-
'Kush do të bëjë të fortin, Policia do t’i 'nxijë' jetën!', Xhafaj: Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me anë të një statusi në Twitter ka paralajmëruar se shumë shpejt do të prezantojë paketën antikrim, e cila do të jetë me masa më të ashpra.
23 Tetor 2018, 14:47 -
I paralajmëroi Xhafaj, Report Tv zbulon dy megaoperacionet e policisë shqiptare dhe asaj gjermane, priten arrestime të bujshme
Dy megaoperacionet njëri antidrogë, kryesisht kundër trafikut të kokainës, ndërsa tjetri është mbajtur sekret nga policia, pritet të çojnë në pranga emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri. Operacioni po zhvillohet në të dy vendet, Gjermani dhe Shqipëri.
18 Tetor 2018, 11:54 -
‘Vëzhgimi i terroristëve të kthyer nga lufta dhe kufiri/ Zbardhet takimi i Xhafës me zyrtarin e lartë amerikan
Ministri i Brendshëm e ka njohur zyrtarin e lartë amerikan me strategjinë e palës shqiptare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm, përmes një marrëdhënie të re të ndërtuar mes Policisë dhe Komunitetit.
17 Tetor 2018, 15:31 -
Xhafaj quajti Bashën ish-ministrin më të paaftë, Strazimiri i kujton gafën me numrin e të vrarëve në Vlorë
Shifrat e paraqitura nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deputeti i PD, Gent Strazimiri, i cilëson si "historia e suksesit" ndaj luftës kundër krimit dhe trafikut të drogës me Saimir Tahirin ministër.
14 Tetor 2018, 22:20 -
Krimi në Tiranë, Xhafaj: Basha më i paafti, në 2010 dyfish më shumë vrasje në kryeqytet (Shifrat)
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka publikuar shifrat krahasuese për nivelin e kriminalitetit kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm dhe aktualisht kur këtë detyrë e mban vetë Xhafaj.
14 Tetor 2018, 15:43 -
Videoja e dytë e kunatit të Babales, Xhafaj: Opozita në krah të krimit po sulmon policinë me llumin
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë pas publikimit nga deputeti i PD, Ervin Salianji të videos së kunatit të Babales. Xhafaj deklaroi se opozita i ka dalë në krah krimit dhe po sulmon policinë e shtetit me llumin e shoqërisë.
11 Tetor 2018, 12:02 -
'Shqiptarët sundohen nga bandat', Xhafaj i përgjigjet Bashës dhe nxjerr shifrat
Ministri i Brendshëm i është përgjigjur sërish akuzave të Lulzim Bashës, duke publikuar shifrat krahasuese të veprave penale vjedhje me dhunë dhe vjedhje me armë kur Basha ishte ministër dhe aktualisht, kur në detyrë është vetë Xhafaj.
10 Tetor 2018, 17:40 -
254 të vrarë në aksidente në 9 muaj kur Basha ishte ministër, Xhafaj i nxjerr statistikat e frikshme
Fatmir Xhafaj publikon statistikat e vrasjeve dhe aksidenteve falale gjatë kohës kur Basha ishte ministër. Në 9 muaj të 2010, janar-shtator, kanë humbur jetën në aksidente 254 persona, nga 152 në 2018. 85 të vrarë në 2010 nga 40 në 2018.
9 Tetor 2018, 18:19 -
'200 mijë € për 'Babalen', Salianji: Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e mban sot?
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji dhe një nga protagonistët e çëshjtes "Babale" me anë të një statusi në Facebook është shprehur se producenti Rama ka dështuar në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje.
9 Tetor 2018, 09:30 -
Kunati i 'Babales' në Prokurori: Imitova Agron Xhafajn, do na jepte 200 mijë € deputeti Salianji
Në dosjen hetimore të Prokurorisë të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, thuhet se Fredi Alizoti ka pranuar se është zëri i tij dhe jo i Agron Xhafajt. Ai thotë se deputeti i PD, Ervin Salianji iu kishte premtuar 200 mijë € atij dhe Babales.
