-
Sociale
Pa Gjurme/ Zhduket nga Zvicra Irid Kola, prindërit: Në burg nuk ndodhet, nuk e dimë çfarë i kanë bërë djalit
Dy vite u panë vetëm në skype, prej më shumë se një muaji nuk ia dëgjojnë më as zërin. Me brengën e një nëne dhe frikën për fatin e djalit të humbur, Natasha Kola iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë, në kërkim të Irid Kolës, i cili humbi gjurmët nga Zvicra më 22 mars të këtij viti. Kërkesa e prindërve drejtuar ambasadës zviceriane nuk zbuloi gjurmë të elbasanlliut, ndërsa emri i tij nuk figuron në asnjë burg.
29 Prill 2021, 17:15 -
Sociale
‘Më la shtatzënë, prindërit e tij më thanë e kemi një nuse në shtëpi! Drama e vajzës nga Poliçani
Ndodh edhe kështu, ndërsa vjen të kërkojë ndihmë në emisionin ’Pa gjurmë’ për djalin e tij dy-vjeçar, zbulohet jeta e dyfishtë e Arjan Lukës. 31-vjeçari ka qenë i ftuar në program, në shkurt të një viti më parë, bashkë me të shoqen, por këtë të mërkurë në emisionin ’Pa Gjurmë’ u mësua një tjetër detaj nga jeta e tij.
28 Prill 2021, 17:11 -
Sociale
Divorcohet me gruan në Ceki duke shkëputur lidhjet me të birin, në kushtet e depresionit zhduket Sajmir Shijaku (VIDEO)
Sajmir Shijaku është 51-vjecari nga Tirana i cili doli nga shtëpia mëngjesin e datës 27 shkurt të këtij viti, por që nga ai moment nuk dihet asgjë më për fatin e tij.
28 Prill 2021, 13:33 -
Sociale
‘Nuk dua të vdes, nuk dua të lë fëmijët jetim’/ Drama e 44-vjeçares nga Librazhdi, prek mijëra qytetarë (VIDEO)
Në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, në Report Tv u trajtua historia e dhimbshme e nënës së 3 fëmijëve nga Librazhdi, e cila prej një viti është dignostikuar më kancerin e gjirit dhe nuk ka mundësi financiare të paguajë mjekimet
28 Prill 2021, 13:30 - Sociale
-
Sociale
’Pa Gjurme’ i rikthen identitetin ish-ushtarakut endacak, historia rrëqethëse e Dashamir Serrit
Prej disa kohësh bën jetën e endacakut në Tiranë, por pasi trokiti në ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë stafi transformon ish-oficerin 76-vjeçar. Me kostumin e zi dhe këmishën e bardhë, Dashamir Serri hyri në studio dhe pasi u përshëndet me moderatoren Odeta Dume, i pohoi se e kishte bërë edhe vaksinën për Covidin. Ish-oficeri Dashamir Serri nga Tirana, rrëqeth me historinë e tij.
19 Prill 2021, 14:15 -
Sociale
’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…
Historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë mjaft reagime në opinionin publik. Për 11 vite me rrallë, për vogëlushen që u zhduk në moshën 6-vjecare, nga fshati Zapod i Kukësit, ende nuk ka asnjë gjurmë. Një nga zhdukjet më të bujshme të dekadës së fundit ka startuar emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, në tetor të vitit 2018.
17 Prill 2021, 23:39 - Sociale
-
Kronikë
Shokon vajza e abuzuar prej dy vitesh nga njerku: Ai më përdhunonte, kur nëna ikte në punë’! Nëna: Nuk e dija, xhelozoja se e doja shumë
31-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor është përdhunuar nga njerku i saj, Ardian Qershija 49 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ndërsa nëna Katerina Kamberi denoncon live në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report ish-bashkëjetuesin, i cili përveç dhunës barbare, që ushtronte mbi të, nuk i kurseu as të bijën, mbi të cilën abuzoi për dy vite me radhë.
