-
Është arrestuar Egzon Isufi, i cili i kishte marrë emigrantëve 3400 euro për t'i kaluar në mënyrë të jashtëligjshme në kufi. Atij iu bë shenjë nga policia për të ndaluar në afërsi të fshatit Dervician, por 24-vjeçari nuk u bind, duke u larguar me vrap dhe duke braktisur furgonin.
12 Prill 2022, 11:13 -
Rritja e çmimeve, bie fuqia blerëse në tregun e Përmetit
10 Prill 2022, 21:33Rritja e çmimeve reflektohet në tregje me rënien e fuqisë blerëse. Report Tv kreu një vëzhgim në qytetin e Përmetit, ku qytetarët ankohen se kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme.
-
Nderohen 4 Dëshmorët e Policisë së Shtetit! Gjirokastra emërton 4 rrugë me emrat e tyre
8 Prill 2022, 16:19Bashkia Gjirokastër, në nderim të kujtimit të 4 Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, emërton 4 rrugë, me emrat e tyre, Sali Shehu, Altin Dauti, Zaçe Biraçaj dhe Nuri Kërçanaj.
-
U kap me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë që po i transportonte nga Saranda drejt Tiranës, arrestohet 41-vjeçarja
8 Prill 2022, 09:06Është arrestuar Eralda Shkurta, e cila i kishte marrë emigrantët në Sarandë dhe me mjetin e saj tip 'Honda', po i çonte drejt Tiranës. Gruaja u kap në flagrancë në aksin nacional Tepelenë - Krahës, në vendin e quajtur "Majkosh".
-
Kampionati ndërkombëtar i kickboxing për herë të parë në Gjirokastër, fëmijët: Ishim të emocionuar, por u kënaqëm që morëm pjesë
5 Prill 2022, 13:55Është zhvilluar në Gjirokastër kampionati ndërkombëtar i kickboxing për të gjithë moshat ku morën pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia. Përveç ekipeve të djemve në aktivitet morën pjesë një numër i lartë edhe i vajzave.
-
70 vjetori i meshës katolike në ish kampin e internimit në Tepelenë
3 Prill 2022, 09:42Klerikë dhe besimtarë katolikë por edhe ish të përndjekur nga diktatura komuniste në Shqipëri kujtuan sot në ish kampin e internimit në Tepelenës një meshë historike të mbajtur 70 vite më parë.
-
Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, plagoset shoferi dhe 2 pasagjerët
2 Prill 2022, 21:51Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku të plagosur kanë mbetur shoferi, një 20-vjeçar si edhe 2 pasagjerët.
-
Çelet ekspozita ‘Një çast krijimi’ në Gjirokastër, mbi 60 punime artistike nga piktorët e rinj
1 Prill 2022, 16:4760 punime artistike në vaj dhe akuarel janë sjellë së fundi në një ekzoforitë me titull "Një çast krijimi" nga nxënësit e shkollës së mesme artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër. Synimi i ekspozitës është promovimi i talenteve të rinj në fushën e artit të pikturës.
-
Nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar se kishin makinën plot me emigrantë, arrestohet dy të rinj në Gjirokastër
31 Mars 2022, 11:05Dy të rinj janë vënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
-
Dogji toka me bimësi për të hapur kullota, arrestohet 52-vjeçari në Libohovë
31 Mars 2022, 10:02Policia e Libohovës ka vënë në pranga një 52-vjeçar, pasi ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave.
-
Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, ndalohet 52-vjeçari në Këlcyrë
30 Mars 2022, 13:03Një 52-vjeçar është ndaluar dhe po merret në pyetje në policinë e Këlcyrës lidhur me një denoncim ndaj tij për ngacmim seksual.
-
E rëndë në Gjirokastër, një 63 vjeçar gjendet i mbytur
28 Mars 2022, 23:20Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një V. K. 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, është gjendur i mbytur në afërsi në fshatit Pepel, Dropull.
-
-
-
Berisha: Alibeaj më tha ' jep dorëheqjen se PD s' fiton me një Non Grata'! I kujtova '97, edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim! Iki vetëm nëse humb zgjedhjet! Koha të protestojmë
27 Mars 2022, 11:46Sali Berisha ka zbardhur sot detaje nga bisedimet që zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, në përpjekjet për bashkimine PD-së. Nga Tepelena, ai tha se Alibeaj i kishte kërkuar dorëheqjen sepse 'PD nuk mund të fitojë me një non grata', por shtoi se i kishte kujtuar atij vitin 1997 "kur edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonim".
-
Berisha në Tepelenë: PD ka nevojë për bashkim! Të lëmë pas çdo zemërthyerje dhe të mobilizojmë energjitë për betejën kundër Ramës
27 Mars 2022, 11:33Pasi Gjykata i dha Grupit të Rithemelimit të drejtën për të drejtuar Partinë Demokratike, Sali Berisha vijon me takimet e 'Foltores' duke kërkuar bashkimin e demokratëve. Nga Tepelena ai tha se pikërisht bashkimi është ajo për të cilën PD ka nevojë sot, duke bërë thirrje që të lihen pas zemërthyrjet.
-
Karnavalet në Gjirokastër, rrugët e kalldrëmta mbushen me fëmijë me kostumeshumëngjyrëshe
26 Mars 2022, 17:39Festa e karnavaleve në të cilën u përfshinë parada e fëmijëve me kostumet shumëngjyrëshe në rrugët e kalldrëmta, koncerte artistike, ekspozita, folk e kulinari, i afroi Gjirokastrës një ditë të veçantë me atmosferë speciale.
-
VIDEO/ Zjarri përfshin materiale skrapi në Gjirokastër, 7 zjarrfikëse dhe policia në operacion
26 Mars 2022, 17:05Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në ish NSHN në Gjirokastër tek materialet e Skrapit, në pronësi të Adi Shehut.
-
-
Akuza për shpërdorim detyrën, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen ndaj ish krye bashkiakut të Përmetit, Gilberto Jaçe
23 Mars 2022, 17:58Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish kryebashkiakut të Përmetit, Gilberto Jaçe, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Gjykata rioktheu sërish çështjen në Gjykatën e Apelit të gjirokastrës por me një tjetër trup gjykues.
-
Çmimi i naftës stok të blerë më i lartë se ai në treg, shumë pika të furnizimit të karburanteve në Gjirokastër mbyllin aktivitetin
21 Mars 2022, 15:58Shumë pika të furnizimit me karburant në Gjirokastër kanë mbyllur sot aktivitetin e tyre. Kjo, sipas pronarëve të këtyre pikave të karburantit, ka ndodhur për shkak se naftën që kanë aktualisht stok e kanë blerë shumë më shtrenjtë se çmimi që tregohet aktualisht në treg me 203 lekë/litri, çmim i vendosur nga bordi i transparencës.
-
Aksident i rëndë në Gjirokastër mes dy automjeteve, 6 të plagosur nga përplasja e fortë
20 Mars 2022, 21:07Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Krahës mes dy automjeteve, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.
-
Aksident i rëndë në Gjirokastër me dy automjeteve, 6 të plagosur nga përplasja e fortë
20 Mars 2022, 16:01Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Krahës, ku kanë mbetur të plagosur vetë drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar për në spital.
-
Aksident i rëndë në Përmet, makina del nga rruga, humb jetën shoferi 30 vjeç, plagoset rëndë pasagjeri
19 Mars 2022, 17:19Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Përmet dhe një tjetër ja mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti.
-
VIDEOLAJM/ Qytetari proteston i vetëm në Gjirokastër, i drejtohet sheshit bosh: Kush të dëshirojë le të marrë fjalën
16 Mars 2022, 20:20Një qytetar ka dalë që të protestojë i vetëm në Gjirokastër, kundër rritjes së çmimeve. I veshur me bluzën me simbole kombëtare, ai fton të tjerë protestues të pakënaqur që të marrin fjalën, por sheshi është bosh, duke mos ju bashkuar thirrjes së të riut
-
Po kalonin me furgon 4735 kg ‘Guda’ kontrabandë në Qafëbotë për ta tregtuar në Shqipëri, arrestohen 3 presona, njeri prej tyre doganier
13 Mars 2022, 18:04Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastës, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin fusnin djathë “Guda” në territorin e vendit tonë me qëllim për ta tregtuar.
-
Rritja e çmimeve, në Gjirokastër dalin në protestë vetëm 5 qytetarë (VIDEO)
13 Mars 2022, 12:07Gjirokastra i është bashkuar ditën e sotme protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve. Ajo që bie në sy në protestë, ku është vënë re një pjesëmarrje shumë e ulët me vetëm 5 qytetarë
-
Gjirokastër/ Nis puna për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve në Gërhot! Rama: Plagë mjedisore, në maj përfundon investimi
9 Mars 2022, 10:16Ka nisur puna për rehabilitimin e venddepozitimit të plotë të mbetjeve në Gërhot, në Gjirokastër. Punimet për venddepozitimin e mbetjeve pritet që të përfundojnë në fillim të muajit maj, para nisjes së sezonit turistik
-
Blegtori nga Përmeti: E dashuroj këtë punë, por fitimi është minimal! Subvencionet të pamjaftueshme
5 Mars 2022, 22:11Blegtorët po hasin në vështirësi të shumta dhe janë detyruar të pakësojnë tufat. Njëri prej tyre është Landi Limani nga Përmeti i cili shpjegon për Report Tv se pse subvencioni është i pamjaftueshëm për të përballuar koston e rritjes së dhenve.
-
-
U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, policia ‘godet’ 2 raste në Gjirokastër! Prangosen 3, në kërkim 2 të tjerë
2 Mars 2022, 10:34Policia ka “goditur” dy raste të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit brenda disa orësh, duke vënë në pranga 3 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
-
Përdornin lokalin për baste sportive online, në pranga administratori në Tepelenë! Nis hetimi për pronarin dhe një klient
23 Shkurt 2022, 21:02Policia e Tepelenës “goditi” një tjetër rast të lojërave të fatit në një lokal, ku vuri në pranga administratorin dhe nisi hetimin për pronarin dhe një klient.
-
Pa rrip sigurimi dhe të dehur në timon, arrestohen 2 shoferë në Gjirokastër! Pezullohen 4 patenta, 283 gjoba në javën që lamë pas! Bllokohen 3 mjete
21 Shkurt 2022, 15:52Dy shoferë janë vënë në prangat e policisë në Gjirokastër pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor ndërsa një tjetër është nën hetim. Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 283 gjoba, janë pezulluar 4 patenta ndërsa 3 makina janë bllokuar pasi nuk kishin dokumente.
-
Gjirokastër/ Administratori i njësisë Luftinjë rrihet nga kushëriri për shkak të detyrës, arrestohet 40-vjeçari
21 Shkurt 2022, 10:47Administratori i Njësisë Administrative Luftinjë Aleks Harizi është rrahur dhe dhunuar nga kushëriri i tij për shkak të detyrës.
-
'Na hoqët përsheshin me qumësht', fermerët e Përmetit në protestë: Të rriten subvencionet nga shteti, po na nxirrni në rrugë! Pse talleni me fshatin?
21 Shkurt 2022, 10:10Pas fermerëve të Lushnjë, Beratit dhe Fierit, edhe fermerët në Përmet kanë dalë sot në protesta sot para bashkisë për mungesën e subvencioneve dhe rritje e çmimeve që nga nafta e deri te imputet bujqësore.Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionim të drejtë, pasi sipas tyre skema aktuale po i nxjerrë ata në rrugë.
-
Ekspozita “Histori italiane nga jugu" , 3 orë tur në Gjirokastër! Konsullja italiane: Kjo nismë do të nxisë më shumë turizmin
20 Shkurt 2022, 16:32Në Gjirokastër ka nisur një tur 3 orësh me të cilin vizitorët mund të njihen me ekspozitën “Histori italiane nga jugu” ku evidentohet ndikimi mes dy vendeve. Konsullja e Italisë Iva Palmieri u shpreh se kjo nismë do të nxisë edhe më shumë turizmin italian.
-
Përndiqte prej kohësh 14-vjeçaren, arrestohet 24-vjeçari në Përmet
19 Shkurt 2022, 14:31Sipas Policisë, i riu me inicialet A.Z., banues në Përmet, dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një 14-vjeçare.
-
Tenton të shkojë në Greqi me pasaportë të falsifikuar, arrestohet në Kakavijë i riu nga Kosova
17 Shkurt 2022, 08:28Një 26-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria drejt Greqisë me pasaportë të falsifikuar.
-
Çuan test negativ COVID por rezultuan pozitiv pas ritestimit, pala greke në Kakavijë kthen mbrapsht me dhjetëra shqiptarë
16 Shkurt 2022, 12:20Prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke ka kthyer mbrapsht të paktën 15 udhëtarë të nisur nga Shqipëria drejt Greqisë, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.
-
Rritet numri i infektimeve me COVID-19 në qarkun e Gjirokastrës, laboranti: Të rinjtë më të prekurit nga kjo valë
15 Shkurt 2022, 11:49Kurba e infektimeve me COVID-19 sa vjen e rritet në qarkun e Gjirokastrës kjo për shkak të mos respektimit të protokollit nga personat e infektuar të cilët dalin lirshëm në qytet dhe nuk zbatojnë karantinën. Kështu është shprehur laboranti pranë NJVKSH Gjirokastër Arenc Brahimi.