-
-
Volejboll/ Partizani prek titullin me njërën dorë, fiton edhe finalen e dytë kundër Vllaznisë (VIDEO)
Ekipi i Partizanit në volejboll është shumë pranë titullit kampion për sezonin 2018-2019. Të kuqtë e drejtuar nga Ylli Tomorri kanë fituar edhe finalen e dytë ‘play-off’ kundër Vllaznisë, ndërsa pas pak ditësh do të luhet në Shkodër edhe finalja e tretë që mund të jetë vendimtare.
2 Maj 2019, 14:21 -
-
-
-
Partizani arrin finalen në volejboll për meshkuj, ende pa fitues përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë
Partizani në Volejboll për meshkuj është finalistja e parë e kampionatit pasi të kuqtë kanë triumfuar në dy “play-off-et” kundër Erzenit. Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër Tirana ka fituar ndaj Vllaznisë dhe do të nevojitet një tjetër ndeshje për të përcaktuar ekipin finalist.
23 Prill 2019, 14:10 -
Dhe 8 pikë për titullin... por Partizanin në Europë e pret ferri
Kampionati shqiptar ndodhet në udhëkryq për sa i përket koeficientëve por me shumë gjasa nëse kryeqytetasit fitojnë titullin atëherë do të kenë përballë kampionen e vendeve si Rumania, Skocia, Qipro, Bullgaria, Polonia, Suedia, Norvegjia, Skocia, Bjellorusia etj
22 Prill 2019, 08:36 -
-
-
-
-
-
Kukësi kërkon dënimin e Partizanit: Asani dhe tifozët cënuan imazhin e Gjicit
Klubi i Kukësit ka kërkuar nga Komisioni i Disiplinës dënimin e Jasir Asanit dhe tifozëve të Partizanit pas ndeshjes ndaj këtyre të fundit që përfundoi me shifrat 1-1. Klubi verilindor pretendon se si futbollisti dhe ashtu edhe tifozët kanë cënuar imazhin e presidentit të Kukësit Safet Gjici.
30 Mars 2019, 15:10 -
Partizani ruan distancën, Kukësi shpërdoron supergolin e Reginaldos
Për verilindorët në pjesën e dytë Rexhinaldo realizoi një supergol me goditje dënimi, ndërsa pas 13 minutash Jasir Asani finalizoi një penallti të fituar po vetë duke fiksuar shifrat përfundimtare të ndeshjes, 1-1.
29 Mars 2019, 20:52 -
Kukësi trefishon çmimet e biletave, tifozët e Partizanit: Keni frikë nga ne, por pasioni ynë nuk ka çmim
Klubi i Kukësit në prag të supersfidës me Partizanin ka vendosur të trefishojë çmimin e biletave. Një vendim që rrezikon të lë zbrasur stadiumin dhe që ka sjellë reagimin e ashpër të tifozave.
27 Mars 2019, 15:45 -
-
Të dielën 3 ndeshje të Superligës. Spikat Partizani-Teuta, Gega: Kundërshtarët i shohim nga pasqyrat
Pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 25 të Superligës do të zhvillohen të dielën. Partizani do të presë në kryeqytet Teutën me synimin për t’u rikthyer te fitoret, Tirana do të luajë në transfertë me Kastriotin, ndërsa Laçi që këtë javë vjen me ndryshime në pankinë do të presë Flamurtarin.
16 Mars 2019, 15:31 -
Rikthehet futbolli pa policinë në stadium, Luftëtari ‘shtang’ Partizanin
Partizani-Luftëtari është ndeshja që sot riktheu futbollin në vend pas bojkotit të arbitrave. Në “Elbasan Arena”, policia ashtu si edhe më parë, qëndroi jashtë stadiumit, ndërsa sa i takon rezultatit Luftëtari fitoi 1-2 me përmbysje.
12 Mars 2019, 16:06 -
-
-
Halili: Pakt me lojtarët për Europën, do paguajmë gjobën. Demi: Barazimi rezultat i drejtë, por shtylla na mohoi fitoren
Tirana dhe Partizani kanë ndarë pikët në derbi pasi 90 minutat e zhvilluara në “Selman Stërmasi” janë mbyllur me shifrat 0-0. Një rezultat që kënaq më shumë Partizanin kryesues, ndërsa Tirana duhet të presë derbin e ardhshëm për të thyer mallikimin e fitoreve.
1 Mars 2019, 21:55 -
Masat për derbin, policia: Kontrrolle për armë dhe rrugë të bllokuara
Pak orë para derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit policia ka publikuar masat në mënyrë që të shmangen incidentet. Në hyrje të stadiumit do të ketë kontrrolle të tifozëve, ndërsa asnjëri prej tyre nuk do të lejohet në stadium pa mjet identifikimi.
1 Mars 2019, 14:49 -
Prag derbi, Mema dhe Gega ‘ndezin’ sfidën: Nuk ka llogari, në fushë vetëm për të fituar
Java e 24 e Superligës nis me derbin Tirana-Partizani që do të luhet të premten në “Selman Stërmasi”. Në prag të sfidës, dy trajnerët Ardian Mema dhe Skënder Gega, shprehen se skuadrat janë stërvitur intensivisht këtë javë me synimin e vetëm për fitoren.
28 Shkurt 2019, 15:30 -
Policia kërkesë të panegociushme, ja ç’do të ndodh në derbi me tifozët e Partizanit
Me kërkesë të policisë, klubi i Tiranës ka përcaktuar tribunat se ku do të qëndrojnë tifozët e dy skuadrave në ndeshjen derbi me Partizanin. Ndryshe nga herët e tjera do të ketë një ndryshim në tribunë.
26 Shkurt 2019, 16:25 -
Derbi me apo pa tifozë? Komisioni i Disiplinës merr vendimin për dhunën ndaj fotografit në ndeshjen Partizani-Flamurtari
Dy ndeshje pa tifozë do të luajë Partizani si pasojë e dhunës që mbështetësit e kuq shkaktuan ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit. Gjithsesi derbi i së premtes me Tiranën do të ketë prezencën e dy tifozërive pasi dënimi për Partizanin është i vlefshëm në rastet kur të kuqtë do të luajnë si skuadër pritëse në “Selman Stërmasi”.
26 Shkurt 2019, 13:17 -
-
Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, FSHF: Dënojmë ngjarjen, policia e prokuroria të hetojë
Federata shqiptare e futbollit ka reaguar për dhunën e shkaktuar të shtunën në stadiumin “Selman stërmasi” ku tifozët e skuadrës së Partizanit dhunuan fotografin e Flamurtarit. FSHF dënon ashpër ngjarjen dhe i bën thirrje policisë dhe prokurorisë të hetojë ngjarjen.
24 Shkurt 2019, 12:51 -
-
Partizani fiton me sherr kundër Flamurtarit dhe rrit akoma më shumë diferencën me ndjekësit
Partizani ka fituar 3-1 kundër Flamurtarit ndeshjen e javës së 23 të Superligës, por ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë takim ishte sherri mes tifozëve të kuq dhe stafit të skuadrës vlonjate. Shkak për incidentin është bërë festa e golit të skuadrës mike.
23 Shkurt 2019, 21:25 -
-
-
Të dielën 4 ndeshje të Superligës, spikat Laçi-Partizani dhe Flamurtari-Skënderbeu
Të dielën do të luhen 4 ndeshje të Superligës me Partizani kryesues që do të udhëtojë drejt Laçit me synimin për të rritur akoma më shumë diferencën me ndjekësit pas humbjes së Kukësit. Ndërkohë në Vlorë do të luhet Flamurtari-Skënderbeu, në kryeqytet përballën Tirana me Luftëtarin ndërsa ndeshja e fundit do të jetë ndërmjet Kamzës dhe Kastriotit.
16 Shkurt 2019, 17:05 -
Lojtarët fanella me logon e basteve/ Pas denoncimit të Braçes hetim administratorit të Kastriotit, verifikim vëzhguesit të FSHF-së
I proceduar nga Krimi Ekonomik është Gazmend Vogli 30-vjeç, banues ne Krujë, administrator i Kastriotit, ndërsa gjithashtu po verifikohet për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" vëzhguesi i Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje, i cili 'ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve' njofton policia e Tiranës.
10 Shkurt 2019, 09:08 -
Supergoli i Telushit dhe Jurgen Bardhi, Partizani likuidon Kastriotin dhe marshon drejt titullit
Partizani ka hedhur një tjetër hap drejt titulli në Superligë pasi të besuarit e Gegës kanë mposhtur 2-0 Kastriotin. Në “Selman Stërmasi” kundër krutanëve vendosën supergoli I Bruno Telushit si dhe rrjeta e Jurgen Bardhit.
9 Shkurt 2019, 20:26 -
Kamza pengesa e radhës për Partizanin, Gega: Shpresoj që lojtarët e rinj të na japin shtysë
Kamza është pengesa e radhës për Partizanin në objektivin për t’u shpallur kampion. Në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri Gega është optimist për rezultatin pozitiv. Ndërkohë java e 20-të e Superligës nisi me sfidën Tirana-Teuta e cila përfundoi me shifrat 1-1.
2 Shkurt 2019, 15:03 -
-
-
Fitorja me Skënderbeun, trajneri i Partizanit: E merituam, por ende nuk e kemi fituar titullin
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 përballë Partizanit në Korçë, por shmangu euforinë duke deklaruar se, pavarësisht rezultatit dhe diferencës me kundërshtarët ende nuk e kanë fituar titullin.
25 Janar 2019, 19:59 -
Mjafton Mala, Partizani triumfon përballë Skënderbeut dhe marshon drejt titullit (VIDEO)
Heroi i ekipit të kuq ishte Mala me golin e shënuar në fillim të ndeshjes në minutën e 3-të, ndërsa në pjesën e dytë Partizani humbi edhe një mundësi të mirë për të shënuar golin e dytë, pasi Telushi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke mbajtur në lojë deri në fund vendasit.
25 Janar 2019, 18:17 -