10 Prill 2021, 22:46 -
Sociale
Mbërrin nga SHBA në ‘Pa Gjurmë’/ Marin Zefi në kërkim të djalit që u zhduk me nënën nga Shkodra
Ka kaluar më shumë se një vit, që kur i është drejtuar emisionit ’Pa gjurmë’ në Report TV në kërkim të djalit 9-vjeçar. Babai Marin Zefi udhëtoi nga Amerika për të qenë i pranishëm në puntatën e kësaj të shtune, duke bërë thirrje live, për të gjetur djalin e tij Bledi Zefi.
3 Prill 2021, 22:46 -
Sociale
Përballet e trafikuara me ish-tutorin, plas sherri në studio: Bëre vilat me gjakun tim, më flake me djalin! Degjeneron përballja në ’Pa Gjurmë’ e ish-nuses edhe me vjehrrin
Ish-e trafikuara, 44-vjeçarja nga Elbasani tronditi me rrëfimin e saj, pak ditë më parë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, ndërsa mori guximin të denonconte live dhunën dhe kërcënimet me jetë nga tutori i saj. Pasi bëri publike historinë e jetës, Blerta Lushnjari u përball këtë të shtunë live në studio me ish-bashkëjetuesin, ndaj të cilit ngriti një lumë akuzash për trafikimin në Francë.
3 Prill 2021, 22:37 -
Sociale
Trondit në ‘Pa Gjurmë’ gruaja e trafikuar: Punova poshtë urës në Lion, dhunuar edhe nga klientët, guxova t’i shpëtoja tutorit
Pati një martesë të imponuar nga familja, kur ishte ende një e mitur. Blerta Lushnjari nga Elbasanai solli në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 14-vjeçare, ndërsa ra pre e dhunës, sapo hoqi vellon e bardhë.
25 Mars 2021, 17:14 -
E padivorcuar nga martesa e parë nis marrëdhënie të re. Vjehrra: I thashë bëj divorcin, pastaj merr djalin tim
Beje Ysollari nga Korça është një gjyshe, e cila kërkon nipin 4-vjeçar. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, me moderatore Odeta Dume, rrëfen momentin kur vendosi të martonte të birin, me vajzën nga Gramshi dhe si ajo iku nga shtëpia shtatzënë, 7 muaj më pas.
24 Mars 2021, 16:56 -
‘Njerku i dinte emrat e atyre që rrëmbyen motrën, vdiq në heshtje’! Murgesha në kërkim të motrës Flora Brunga
Atë shtator nuk do të ulej në bankat e shkollës si gjithë bashkëmoshatarët, por kishte vendosur të ndryshonte fatin e saj. Lezhjania 14-vjeçare mori një tjetër drejtim për jetën, që ditën kur u largua nga banesa në fshatin Krajen, bashkë me tre persona të tjerë më 1 shtator të vitit 1996.
23 Mars 2021, 17:25 -
I sëmurë dhe i pashpresë,‘Pa Gjurmë’ lumturon 20- vjeçarin/Të gjitha operacionet falas
‘Pa Gjurmë’ lumturon të riun nga Drenova, për të cilin mundësohet ndërhyrja e disa operacioneve. Rasti i Robert Hoxha që vuan nga deformimi i kockave falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjen zgjidhje.
22 Mars 2021, 17:42 -
Denoncoi humbjen e bashkëshortit në ‘Pa Gjurmë”, nusja largohet duke kërkuar divorcin: Nuk më intereson më, kam jetën time
Ndodh edhe kështu, ndërkohë që jemi duke kërkuar ende një të humbur dalin në pah edhe problematika të tjera sociale. Thellohen problemet, por edhe hiqet dorë nga kërkimet. Një gjë e tillë ka ndodhur me humbjen e Destan Bushit, nga Bulqiza.
