-
Varianti i ri i COVID-19, Britania e Madhe ashpërson masat! Johnson: Test negativ për të gjithë ata që duan të hyjnë në vend
Prej të hënës në orën 04:00 të mëngjesit e për një muaj Britania e Madhe nuk lejon asnjë qytetar të hyjë në vend pa një test negativ ndaj COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, ndërkohë që kufijtë konsiderohen të mbyllur me Amerikën e Jugut dhe Portugalinë për shkak të shfaqjes në masë të variantit të ri COVID dhe rasteve të shtuara të infektimeve.
15 Janar 2021, 22:38 -
Tjetër dëshmi rrëqethëse nga Covid2, ‘viktima’ e Tires: Na kërkoi 50 euro për ta ruajtur babanë! Dhamë 4 mijë euro, por ai vdiq! E çuam 98 kg dhe doli 40 kg!
Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj tregoi këtë të premte në emisionin “Stop” se ka harxhuar 4 mijë Euro për të shëruar babain, por ky i fundit fatkeqësisht ndërroi jetë.
15 Janar 2021, 22:18 -
Italia shkon në 1 milion të vaksinuar kundër COVID, Conte: Të parët në BE
Italia ka arritur të bëjë 1 milion vaksina anti-COVID, duke kapur numrin më të lartë në BE. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Giuseppe Conte i cili thotë se Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar
15 Janar 2021, 18:06 -
Dita e 5-të e vaksinimit/ Specialistja Preza: Procesi ka qenë i qetë, s'kemi asnjë efekt! Pas Tiranës, do vijojë në Vlorë dhe Shkodër me dozat e reja
Iria Preza specialiste e fushatës së vaksinimit "Shqipëria buzëqesh", në një intervistë për Report Tv ka folur për vijimin e procesit të vaksinimit në vendin tonë, duke thënë se edhe dita e 5 që ishte sot ka shkuar shumë mirë.
15 Janar 2021, 17:08 -
Lamtumira e fundit?! Çifti i të moshuarve britanik në luftën e tyre me COVID-19 kalojnë mbase orët e fundit bashkë
Të kapur dorë për dore, por të rrethuar nga të gjitha anët me tuba oksigjeni është kjo ndër pamjet më rrëqethëse që mund të kemi parë në këto ditë të vështira për botën, ku njerëzit po luftojnë me armikun e padukshëm të quajtur COVID-19, ku përqafimet dikur një pjesë e pashmangshme e jetës sonë tani janë shndërruar në një mungesë.
15 Janar 2021, 11:01 -
Lufta ndaj COVID-19, Në Gjermani shtohen vdekjet, Franca ashpërson shtetrrethimin
Evropa prej javësh ka nisur vaksinimin e grupeve të rrezikuara megjithatë situata epidemiologjike nuk po përmirësohet. Gjermania raportoi 1.244 vdekje nga COVID në një ditë, rekord që nga fillimi i pandemisë dhe institucionet shëndetësore paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet për shkak të mutacioneve virusit.
15 Janar 2021, 09:53 -
Joe Biden prezanton paketën e rimëkëmbjes ekonomike 1.9 trilionë dollarë
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë një konference për median zbuloi një paketë të madhe stimuluese, e cila i duhet SHBA-së për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe për të rritur masivisht vaksinimet.
15 Janar 2021, 09:33 -
'Po s'të pëlqeva unë, gjej dikë më të lirë dhe të mirë', gazetari Rusta në Repolitix: Mesazhet e Tire Alldervishit tregojnë se fenomeni është i përhapur
Sanitarja e 'Shefqet Ndroqi' Tire Alldervishi, e cila u hoq si infermiere duke i marrë familjarëve të një paciente me COVID të shtuar 800 mijë lekë, dyshohet se fenomeni është i përhapur.
14 Janar 2021, 23:12 -
Rama i përgjigjet ambasadorit Soreca: Nuk të kërkuam lekë, të kërkuam vaksina
Kryeministri Rama i është përgjigjur ambasadorit të BE-së Soreca, i cili u habit nga kritikat që kryeministri kishte bërë ndaj BE për vaksinat duke thënë e se ajo është ndihmuar me fonde. Rama tha se ambasadori mund ta kishte keqkuptuar, megjithatë ai nuk tërhiqej nga ajo që kishte thënë. Kryemin
14 Janar 2021, 22:54 -
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve letër qeverisë: Të vaksinohet edhe stafi akademik, krahas bluzave të bardha
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministres së Arsimti, Evis Kushi ku kërkojnë që të vaksinohet edhe stafi akademik dhe ndihmës akademik të universiteteve krahas personelit të sistemit shëndetësor.
14 Janar 2021, 22:41 -
COVID-19/Nga 15 janari kush udhëton transit në Britaninë e Madhe me test negativ, jo më të vjetër se 3 ditë! Shqipëria ka pezulluara fluturimet deri më 18 janar
Të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e tjerë që udhëtojnë transit me Mbretërinë e Bashkuar nga dita e nesërme duhet të jenë të pajisur me një test negativ për COVID-19 dhe nuk duhet të jetë bërë më shumë se 3 ditë para orës së planifikuar për të udhëtuar.
14 Janar 2021, 22:20 -
Vaksina anti-COVID/ Rama: Synojmë që procesion e vaksinimit ta përfundojmë për 14 muaj
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se kontrata e vaksinave me Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament. Rama ka shtuar se vaksinimi pritet dhe ka ambicie të mbyllet për 14 muaj në vendin tonë. “Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në
14 Janar 2021, 21:48 -
Rama zbulon si mbërriti vaksina anti-COVID në Shqipëri: Erdhi me njësi speciale sigurie! Synojmë që vaksinimin ta përfundojmë për 14 muaj
Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë pas vaksinimit anti-Covid, duke thënë se nuk ka asnjë shqetësim dhe asnjë shenjë. Ai tha se doza e vaksinë mbërritën me mjetin e transportin me kushtet e duhura dhe kanë qenë të shoqëruara nga njësi speciale sigurie.
14 Janar 2021, 21:26 -
Banka e Shqipërisë shtyn edhe me tre muaj ristrukturimin e kredive! Pandemia pezullon shpërndarjen e fitimit të bankave
Bankat e nivelit të dytë do të kenë mundësinë të rishikojë kontratat e kredisë me klientët që janë në vështirësi deri në 31 mars 2021. Shtyrja e afatit me tre muaj vjen si pasojë e vështirësive që kanë klientët dhe bizneset për të shlyer në kohë këstet e kredive.
13 Janar 2021, 20:37 -
Përplasje për fondet e BE/ Matteo Renzi tërheq 2 ministra, bie qeveria e Giuseppe Contes në Itali
Bie qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte në Itali, pasi Matteo Renzi ka tërhequr 2 ministrat e tij nga kabineti qeveritar. Gjatë një konference për shtyp Renzi njoftoi tërheqjen e ministreve Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe të nënsekretarit Ivan Scalfarotto
13 Janar 2021, 18:37 -
COVID-19/ 707 raste pozitive dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 707 raste të reja pozitive dhe 4 viktima nga COVID-19. Gjithashtu sot janë shëruar 439 qytetarët, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale ka një zbritje të lehtë me 268 pacientë në të 4 spitalet COVID.
13 Janar 2021, 17:34 -
ISHP: Vaksinimi ofron mbrojtje 95% dy javë pasi është bërë edhe doza e dytë! Kemi kapacitete për të pritur 250 mijë vaksina të Pfizer
Personat që bëjnë dozën e parë të vaksinës Pfizer nuk duhet të neglizhojnë masat antiCOVID, pasi për të siguruar mbrojtjen 95 % që kjo vaksinë ofron duhet të bëhen të dyja dozat e saj dhe të pritet edhe një periudhë 2 javore pas dozës së dytë për t'u siguruar se janë krijuar antitrupat.
13 Janar 2021, 17:25 -
Pritet deklarata 'bombë' e sekretarit të SHBA-së Pompeo: COVID-19 ka dal nga laboratori në Wuhan! OBSH-ja ‘mbulon’ Kinën, nuk kryen hetime
Zyrtarë të lartë në Uashington paralajmërojnë së sekretari i SHBA-së Mike Pompeo, do të bëjë një deklaratë bombë për sa i përket origjinës së COVID-19.
13 Janar 2021, 13:49 -
Të rinjtë vaksinohet të parët për COVID-19 në Indonezi! Strategjia e veçantë shkakton dyshime
Plani i vaksinimit në Indonezi, do të funksionojë ndryshe, pasi në fokus do të ketë grup moshat e reja, të cilët do të vaksinohen kundër COVID-19 të parët dhe jo moshat e vjetra si në shumicën e vendeve të tjera.
13 Janar 2021, 13:17