-
Rama për Katharsisin:Si autobus
TIRANË-Një rrëfim i sinqertë përmes dollive ka qenë ai i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në një festë në Vlorë me kryetarët socialist të qarkut. Dolli pas dollie, Rama në fjalë e sipër tha se do të mbetet përjetë socialist, dhe se nuk do të largohet kurrë nga partia.Duke iu drejtuar një anëtari të PS-së, Mezanit, Rama madje komentoi dhe procesin e katharsisit që u realizua në vitin 2003 duke thumbuar keshtu ish kreun e PS, Fatos Nano. Sipas Ramës, katharsisi qe u iniciua nga kryetari i asaj kohe para 13 vitesh ishte si autobusi i Unazës, kush iku nga PS qëndroi në stacion dhe priti autobusin (PS-në) ti merrte sërish në gjirin e vet. VIDEO
unaze,shpëtoi kush priti në stacion
17 Dhjetor 2016, 10:23 -
Kuvendi miraton Buxhetin '17
Pas diskutimeve dhe miratimit në parim dy javë më parë, Kuvendi ka miratuar seancën e kësaj të enjte nen për nen, me 80 vota pro dhe 24 kundër, Buxhetin e vitit të ardhshëm. Në buxhet është parashikuar një fond shtesë prej 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve nga 1 marsi i 2017-ës. VIDEO
rriten 10% pagat dhe pensionet
15 Dhjetor 2016, 22:28 -
Buxheti në Kuvend, Gramoz
Në mbledhjen e grupit të PS që është zhvilluar sot në mesditë në qendër të diskutimeve ka qenë buxheti 2017 e mbrojtja e tij nesër në Kuvend dhe masat për të dëmshpërblyer të gjithë të dëmtuarit nga sëmundja e dermatozës nodulare.
Ruçi: Strategjia për ta mbrojtu
30 Nëntor 2016, 12:51 -
Procesverbali, mungesa e Bregut
PD bojkotoi Konferencën e Kryetarëve në 3 nëntor kur për herë të parë, ministri i Financave do të prezantonte buxhetin e ardhshëm. Largimi i Edi Palokës dhe Edmond Spahos ka krijuar një paqartësi juridike në lidhje me kuorumin, çka ka bërë që mazhoranca të hedhë sytë nga deputetja kritike e Bashës, Majlinda Bregu.
merakos Metën: Ishte në avion?
23 Nëntor 2016, 07:19 -
PS, Braçe skeptik për ligjin e
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist është përqendruar në tre pika: buxheti i vitit 2017, zgjedhjet në Kolonjë dhe “fati” i ligjit të mbetjeve. Qysh në fillim të mbledhjes, Gramoz Ruçi ju ka kërkuar deputetëve të partisë së tij e po ashtu edhe ministrave e kryetarëve të komisioneve që të veprohet shpejt me buxhetin.
mbetjeve, Rama: Të presim
22 Nëntor 2016, 07:28 -
PDIU dhe Nard Ndoka vendosin
Lëvizjet e partive politike apo individëve nga një koalicion në tjetrin kanë prishur balancat parlamentare. Përbërja e komisioneve parlamentare është hartuar sipas rezultatit zgjedhor 2013 dhe pozicionimit të atëhershëm të partive, por këto 4 vjet, pozicionet e partive të vogla kanë ndryshuar, duke çorientuar balancën pozitë-opozitë në komisione.
në vështirësi Palokën dhe Ruçin
30 Tetor 2016, 07:24 -
PS shpërndan listat zgjedhore
Partia Socialiste ka nisur praktikisht fushatën intensive dhe konkrete në terren për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mëngjesin e djeshëm, kryetari i PS-së, Edi Rama e nisi me një mbledhje mes 61 kryetarëve të degëve, 12 koordinatorët e qarqeve dhe sekretarët.
nis evidentimin e votuesve
29 Tetor 2016, 07:32 -
PS miraton grupet e punës, ikën
Partia Socialiste ka sqaruar se kush do të jenë drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit për betejën elektorale të vitit të ardhshëm, duke saktësuar se kush janë njerëzit e tij më të besuar të cilët me gjasë do të kryesojnë dhe listat elektorale të këtyre qarqeve. VIDEO
Koço, në vend të tij Çuçi e Gjiknuri
24 Tetor 2016, 15:48 -
Xhafaj:S'kemi dakordësi për KLGJ
Ligji për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, i cili nuk u miratua me 5 ligjet e tjera të enjten e shkuar, nuk do të miratohet as këtë të enjte. Kjo është bërë e ditur nga kreu i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar socialist. VIDEO
Ruçi-deputetëve: Mbroni qeverinë
11 Tetor 2016, 07:33 -
Gara për KQZ, Majko: Luzi dhe
Pandeli Majko është i pari deputet që del hapur pro idesë së rizgjedhjes së Lefteri Luzit dhe Debar Bibës si anëtarë të KQZ-së. Kryetarja dhe nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për një mandatë të dytë. Gjë që sipas deputetit socialist do të ndikonte në qëndrueshmërinë e Institucionit që menaxhon zgjedhjet. Kandidaturat do të përzgjidhen nga komisioni i ligjeve dhe më pas do të votohen në seancë plenare. VIDEO
Biba, kandidatë për t'u vlerësua
10 Tetor 2016, 14:42 -
Pas Berishës, Basha sulmon Lu:
Disa orë pas akuzave të ish-kryetarit të PD, Sali Berisha në adresë të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, të njëjtën gjuhë ka përdorur edhe kryedemokrati, Lulzim Basha. Gjatë një komunikimi me gazetarët, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha u pyet për ankimimin në Kushtetuese të ligjit të Vettingut si dhe për këshillën e ambasadorit Lu që ligji të mos ankimohej. VIDEO
Nuk pres të më tregojë detyrat
5 Tetor 2016, 13:19 -
Mblidhet grupi i PS, kolegët e
Në mungesë të kryetarit Edi Rama, Fatmir Xhafaj ka qenë njeriu i ditës në grupin parlamentar të PS-së. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se disa prej deputetëve kanë hedhur dyshime mbi pavarësinë e SPAK-ut për faktin se në të do të riciklohen të njejtët njerëz të institucioneve që janë aktualisht në detyrë në drejtësinë shqiptare. VIDEO
‘kryqëzojnë’ me pyetje Xhafajn
3 Tetor 2016, 15:31 -
Asambleja, 4 porositë e fshehta
Përpara 174 anëtarëve të Asamblesë së PS-së, dy ishin protagonistët e vetëm të mbledhjes: Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. Ndryshe nga herët e tjera që i gjithë sekretariati ulej në podium bashkë me kryetarin, në këtë mbledhje Edi Rama kishte marrë përkrah vetes vetëm Gramoz Ruçin: triumfatorin e kohës dhe bërrylave të pushtetit brenda partisë.Kodi i Etikës, deputetët gojëkyçur Asambleja e PS miratoi 10 vendimet
të Gramoz Ruçit për socialistët
2 Tetor 2016, 07:06 -
'Mbetjet', Berisha: Ok, gabova!
Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga diskutimet dhe debatet për ligjin e mbetjeve që u miratua një javë më parë. PD ka depozituar një kërkesë për referendum, me qëllim ndalimin e importit të mbetjeve nga jashtë vendit, pasi sipas tyre gjendja në Shqipëri është alarmante. Rama ironizon PD. Berisha: Të fusësh plehra, tradhti kombëtare VIDEORama: Je në metro? Dil nga kazanet e llafeve e behu realist!Rama- Ademit: Bëni projekte serioze, hiq ofiçinatRama: Nuk ka rritje pagash pa dalë nga borxhet
Rama: Je i pariciklueshëm
29 Shtator 2016, 11:25 -
Organizimi, PS nis evidentimin e
Partia Socialiste po ngre një sistem të fuqishëm të dhënash mbi votuesit e saj të pritshëm për zgjedhjet e vitit 2017, dhe për këtë nuk po punon vetëm me emigrantët jashtë vendit, por edhe me emigracionin e brendshëm. Në mbledhjen e fundit e Sekretariatit të Partisë Socialiste, Shqiptarja.com mëson se është lënë porosi që për çdo qark, një strukturë e veçantë të punojë në këtë drejtim. VIDEO
emigrantëve të brendshëm për votime
25 Shtator 2016, 09:51 -
Deputetë përfitojnë para nga
Duket e pazakontë, por ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë. 7 deputetë kanë përfituar para nga institucioni i Kuvendit, pasi e kanë paditur Kuvendin për ndalesat në paga. Shtatë deputetë të Partisë Socialiste Arta Dade, Gramoz Ruci, Besnik Baraj, Shalsi, Fatmir Xhafaj dhe Erjon Brace kanë përfituar të ardhura nga një Vendim Gjyqësor
Kuvendi pas Gjyqit me Kuvendin
24 Shtator 2016, 13:09 -
Mbetjet, Dade kundër importit:
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist ka qenë e përqendruar vetëm tek projektligji i importit të mbetjeve që pritet të votohet këtë të enjte. Argumentet pro dhe garancitë që ka dhënë një nga deputetët nismëtarë Eduard Shalsi, nuk e kanë bindur Arta Daden.
Rrezik, marrim kosto elektorale
20 Shtator 2016, 07:29 -
Fitorja në Dibër, Rama përgëzon
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist ka pasur në epiqendër sikundërse pritej, suksesin e arritur në Dibër, ku të dielën kandidati i majtë fitoi me mbi 4 mijë vota ndaj të djathtit. I pari që e ka hapur mbledhjen ka qenë Gramoz Ruçi, i cili ka përgëzuar strukturat socialiste por edhe deputetët e angazhuar për këtë çështje. “Fitorja e Dibrës ishte e kënaqshme dhe rezultat i një pune shumë të mirë.
deputetët: Jo eufori ndaj aleatëve
14 Shtator 2016, 07:28 -
Zgjedhjet, Rama:Administratori
Partia Socialiste mbylli sot fushatën në Dibër, ku kandidat për kryetar bashkie është Muharrem Rama. Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se është koalicioni PS-LSI ai që do të përfundojë rrugën e Arbrit, ndërkohë që shtoi se PD në qeverisjen e saj nuk përfundoi asnjë rrugë, duke përfshirë këtu edhe rrugën e Kombit. Sa i përket dhunimit të administratorit të Njësisë Administrative Tomin, Rama tha se ky ishte një akt paturpësie, pasi ai u rrah barbarisht. VIDEO
u rrah barbarisht,ishte paturpësi'
Video/Rama qep plagën e të dhunuarit
9 Shtator 2016, 11:29 -
Rama: Asnjë maturant nuk
Çështja e maturantëve është bërë sot temë e fortë debati në seancën plenare. Pas akuzave të opozitës dhe replikave të forta ka qenë kryeministri Rama, i cili ka garantuar se të gjithë maturantët do të kenë mundësi të ndjekin studimet dhe se brenda 10 ditë çështja është e zgjidhur. VD/Debate për maturën në Kuvend Berisha: Të largohet Nikolla VIDEOBraçe: Ademi të nxjerrë stadiumin nga koteci
mbetet pa të drejtë studimi
8 Shtator 2016, 07:41 -
Rama ndez motorët elektoralë
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist ka qenë e para pas pushimeve verore, por nuk ka pasur në fokus vetëm votimin e vetingut në parlament. Burime pranë grupit parlamentar të PS-së thanë për Shqiptarja.com, se pas fjalës hapëse të Gramoz Ruçit, Fatmir Xhafaj ka shpjeguar përmbajtjen e ligjit të vetingut që u miratua pak orë më vonë në parlament. VIDEO
deputetëve: Jemi vonë për 2017
31 Gusht 2016, 07:17 -
Ngërçi për KED, tërhiqet Nishani
Presidenti i Republikës Bujar Nishani tërhiqet nga hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda datës 16 gusht, duke evituar kësisoj futjen e Reformës në Drejtësi në një hulli të rrezikshme.
s'do hedhë shortin për anëtarët
14 Gusht 2016, 07:12 -
Ngërçi për KED, partitë mbështetje
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka takuar për rreth 40 minuta krerët e grupeve parlamentare. Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e një zgjidhje për ngërçin në Këshillimin e Emërimeve në Drejtësi, ndërsa temë e diskutimeve ishte intepretimi i nenit 149 pika D e Kushtetutës. VIDEO
Nishanit për çfarë do lloj zgjidhje
9 Gusht 2016, 11:03 -
Përplasja, Meta: Pse s’mblodhe
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është përplasur sot në mbledhjen e konferencën kryetarëve. Meta i ka kërkuar Xhafës llogari me tone të larta se përse nuk e ka mbledhur mbrëmë Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që Xhafa i është kundërpërgjigjur duke i thenë se duhej të ulte zërin, pasi nuk merrte urdhra prej tij. VIDEO
komisionin, Xhafaj: Ule zërin
21 Korrik 2016, 09:22 -
Vendim historik, 140 vota
Votë historike në Kuvendin e Shqipërisë! Miratohet unanimisht me 140 vota "pro" Reforma në Drejtësi. Duartrokitje nga ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ndërsa Shqipëria nis një epokë të re, me një sistem drejtësie të reformuar sipas standardeve Europiane. Reforma në drejtësi cilësohet si reforma më e rëndësishme e Shqipërisë në këto 25 vite pluralizëm politik, ndërsa për Bashkimin Europian ishte kushti bazik për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe dhe të ardhmen europiane të vendit. VIDEO/Miratohet Reforma ne Drejtesi, votimi FOTO VIDEO
për Reformën. Tani Drejtësi!
PDF/Drafti i Reformës Kushtetuese
21 Korrik 2016, 07:17