotoja dhe skenari/ Si u kap gomonia e dytë me drogë në Greqi, shqiptari 'kyçi' gojën para hetuesve
Gjatë marrjes në pyetje shqiptari e ka mbajtur gojën mbyllur, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore. Nga hetimi arritën në përfundimin se droga duhet të ishte fshehur diku në Sporadhes. Mediat grek shkruajnë se kanë qenë peshkatarët ata që kanë njoftuar policinë për gomonen.
30 Shtator 2019, 19:37 -
Arrestohen 2 policë dhe kryeplaku, kishin dijeni për kultivimin e bimëve narkotike në fshat por nuk raportuan
Nga hetimet, rezulton se punonjësi i Policisë dhe kryeplaku i fshatit Piskë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra, kanë lejuar dhe garantuar autorët e dyshuar të kryejnë këtë veprimtari të kundraligjshme. Edhe pse dyshohet se kishin dijeni mbi kultivimin e narkotikëve, ata nuk kishin informuar autoritetet.
26 Shtator 2019, 11:21 -
Plagosja e 24-vjeçarit mbrëmë në Tiranë, një në pranga, shpallet në kërkim 'Xubi' i Yzberishtit
Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Yzberishtit, duke prangos një prej të dyshuarve dhe shpall në kërkim një emër jo pak të njohur në botën e krimit. Në pranga policia vuri Iljaz Avdillarin, ndërsa po punohet për arrestimin e kushëririt të tij, Fatmir Avdillarin, i dënuar për dy vrasje, dhe i njohur me pseudonimin si “Xubi” i Yzberishtit. Si pasojë e plumbave, mbeti i lënduar në dorë 24 vjeçari Dorian Vangjeli.
26 Shtator 2019, 09:12 -
Krujë/ Arrestohet 24-vjeçari dhe vihet në kërkim bashkëpuntori për vënien eksploziv biznesit
Policia ka sekuestruar 5 kapsolla detonatore dhe 5 fitila zjarrëpërcjellës në banesën e tyre, pas punës hetimore të ngjarjes së ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku parukierisë së shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.
25 Shtator 2019, 11:04 -
Pogradec/ Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumente, vihen nën hetim dy punonjësit e OSHEE-së.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se këta persona kanë shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumentet e rilidhjes së enegjisë elektrike, të banesës së një personi në lagjen nr.1, në Pogradec.
14 Shtator 2019, 17:34 -
Belsh/ Ishte dënuar për falsifikim parash, arrestohet 37-vjeçari
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim. R.Z, 37-vjeç banues në Belsh ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan me 2 vite burg për veprën penale, "Falsifikimi i monedhave".
13 Shtator 2019, 09:32 -
Dokumente false gati për në Shengen, 5 shqiptarët e pësojnë nga policia italiane
Mosha dhe identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur pasi policia po heton për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e falsifikatorëve, por mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë të moshës midis 25 dhe 30 vjeç.
8 Shtator 2019, 09:03 -
Anti-informaliteti/ Miliona lekë dëm shtetit me faturat TVSH, pranga 17 biznesmenëve të ndërtimit e policisë private, 2 në kërkim
Mes të arrestuarve në pranga kanë rënë edhe 7 biznesmenë të njohur në vend. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të arrestuarit kanë bërë miliona lekë dëm me faturat tatimore ndërsa po punohet për kapjen e disa të tjerëve që janë përfshirë në skemat e mashtrimit.
4 Shtator 2019, 21:49 -
Kokainë, fishekë e thikë, në mes të Bllokut, arrestohen 4 persona, mes tyre pronari i lokalit
Të arrestuarit do akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh kryer ne bashkepunim”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.
1 Shtator 2019, 10:09 -
Korçë/ Sherr me të birin, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në familje, arrestohet me pushkë 66-vjeçari
Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.
29 Gusht 2019, 10:01 -
Tiranë/ Zbulohet rrjeti i falsifikatorëve të biletave të transportit publik, në pranga Ibrahimi i 'Ferlutit' dhe këshilltari bashkiak (VIDEO)
Policia e Tiranës ka zbuluar një rrjet falsifikatorësh të biletave të transportit publik në Tiranë, ku në pranga kanë rënë emra të njohur. 4 bashkëpronarë të kompanive dhe 4 punonjës, përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t'i shmangeshin detyrimeve tatimore. Sekuestrohen 150 mijë bileta urbani në tentativë për tu asgjësuar. Nëse do të përdoreshin, biletat kapin vlerën 6 000 000 lekë të reja. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës "Ferlut", administrator i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake. Në brendësi të lajmit, EMRAT e të gjithë të arrestuarve.
28 Gusht 2019, 11:42 -
Tre të rinjtë u kapën me 3 kg drogë, celulari zbulon pritësin grek, arrestohet në kufi
Arrestohen tre shtetas shqiptarë nga Policia Kufitare e Qafë Botës dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për tentativë të trafikimit të lëndës narkotike nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek. Arrestohet nga Policia greke, pritësi i lëndës narkotike, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike.
27 Gusht 2019, 08:22