-
Dëshmia 'bombë'/ 7 fëmijë të rrëmbyer u mbyllën në bodrum, mes tyre dyshohet edhe për Forcim Sulkja-n, i humbur 23 vite më parë
Një dëshmi tronditëse mbërrin në emisionin ’Pa Gjurmë’, ne Report TV mbi rrëmbimin e 7 fëmijëve shqiptarë, të cilët pasi u morën peng u mbyllën në bodrumin e një pallati 5 katësh në Selanik. Mes tyre dyshohet të ketë qenë edhe Forcim Sulkja, 13-vjeçari nga Peqini i cili rezulton i humbur prej 23 vitesh.I mituri u zhduk papritur, ndërsa ishte duke luajtur në bilardon e fshatit. Pasi u thirr nga një person i panjohur, mbrëmjen e 21 qershorit të vitit 1997 nuk u kthye më.
29 Dhjetor 2020, 13:55 -
Kërkon t'i jap fund martesës, babai nuk e lejon/ Zhduket 35-vjecarja,’Pa Gjurmë’ i mundëson të flasin me të bijën live në program (VIDEO)
Kërkoi t’i jap fund martesës 17-vjecare dhunohet barbarisht dhe përfundon në spital me hematoma në fytyrë 35-vjecarja në Greqi. Irena Hamataj vuri në dijeni prindërit, por i ati e kritikoi duke mos e lejuar që ajo të kryente divorcin me Gazmend Hamatajn.
22 Dhjetor 2020, 17:54 -
U arrestua sot për vrasjen dhe masakrimin e çiftit Pasho! Kush është 36 vjeçarja nga Durrësi Elona Kaleshi (VIDEO)
Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zbuloi për herë të parë identitetin e plotë të Elona Kaleshit vajzës, e cila u arrestua mëngjesin e sotëm, vënë nën akuzë për vrasjen, fshehjen dhe copëtimin e kufomave të Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej vitit 2015.
22 Dhjetor 2020, 12:34 -
Nëna lufton për jetën/ Apeli drithërues i 6-vjeçarit: Më ka marrë malli për mamin, nuk dua që ajo të vdes (VIDEO)
Me lot në sy dhe me zë të mekur, e pamundur për të ndihmuar vajzën e saj 30-vjeçare që dergjet pavioneve të spitaleve, një nënë nga Ura-Vajgurore kërkoi ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’.
21 Dhjetor 2020, 18:21 -
Babai abuzoi me mbesën, i biri prek në ’Pa Gjurmë’: E takova në burg, i thashë nuk të dua
Bora Hasanaj (emër i vendosur nga redaksia) është nëna e një djali 10-vjecar nga fshati Funar i Elbasanit, e cila rrëfen historinë e jetës së saj në emisionin ’Pa gjurmë’. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e tyre 7 vite më parë, ndërsa ish-bashkëshorti u akuzua për abuzim seksual me mbesën e tij në Greqi, në vitin 2013. Një lajm tronditës ky, të cilin 30-vjeçarja e mësoi nga ish-vjehrra e saj.
16 Dhjetor 2020, 18:37 -
U zhduk para 6 ditëve, familja humb shpresat/ Dritë jeshile në ‘Pa Gjurmë’ për tropojanin Hasan Vatnikaj
Zhduket në drejtim të paditur, 85-vjeçari nga Bjaram Curri, Hasan Vatnikaj. I moshuari ishte larguar disa herë nga shtëpia, dhe prej kohësh vuante nga skleroza. 6 ditë nga humbja e Hasan Vatnikaj, familjarët vendosen të kërkojnë ndihmë në Report Tv. Emisioni ‘Pa Gjurme’ trajtoi rastin e të moshuarit duke u lidhur me djalin, Xhevahir Vatnikaj
16 Dhjetor 2020, 18:33 -
‘Jam e ngujuar, familja më dëboi’/Përdhunohet nëna e binjakëve në hotel, reagon Shërbimi Social
“Pa Gjurmë” siguron ndihmën për nënën e dy fëmijëve që u abuzua seksualisht në një dhomë hoteli. Historia e trishtë e abuzimit të Ana Bodurit, u rikthye serish pasditen e sotme në “Pa Gjurmë”, ku falë ndërmjetësimit të stafit me Drejtoreshën e Shërbimit Social Korçë, znj. Marjana Jorgji, u arrit të sigurohej ndihma për 30-vjeçaren dhe 2 fëmijët e saj, që aktualisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike në qytetin e Korcës. Në një lidhje skype nga Korça, Marjana Jorgji, Drejtoresha e Shërbimit Social, u shpreh e gatshme për ta ndihmuar Anën dhe fëmijët e saj.
15 Dhjetor 2020, 18:04 -
‘Pa Gjurmë’ i komunikon emrin e zonjës, që dyshohet se është nëna biologjike, përlot 60-vjecari: Ndjehem i lumtur që nuk jam fëmijë jashtë martese
Pak ditë pasi bëri publike historinë e jetës, në kërkim të rrënjëve biologjike, në emisionin ’Pa gjurmë’, moderatorja Odeta Dume i komunikon live 60-vjeçarit, Shpëtim Boçi emrin e zonjës që dyshohet se është nëna që e solli në jetë.
15 Dhjetor 2020, 17:37 -
Pas 22 vitesh 'Pa Gjurme' gjen Bashkim Xhinën në Francë/ Motra: S'besonim se do e takonim, i premtoi nënës se do të kthehet në Shqipëri (VIDEO)
U zhduk 22 vite më parë, gjendet në Nicë të Francës Bashkim Xhina. 52-vjecari humbi gjurmët në fund të gushtit të vitit 1998, kur në telefonatën e fundit që bëri me vëllanë, Dylaverin i tha se shumë shpejt do të kthehej në Shqipëri, por pas asaj dite do kalonin 2 dekada.
9 Dhjetor 2020, 17:52 -
E braktisi foshnje, sot lufton për jetën/”Pa Gjurmë” i përcjell nënës lajmin për vendndodhjen e të birit pas 28 vitesh (VIDEO)
Lufton për jetën çdo ditë që prej një viti kur është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë. Mimoza Llanaj, e cila jeton në Greqi nuk ka reshtur së kërkuari djalin, që lindi 28 vite më parë në maternitetin e Fierit.
8 Dhjetor 2020, 17:51 -
Historia e dy nënave shtatëzëna / Njëra e braktisi, tjetrës i vdiq, birësimi që shpëtoi çiftin Boçi. Një dritare mbante të fshehur, certifikatën e lindjes
Një fëmijë mbylli sytë, por një tjetër erdhi në jetë, historia e rrallë e rrëfyer në emisionin ’Pa Gjurmë’ që mban zemrat pezull, është ajo e një 60-vjecari, i cili erdhi si shpëtim, në familjen ku u birësua.
4 Dhjetor 2020, 17:55 -
Me probleme të shëndetit mendor nëna me dy vajzat e mitura ushqehen me bar, mesazhi prekës i zonjës nga Amerika për Shqipërinë
Një nënë me dy vajza të mitura ushqehet me barishte në pamundësi për të siguruar ushqimin. Historia e familjes Leka u trajtua pasditen e kësaj të enjte në emisionin 'Pa Gjurmë'.
3 Dhjetor 2020, 18:07 -
'Nënë do vi, më ka marrë malli!' Zhduket mistershem i riu nga Elbasani, babai në Pa Gjurmë: Korçari ’mban peng’ të vërtetën
14 vite nga zhdukja e 32-vjecarit nga Elbasani zbulohet vendndodhja e shokut, që din të vërtetën. Familjarët akuzojnë korcarin Miri Gjini, si personi që ’mban peng’ të vërtetën e zhdukjes së Viktor Pëtroshit më 29 gusht të vitit 2006.
3 Dhjetor 2020, 18:03 -
'Pa Gjurmë' zbulon familjen e vajzës jetime/ Tronditet 30-vjecarja kur mëson lajmin: Nënë nuk do të takoj më kurrë…
E pabesueshme por e vërtetë. E braktisur 30 vite më parë, Fatjona Keco emocionohet live kur ’Pa Gjurmë’ zbulon për herë të parë imazhin e nënës, që e solli në jetë.
2 Dhjetor 2020, 17:50 -
Abuzoi me 4 të mitur, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Greqi/ Pa Gjurmë dyshon për të humburin Bardhyl Ruko
Pas dyshimeve se bën jetën e një murgu në një mal të shenjtë në Selanik, një dëshmi tronditëse që mbërriti këtë të martë në emisionin ’Pa Gjurmë’ drejton vektorin në një tjetër pistë kërkimesh, në Patra të Greqisë.
1 Dhjetor 2020, 17:14 -
'Më përdhunonte natën para djalit, më thoshte do të vras'/ Shokon 43-vjecarja në 'Pa Gjurmë', sot mbetet me të birin e braktisur në Tiranë
I disati rast që denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’, 43-vjecarja që jeton në fshatin Lundër pak km larg nga kryeqyteti, ka mbetur në rrugë të madhe, ditën kur në janar të vitit 2019 ish-bashkëshorti dëboi atë dhe djalin nga shtëpia. Rrëqeth edhe më shumë me apelin që bën 10-vjecari, duke rrëfyer trishtimin që ndjen pas divorcit të prindërve. I rritur para kohe, ai i nisi një letër emisionit ’Pa gjurmë’ për të kërkuar ndihmë.
