-
Meta takon Erdoganin në Sarajevë: Turqia po mbron Ballkanin nga emigracioni i paligjshëm
Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme në Sarajevë presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Meta shprehet mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.
9 Korrik 2019, 14:54 -
Erdogan premton reforma të reja gjyqësore për t'u bashkuar me BE
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan premton një paketë reformash gjyqësore pas shumë vitesh kritikash mbi një goditje ndaj disidentëve dhe burgosjen e mijëra njerëzve që thuhet se janë të lidhur me një përpjekje grushti të vitit 2016.
31 Maj 2019, 03:56 -
Meta takon në Stamboll presidentin Erdogan: Partneritet në luftën kundër terrorizmit
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës që ka zbardhur takimin, "duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t'i zhvilluar ato më tej në të ardhmen".
4 Maj 2019, 09:47 -
Trump-Erdogan, përpjekje për të qetësuar tensionet lidhur me raketat ruse
Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi në telefon me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, në një përpjekje për të lehtësuar tensionet në rritje mes të dy vendeve, pasi Ankaraja tha se synonte të merrte nga Rusia sistemin ajror dhe të mbrojtjes nga raketat S-400.
1 Maj 2019, 21:38 -
Erdogan humb zyrtarisht Stambollin por nuk pajtohet: Duam zgjedhje të reja në qytet
Edhe pse këtë të mërkurë kandidati i (CHP) është emëruar si kryetar i Stambollit, partia e Presidentit turk, Erdogan, nuk bie dakort me rezultatin e zgjadhjeve duke kërkuar që të ribehën edhe një herë në Stamboll. Aleanca Nacionale nga Partia Popullore Republikane ka fituar zgjedhjet me rezultat 48.79% kundrejt 48.51% të votava të marra nga Partia e Erdoganit AK Parti.
17 Prill 2019, 21:11 -
Sistemi raketor, Erdogan takon Putin
Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në luftën ndaj terroristëve në Siri. Kjo ishte kryefjala e konferencës së përbashkët mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk Rexhetp Tayip Erdogan, gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë.
9 Prill 2019, 09:15 -
Turqia dhe Greqia ulin tonet, Tsipras vizitë dy ditore në Ankara, takim me Erdogan
Alexis Tsipras do të pritet të martën në një takim nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ku në fokus besohet se do të jenë tensionet e fundit mes dy vendeve. Vizita e Tsipras në Turqi do të mbyllet të mërkurën ku do të takojë në Stamboll Patriarkun Ekumenik, Bartolomeo.
3 Shkurt 2019, 21:12 -
Marrëdhëniet Turqi-Rusi/ Presidenti Erdogan takim me Putin në Moskë për konfliktin në Siri
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohen të mërkuren në Moskë, ku pritet të diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe planet e reja për çështjen e konfliktit në Siri.
23 Janar 2019, 15:14 -
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan planifikon të takohet me Trumpin dhe Putinin në Paris
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur ditën e djeshme se planifikon të takohet me homologët e tij amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin, gjatë një vizite që do të zhvillojë këtë muaj në Paris.
4 Nëntor 2018, 00:47 -
Vrasja e gazetarit saudit, Erdogan: Urdhri për vrasjen e Khashoggit erdhi nga krerët e qeverisë
Urdhri për vrasjen e gazetarit saudit, njëherazi kritik i ashpër i regjimit, Jamal Khashoggi, ka ardhur nga “nivelet më të larta” të qeverisë së Rijadit. Kjo është akuza më e fortë e lëshuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, këtë të premte, gjatë një shkrimi në “Washington Post”.
2 Nëntor 2018, 22:48 -
Paralajmëron këshilltari i Erdogan, Yigit Bulut: Greqinë e shkatërrojmë brenda 3-4 orësh
Yigit Bulut është një prej këshilltarëve kryesorë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka paralajmëruar se një luftë greko-turke do të përfundonte brenda 3-4 orësh në katastrofë për Athinën.
28 Tetor 2018, 00:53 -
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan: Trupat në Siri nuk do të largohen derisa të mbahen zgjedhjet
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar në forumin e TRT World në Stamboll të enjten, se Turqia nuk do ta lë Sirinë derisa të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në komandën e Lindjes së Mesme në vendin e shkatërruar nga lufta.
5 Tetor 2018, 03:14 -
Erdogan injoron të shtënat në ambasadën amerikane, deklarata para Bajramit: Me ekonominë po na godasin flamurin
Në urimin e tij për festën e Kurban Bajramit, presidenti Erdogan u zotua të luftojë "sulmet ekonomike" kundër vendit të tij duke injoruar sulmin me armë që iu bë ambasadës amerikanë në Ankara.
20 Gusht 2018, 11:40 -
Në kulmin e tensionve SHBA - Turqi, sulmohet me armë zjarri ambasada amerikane në Ankara
Një person i armatosur ende i paidentifikuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt Ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin turk të Ankarasë. Sulmi vjen në një kohë jo të mirë mes dy vendeve.
20 Gusht 2018, 08:09 -
‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’, Erdogan i tregon muskujt Trump-it: Nuk përkulemi para jush!
“Nuk njohim asnjë forcë njerëzore që të qëndrojë përballë këtij populli, i cili është edhe guximtar edhe i mençur”, tha ai, duke porositur që askush të mos përpiqet të luajë me këtë popull, sepse është një popull që ecën drejt objektivave të saj me s
18 Gusht 2018, 14:22 -
Shkaqet e krizës turke duhen kërkuar në politikat e Ankarasë
Kriza financiare turke fundosi bursat evropiane, të cilat të hënën patën rënie të ndjeshme, por u rimëkëmbën disi të martën. Një frikë e ndjeshme ka përfshirë investitorët e bursave, të cilët kanë filluar të shesin aksionet që mund të shiten.
14 Gusht 2018, 20:44 -
Kriza financiare/ Lira turke në pikiatë, por sa e ekspozuar është Shqipëria ndaj saj
Lira ishte nënçmuar më shumë se 20% javën e kaluar, teksa u intensifikua përplasja politike me Shtetet e Bashkuara dhe investitorët u shqetësuan pasi qeveria turke nuk po ndërmerr veprime për të nxitur ekonominë problematike.
14 Gusht 2018, 11:09 -
Kriza financiare në Turqi risjell frikën për goditje në mbarë botën
Lira ka pësuar një zhvlerësim prej mbi 40 për qind brenda këtij viti, pas shqetësimeve për rritje të kontrollit të Erdoganit mbi ekonominë dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, për shkak të luftës në Siri.
14 Gusht 2018, 09:16