Opinion
  • 2021, të gjithë të kënaqur!

    Viti që sapo lamë pas do të mbahet viti i shumë ngjarjeve politike por që në fund, rezultoj me asgjë të re! Para zgjedhjeve isha nga ata persona që agresivitetin e fortë sidomos të Presidentit Ilir Meta, të Monika Kryemadhit apo kryedemokratit Lulzim Basha, apo skemat e përdorura nga Kryeministri Edi Rama, i arsyetoja me pensionin e parakohshëm të njërit prej figurave historike politike në Shqipëri pas zgjedhjeve.

  • Mero Baze: Viti kur PD njohu vetveten dhe Sali Berishën

    Pas një momenti të gjatë hezitimi, prej 19 majit deri më 9 shtator, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendosi që Partia Demokratike të përjashtojë Sali Berishën nga grupi i saj dhe të vazhdojë si një parti e çliruar prej tij dhe peshës së krimeve të tij

  • Berisha i ‘djegur’ kërkon të poshtërojë e ‘përvëlojë’ dhe Bashën, PD drejt shuarjes

    Sali Berisha në aksionin e tij për të larguar Lulzim Bashën nga drejtimi i PD nuk është nisur aspak nga dhimbja që ka për këtë parti, e cila për tre mandate është “stacionuar” në opozitë.

  • Ylli Pata: Shurdhëria mediatike me mbylljen e procesit të rindërtimit

    Ka disa ditë që Edi Rama po inaguron një pas një sitet e qytezave të rindërtuara, të përfunduara, që janë banesa për të gjithë ata banorë që u goditën më rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019.

  • Ylli Pata: Lad Grillo, imazhi sportiv i televizionit 'pa klithma' – rrëfime të tij që nuk duhen humbur

    Në kohët e sotme, kur bashkë me ndeshjet e papushimta, në transmetimet e tyre në televizion nuk rreshtin bërtitjet me zë koke dhe pasthirrmat “mas latinos” që nuk mbarojnë, ka mbetur si alternativë një model krejt ndryshe “anglo-sakson” i sportit të butë dhe pa bërtitur.

  • Vlerat artistike dje dhe sot! Nëse nuk i arrini dot, të paktën lërini të qetë kolosët e vërtetë!

    Në një foto së bashku, rreth 30 vite pas ardhjes së komunizmit, shfaqen disa nga kolosët e muzikës dhe të artit shqiptar ndër vite: Pjeter Gaçi, Ibrahim Tukiçi, Avni Mula, Çesk Zadeja, Tish Daia, Rifat Teqja e Milto Vako.

  • Si politika na sheh pa e parë dhe guaska e hiles

    Pse ndodh kjo fshehje dhe pse problemet kryesore nuk dalin në vend. Sërish në ndihmë na vjen sociologu Bauman: “Mbajtja larg e publikut, që ai të mund të shohë vetëm gjëra të atilla që ata dëshirojnë të shihen, u jep një liri suplementare politikanëve dhe u bën të mundur të ndjekin çfarëdolloj gjëje që ata e përcaktojnë se ‘është në interes të shtetit’ sado të pakta të jenë gjasat që publiku do të ishte dakord po ta dinte”.

  • Mero Baze: 2021, viti i Sali Berishës

    Viti 2021 është viti që na tregoi  Sali Berishën e  vërtetë, që nuk ja doli dot të vijë në pushtet i fshehur pas Lulzim Bashës dhe tani pretendon të lëre PD gjithë jetën pa pushtet, derisa të vdesë ai. Ndaj 2021, meriton të quhet  viti i tij. Se viti i një politikani nuk është e thënë të jetë viti që ai shkëlqen. Në të vërtetë, viti i një politikani, është viti kur ai bën gjënë e duhur për të dëshmuar veten. Dhe ky është viti kur Sali Berisha po tregon çfarë kalbësire është.

  • Lorenc Vangjeli: Mos e bëj armik komedianin

    Në fillim ishte vetëm një e qeshur. Përsëritej së paku njëherë në vit, atëherë kur në menunë e varfërisë kolektive, shtrohej edhe një pjatë më shumë dhe humori ishte kripa që ëmbëlsonte vetë varfërinë

  • Arben Bllaci: Shkoni vishni toga, vini kravate, pastaj hajdeni këtu me gjykoni mua

    Fotot jane hyrje te Pallatit te Kongreseve, kryesorja dhe nje zgeq qe gjendet perfund ca shkalleve. I sjell ketu sepse nga ky zgeqi turperues, te kjo dera lemerisese, hapur vetem nje kanat, hyjne… gjyqtare dhe prokurore qe vetingohen

  • Frrok Çupi: Thjesht ranë maskat, priten veshjet

    Njeriu që zgjati dorën dhe shpoi ‘thesin’ me pagat, më duket se bëri një punë arti. Ka ndodhur javën e kaluar dhe ‘alarmi’ ka marrë dhènë. Këta e quajtën punë ‘skandali’ pa e menduar më gjatë. As ai, apo ata, që kryen aktin e ‘rrjedhjes’ së sekreteve, nuk besoj se kanë besuar se po bëjnë ‘art’; por ja që kështu ndodhi.