30 Nëntor 2020, 17:24 -
Zhduket kuksiani Sadik Toshi/ Vëllai: Me vete kishte një çantë të zezë, përveç fotove të fëmijëve nuk e dimë çfarë kishte
Një çantë e zezë dhe fotot e 3 fëmijëve janë të vetmet sende që Sadik Toshi mori me vete ditën që u zhduk më 23 gusht të këtij viti, nga shtëpia e vëllait në fshatin Nimçë të Kukësit.
30 Nëntor 2020, 17:07 -
Braktis gruan shtatzënë, nuk lë gjurmë i riu nga Bulqiza/ E reja: Ktheu Destan, do bëhemi më vajzë
Zhduket pas telefonatave anonime, Destan Bushi nga Bulqiza. 27-vjeçari është parë mbrëmjen e 7 shtatorit të largohet me një makinë të zezë me persona të panjohur pranë ish punës së tij.
16 Nëntor 2020, 18:05 -
VIDEO/ E lindi para 23-vitesh në një dhomë hoteli, 'Pa Gjurmë' i sjell vajzën në studio! Ish e trafikuara takon për herë të parë të bijën, që solli në jetë me tutorin
Emisioni “Pa Gjurmë”, këtë pasdite përcolli live emocionet e takimit pas 23 vitesh të një nënë me vajzën e saj. 42-vjecarja, një vit më parë mori guximin të rrëfente historinë e jetës në Report Tv. Bora, një ish e trafikuar, mbeti shtatzanë me tutorin e saj, por ky i fundit ia rrëmbeu nga duart pasi foshnja u lind në dhomën e një hoteli. Gjatë një viti kërkimesh, stafi i gazetarëve arriti në gjurmët e vajzës, e cila takoi për herë të parë nënën e saj live, në studion e ’Pa Gjurmë’.
13 Nëntor 2020, 16:38 -
Zhdukja e mistershme e Kasem Briskut dhe gjurmët që la në rrugicën e banesës. Vajza zbulon telefonatat anonime disasekondëshe që erdhën në telefonin e babait: Dëgjoheshin hapa
Kishte pak muaj që ishte kthye nga Greqia, Kasem Brisku humbi gjurmët më 27 shkurt të vitit 2018 nga komuna Kozare e Kucovës. Ishte një natë e ftohtë dimri kur 52-vjecari u zhduk në mënyrë të mistershme.
12 Nëntor 2020, 17:07 -
'Më tha se kishte shokë nga Siria, në 2019 u zhduk djali'/ Rrëfehet nëna e Pëllumb Llakës nga Tepelena (VIDEO)
Pasditen e sotme emisioni investigative “ Pa Gjurmë” në Report Tv solli në fokus historinë e zhdukjes së një të riu nga Tepelena. Ngjarje e ndodhur para një viti në Kretë të Greqisë.
11 Nëntor 2020, 17:20 -
Braktisi djalin në Greqi, vetë zhduket në Sarandë/ Nëna e Maradona Ibrahimit: Nëse e kam të vdekur më thoni t’i mbledh kockat
Emisioni ''Pa gjurmë'' në Report Tv vijon ende kërkimet për Maradona Ibrahimin, që u zhduk më 1 gusht të vitit 2019, nga Ura e lumit. E ftuar në studion e emisionit nëna e tij, Maria zbulon të tjera detaje nga jeta, prej 19 vitesh e Maradonës në Greqi.
9 Nëntor 2020, 21:16 -
Gjen babain pas 15 vitesh / Ambra përballet me xhaxhain: Ju pranuat nusen e babait dhe flakët nënën time
Kur pritej që gjetja e Ilir Gjokës pas 15 vitesh, do lumturonte familjarët ndodhi e kundërta, u thelloi hendeku dhe u ’krisën’ të tjera marrëdhënie, vecanërisht mes mbesës dhe xhaxhait. 50-vjecari nga Librazhdi u gjet nga emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndërsa u kërkua në program nga vajza e tij Ambra, në shkurt të vitit 2019.
5 Nëntor 2020, 17:36 -
Pa gjurmë ’vesh’ uniformën blu, kthen në shtëpi 36-vjecarin e humbur nga Vlora (VIDEO)
Pasditen e kësaj të marte, emisioni ’Pa Gjurmë’ përcolli lajmin e gjetjes së 36-vjecarit Fatjon Dule, zhdukur 13 ditë më parë nga Vlora. Falë ndihmës së shikuesve të Report TV qytetarë të shumtë treguan vendndodhjen e tij në kryeqytet. Gazetarët mbërrijnë në vendngjarje dhe e rikthejne shëndoshë e mirë pranë familjes. Emocione dhe lot gëzimi nga nëna gjatë lidhjes live nga Vlora.
3 Nëntor 2020, 17:29 -
Ndahet nga e dashura, zhduket 36-vjecari në Vlorë/ Dëshmitarët: Fatjoni ndodhet në Tiranë rrugën ’Don-Bosko’
Pasditen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua humbja e një 36-vjecari nga Vlora. Fatjon Dule me probleme të shëndetit mendor kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e 21 tetorit dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.
2 Nëntor 2020, 18:38 -
Si u vra i riu shkodran në Siri?/ Flet nëna e xhihadistit: Nusja ishte shoqja e Floresha Rashës,ata ma morën djalin
U radikalizua në moshë të vogël dhe u ekzekutua në 1 prill të vitit 2015 nga militantët e ISIS, është ky fundi tragjik i Ervin Hasanaj, i njohur si (Ebu Ahmed),23-vjecarit nga Kopliku i Shkodrës.
2 Nëntor 2020, 18:35 -
Ngjarja që tronditi Napolin, prostituta shqiptare ekzekutohet me plumb në kokë/ Plas skandali në 'Pa Gjurmë', motrat ofendojnë vëllanë se mori paratë e viktimës
Vrasja pa autor e shqiptares nga Lushnja Barjeta Veliu, që tronditi rajonin Mondragone të Napolit në Itali rikthehet në fokus me kërkesë të familjarëve në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report tv. Ekzekutimi i 30-vjecares, e cila përfundoi e vrarë me një plumb pistolete në kokë qershorin e vitit 2001 ka ngritur dyshime të forta, pasi nuk u zbuluan kurrë autorët.
30 Tetor 2020, 17:58 -
“Më rrahu zemra kur e pashë, por më mohoi”/Gjen pas 48-vitesh nënën që e braktisi, rrëfehet dhimbshëm jetimja e diagnostikuar me kancer
E braktisur nga prindërit që foshnjë, por e rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, sot Miranda Koçi lufton për të fituar betejën me kancerin. 57-vjecarja e ftuar në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ në ditët e tetorit rozë, rrëfen historinë e saj të trishtë, por jo vetëm, jep mesazhe të forta si një leksion për jetën, mbi dashurinë me motivin për t’ia dalë.
29 Tetor 2020, 17:23 -
U zhduk nga shtëpia e mësuesit, mbërrin pas 29 vitesh nga SHBA-ja fotoja ku dyshohet se është vajza nga Lushnja /E motra: Kjo është Suzana jonë
Puntata e datës 12 tetor në emisionin ’Pa Gjurmë’ u mbyll me një informacion, thuajse të pabesueshëm për fatin e Suzana Shehut, që u zhduk në gusht të vitit 1991. Dyshimi se ajo ndodhej në SHBA ishte një indikacion i rëndësishëm nga i cili stafi ‘Pa Gjurmë’ nisi menjëherë investigimet, me shpresën për të rënë në gjurmët e vajzës nga Lushnja.
28 Tetor 2020, 17:43 -
“Më thonë së është martuar dhe ka një djalë”/ I riu nga Nikla zhduket duke lënë vajzën 2 vjece në Shqipëri (VIDEO)
E vetmja shpresë që mban ende të ndezur një dritë jeshile, për fatin e Sokol Tufës nga Nikla, që u zhduk në nëntor të vitit 2004 është një informacion se 41-vjecarit jeton në Selanik të Greqisë.
27 Tetor 2020, 17:20 -
“Nuk donte të martohej, besonte në zot”/Motra tregon në “ Pa Gjurmë” si u zhduk Robert Resuli
U zhduk pa i mbushur ende 18 vite, Robert Resuli humbi gjurmët nga Greqia. Djali nga Tepelena u largua nga vendi ku punonte si coban në Agrinjo, por nuk u bë më i gjallë që prej korrikut të vitit 1992.
26 Tetor 2020, 17:27 -
Pas 25 vitesh, ‘Pa Gjurmë’ ribashkon dy miqtë e ushtrisë/ Surpriza dhe emocione, por nuk mungojnë as batutat për moderatoren Dume (VIDEO)
Me emocione të papërshkueshme nisi puntata e kësaj të premte në emisionin ‘Pa gjurmë’, në ekranin e Report TV. Pas 25 vitesh, ‘Pa Gjurmë’ rilidh kontaktet për dy shokë të ngushtë të ushtrisë.
23 Tetor 2020, 18:28