8 Tetor 2018, 19:56 -
Vrasja në ish-Bllok, ministri Xhafaj nuk komenton ngjarjen në konferencën me Avramopulos (VIDEO)
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zgjedh të mos komentojë ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin Monopol në ish-Bllok, ku 1 person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën
5 Tetor 2018, 11:29 -
Ministri Xhafaj pret homologun e Austrisë, Kickl: Shqipëria, një partner të besueshëm
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur ditën e sotme homologun e tij austriak z.Herbert Kickl. Ditën e nesërme, dy ministrat do të kryesojnë mbledhjen e përbashkët të Ministrave të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.
4 Tetor 2018, 20:15 -
Xhafaj: Policia përballet me përbaltje nga ata që iu preken interesat dhe janë nën influencën e grupeve kriminale
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka marrë pjesë një Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore. Xhafaj ka përmendur sulmet ndaj policisë së Shtetit, dhe ka thënë se këto sulme vijnë nga ata që iu preken interesat
2 Tetor 2018, 10:33 -
Monitorimi nga ajri/ Kreu i Guardia di Finanza: Këtë vit në Shqipëri u mboll më pak kanabis se në 2017
Xhafaj priti Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit të narkotikëve, trafikimit dhe rritjes së sigurisë në të dy anët e kufirit.
28 Shtator 2018, 08:58 -
Deklarata e fortë e Xhafajt: Bajrajt me influencë shtetërore, kishin ndikim edhe në polici
Fatmir Xhafaj thotë se grupi "Bajri" i shkatërruar nga operacioni "Oaz" i Policisë së Shtetit, kishte influencë shtetërore. Sipas tij, ky grup kishte ndikim të theksuar edhe në radhët e Policisë së Shtetit.
24 Shtator 2018, 23:08 -
“Ligji për lojërat e fatit do ndihmojë familjarët e Xhafës”, ministri: Të hetojë prokuroria, s’kam lidhje
Ministri Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend i ka kthyer përgjigje Bashës për akuzat e këtij të fundit për përfshirjen e familjarëve të tij në biznesin e lojërave të fatit. Basha tha nga Vlora se ligji i ri do të favorizojë familjarët e Xhafës.
20 Shtator 2018, 13:32 -
Xhafaj: Operacion për shkatërrimin e armëve të tepërta në 2019, problem serioz për Shqipërinë
Ministri Xhafaj, në një takim të zhvilluar nga BE ka thënë se armët në Shqipëri janë në duart e njerëzve të papërgjegjshëm. Xhafaj tha se po hartohet një strategji veprimi dhe se në vitin 2019 Ministria ka në plan të nisë një operacion shkatërrimi.
20 Shtator 2018, 09:52 -
Takimi i fundit, Xhafaj zbulon se çfarë i tha ambasadorit të SHBA, Donald Lu
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim të fundit me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili do të largohet nga Shqipëria, pasi i përfundoi mandati. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhafaj zbulon bisedën me ambasadorin
17 Shtator 2018, 16:17 -
Donald Lu në zyrën e Fatmir Xhafajt, takimi i fundit përpara largimit nga Shqipëria (FOTO)
Në mbyllje të misionit dipomatik në Shqipëri, ambasadori i SHBA, Donald Lu ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj ku kanë disklutuar për reformën në drejtësi, luftën kundër krimit apo dhe Vettingun në polici.
17 Shtator 2018, 14:49 -
Xhafaj në Austri: Sfidë për Shqipërinë, lufta kundër krimit dhe emigracioni i paligjshëm
Ministri i Brendshëm ka zhvilluar një vizitë në Austri, ku ka marrë pjesë në Konferencën për Bashkëpunimin Policor për Europën Juglindore. Në fjalën e tij, në prani edhe të homologut austriak, Xhafaj e vuri theksin te lufta kundër krimit.
13 Shtator 2018, 20:25 -
Ministri Xhafaj në Austri: Sfidë mbeten emigracioni i paligjshëm, kriminaliteti dhe terrorizmi
Duke folur mbi problemet që ndeshin sot vendet e BE-së dhe ato aspiruese për në BE, Xhafaj nënvizoi si sfida terrorizmin, emigracionin e jashtëligjshëm dhe kriminalitetin. Ministri tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes agjencive ligj zbat
13 Shtator 2018, 13:50 -
Akuzat e PD-së për policinë e Lezhës/ Reagon ministria e Brendshme: Ishte pistoletë zhurmuese, nuk hetohet me arrest me burg
Në një njoftim zyrtar për mediat, ministria e Brendshme sqaron se më datë 6 shtator, në makinën për të cilën u denoncua se po qëllohej me armë, është gjetur një armë zjarri e cila ka rezultuar se nuk ka qenë armë zjarri.
8 Shtator 2018, 17:37 -
Denoncim për shkëmbim zjarri në Lezhë, Salianji: I liroi Fatmir Xhafaj. Ministria e Brendshme: Ja e vërteta
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka denoncuar se 2 ditë më parë një shkëmbim zjarri ka ndodhur në Lezhë dhe se Ministria e Brendshme i ka liruar 3 të arrestuarit. Në një kundërpërgjigje, ministria sqaron se pistoleta e gjetur nuk ka qenë armë zjarri
8 Shtator 2018, 12:40 -
Komisioni Hetimor ‘Tahiri’, PD letër Ruçit: Të shkarkohen Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu
Partia Demokratike i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkon që të shkarkohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
5 Shtator 2018, 18:36 -
Kuvendi mblidhet pa opozitën, paralajmërimi i Xhafajt: Në shtator-tetor godasim grupet kriminale
Është zhvilluar seanca e parë parlamentare pas shkëputjes së pushimeve. Në sallë kanë qënë prezent vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa opozita siç edhe kishte paralajmëruar zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër.
3 Shtator 2018, 17:23 -
Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj-krerëve të Policisë: Rezultate deri në tetor, ose shkarkoheni
Ngjarjet e fundit kriminale, si ekzekutimi i biznesmenit, Arjan Ferracaku në Shkodër dhe atentati me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares, Klodiana Lala, ka bërë që Fatmir Xhafaj të paralajmërojë drejtuesit e policisë të zbardhin ngjarjet.
2 Shtator 2018, 19:05 -
Rama në Vlorë: Bypassi i Fierit, një legjendë korrupsioni! Gjiknuri: Vitin tjetër është gati
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri bilancin për këtë sezon turistik sa i përket Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, Xhafaj ka evidentuar se si pasojë e punës së tyre këtë sezon turistik ka pasur më pak vepra kriminiale.
1 Shtator 2018, 11:29 -
Sulmi me armë, gazetarja me familjen merren në mbrojtje, autori dyshohet se ishte i vetëm
Ministri Xhafa i ka siguruar mbrojtjen familjes së gazetares dhe vetë asaj, ndërkohë ka premtuar se ngjarja do zbardhet. E kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” gazetarja Lala tha se:”…e gjitha ka ndodhur për shkak të detyrës time'.
31 Gusht 2018, 07:33 -
“Kokëtuli me BMW parakalon ministrin”, gazetari irritohet keq: Po dil mor truprojë të dhje*sha koburen!
Parakalimi i një makine BMW para makinës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka ngjallur irritimin e gazetarit Dritan Hila. Në një postim në Facebook, Hila shpreh indinjatën dhe i bën thirrje truprojave të reagojnë në raste të tilla.
16 Gusht 2018, 19:18 -
'Forca e Ligjit' dhe siguria në plazhe, Xhafaj takim me strukturat e policisë në Vlorë
Në takimin me strukturat e Policisë së Vlorës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka vënë theksin te Forca e Ligjit për goditjen e segmenteve kriminale si dhe për rritjen e sigurisë në plazhe.
5 Gusht 2018, 17:22 -
Xhafaj inauguron pikën e Hanit të Hotit, tregon SMS-të e Vlahutin: Jo më korrespondenca të tilla
Xhafaj ka treguar lehtësimin që do kenë qytetarët me hapjen e pikës kufitare të Hanit të Hotit. Hapja e kësaj pike, sipas Xhafajt do ta shpëtojë atë nga mesazhet e shumta të ambasadores Romana Vlahutin.
3 Gusht 2018, 11:41