19 Mars 2021, 17:47 -
‘Isha ushtar në kufi, kur baba më nisi telegramin’. Drama e çiftit lezhjan në kohën e komunizmit
Një çift nga Lezha janë në kërkim të vajzës, që i bëri prindër për herë të parë. Foshnja me emrin e rrallë, Metër, u lind më 13 qershor të vitit 1968, në shtëpinë e saj në Kashnjet të Lezhës.
18 Mars 2021, 17:50 -
U zhduk në prani të 30 shokëve vlonjatë, flet i vëllai në ’Pa Gjurmë’: E kishin lidhur duar e këmbë me litar, askush nuk ka folur ku humbi vëllai im
Njerëz të zhdukur, në vitet e para të eksodit shqiptar, vazhdojnë të denoncohen në programin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV. Sipas statistikave, nga vitet ’90 deri ’95 rezultojnë mbi 300 persona të humbur, kryesisht në Greqi dhe Itali. Këtë të enjte, emisioni i fokusuar me këto histori humbjesh, prezantoi për herë të parë pasaportën e Altjon Selamaj nga fshati Llakatund i Vlorës.
18 Mars 2021, 17:41 -
I shokuar dhe shpërthen në lot, kur ‘Pa Gjurmë’ i jep lajmin për shokun e ushtrisë
Mbetet pa fjalë dhe përlotet kur mëson fatin e shokut nga Shkodra. Pavlin Ujkashi nga emisioni ’Pa gjurmë’, në Report TV këtë të enjte mëson se shoku i ushtrisë, që ai kërkoi kishte ndërruar jetë 28 vite më parë, pas një aksidenti.
18 Mars 2021, 17:37 -
'Më dhunonte fshehtas, ma bënte me shenjë të shkoja në dhomë’!Shokon nusja nga Burreli, torturat dhe braktisja nga burri
E dhunuar barbarisht nga burri dhe vjehrri, shokon 34-vjeçarja Silvana Keçi nga Burreli, ndërsa rrëfen në “Pa Gjurmë” në ekranin e Report Tv dramën e jetës. Pas 7 viteve bashkëjetesë gruaja shtatzënë vendosi të largohet përgjithnjë nga ai ’ferr’, duke marr me vete edhe djalin 12-vjeçar me spektrin autik.
17 Mars 2021, 17:31 -
Ngjarja makabre e ’97/ Rrëfehet vajza e çiftit Çela: Më vrau prindërit dhe motrën, autori u arratis
Ngjarjet e vitit 1997 janë nga më të dhimbshmet e historisë së Shqipërisë. Shteti pothuajse u shkri dhe i gjithë populli u ngrit në protesta masive. Provokuar nga rënia e skemave piramidale të kohës, këto ngjarje sollën me vete, një shkatërrim të madh dhe mijëra viktima. Këtë të hënë në emsionin 'Pa Gjurmë',në Report TV me moderatore Odeta Dume sollëm historinë e familjes Çela, nga fshati Velçan i Pogradecit,e cila mesditën e 13 majit të vitit 1997, humbi tre pjesëtarë të saj.
15 Mars 2021, 16:59 -
‘Nëna as emrin s’ma tregoi, të vërtetën e zbulova shumë vonë’. Sara nga Zvicra në kërkim të babait që nuk e njohu kurrë
Humbi gjurmët në Chikago të Amerikës 64-vjecari nga Bujanovçi i Kosovës, Isen Rramadani kërkohet në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV nga vajza e tij, 30-vjeçarja Sara Idrizi.
15 Mars 2021, 16:48 -
‘Ju kam bërë hatanë, më falni’/Fjalët e fundit të lacjanit, që u zhduk 14 vite më parë. ‘Shpërthejnë’ dëshmitë në Pa Gjurmë: 46-vjeçari strehohet në Greqi
Fotot janë i vetmi kujtim që i shuajnë sadopak mallin familjes, që ditën kur Tonin Kola, humbi gjurmët më 16 korrik të vitit 2006. Pasi u kërkoi para dhe një çertifikatë, ai doli nga shtëpia e tij në Laç. Dy ditë para se të humbte gjurmët i kishte dhënë sinjale familjes, se donte të emigronte sërish drejt Greqisë, atje ku kishte punuar vite më parë.
11 Mars 2021, 17:31 -
Zhduken tre kushërinjtë, dyshimet se u vranë/ Familjarët: Fqinji na tregoi se fshihen në Kretë (VIDEO)
Një histori që mbetet ende e veshur me mister, zhdukja e tre djemve pogradecarë më 25 tetor të vitit 1992. Tre të rinj nga Vërdova lanë nënat duarkryq në pritje dhe nuset me fëmijë. Artan Xhukellarit, Fatos dhe Bashkim Latifllarit u nisën drejt Greqisë më 7 korrik të vitit 1992.
10 Mars 2021, 17:39 -
‘Nuk e di varrin e nënës, dua t’i dërgoj lule’/ 39-vjeçarja e rritur jetime rrëfen dhunën nga vëllezërit e sëmurë (VIDEO)
Humbën nga kjo jetë prindërit kur ishin ende të mitur, fati i katër jetimëve që u rritën nëpër shumë dyer të qytetit të Hasit. Këtë pasdite emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv solli dramën e një familje nga veriu i Shqipërisë
9 Mars 2021, 18:26 -
U shpëton mjekëve, humbet 57-vjecari me probleme/ Dëshmitarët në ‘Pa Gjurmë’ lokalizojnë vendndodhjen (VIDEO)
Edhe këtë të hënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV kërkuam sërish ndihmë për gjetjen e Shpëtim Dervishit. 57-vjeçari u zhduk nga Spitali ’Nënë Tereza’ në Tiranë, më 3 mars të këtij viti, ndërsa ishte i shtruar në pavionin e Toksikologjisë prej tre ditësh, për shkak të problemeve me alkoolin.
9 Mars 2021, 17:55 -
‘E telefonova t’i tregoja që nëna ndërroi jetë, im bir humbi”/ Zhduket vlonjati nga ishulli i Kretës (VIDEO)
Prej 20 vitesh ka jetuar në Greqi, Aleksandër Pulaj nga Selenica e Vlorës shkëputi kontaktet me familjen, që prej tetorit të 2020. I pajisur me dokumentacion të rregull dhe me pasaportë greke, 50-vjecari ishte sipërmarrës i një firme ndërtimi në Kretë. Ai jetonte i vetëm prej 5 vitesh, pas divorcit me bashkëshorten.
9 Mars 2021, 17:50 -
‘Sekretin e mësova nga pastruesja e spitalit, njërin nga djemtë ma birësuan’/ Lindi binjakët, spitali i fshehu të vërtetën nënës nga Korça (VIDEO)
Me rastin e 8 marsit, në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV sollëm një histori të rrallë të dy grave, njëra vjehrrë dhe tjetra nuse, të cilat janë në kërkim të Mariglen Bashllarit. Nga Stambolli i Turqisë, 71-vjeçarja Nexhmie Bashllari, në kërkim të djalit rrëfen historinë e jetës që ditën kur solli në jetë binjakët në vitin 1977 dhe si foshnjat u ndanë 44 vite më parë pas lajmit, që tronditi gjithë qenien e saj.
8 Mars 2021, 17:02 -
‘Babai im studioi në Rusi, atje la një djalë’/ Jeta e piktorit të njohur dibran rrëfyer nga e bija në ‘Pa Gjurmë’ (VIDEO)
Piktori Bajram Mata është një emër i njohur në artin shqiptar. Disa nga punimet e artistit të ndjerë gjenden në fondin e artë të koleksioneve në Galerinë Kombëtare të Arteve. Këtë të hënë, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ e bija, Elsa Mata rrëfen jetën e piktorit dhe dimensionet e tij si artist, jo vetëm edhe si baba. Ajo zbulon për herë të parë pengun e jetës, që mundoi artistin derisa mbylli sytë përgjithnjë. 49-vjeçarja është në kërkim të vëllait nga babai me origjinë shqiptaro-ruse.
