Opinion
Opinionet e publikuara në këtë rubrikë nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht linjën tonë editoriale.
  • EDITORIAL/ 'Të fortët' e Shqipërisë që nuk i tremben pandemisë!

    Evropa po përballet me atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan rrezikun e një vale të katërt të koronavirusit. Me rastet e shtuara të infektimeve dhe me rritjen e numrit të viktimave COVID, shumë shtete evropiane kanë shtrënguar masat anti-COVID, duke vendosur jo vetëm orë policore, por detyrimin për certifikatë vaksinimi në shumë ambiente publike.

  • Mitizimi, personalizmi dhe lideri i fortë s'janë e ardhmja e PD dhe e Shqipërisë

    E zëmë, se rruga e ndjekur për të rrëzuar Bashën është korrektet, po mirë, po politikisht tek PD vetëm një person për 30 vjet ka të drejtë të jetë kryetari i saj, të jetë President Republike, të jetë Kryeministër dhe pas 30 të kërkoj të bëhet prapë Kryeministër? Janë ndërruar breza biologjik, por brezi politik kërkon të jetë i pandryshuar

  • A mund të ngjallet konservatorizmi i vërtetë shqiptar?!

    Po kthehet pak si trend politik shqiptar që pas viteve të tëra ku dëgjonim vetëm teza për Liberalizmin, tashmë të dëgjojmë shpesh e më shumë nevojën ideologjike të konservatorizmit! Që kjo është një modë politike e kupton nga ata që e adresojnë, pasi nuk kanë asfare qoftë platformë por as dhe ide lidhur me çështjen në fjalë, e më shumë se kaq nuk po e nisin këtë ide aty nga baza: bash nga rrënjët e konservatorizmit shqiptar.

  • Mero Baze: Sali Berisha e meriton të vetëvritet!

    Sali Berisha nisi sot zyrtarisht krijimin e një strukture paralele me Partinë Demokratike, duke u shfaqur para gazetarëve me një tufë letrash të printuara, që pretendon se janë nënshkrime të delegatëve të Kuvendit të PD, disa orë pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë tha se një parti e drejtuar nga Sali Berisha do të jetë një parti që nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me SHBA.

  • Politika e rrugës me thirrjet 'le ta hedhim qelbësirën' dhe Parlamenti

    Futja e Partisë Demokratike në Parlament është pritur me zhgënjim nga shumë kritikë të qeverisë Rama. Nga disa kjo lëvizje shihet, me të drejtë, si inkoherente përballë fabulës së “masakrës zgjedhore”, të propaganduar nga Basha kryesisht për t’u rizgjedhur në krye të PDsë. Për të tjerë hyrja e opozitës në Parlament shënon kapitullim përballë regjimit Rama, që sipas tyre nuk mund të rrëzohet në mënyrë demokratike.

  • Ylli Pata: Evi Kokalari-Grida Duma, dueli femëror i betejës Berisha-Basha!

    Evi Kokalari u bë e njohur në televizionet shqiptare gjatë periudhës së tërmetit, kur ajo ndikoi që të mbledhë ndihma për t’i dërguar në Shqipëri.

  • Minxhozi: S’na ktheve në pushtet, rri aty ku je, preke Berishën, ik!

    Ajo që po ndodh në Partinë e sotme Demokratike ngjan si një bombë me shpërthim të vonuar. Proceset e analizës, reflektimit dhe marrjes përsipër të përgjegjësive për 25 prillin, nuk ndodhën as në orët, ditët apo javët pas humbjes, por po ndodhin tani. Të paktën pesë muaj me vonesë, kur partia ka rizgjedhur kryetarin humbës.

  • I vetëm, para 4.200 foltoristëve…

    Në dukje i “qetë”, Lulzim Basha duket qartë se është “tereziprishur” nga ajo që po ngjet me partinë e tij. Kjo pasi pas 11 Dhjetorit, ajo parti mund të mos jetë më e tij, por e dikujt tjetër. Për ta mbrojtur postin, Bashës i duhet një kompromis i madh, dhe kjo mbetet të bëhet veçse me Berishën.

  • Aleancë me antishqiptarë!

    Vetëm naivët dhe dashakeqësit e shqiptarëve tani mund të bëjnë koalicion me VMRO-në, e cila që nga ikja e Nikolla Gruevskit në Hungari dhe rënia nga pushteti e partisë së tij, nuk është reformuar fare, por vazhdon të “kultivojë” retorikë antishqiptare, të jetë filial i politikave pro-ruse dhe anti-perëndimore.

  • Lorenc Vangjeli: Për’Puthen, a nuk vriten vajzat nëse nuk puthen?

    Historia është e thjeshtë. Fare e thjeshtë. Një skenar pothuaj i rëndomtë që ndodh në mijëra forma, mënyra e personazhe të ndryshëm, por me të njëjtin thelb. Një vajzë e re tenton të ndryshojë jetën e saj.

  • Frrok Çupi: Fshati ynë s’ka budallenj

    Dje ishim në Pogradec; ata që do të mblidheshin në sallën ‘Lasgush Poradeci’ nuk u dukën deri në minutën e fundit kur erdhën makina nga Tirana dhe nga Korça. ‘Lasgushi’ kishte mbetur i vetëm gjatë gjithë ditës. Vetëm disa fëmijë dhe disa të rrjedhur nga mendtë po prisnin orën pesë pasdite, njësoj si dikur kur në qytetin e vetmuar vinte çadra e Cirkut. Do të mbahet ‘foltorja’ e ish presidentit të harruar, Sali Berisha, foltorja do të gjëmonte kundër dy armiqve,  njëri shumë i vogël dhe tjetri shumë i madh: Basha dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Roland Qafoku: Çdo gazetar një emision! Ku po shkon media jonë?

    Këtu nuk e kam fjalën për ata që vetëshpallen gazetarë që nuk kanë lidhje me gazetarinë, që nuk kanë punuar qoftë një ditë vetme reporter dhe nuk e njohin fare jetën e newsroom-it por që drejtojnë emisione. Ata janë thjesht kalimtarë në fushën tonë dhe afërmendsh sapo tu dalë diçka më e mirë, do ta lënë emisionin dhe një ditë nuk do jenë fare në memorien e medias.

  • Mero Baze: Për ata që e paraqesin Grenellin si “foltore” e SHBA

    Riçard Grenell është një ish diplomat, që tani është biznesmen në punë të vet, kryesisht si lobist. Nuk është një profesion I ndaluar. Në SHBA , ka shumë kërkesa nga individë, apo politikanë jashtë SHBA, që kanë nevojë të rehabilitohen në sytë e vendit të tyre, si njerëz me mbështetje amerikane

  • Foltorja e Saliut dhe halli i amerikanëve

    Sado të përpiqesh ta relativizosh vizitën e senatorëve amerikanë në zyrën e Bashës, vizitën e Riker apo ato të ambasadores Yuri Kim që tashmë janë rutinë, një fakt është i padiskutueshëm: SHBA po investohen thellësisht në mbajtjen e Bashës në krye të PD. Pa dorashka, ata janë në krahun e tij dhe kundër Sali Berishës.

  • Ylli Pata: 'Sporti nacional' i paneleve me pushtimin e selisë e mbajtjen e vulës së PD

    Siç ndodh shpesh në një debat të rëndësishëm publik, qoftë ky politik, ekonomik apo problem i shoqërisë, a daç kulturor, kur ngjitet në panelet e darkës, merr një formë më shumë se sipërfaqësore.

  • Zaloshnja: Zbatimi i Kodit Rrugor na ruan jetën dhe kuletën!

    Aktiviteti i Policisë Rrugore është shtuar ndjeshëm këtë vit, sidomos pas futjes në përdorim të makinës së pajisur me aparaturë monitorimi/gjobitje automatike. Synimi është që të dekurajohen shkeljet e Kodit Rrugor.

  • Ilir Yzeiri: Një përmendore në anë të rrugës

    Gazetari Adriatik Doçi, në një investigim botuar në « Shqiptarja.com », tregon se katër kompani që prodhojnë qumësht dhe nënproduktete tij kanë lobuar në mënyrë jo transparente me disa politikanë dhe anëtarë të qeverisë që të ulin taksën për importin e qumështit pluhur. Pikërisht ky mentalitet që mbështetet te përkrahja e protagonizmit ekonomik të katër personave, pra, të katër heronjve është tipari antropologjik i tipit të të menduarit shqiptar në politikë.

  • Qytetari Digital, patronazhist i PD në Milano

    Me një tufë fotosh, ardhur nga Milano, z. Berisha denoncon paudhësinë e Z. Gazment Bardhi dhe Z. Agron Gjekmarkaj, të cilët kanë paskëshin shkuar në Milano për modë dhe të blerë rroba tek Zara! Diçiturë e përzgjedhur nga ish shefi i tyre i cili shquhet për talent në këtë zhanër. Media i kushtoi goxha hapsirë ngjarjes, aq sa z.Gjekmarkaj u detyrua të bënte një rrëfim para publikut mbi vizitën e tyre në Itali.

  • 'Dueli' Berisha-Basha, fitorja me procedurë, ndarja e PD dhe 'pema' e Nastradinit

    Sali Berisha vijon pambarimisht “foltoret” e tij në të gjithë vendin, duke “kryqëzuar” takimet sa në jug e në veri. Të dielën radhën e kishte takimi me të rinjtë në Tiranë.

  • Përse Arben Vitia nuk ka për të qenë kurrë 'fituesi' i Prishtinës?

    Arben Vitia është një nëpunës i shëndetit publik në Prishtinë, së fundmi dhe ministër i Shëndetësisë, që po garon për kryetar të Prishtinës. Sa herë që dikush ka nevojë të bëjë portretin e tij, e ka më lehtë të shpjegojë çfarë ka thënë Albin Kurti për të, pasi në jetën e tij profesionale, nuk ka asgjë për t’u shënuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv