Opinion
  • Pse me Top mbi Minishengenin Ballkanik?!

    Me radarët e ndezur dhe topat e mbushur mezi kanë pritur mbylljen e takimit të radhës Rama-Vuçiç-Zaev sot në Shkup, mbajtur sipas kalendarit te veprimtarive të Iniciativës së Minishengenit Ballkanik. E kishin të lehtë ti shkrepnin topat dhe i lëshuan gjylet e rënda jo vetëm mbi Iniciativën, në thelb, por më ashpër mbi Edi Ramën. Janë të njëjtët opinionistë e politikanë që kanë xhongluar me qëndrimin ndaj kësaj iniciative, sipas interesave politike të çastit

  • Ballkani i hapur 'tremb' vetëm të pasinqertët

    Ka ndërruar edhe një herë emër nisma e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut për të krijuar një hapësirë pa pengesa për katër liritë e njohura që ndodhen në themelet e të standartit të sotëm evriopian: njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalin.

  • Ylli Pata: Rasti i çuditshëm i Kim Mehmetit: Pse nuk ngjit gjuha e tij ndarëse në opinion?!

    Që në fillim kur Kim Mehmeti u qas si një zë publik i agjitropit të opozitës shqiptare, ai u konsiderua si një pjesë e detashmentit propagandistik të PD-së, Metës e familjes Berisha, e asnjëherë si një zë intelektual nga komuniteti shqiptar në trevat në Maqedoninë e Veriut.

  • Edhe për sa vite do të qeverisë, nëse nuk zbulojnë se çfarë lloj fituesi është Edi Rama

    Përballë faktit që Edi Rama është një fitues i përhershëm zgjedhjesh, opozitës në pamundësi për të analizuar humbjet e saj që të nxjerrë përgjegjësitë e duhura, i mbetet të sqarojë para publikut cilësinë e fitoreve të tij. Pra, çfarë lloj fituesi është Edi Rama?

  • Kurbani në Astir, gjithë mashtrimet për rrugën drejt Tiranës

    Jeta e polices Ina Nuka ka ndryshuar shumë që prej nëntorit të 2018-ës. Sot emri i saj i thotë pak kujtesës së shkurtër të Tiranës, por klithmat e vajzës kur një kapsollë luftarake i dëmtoi gishtat e dorës në protestë, vazhdojnë të jetë ulërima pa jehonë që akuzon shumëkënd. Ina u plagos bashkë me protestues të tjerë dhe kolegë të saj në përplasjet e dhunshme të banorëve të Astirit dhe opozitës me policinë, në një nga ngjarjet më absurde që ka prodhuar tranzicioni absurd, qesharak e kriminal shqiptar.

  • Po, Rama është lideri Ballkanit

    Merak të madh e ka patur dhe vazhdon ta ketë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe shumë pas tyre, faktin se “Edi Rama konsiderohet dhe është lider Rajonal”. Gjithashtu “merak” të madh e kanë ata edhe faktin se, Edi Rama ka arritur të ketë në 8 vitet e para të pushtetit tij, një armatë të madhe me miq, kryesisht kryetarë shtetesh anëtarë të Bashkimit Europian,ata të Ballkanit dhe më kryesorja ndjehet i privilegjuar në Shtëpinë e Bardhë.

  • 17 maji 2017, problemi afatgjatë i Bashës

    Pavarsisht problemeve qe u identifikuan ne raportin e OSBE/OHDIR per zgjedhjet e 25 prillit, te cilat Basha i trumbetoi fort ditet e fundit, problemi me i madh afatgjate i tij eshte marreveshja e 17 majit 2017 me Ramen.

  • Skenarë me struktura të gatshme e antikushtetuese

    Gjykata Penale në Shkup dënoi me gjashtë vjet e gjysmë burg ish-Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit të vitit 2017. Po kështu u dënuan edhe Mile Janakievski, ish-ministër i Transportit dhe Spiro Ristovski, ish ministër i Arsimit në qeverinë e Nikolla Gruevskit si dhe ish-drejtori i Shërbimit Sekret, Vladimir Atanasovski.

  • Kush dhe pse e mbron ministrin e Gërdecit?

    E vërteta rreth Gërdecit është e njohur dhe lebetitëse. Ndaj vendimi i para dy ditëve për ish-ministrin e Gërdecit ka shkaktuar rëndesë dhe shqetësim.

  • Mero Baze: Klima e përkeqësuar ndaj investimeve amerikane dhe Reforma në Drejtësi

    Një raport i Departamentit të Shtetit për Klimën e Biznesit në Shqipëri, tregon qartë për peshën që ka sistemi gjyqësor në sigurinë juridike dhe barazinë në garë, për investitorët e huaj në Shqipëri. Raporti flet me nota kritike, për shkak të peshës që zë beteja e humbur e një kampanie amerikane për të fituar të drejtën e Free shoop në aeroportin e Rinasit.