  • Shkëlqimi i injorancës “VIP” përmes rrjeteve sociale dhe lulëzimi i letrave anonime!

    Çdo liberal, intelektual i majtë ose i djathtë, e adhuron figurën e Sokratit,” shkroi Jonathan Rauch në librin e tij të vitit 1991 “Kindly Inquisitors”, “i cili u ka mësuar njerëzve metodën e mendimit skeptik dhe rëndësinë e përulësisë intelektuale – të përpjekjes për të mbajtur parasysh ndryshimin midis asaj që ju dini dhe atë që mendoni se e dini.'

  • Mero Baze: Anormaliteti ku e ka fut berishizmi politikën shqiptare

    Ka dhjetëra komente që vazhdojnë akoma rreth asaj nëse Lulzim Basha është takuar me Taulant Ballën dhe Erion Veliaj në një darkë ngushëllimi në Tiranë. Ka përgënjeshtrime nga Lulzim Basha dhe Taulant Balla për këtë çështje, a thua se janë kapur duke vjedhur apo duke vrarë. Ka një zemërim të shtirur të njerëzve që duan të besojnë Berishën dhe akoma më të egër të atyre që nuk duan ta besojnë për këtë çështje

  • Meta në krye të LSI, Kryemadhi paralajmëron shkarkimin nga Kushtetuesja?!

    Pasi ka evidentuar sukseset dhe mossukseset gjatë gjithë periudhës së drejtimit të LSI nga ana e saj, gabimet apo orientimin tek rinia, si dhe marrëdhëniet aspak serioze që kreu i PD Lulzim Basha krijoi me të, Kryemadhi ka bërë të ditur se ky mund të jetë aktiviteti i fundit i saj në krye të kësaj partie

  • Ylli Pata: Tabloja surreale, nga PD kërkojnë hetimin, ish-ministrat e PS mbrojnë Berishën

    Thyerja e akullit në Partinë Demokratike ishte në fillim distancimi nga Sali Berisha e berishizmi, që ishte në fakt lejtmotiv i Kuvendit të 18 dhjetorit.

  • Kur ilaçi bëhet më i dëmshëm se sëmundja

    6 gjyqtarët e mbetur në gjykatën e Apelit në Tiranë kanë mbi 18000 dosje stivë për të gjykuar. Secili ka 3000 dosje! Me grumbullimin e dosjeve të rretheve, një gjyqtar që nis punën sot – nuk ka më nevojë për asnjë çështje se del në pension me stivën që ka në tavolinë. Dhe bëhet fjalë për çështje administrative, civile, penale, për çështje të rëndësishme apo qoftë edhe për “çikërrima”. Nëse nuk merr drejtësi sa je gjallë, a ka kuptim ta lesh në testament “zgjidhjen”?

  • Skënder Minxhozi: Një vit i çmendur (dhe normal) shqiptar

    Viti 2021 ka lënë punë boll për vitin pasardhës. Do ta nisim janarin me teledramën e pushtimit të selisë së PD me trupat e “revolucionit paqësor” të Sali Berishës. Një parathënie e asaj që mund të na jetë rezervuar për muajt në vijim, kur të maisen e piqen krizat e tjera që tani presin radhën.

  • Shteti, elitat dhe 'rrjedhja e të dhënave'

    Për shumë nga ne që varemi nga ato çfarë jep shtypi, çfarë transmeton media në tërësi, “rrjedha e të dhënave” përjetohet si një nga ato çuditë, që qofshin dhe çudia më e madhe , zgjatin vetëm tri ditë. Pastaj vdesin e harrohen  në pritje të çudisë tjetër.

  • Mero Baze: Pse Berisha po trembet nga thirrjet që SPAK duhet të fillojë hetimet ndaj tij?

    Sali Berisha duket se e ka marrë seriozisht thirrjen e Roland Bejkos, një zyrtari të Partisë Demokratike, që SPAK të nisë hetimet ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij, pas shpalljes në listën e zezë të SHBA.

  • Ylli Pata: Modeli nga Italia që sfidon shëmtinë e emisioneve 'Zombi' të darkës

    Thelbi apo filozofia e “ideatorëve” të emisioneve të darkës në prime time është “të ketë sherr, madje të fortë”!  Arsyeja e kësaj filozofie apo strategjie? “Kanë audiencë!” Shembullin më kuptimplotë na e jep Italia, një vend që më shumë se të gjithë vende europiane dhe më gjerë, median e televizionin e ka pasur gjithnjë të anuar nga spektakli e nga “teatri mediatik”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv