-
Deklarata e Ramës për Pjetrin/ PD: I njëjti skenar si me Rroshin, Frrokun, Bushin! Lojës me larje duarsh i erdhi fundi
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, i cili tha se PS-ja dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara deri sa të zbardhet e vërteta ligjore mhbi të shkuarën e kryebashkiakut.
13 Gusht 2019, 16:26 -
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit 'ngrijnë' Këshillin Bashkiak, Shkodra drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk do të konstituohet në datë 21 gusht ashtu siç ishte paralajmëruat më herët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të pritet procesi i verifikimit të dokumenteve të bëra publike nga PD ditën e sotme lidhur me kandidatin socialist Valdrin Pjetri.
13 Gusht 2019, 16:09 -
Akuzat e PD-së/ Rama: Deri sa të dalë e vërteta ligjore, Valdrin Pjetri dhe PS i kanë rrugët e ndara plotësisht
Në një reagim të parë lidhur me këto akuza të njëpasnjëshme nga selia blu, kreu i qeverisë Edi Rama ka mohuar që të ketë pasur dijeni lidhur me dënimin e Pjetrit nga drejtësia Italiane në vitin 2003. Ai shkruan se kurrsesi nuk e kishte menduar që Pjetri, do kishte gënjyer mbi të shkuarën e tij, teksa thekson se do të mbajë përgjegjësi dhe se pasojat e këtij veprimi do të jenë individuale.
13 Gusht 2019, 15:48 -
Dënimi në Itali, Balla: Sqarimet e Pjetrit dhe të PD-së nuk mjaftojnë, padi për shpifje
Pas publikimit të dokumenteve të PD-së nga kuestura e Firences që tregonin se kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në vitin 2003 me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.
13 Gusht 2019, 13:00 -
PD nxjerr dokumentet: Valdrin Pjetri u dënua në 2003 në Itali me burg për drogë
Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për drogë. Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën.
13 Gusht 2019, 12:16 -
PD shpërndan trakte në qytetin e Shkodrës/ Valdrin Pjetri: Duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet e bëra në bashki
Aktivistë të djathtë kanë shpërndarë ditën e sotme disa trakte nëpër qytet ku shkruhet 'Narko Valdrini Jashtë Bashkisë'. Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri. Ai shkruan se këto trakte që janë shpërndarë nga katër pesë persona nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm.
12 Gusht 2019, 14:02 -
PD e akuzon, Pjetri publikon certifikatat e pastërtisë së figurës në Itali
Edhe pse Pjetri i ka mohuar akuzat edhe më parë duke thënë se është i hapur për çdo lloj verifikimi, PD nuk është ndalur me akuzat ndaj. I gjendur në këtë situatë Pjetri ka publikuar dy certifikata ku në to deklarohet nga organet në Itali se ai nuk ka probleme dhe se nuk është marrë kurrë si i pandehur.
10 Gusht 2019, 22:54 -
Valdrin Pjetri hedh poshtë akuzat e PD-së: Ngjan me një gjyq publik, jam i hapur për verifikime (VIDEO)
Kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri ka reaguar pas akuzave të PD-së dhe kërkesës që selia blu dërgoi në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminalizimit. Pjetri tha se është i hapur për çdo lloj verifikimi, ndërsa hodhi poshtë akuzat e ngritura nga opozita.
9 Gusht 2019, 12:55 -
Basha: Rama po bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin, ja mesazhi që më sollën nga brenda Rilindjes
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se po bllokon hetimet për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Kryedemokrati publikon një mesazh, që thotë se i ka ardhur nga brenda grupit të Rilindjes lidhur me Pjetrin.
5 Gusht 2019, 21:47 -
Pse të dëbuan nga Italia? Valdrin Pjetri i përgjigjet PD-së: Jam i hapur për verifikime
Kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri ka reaguar për herë të parë pas akuzave të PD-së dhe kërkesës që selia blu dërgoi në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën me formularin e dekriminalizimit.
3 Gusht 2019, 14:53 -
Paditi KZAZ-të, por a do e lirojë zyrën në 13 Gusht? Voltana Ademi: Prisni se do të ketë zhvillime
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka depozituar sot në prokurori një kallëzim penal kundër katër KZAZ-ve në këtë bashki, 2,3,4 dhe 5 për krime zgjedhore për procesin e 30 Qershorit, zgjedhje të cilat opozita jo vetëm i bojkotoi, por tentoi edhe ti bllokonte.
17 Korrik 2019, 14:27 -
KQZ miraton tabelat/ Veliaj certifikohet kryebashkiak i Tiranës edhe Pjetri në Shkodër
Erion Veliaj rikonfirmohet kryebashkiak i Tiranës ndërsa Valdrin Pjetri konfirmohet si kryetar bashkie në Shkodër. Po kështu KQZ ka shqyrtuar edhe ankesat e Përfaqësuesit e Partisë Kombëtare Konservatore Albania ku në këtë mbledhje kanë thënë se në zgjedhjet e 30 qershorit janë vjedhur votat e kandidatit Eduart Ndocaj ndërsa në disa kuti janë gjetur më shumë vota sesa ka votues qendra e votimit.
11 Korrik 2019, 17:26 -
Valdrin Pjetri: E pres një shtrengim duarsh nga Voltana Ademi...nuk besoj se nuk do ta lirojë zyrën (VIDEO)
Valdrin Pjetri e pret një shtrëngim duarsh me Voltana Ademin, të zgjedhurën e PD-së në 2015-ën që tashmë do t'i dorëzojë detyrën kryebashkiakut të ri të Shkodrës, më 13 gusht.
9 Korrik 2019, 12:17 -
Shkodra si Palermo? Kandidati i PS: S'i frikësohem bandave, do bëj punën time
Valdrin Pjetri, pas zyrtarizimi të tij si kandidati i PS për Bashkinë Shkodër, ka dalë në një konferencë për mediat ku është ndalur të flasë për disa çështje të ndryshme. I pyetur nga gazetarët lidhur me krimin në vend, ku herë pas here kryeqendra e veriut është etiketuar si “Palermo e Shqipërisë”, Pjetri tha se nuk i frikësohet një situate të tillë.
16 Maj 2019, 14:45 -
Rotacion në Shkodër/ Pas dy muajsh kthehet sërish në postin e prefektit Çesk Millja
Përgatitja e listave për kryebashkiakë ka sjellë sërish rotacion me dy emrave për postin e prefekit të Shkodrës. Në mbledhje e sotme të qeverisë u vendos emërimi i Çesk Milljas si prefekt i Shkodrës.
15 Maj 2019, 19:13 -
'Sheh diçka, thuaj diçka', nisma e veçantë e prefektit të Shkodrës për të triumfuar ndaj krimit! Lidhet 'pakti' Polici-Komunitet
“Sheh diçka, thuaj diçka” është nisma më e re që ministria e Brendshme ka ndërmarrë me qëllim luftën ndaj krimit me partner qytetarët. Fushata nis nga Shkodra me iniciativë të Prefektit të Qarkut dhe me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore Rajonale.
3 Maj 2019, 19:56 -
Rama batuta me të moshuarin: Do të thonë që je i FRESSH-it
Gjatë takimit në Shkodër nuk munguan batutat nga kryeministri Rama. Pas falenderimeve dhe vlerësimeve nga një i moshuar, që kishe gjetur zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes, Rama i kërkoi që të mos vijonte më tej se 'do të thonë është i FRESSH-it'.
26 Prill 2019, 18:02 -
'Merr ç'do ti, vetëm mua mos më kërko, se jam i martuar'/ Rama rrëfen bisedat me Bashën
Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se sa herë ka zgjedhje Basha ngrihet në protesta dhe kërcënon se nuk do të futet në zgjedhje si dy vite më parë. Ai tregon edhe bisedat me Bashën në 17 maj të 2017 në takimin 'kokë më kokë' në Kryesinë e Kuvendit."Dy vjet si sot Luli m
26 Prill 2019, 17:41 -
Rama: Shkodrën do ta fitojë PS-ja dhe do ta bëjmë si Vlora, kush pengon zgjedhjet shkon në kokërr të burgut
Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit 'Bashkia që duam' është ndalur në Shkodër, ku ka deklaruar se drejtimin në 30 qershor do ta marrë PS-ja dhe do ta kthejë si Vlora me investime.
26 Prill 2019, 17:29 -
Shkodër/ Prefekti Pjetri mbledhje me drejtuesit: Të ushtrohen detyrat, askush nuk është i pazëvendësueshëm
Perfekti i ri i Shkodrës ka organizuar një takim me drejtuesit e institucioneve,me fokus sezonin turistik. Ai është shprehur se duhet të ushtrohen detyrat, pasi asnjë drejtor nuk është i pazëvendësueshëm.
5 Prill 2019, 18:36 -
Krimi në Shkodër/ Fjalët e ndjera të Voltana Ademit: Ndihem e frikësuar...sapo ka filluar - E PLOTË
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë publikisht para ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtuesve të policisë, se ndihet e frikësuar nga bandat e krimit. "Sapo ka filluar" tha - ajo. "Nuk duhet t'i lëmë të hanë kokat e tyre. Të bashkëpunojmë për të parandaluar krimin". Ministri Lleshaj vlerëson komunikimin e sinqertë të kryetares së Bashkisë: "Krimi nuk është në ato nivele sa të shkaktojë frikë. Bashkë do i kthejmë dinjitetin Shkodrës".
1 Prill 2019, 10:39 -
Zbulohet kandidati i socialistëve për Bashkinë e Shkodrës
Valdrin Pejtri pritet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak të Shkodrës për zgjedhjet lokale. Burime për Report Televizion e konfirmojnë këtë fakt. Sot, Pjetri, i cili mbante detyrën e Kryeregjistruesit, mori detyrën e Prefektit të Shkodrës, në një vendim të marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
27 Mars 2019, 15:47 -
Shkarkohen drejtoreshat e Tatimeve dhe Doganave, zbulohet kush i zëvendëson
Dy zonjat qëndronin në krye të institucioneve të rëndësishme që prej shtatorit 2016. Ende nuk ka një detyrë të re për Vjeron, ndërsa ish shefja e Doganave është emëruar në postin e zv/ ministres së Financave dhe Ekonomisë. Drejtori i ri i Tatimeve është Enton Duro, i cili deri më tani ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Taksës së Pasurisë. Ndërsa Arlind Gjokutaj, nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave është emëruar në krye të drejtorisë së Doganave.
27 Mars 2019, 13:08