8 Mars 2021, 16:58 -
‘Nga qelia i dërgoja letra më tha, djalin mos e kërko’/ Rrëfehet babai i penduar: Kam 10 vite që nuk e shikoj
Ish-bashkëshortja e tradhëtoi për vite me radhë, ndërsa sot ’mban peng’ djalin, në këmbim të 6 milion lekëve. Kjo është historia e 42-vjeçarit nga Fushë-Kruja, Ermal Shehu, i cili rrëfeu hapur në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV xhelozitë në çift që i dhanë fund marrëdhënies, si dhe pranimin e një serie tradhëtish të ish-bashkëshortes. Ai përfundoi pas hekurave, pasi u dënua me 7 vite burg në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, vite që e ndanë edhe nga djali i vetëm.
5 Mars 2021, 16:59 -
Zhduket fierakja nga Italia/ ‘Pa Gjurmë’ lexon ekskluzivisht mesazhin e zonjës nga Milano, kush fshihet pas kësaj historie?
Gjurmë jete për 43-vjeçaren Marsela Çako, fierakja që u zhduk në vitin 2007 nga Genova e Italisë. Pasditen e kësaj të premte programi ‘Pa Gjurmë” në Report Tv solli ekskluzivisht dëshminë e një emigranti, ku kishte komunikuar me një zonjë shqiptare, që sot njihej me emrin Maria në shtetin Italian dhe pretendohej se ishte vajza e familjes Çako. Gjatë trasmetimit live u lexua edhe mesazhi që gazetarët kanë siguruar.
5 Mars 2021, 16:56 -
Humbet brenda QSUT-së 57-vjecari nga Golemi/ Familja: Doli natën nga spitali dhe askush nuk e pa
Zhduket nga Spitali ’Nënë Tereza’ në Tiranë, Shpëtim Dervishi. 57-vjecari nga Durrësi ishte i shtruar në pavionin e Toksikologjisë prej tre ditësh, për shkak të problemeve me alkoolin. Mëngjesin e 3 marsit, të këtij viti ai ka lënë ambjentet e spitalit, kur në dhomë nuk ka patur asnjë nga familjarët dhe është larguar papritur.
4 Mars 2021, 17:13 -
'Djalin ta kam takuar në Athinë'/ Shenja jete për Maradona Ibrahimin, ’Pa Gjurmë’ lidh nënën me dëshmitarin në Greqi
Humbi gjurmët më 1 gusht të vitit 2019, shenja jete për Maradona Ibrahimin. Emisioni 'Pa Gjurmë' , në Report TV u lidh live, me një dëshmitar nga Greqia. Ai tha se është takuar me 31-vjeçarin e humbur, në fund të janarit të këtij viti, në Kato Patisia të Athinës.
3 Mars 2021, 17:16 -
’Më trego bir ku je’! Pas telefonatës anonim, zhduket sipërmarrësi i ndërtimit nga Peqini (VIDEO)
Në pritje prej 12 vitesh, Zenepe Ballmi denoncon për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zhdukjen e djalit të saj. 48-vjeçari Ruzhdi Ballmi nga Peqini, i cili rezulton i humbur që prej majit të vitit 2008.
2 Mars 2021, 17:45 -
'Pukjanin e kam takuar në Athinë, kishte dalë nga burgu'!Pas 25 vitesh mbërrin dëshmia 'bombë' për Alfred Palucën (VIDEO)
25 vite nga humbja e Alfred Palucës nga Puka mbërrin në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, dëshmia ’bombë’. Një zonjë nga Greqia komunikoi live në program, nga ku përcolli detaje të takimit, me dy shqiptarë, në një plazh të Athinës.
2 Mars 2021, 17:37