  • Bjerrja pandalim e PD-së, mënyra sesi do bien partitë e tilla në Ballkan

    Lulzim Basha është bërë si rrufepritëse për mllefin e mëtonjësve të postit të tij, si kryetar i PD-së, të cilët i eliminoi me buzagazin e vet karakteristik dhe me ndihmën e një mase të verbër militantësh, që votuan për ta votuar.

  • Shkartisje

    Meqënse nuk shkulen edhe po tua mbash në lule të ballit, që të vazhdojnë të jenë po ata por me të tjera cilësi, prerja dhe ndërrimi i kokave me njëritjetrin, pra shkartisja e kokave, duket e vetmja zgjidhje.

  • Përse raporti i ODIHR-it nuk është alibi për Lulzim Bashën

    Siç ndodhi gjithmonë në traditën e zgjedhjeve shqiptare, raporti i arbitrit, pra ai i OSBE-ODIHR-it është lexuar sipas midesë së palëve

  • Bujar Nishani: Një opozitë që do të mobilizojë masivisht popullin në shtator apo që do të shërbejë si një gjethe fiku për masakrën elektorale?

    Pas kësaj kuptohet fare qartë reagimi oportunist dhe hipokrit i opozitës pas daljes së Raportit. Reagim që tenton të fshehë fiaskon dhe përgjegjësinë e saj për shërbimin që i bëri qeverisë duke u përdorur si fasadë në marrëveshjen e radhës me Edi Ramën, për manipulimin që do të realizonte pushteti gjatë zgjedhjeve.

  • Frrok Çupi: Pse zgjohet Luli pas një vrasjeje?

    Vrasja e Bujar Kaloshit ishte e dyta…. I pari akt ka ndodhur aty nga fillimi i shkurtit të atij viti, 1996. U krye një krim i madh në Tiranë dhe rojet tribale të presidentit vrapuan natën në redaksinë e gazetës sonë ‘KJ’, na futën nëpër makina dhe na plasën në qeli…. Mund të na kishin vrarë të gjithëve, ose mund të na kishin mbajtur aty deri në sfilitje. Puna ishte të mbyllej goja që fliste për krimin e tyre.

  • Respekt për patronazhistët e Partisë Socialiste

    Ata kanë ekzistuar si një kategori aktivistësh partiakë, veprimtaria e tyre kurdoherë ka qenë e hapur siç ishte edhe në këtë fushatë zgjedhore. Ata njihen nga komuniteti, nuk i fshihen askujt sepse nuk kanë bërë ndonjë paudhësi që ti fshihen jetës publike. 

  • Luan Rama: Polici, gazetari dhe urdhri i detyrës

    Drejtori i Policisë së Shtetit duhet të dalë dhe t’i kërkojë ndjese gazetarit të lënduar dhe të fyer publikisht. Mandej duhet t’u thotë qytetarëve se cili është qëndrimi i organizatës që ai drejton për rastin që po referoj dhe se sa funksional është institucioni i ndëshkueshmërisë, meqë pandëshkueshmëria është shndërruar në mënyrë jetese ndër ne shqiptarët.

  • Raporti i OSBE/ODIHR, Fatbardh Kadilli: Fryma është politike, raporti është procedurë

    Raporti mbështet ankesat e opozitës për zgjedhje. Por, si çdo raport rekomandon përmirësim të ligjeve dhe standardeve në të ardhmen. Opozita ka detyrim moral të vazhdojë të denoncojë shkeljet, dhe të imponojë rregullime për më shumë garanci në zgjedhjet e tjera. Por, asnjë rregullim nuk na bën fitues vetvetishëm.

  • Skandali me gazetarin, kush mban përgjegjësi për këta policë të paaftë dhe arrogantë rrugëve të qyteteve tona?!

    Skandali i 'Varrit të Bamit' ndodhi pikërisht në ditën e 20-të nga afati 100 ditor që Kryeministri Rama i vuri policisë për tu rikthyer 100% në shërbim të qytetarëve, duke e vënë theksin mbi të gjitha të arroganca e patolerueshme e disa reparteve të policisë. Kanë mbetur edhe 80 ditë por persona të tillë, me uniformën e simboleve tona shtetërore dhe kombëtare duhet të pushojnë se qarkulluara në rrugët e vendit që tani! Asnjë ditë më shumë!

  • Mes Labërisë dhe Salentos rreh një zemër, por italianët kanë një pikë më shumë

    Prej vitesh tashmë, që kur nisa të kem Salenton shtëpinë time të dytë, nuk kam reshtur së dëshiruari që po kaq e bukur, mikëpritëse, e dashur, tërheqëse, të bëhej dhe Labëria e gjithë bregu ynë. Dhe dëshirat thonë, realizohen herët a vonë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv