-
Ekspertët shëndetsorë dhe qeveria britanike: Vaksina e AstraZeneca e sigurt, nuk ndikon në mpiksjen e gjakut
Shkencëtarët kryesorë, qeveria britanike dhe autoriteti rregullator i barnave shprehen se vaksina e AstraZeneca nuk ka lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut, në pikun e valës së vendeve të BE-së që pezullojnë përdorimin e vaksinës për shkak të frikës .
15 Mars 2021, 13:54 -
Mbretëri e Bashkuar/ Identifikohet trupi i 33 vjeçares Sarah Everard, rrëmbimi dhe vrasja e së cilës nga një agjent policie shkaktoi valë të shumta zemërimi në vend
Pas ditësh të gjata kërkimesh intensive është arritur më në fund gjetja dhe identifikimi i trupit të Sarah Everard, e cila u rrëmbye dhe u vra nga një oficer policie.
12 Mars 2021, 16:26 -
Racizmi në familjen mbretërore britanike, reagon princi William: Familja Mbretërore 'shumë jo raciste'
Deklaratat e Dukës dhe Dukeshës së Sussex , për racizëm në familjen mbretërore kanë shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Princi William , në reagimin e tij të parë pas intervistës së bujshme ka thënë se familja mbretërore nuk është "familje raciste".
11 Mars 2021, 13:20 -
Akuzat për racizëm, mbretëresha Elizabet: Kjo çështje do të trajtohet seriozisht e privatisht (VIDEO)
Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex ka shkaktuar një sensacion të madh dhe reagime të shumta në mediat ndërkombëtare, veçanërisht pas akuzave të ngritura nga Meghan Markle për racizëm, pas bisedave të bëra në pallatin mbretëror në lidhjen me ngjyrën e Archie, para se ai të kishte lindur.
10 Mars 2021, 13:32 -
Nacionalizmi i vaksinave/ Presidenti i KiE akuzon Londrën për ndalimin e eksportit, hedh poshtë akuzat për BE-në
Tensione të reja kanë nisur me Mbretërisë së Bashkuar dhe BE mbi nacionalizmin e vaksinave pasi Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel akuzoi Londrën për "ndalime eksporti" dhe deklaroi se ishte i tronditur për akuzat e ngritura ndaj bllokut evropian.
10 Mars 2021, 10:02 -
A është intervista e Meghan dhe Harry një krizë më e madhe për monarkinë sesa skandali që shpërtheu në 1995 pas intervistës së Princeshës Diana?
Rrëfimi i fuqishëm i Meghan Markle në intervistën e saj me Oprah ka të ngjarë të jetë aq shpërthyes sa intervista e Princeshës Diana me Martin Bashir të BBC në 1995 - e cila ndihmoi në nisjen e një krize që iu desh viteve monarkisë të merrte veten.
8 Mars 2021, 16:56 -
Harry dhe Meghan: Familja mbretërore ishte e shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archie! Markle: Kam menduar vetëvrasjen!
Në një rrëfim të jashtëzakonshëm Duka dhe Dukesha e Sussex rrëfyen vështirësitë që kishte ndeshur çifti mbretëror nga fillimi i lidhjes së tyre, problemet me paragjykimet racore dhe shëndetin mendor të Markle.
8 Mars 2021, 09:39 -
Princ Harry: Kisha frikë se do të përsëritej historia e nënës sime
Një vit pas vendimit për të hequr dorë nga titulli, Duka i Sussex ka folur së fundmi për vendimin e largimit nga Familja Mbretërore. Në një intervistë për Oprah Winfrey Princ Harry është shprehur se në ato momente ishte i shqetësuar se historia po përsëritej, duke iu referuar asaj që kishte ndodhur vite më parë me nënën e tij.
1 Mars 2021, 10:07 -
Alarm i rremë për sulm nga një bombë bërthamore, të rinjtë mashtrojnë prindërit, reagimi i tyre bëhet virale (VIDEO)
Përdoruesit e platformës TikTok kanë ngritur humorin në një nivel tjetër, ata kanë arritur të transmetojnë një alarm të rremë të “BBC News” në televizionet e në shtëpitë e tyre dhe më pas duke filmuar reagimet e prindërve të tyre. Ditët e fundit është bërë virale një video e një nënë britanike e cila shpërthen në të qara kur dëgjon lajmin.
26 Shkurt 2021, 12:43 -
Mbretëresha Elisabeth: Covid-19 është si murtaja. Vaksinohuni, mendoni për të tjerët! (VIDEO)
Në përpjekje për të bindur qytetarët britanikë të vaksinohen, mbretëresha Elisabeth u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për të luftuar atë që sipas saj është një murtajë që ka goditur njerëzimin. Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve të mendojnë edhe për të tjerët kur të vaksinohen.
26 Shkurt 2021, 10:42 -
Studimet në Mbretërinë e Bashkuar: Doza e parë e vaksinës antiCOVID ul infektimet dhe shtrimet në spitale
Vaksinimi kundër COVID-19, qoftë vetëm me një dozë ul rrezikun e infektimit dhe shtrimeve në spital, janë këto rezultatet e publikuara në studime të veçanta nga Anglia dhe Skocia.
23 Shkurt 2021, 12:41 -
Studimi në Britaninë e Madhe, medikamenti për artritin ul rrezikun e vdekjes tek pacientët e infektuarve me COVID
Medikamenti për artritin e prodhuar nga kompania Roche Holding AG ul rrezikun e vdekjes për pacientët e intektuar nga koronavirusi. Ky është rezultati i një studimi të realizuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar.
11 Shkurt 2021, 22:24 -
Britani e Madhe, deri në 10 vite burg për këdo që mashtron në formularin e pasagjerëve
Në përpjekje për të vënë nën kontroll numrin e ri të të infektuarve me COVID-19, udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe dhe mashtrojnë duke thënë se nuk kanë ardhur nga një nga vendet e listës së kuqe, mund të burgosen deri në 10 vjet, ka njoftuar sekretari i Shëndetësisë.
9 Shkurt 2021, 16:15 -
Stuhitë e dëborës dhe reshjet e dendura të shiut përfshijnë Evropën (VIDEO)
Stuhi dëbore kanë përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit evropian. Stuhia ‘Darcy’ e quajtur në Mbretërinë e Bashkuar ka mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Anglisë Lindore. Për shkak të kushteve të këqija të motit u detyruan që të anulohen shumë fluturime ndërsa disa qendra vaksinimi u detyruan të mbyllen.
8 Shkurt 2021, 10:16 -
Britania e Madhe do të mbyllë vaksinimin e popullsisë mbi 50 vjeç më 6 Maj, nga marsi nis “liria” dhe kthimi në normalitet
Optimizmi po rritet me planin e vaksinimit në Britani dhe kryeministri Boris Johnson është në prag të hapjes së vendit, fillimisht për sportet në natyrë dhe rikthimin e fëmijëve në shkolla, me shpresën se normaliteti do të jetë i shpejtë në prill dhe maj.
5 Shkurt 2021, 13:46 -
Celibashi takon ambasadorin anglez: Më konfirmoi mbështetjen e Britanisë për KQZ-në, e sigurova se do përmbushim standardet në zgjedhje
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është takuar ditën e sotme me ambasadorin britanik në Shqipëri Duncan Norman, ku në fokus kanë pasur procesin e zgjedhjeve.
4 Shkurt 2021, 21:06 -
Studimi britanik/ Vaksina Novavax ka efikasitet ndaj variantit anglez të COVID-19, pjesë e COVAX! Ruhet në temperaturë normale (VIDEO)
Vaksina Novavax është e para që tregon se është efektive kundër variantit të ri të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka rezultuar 89.3% efektive në provat e realizuara në Mbretërinë dhe në masën 60% edhe për variantin e Afrikës së Jugut.
29 Janar 2021, 08:16 -
Policia ndërpret mësimin online të instruktores së fitnesit, menduan se po thyente rregullat antiCOVID (VIDEO)
Louise Lewis, po zhvillonte mësimin e saj online, në studion e saj në veri të Uellsit, kur mori një vizitë të papritur nga tre oficerë policie. Ata mbërritën për të hetuar një informacion se ajo po shkelte rregullat e Covid-19.
28 Janar 2021, 13:17 -
Lufta ndaj COVID-19, mbi 100 milionë të infektuar në mbarë botën /Britania, vendi i parë në Europë me mbi 100 mijë viktima
Shtetrrethimet e shumta dhe fillimi i vaksinimit në disa prej vendeve, nuk ka arritur ende të vërë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Në bazë të të dhënave të fundit numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi 100 milionë.
27 Janar 2021, 10:58 -
Nis 'lufta' e vaksinave antiCOVID mes Londrës dhe Brukselit
Alarm në Britaninë e Madh, pas deklaratave të Bashkimit Europian për të kontrolluar eksportimin e vaksinave të prodhuara në territorin e unionit jashtë BE. Qeveria britanike ka frikë se mund të bllokohet dorëzimi i vaksinave pas vendimit të kompanisë AstraZenneca, për të limituar dorëzimin e vaksinave javën e kaluar.
26 Janar 2021, 11:52 -
Mbretëria e Bashkuar në përpjekje për të shpëtuar vaksinat nga stuhia ‘Christofer
Mijëra shtëpi janë gjendur nën ujë dhe mijëra banorë janë evakuuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shërbimet e urgjencës kaluan natën në Industrial Estate Wrexham për të mbrojtur vaksinat e AstraZeneca.
21 Janar 2021, 11:02 -
Lamtumira e fundit?! Çifti i të moshuarve britanik në luftën e tyre me COVID-19 kalojnë mbase orët e fundit bashkë
Të kapur dorë për dore, por të rrethuar nga të gjitha anët me tuba oksigjeni është kjo ndër pamjet më rrëqethëse që mund të kemi parë në këto ditë të vështira për botën, ku njerëzit po luftojnë me armikun e padukshëm të quajtur COVID-19, ku përqafimet dikur një pjesë e pashmangshme e jetës sonë tani janë shndërruar në një mungesë.
15 Janar 2021, 11:01 -
Ambasada britanike në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm: Test negativ Covid-i për ata që hyjnë në vend, gjobë 500 paund për 'rebelët.
Të gjithë ata që do të shkojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të detyruar të paraqesin test negativ COVID-i për ata që hyjnë. Njoftimi është dhënë nga ambasada britanike në Tiranë.
8 Janar 2021, 11:29 -
Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë tejmbushje të spitaleve
Pavarësisht vaksinimit që vazhdon me shpejtësi të madhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe kufizimeve të vendosura në vend autoritet në të gjithë vendin u kanë kërkuar spitaleve të jenë në gatishmëri pasi mund të përballen me të njëjtin fluks si në pranverën e vitit të kaluar.
2 Janar 2021, 18:29 -
Parlamenti britanik 521 vota pro marrëveshjes post BREXIT
Pas nënshkrimit të marrëveshjes post- Brexit ditën e sotme nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, edhe deputetët britanikë e kanë mbështetur sot atë. Përfaqësuesit në Dhomën e Komuneve votuan me 521 vota pro dhe 73 kundër duke kryesuar dukshëm me 448 vota.
30 Dhjetor 2020, 16:15