Opinion
  • Hipokrizia e Bashës si kundërpërgjigje ndaj DASH

    Lulzim Basha ka sulmuar sot të gjithë kryeministrat e Ballkanit, duke i trajtuar ata si fajtorë pse rajoni nuk është anëtarësuar akoma në Bashkimin Europian. Kjo ndodhi në një kohë kur në Ohër po mbahej Forumi i Prespës, ku përveç kryeminjistrave të Ballkanit ishte i pranishëm edhe Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker.

  • Parti Perëndimore, apo Klub Oriental?

    PD është para një Kuvendi Kombëtar. Ky Kuvend është një mundësi reflektimi. Ky Kuvend është një mundësi që PD të ndryshojë së pari veten që të ndryshojë më pas Shqipërinë. PD e ka para vetes shancin e madh që të çlirojë veten. Ka shansin të çmontojë monopolin monoton të kryetarit dhe kryetarëve që zotërojnë sot në politikë.

  • Mero Baze: Listat realisht të hapura imponojnë ose 'veting' për politikanët, ose marrëveshje të re PS-PD

    Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar kufizimin që ka renditja e deputetëve në listë pas rezultatit të zgjedhjeve, që bënte të vlefshme listat e hapura, vetëm pasi një deputet kishte marrë mbi dhjetë mijë vota, ose sa herësi që dilte për deputet në atë Qark.

  • Kapitalistët e Albin Kurtit kundër kapitalizmit!

    Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit! Kjo është një kontradiktë e thellë!

  • Berisha më shumë duhet të shqetësohet nga Basha sesa SHBA?!

    Si zor, që ish-kryeministri Sali Berisha, të ketë luajtur në politikë pa top siç po luan në muajt e fundit. Duke e përdorur këtë metaforë, e cila i shkon edhe kohë-zhvillimit të Evropianit të futbollit , jemi munduar të lexojmë se çfarë vjen pas vizitës së Ndihmës sekretarit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker për fatin e tij. Rebusi është ende i paqartë.

  • Për shkarkimin me ‘qetësi’ të presidentit në Shqipëri dhe një ‘princ’ i ‘zgjedhur’ nga SHBA

    Edhe në Gjermani do të ndodhte e njëjta gjë, nëse një zyrtar i huaj do të takohej me kancelaren dhe kryetarin e opozitës dhe do të shmangte Presidentin. Por nga ana tjetër, nëse zyrtari i një vendi të huaj gjen kohën e duhur për të vizituar në shtëpi ndonjë trashëgimtar të familjes mbretërore, kjo do të çudiste edhe vetë trashëgimtarin e familjes mbretërore.

  • Luli, 'proamerikan' nga halli

    Ndihmëssekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

  • Minxhozi: Kur amerikanët s’kanë kohë të takojnë Ilir Metën

    Që nga dita që ishte lajmëruar, misioni i Reekr pritej me më shumë interes për ata me të cilët nuk do të shtrëngonte duart, sesa për të tjerët që do e takonin. Në këtë rast “lista e zezë” amerikane ishte shumë e shkurtër, përmbante vetëm një emër: Presidentin e Republikës Ilir Meta. Berisha siç dihet është “non grata”, pra nuk është fare në radarin amerikan!

  • Baltosja pëtë shpëtuar Berishën e Metën, si u sulmuan Vlahutin, Mogherini, Fleckenstein e deri te Soreca

    Kur 4 vjet më parë, diplomatja kroate, Romana Vlahutin u vu nën një valë operacioni baltosje nga klubi politik dhe mediatik i lobit Meta-Berisha, mjaft në opinion krijuan një rreth teorish konspirative. Por me kalimin e viteve, e sot që jemi mbi 5 vjet më pas, u kuptua se e gjitha kjo nuk kishte asnjë lidhje.

  • Problematikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kodin Zgjedhor

    Vendimi i GJK, duke hequr herësin, në fakt rrit shumë mundësinë e shit- blerjes së votës. Tashmë do bien fare skrupujt dhe çdo kandidat që është edhe në fund të listës, do përpiqet që të mbledhë sa më shumë vota, ku e si të mundet, vetëm e vetëm që të dalë deputet.

  • Mero Baze: Basha duhet zgjedhë mes Amerikës së Philip Reeker dhe Amerikës së 'Vatrës' së Sali Berishës

    Philip Reeker ka mbërritur në Tiranë dhe ka bërë kujdes të sqarojë publikun se ka diskutuar me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën dhe përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021.

  • Skënder Brataj: Nuk është vetëm shpejtësia

    Numri lartë i aksidenteve ka shumë faktorë, jeta është vetëm një!! Ky fenomen është arsyeja e këtij shkrimi. Ndoshta pak i ashpër, por çdo mënyrë është domosdoshme për të mbrojtur jetën e çdokujt!

  • SHBA njihet me rezultatet e para në Tiranë, ‘peshqit presin radhën’, në rrjetë po bien 'peshkatarët'

    Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ata që kanë pasur si detyrë të luftojnë dhe ndëshkojnë krimin e organizuar, trafiqet, korrupsionin, dhe çdo krim tjetër në vendin tonë, po dorëzojnë detyrën ose po bien një e nga një në pranga.

  • Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë! Roaming zero pa asnjë tarifë shtesë

    Na u deshën mbi 2 vite për të mbërritur ku jemi sot. Nga nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming-ut, deri tek Roam Zero që nis me 1 korrik. Sot është një ditë ndryshe dhe kjo bën ndryshimin. Kjo ishte fjalia ime e hapjes në Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, të organizuar në Beograd në 4 prill 2019! Mund ta them atë përsëri sot! Suksesi është ndryshimi që bën diferencën!

  • Sandër Lleshaj: E mira apo e keqja publike?!

    Krimet makabre të ditëve të fundit, që kanë marrë jetë njerzish krejt të pafajshëm për motive të pakonceptueshme për një shoqëri moderne, kanë rikthyer përsëri në qendër të diskutimit temën e pasurisë publike.

  • Amerikanët i heqin 'vizën' Metës njëlloj si Berishës?! Reeker nuk e takoi

    Ndihmës- Sekretari i Amerikan Shtetit për çështjet Europiane e euroaziatike, Philip Reeker ka zhvilluar një vizitë të shkurtër në Tiranë, një vizitë e paralajmëruar kjo ditë më parë. Reeker është takuar në fillim me kryeministrin Edi Rama, teksa ka qënë i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim

  • Përse, drejt e tek kërkesa për dorëheqje titullarësh?!

    Ato pasqyrojnë pozicionim të pronarëve të medias në raport me ngjarjen apo strukturat shtetërore. Pronarët, për çështje interesash vetiake apo të orientuar politikisht, përpiqen të nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e gazetarëve dhe duhet pranuar se shpesh herë ia arrijnë kësaj. Gazetari, në vend që të jetë sjellje ngjarjen në ekran, në jo pak raste hap rubrikën e aludimeve për përfshirje dhe përgjegjësi të strukturave të policisë apo drejtuesve të sajë në ngjarje.

  • Edison Ypi: Majlinda Bufi

    Majlinda Bufin, Kryetaren e Roskovecit, zor se e ka bërë mami dhe babi.

  • Në mos anëtarësim, fonde për zhvillim

    Avancon projekti i krijimit të një hapësire të përbashkët ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilluan një konferencë të përbashkët online përmes së cilës kërkuan që liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit të fillojë të zbatohet sa më shpejt në të gjithë rajonin.

  • Teatri i ri Kombëtar dhe Teatri Opozitar

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shprehur të martën se pasi shembën barbarisht Teatrin, tani po shembin edhe shtetin e të drejtës, pasi vendimi i KKT-së është presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv