-
U kap me gjysmë kg marijuanë në Bari, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali
Një tjetër rast i trafikut të drogës është goditur nga policia italiane ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar shqiptar me gjysëm kg marijuanë, në Itali. Mësohet se i riu ishte punëtor në tragetin e linjës Durrës-Bari.
1 Dhjetor 2018, 12:55 -
Kapet gomonia me 1.5 ton drogë në brigjet italiane, dyshohet se vinte nga Shqipëria, në pranga dy trafikantët
Gomonia rreth 15 m e gjatë dhe me dy motorë, ra në sytë e agjentëve pasi këta të fundit po patrullonin detin mes Brindisit dhe Barit, më konkretisht në koordinatat që njihen si rrugë detare nga ku trafikohet drogë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe më pas zbarkohet në brigjet e Puljas.
1 Dhjetor 2018, 09:43 -
Italia ashpërson masat për emigrantët, përshpejtohen procedurat e dëbimit për ata që kryejnë vepra penale
Italia ka ashpërsuar masat kundër emigrantëve të jashtëligjshëm. Ajo çfarë parashikon ky ligj është: përshpejtim i procedurave të dëbimit drejt vendeve të origjinës të azilkërkuesve që kryejnë vepra penale dhe dhënia e azilit vetëm atyre që iu rrezikohet jeta në zona lufte apo persekutohen politikisht. Demokratët në opozitë e kanë kritikuar ashpër këtë ligj.
29 Nëntor 2018, 19:10 -
Iu gjet kokainë në makinë dhe 8 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali
Një 40 vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e së premtes nga policia italiane në zonën e Stezzano, në Itali pas dyshimeve të shumta për lëvizjeve me makinën e tij ku iu gjet një një sasi prej 40 gram drogë e tipit kokainë.
25 Nëntor 2018, 09:39 -
Akuza për vrasje, trafik droge dhe prostitucion, si u arrestua shqiptari 25 identitete në Holandë
Një 33-vjeçar shqiptar i identifikuar si Xhevdet Plaku i shpallur në kërkim që prej 22 shkurtit është arrestuar nga policia holandeze. “Akili” njihet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.
24 Nëntor 2018, 17:24 -
'Boca'/ Goditet organizata e trafikut të drogës në Itali, 'truri' i saj dyshohen tre shqiptarë
Operacioni i koduar “Boca” ka arrestuar më datë 22 nëntor 56 persona, pjesë të një rrjetit të trafikut të kokainës. Pjesë e tre grupeve kriminale, mediat italiane shkruajnë më tutje se truri i tyre janë 3 shqiptarë. Ende nuk dihet nëse ata janë në mesin e të arrestuarve, por ajo që dyshohet është se të ardhurat që prodhoheshin nga shitja e drogës investoheshin në Shqipëri. Bashkëpunimi i policisë italiane me atë shqiptare, belge, greke e gjermane ka zbardhur edhe rrugën e trafikut që ndiqte kjo organizatë kriminale.
24 Nëntor 2018, 14:56 -
Kokainë nga Amerika Latine në Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, paratë e drogës investoheshin në Shqipëri
Droga e fortë e cila kishte si origjinë Amerikën Jugore mbërrinte me anije në portet e Holandës dhe nga aty transportohej me automjete nga anëtarët e bandës në drejtim të Breshias në Itali, ku shpërndahej në të gjithë veriun e vendit.
22 Nëntor 2018, 16:02 -
Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës Itali-Spanjë-Austri, mes 20 të arrestuarve edhe shqiptarë
Një operacion i madh antidroge që është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Itali, Spanjë dhe Austri është finalizuar me arrestimin e 20 personave, ku midis të cilëve rezultojnë edhe shqiptarë.
20 Nëntor 2018, 12:49 -
“Leda dhe Mjellma’, portreti i bukur i mbretëreshës së Spartës, mrekullia e fundit e Pompei
Një pikturë e pasur plot ngjyra, me nuanca të shumëllojshme dhe me një cilësi të lartë, e tillë është vepra e Portretit të Ledës, mbretëreshës së bukur të Spartës, që ngelet shtatzënë nga Zeus, mbreti i zotëve, i cili vetëm për ta pasur atë u shndërrua në një mjellmë. Kjo është mrekullia e fundit e mitit grek e zbuluar në Pompei.
19 Nëntor 2018, 23:19 -
‘Pa gjurmë’/Iku për të kërkuar azil në Norvegji, humb kontaktet prej 3 vitesh, 44-vjeçari babai i tre fëmijëve
Një histori tjetër e trishtë është prezantuar në emisionin “Pa gjurmë“, e një nëne që ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj dhe tre fëmijëve që prej tre vitesh vuajnë mungesën e të atit, që kur ky i fundit humbi komunikimin me ta në vitin 2015, në emigrim dhe që prej atëherë familja e kërkon dhe nuk di më asgjë për fatin e 44-vjeçarit .
19 Nëntor 2018, 22:20 -
Kërkoi strehë në kishë por nuk iu pranua, identifikohet shqiptari që u gjet i pajetë nga i ftohti në Itali
Është identifikuar trupi i pajetë i një shqiptari, i cili një ditë më parë u gjet i vdekur, nga policia italiane në një park në zonën e Piazza Novelli, në Itali. Mësohet se viktima e identifikuar është shqiptari Ardjan Sulo, 47 vjeç.
19 Nëntor 2018, 17:26 -
U filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur, pranga dy 'skifterëve' shqiptarë në Itali
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishin filmuar nga kamerat e sigurisë të banesës ku kishin hyrë për të vjedhur. Të vënë para provave, shqiptarët pranuan fajësinë, ndërkohë që ata dyshohen se kanë gisht edhe në vjedhje të tjera në zonë.
18 Nëntor 2018, 11:35 -
Mesazh kërcënues me kocka kafshësh, pranga shqiptarit që shantazhoi tregtarin italian
Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Chietit, nën akuzën e grabitjes së parave të një tregtari në Francavilla al Mare. Përveç shantazhit ndaj tregtarit, 34-vjeçari ishte denoncuar edhe për rezistencë dhe lëndime ndaj një zyrtari publik.
18 Nëntor 2018, 10:18 -
'Truri' i bandës së rrezikshme në Itali, kush është 26-vjeçari shqiptar (Emri)
Truri i një bande evropiane të specializuar në vjedhje dhe grabitje është konsideruar së fundi një 26 vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vepra plaçkitjesh, vjedhje me dhunë, madje edhe rrëmbim personi të kryera në disa zona në Itali. 26 vjeçari shqiptar ishte veprues dhe e ushtronte aktivitetin kriminal në bashkëpunim me grupin e tij, kryesisht në zonën e Plains dhe Lucca.
12 Nëntor 2018, 11:19 -
Itali/ Hyn për të grabitur, 'skifteri' shqiptar rrëzohet nga kati i tretë i banesës
Një shqiptar, i cili kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga rënia.
11 Nëntor 2018, 10:09 -
U arrestuan për armëmbajtje pa leje dhe narkotrafik, lirohet biznesmeni Sallaku dhe 2 nga 3 vëllezërit e tij
Ditën e djeshme u arrestuan 30 persona nga policia italiane, mes të cilëve edhe biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku si dhe tre vëllezërit e tij. Sot Gëzimi, Gazmir e Isuf Sallaku janë liruar nga burgu. Ndërsa Taulant Sallaku vijon të mbetet brenda.
8 Nëntor 2018, 18:15 -
Një baba single adopton një fëmijë me sindromën down, të refuzuar nga shume çifte
Luka Trapanese e mirëpriti Albën në jetën e tij kur ajo ishte vetëm 7 ditëshe. Alba është një fëmijë i lumtur, me një të qeshur ngjitëse. Ka sy blu, flokë të verdhë, hundë të vogël...Alba është një fëmijë me aftësi të kufizuara, por kjo nuk e ndaloi 40-vjecarin nga Napoli që ta adoptonte këtë foshnje të braktisur.
8 Nëntor 2018, 12:59 -
Itali/ Meta takon homologun Mattarella: Faleminderit për mikpritjen që i keni dhënë ndër shekuj Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar me takimet në Itali. Së bashku me homologun e tij italian, Sergio Mattarella, Meta ka vizituar komunitetin e shqiptarëve në Kalabri.
7 Nëntor 2018, 13:22 -
Itali, iu kapën 140 kg drogë në kamion, si u arrestua shqiptari në Itali
Një shqiptar është arrestuar nga policia e Guardia di Finanza në provincën e Catanias, në Itali. Mësohet se gjatë operacionit të policisë italiane dy të arrestuarve iu gjet një sasi prej 140 kg lëndë narkotike të llojit mariuanë në një kamion dhe pranë një banese në komunën e Belpassos.
6 Nëntor 2018, 15:12