-
'Dhunë në protestë', Bardhi i përgjigjet policisë: Krimineli i vetëm është Rama
Bardhi thumboi Ramën lidhur me incidentin e ndodhur ditën e djeshme në Kuvend, ku ai u qëllua me një shiringë boje nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edo Paloka duke thënë se është një kryeministër i dalë boje në syte e të gjithëve.
15 Shkurt 2019, 13:25 -
Policia: Kriminelët dhunë në protestë...dhe një përgjigje pse nuk i jep PD-së 'Ismail Qemalin'
Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë ku thotë se janë marrë masat për mbarëvatjen e saj. Ndërkohë i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonave ku është paralajmëruar të mbahet ajo.
15 Shkurt 2019, 11:29 -
Vokshi me gratë në Lezhë dhe Kukës: Rama e drejton vendin me trafikantë dhe përdhunues
Albana Vokshi ka bërë një takim me gratë dhe vajzat në veri të vendit nga ku hodhi akuza ndaj kryeminstrit Rama se ka vënë përdhunues dhe trafikantë në krye të vendit.Ajo tha se së datën 15 shkurt presim që Rama të largohet ose përkundrazi në do të marrim në dorë fatin tonë.
15 Shkurt 2019, 10:50 -
Moment i sikletshëm për Bashën në Mat, qytetari refuzon t'i japë dorën (VIDEO)
Lulzim Basha është vënë jo pak në siklet sot në Mat gjatë takimit me mbështetësit, kur një qytetar ka refuzuar ta takojë, duke e injoruar, edhe pse kreu i PD u shkëput drejt tij për t'i dhënë dorën. Më pas kryedemokrati ka ndryshuar drejtim duke takuar disa gra.
13 Shkurt 2019, 21:56 -
Luli dhe Mona, s’protestojnë për hallet tona!
Çfarë kauze ka protesta e thirrur nga dy njerëz që në vend të rregullave dhe praktikave demokratike të përfaqësimit dhe adresimit të problemeve të shqiptarëve, ua shtojnë hallet këtyre të fundit me sjelljen e rrugës, dhunën e ushtruar në rrugë dhe në Kuvend? Çfarë kauzë përfaqësojnë këta që bllokuan me dhunë mësimin për fëmijët tanë në salla auditoresh?
13 Shkurt 2019, 21:28 -
Rama ironizon Bashën: Çadra simbol dashurie për mua, qëllimi yt është një copë nga qeveria (VIDEO)
Vetëm disa ditë përpara protestës së opozitës lideri i Partisë Socialiste ka thumbuar Lulzim Bashën dhe e ka cilësuar protestën si justifikim për të takuar Ramën. Shefi i qeverisë e quan këtë përpjekje të Bashës si lëvizje për t'u bërë pjesë e qeverisjes.
13 Shkurt 2019, 17:46 -
I tërhoqi dorën Bashës, truproja godet qytetarin në Pogradec (VIDEO+FOTO)
Një prej shoqëruesve të kreut demokrat Lulzim Basha ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari në Pogradec, gjatë takimt që kryedemokrati pati atje me mbështetësit të cilët i ftoi në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë. Incidenti ka kaluar pa u vënë re, mirëpo kamerat e televizioneve e kanë fiksuar atë.
12 Shkurt 2019, 22:43 -
'16 shkurti, 'deja vu'/ Çadër e re, halle të vjetra
Sot, të nesërmen e platformës së opozitës së bashkuar, që kërkon sërish të na rikthejë qeverinë teknike të çadrës, analiza e vërtetë që duhet të bëjmë është se çfarë motivon me të vërtetë protestën e 16 shkurtit. Dhe për të analizuar këtë, duhet ta nisim me një paralelizëm. Çfarë ka të përbashkët kjo protestë me atë të studentëve? Përveç emrit protestë, në fakt asgjë tjetër.
12 Shkurt 2019, 19:45 -
'Çadra mesazh dashurie'! Rama "kunja" Bashës...dhe një konfirmim i Ndreut për Lezhën
Kryeministri Edi Rama "thumbon" Lulzim Bashën nga Lezha katër ditë përpara protestës së paralajmëruar radikale përpara Kryeministrisë. Rama thotë se protestat e çadrat janë pretekste të Bashës për t'u takuar me kryeministrin.
12 Shkurt 2019, 18:16 -
Basha fton qytetarët e Pogradecit në protestë: Koha e fjalëve ka mbaruar, më 16 shkurt jepini fund këtij sistemi të kalbur
4 ditë para protestës së opozitës, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte të martën në Pogradec ku ftoi qytetarët të bashkohen në protestën e16 shkurtit para Kryeministrisë, për të rrëzuar këtë qeveri e cila sipas tij ka marrë peng ekonominë e vendit dhe ka ardhur në pushtet me paratë e krimit.
12 Shkurt 2019, 13:44 -
Oferta për aleatët, njësoj si para çadrës!
Është pak a shumë taktika që ndoqi në vitin 2017, kur aleatëve të vegjël u premtoi vende në lista, me kusht që ata të mbështesnin çadrën dhe më pas marrëveshjen me Ramën. Tani po përsëritet e njëjta skemë. Basha duket se e ndjen realisht rrezikun e përçarje së aleatëve para fillimit të fushatës, për shkak të injorimit që ai ju ka bërë kërkesave të tyre për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe shmangien e debatit për reformën zgjedhore.
11 Shkurt 2019, 23:00 -
Të shtunën rrethohet Kryeministria? Gazmend Bardhi te '5 pyetjet nga Babaramo': Do e vendosin protestuesit
Vendi ndodhet në krizë dhe zgjidhje, pas 16 shkurtit, tha te "5 pyetjet nga Babaramo" Gazmend Bardhi, mbetet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe krijimi i një qeverie me mandat tranzitor.
11 Shkurt 2019, 22:07 -
Basha njësoj si Berisha, synon pushtet pa afruar asnjë model ndryshe
...Duke qëndruar te synimi i ardhjes në pushtet, ai shfaq një defekt gati historik të PD-së; mungesën e modelit promovues. Me para zgjedhjet lokale, Basha duhej të ishte rregullisht në ato bashki që drejtohen nga partia e tij, për t’u bërë reklamën e modelit të suksesit, sigurisht nëse kanë.
10 Shkurt 2019, 22:48 -
Aksioni i protestës/ Basha mbledh nesër aleatët, pritet marrëveshje me partitë e vogla
Aleatët e PD deri tani janë shprehur pro kësaj proteste, ku më të zëshmit kanë qënë LSI dhe PDIU. Një gjë është e njohur, të gjithë faktorët opozitarë bashkohen në atë që, Rama duhet të largohet dhe vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje të reja politike, me një qeveri tranzitore. Por detajet e protestës dhe mënyra si do instrumentalizohet ajo për arritjen e qëllimit nuk dihen ende.
10 Shkurt 2019, 22:04 -
Idrizi insiston: Çdo shqiptar t'i bashkohet protestës së 16 shkurtit, të përmbysim Ramën
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bën sërish thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë për të përmbysur qeverinë Rama siç u shpreh ai. Ai apelon për zgjedhje të parakohshme pasi sipas tij Shqipërisë i duhet një alternativë tjetër.
10 Shkurt 2019, 17:58 -
Protestë tek Ura Vajgurore/ Fermerët e mbështetur nga PD hedhin prodhimet në rrugë: Kemi falimentuar
Një grup përkrahësish të opozitës, banorë dhe fermerë kanë protestuar sot në zonën e Urës Vajgurore, në Berat në vijim të mobilizimit tw mbështetësve në çdo qytet të vendit, për protestën e 16 shkurtit.
10 Shkurt 2019, 15:56 -
Basha i fton vlonjatët në protestë/ Qytetarja vë në siklet kryedemokratin: Bashkë, po ju harroni sa merrni karriget
5 ditë para protestë së opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte sot në Vlorë ku u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 16 shkurtit para Kryeministrisë, në Tiranë për të rrezuar qeveirinë e cila sipas tij ka marrë peng ekonomine dhe gjithë vendin. Gjatë një bashkëbisedimi me secilin prej tyre, një qytetare e ka venë ne siklet duke i thënë se politikanët e harrojnë popullin sa marrin karriget.
10 Shkurt 2019, 12:26 -
Protesta e PD-së në Shkodër, demokratët: Qeveria e Ramës na ka harruar plotësisht
Banorët demokratë të Shkodrës u mblodhën këtë të shtunë në sheshin "Nënë Tereza" për të protestuar ndaj situatës aktuale në vend, konkretisht ndaj varfërisë, papunësisë e taksave të larta.Midis tyre, krahas drejtuesve lokalë, është hasur edhe prani
9 Shkurt 2019, 12:14 -
Protesta e PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu: Reagimi popullor do të vazhdojë, qeveria e korruptuar duhet hedhur poshtë
Banorët demokratë të rretheve të Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës u mblodhën këtë të shtunë në hyrje të kësaj të fundit për të protestuar për gjendjen aktuale të qarkut. Krahas këtyre banorëve, u has prezenca e deputetit demokrat Tritan Shehu si edhe drejtuesve lokal&
9 Shkurt 2019, 11:59 -
Protesta e PD-së në Korçë/ Demokratët me pankarta në duar, gjuajnë me vezë drejt Bashkisë
Qytetarët demokratë të rretheve të Korçës u mblodhën në qendër të qytetit për të protestuar për gjendjen aktuale të vendit. Në krah të tyre ishin edhe eksponentë të Partisë Demokratike, sikurse deputeti Ervin Salianji. Në kuadër të protestës së madhe opoz
9 Shkurt 2019, 11:45 -
Protesta e PD-së në Dibër, Gjunkshi: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze
Nën drejtimin e deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi, qindra banorë u mblodhën në bulevardin e qytetit Peshkopi për të protestuar për çmimet dhe taksat e larta, mungesën e infrastrukturës rrugore, si dhe atë të ujit të pijshëm. Gjunkshi u shpreh nga protesta se kjo qeveri duhet rrëzuar sa më parë, pasi sipas tij e mbështet push
9 Shkurt 2019, 11:35 -
PD protestë në 4 qytete të vendit, demokratët: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti
Qindra banorë nën drejtimin e deputetëve dhe drejtuesve lokalë demokratë u mblodhën në orën 11:00 në Gjirokastër, Shkodër, Korcë e Dibër për të protestuar ndaj politikave që qeveria ka ndjekur deri më tani në vend.Kjo protestë, e cila zgjati 1 orë vjen shtatë ditë përpara protestës së paralajmëruar opozitare që do të mbahet në Tiranë.
9 Shkurt 2019, 10:35 -
Historia e një opozite të rrëzuar
Opozita në gjithë këto vite, duhej të kishte një rol vendimtar në këtë vend, dhe jo të fliste çdo ditë pallavra, sajesa turpi, duke derdhur lot krokodili për “popullin”, duke synuar veçse një luftë për pushtet klanor. Protesta e opozitës nuk duhet të jetë me ultimatume “për të ardhur në pushtet duke rrëzuar një qeverisje legjitime”, por duhet të jetë shpresë dhe frymëzim për ndjekësit e saj.
7 Shkurt 2019, 21:41 -
Gafa e radhës/ Basha e tepron këtë herë: Do ulim çmimin e dritave me 300 lekë për litër (VIDEO)
Duke folur për çmimin e lartë të karburantit, Basha tha nga Mallakastra se programi i PD parashikon ulje të ndjeshme të tij. Por në një moment, në vend të karburantit, Basha tha se do ulte çmimin e energjisë elektrike me 300 lekë për litër, duke regjistruar një tjetër gafë pas asa 7x7=42.
6 Shkurt 2019, 22:43 -
Basha ultimatum Ramës nga protesta e 'Unazës së Re': Largohu nga qeveria përpara datës 15 shkurt
Lulzim Basha foli nga protesta e banorëve te "Unaza e Re" ku ftoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në protestën e 16 shkurtit. Ai i bëri thirrje Edi Ramës të largohet nga karrigia deri në datë 15 shkurt, krijimin e një qeverie tranzitore dhe bërjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas tij Rama qëndron në pushtet falë të inkriminuarve.
6 Shkurt 2019, 17:50 -
PD protestë në Fier, banorët bllokojnë rrugën: Kjo qeveri po hesht, është koha të ngremë zërin
Dhjetra mbështetës të opozitës kanë dalë këtë të mërkurë në protestë në Fier, duke ju përgjigjur thirrjeve të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për protestën e madhe të paralajmëruar të mbahet në 16 shkurt. Për disa orë ata kanë bllokuar rrethrrotullimin në hyrje të qytetit,duke akuzuar qeverine si përgjegjëse për rritjen e nivelit të varfërisë në vend.
6 Shkurt 2019, 17:31 -
Basha takim me mbështetës në Vorë: Nuk bëj marrëveshje me Ramën, ai do largohet nga karrigia
Lulzim Basha foli për situatën ekonomike në vend dhe problemet që ka procesi elektoral në vend, duke fajësuar qeverisjen aktuale për problematikat në këto dy sektorë. Basha tha përpara mbështetësve në Vorë, të cilët i ftoi në protestën e 16 shkurtit në Tiranë, se nuk do bëjë marrëveshje me Ramën, pasi siç tha ai, kryeministri do largohet nga zyra qeveritare.
6 Shkurt 2019, 17:05 -
'Të ngrihemi si 500 vjet më parë'/ Ulsi Manja qesh me deklaratën e Bashës: Nuk na tremb, me dhunë opozita nuk vjen në pushtet
Maxhoranca nuk i druhet protestës së opozitës në 16 shkurtit. Ulsi Manja, kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve, i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv deklaroi se Lulzim Basha nuk tremb. Ai shtoi gjithashtu se çdo protestë e dhunshme largon gjithnjë e më shumë opozitën nga pushteti.
5 Shkurt 2019, 17:17 -
Protesta/ Demokratët bllokojnë 1 orë rrugët në Lezhë dhe Bulqizë, Basha nga Fushë-Kruja: Më 16 shkurt shqiptarët marrin në dorë fatet e tyre
Duke iu përgjigjur thirrjes se kreut të PD-së, Lulzim Basha një grup qytetarësh mbështetës të opozitës së Lezhës kanë protestuar ditën e sotme në Bulqizë dhe Lezhë ku kanë bllokuar për rreth një orë autostradën e urës së Milotit, ndërsa e akuzojnë qeverinë si shkaktare të varfërisë dhe largimit të njerëzve jashtë vendit.
5 Shkurt 2019, 16:14 -
Basha takim me qytetarët e Krujës: “Koha të ngrihemi si 500 vjet më parë”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh më tej se Kruja hyn tek qytetet me numrin më të madh të familjeve në nevojë, pikërisht për shkak të vjedhjeve që supozon se u ka bërë kryeministri Edi Rama përmes taksave. Basha thirrje krutanëve: Eshte koha të ngrihemi si 500 vjet më parë.
5 Shkurt 2019, 14:48 -
Protesta e 16 shkurtit, Monika Kryemadhi: Nuk do ketë fjalime, as flamuj të PD dhe LSI
Monika Kryemadhi thotë se gjatë protestës së 16 shkurtit do mungojnë fjalimet nga krerët e opozitës. As ajo dhe as Lulzim Basha nuk do flasin përpara mbështetësve, ndërsa thotë gjithashtu se s'do ketë flamuj partiakë të PD dhe LSI.
4 Shkurt 2019, 20:10