-
-
Përmbysje karakteri për Barcelonën, gabon Milan! Napoli nis arratisjen në Seria A, sonte Inter-Bologna (VIDEO)
Edhe pse luajti për 60 minuta me një lojtar më pak Barcelona mori 3 pikët kundër Ossasuna-s, duke përmbysur rezultatin në 2-1. Ndërkohë në Seria A Milani ka gabuar kundër Cremonese-s, ndërsa fitorja me Empolin i dha mundësinë Napolit të arritiset në krye të kampionatit.
9 Nëntor 2022, 11:10 -
Luhet një copëz titulli, por Napoli humbet 'yllin' para sfidës me Atalanta-n! Në fushë edhe Milan, sonte ndeshja e fundit në 'Camp Nou' e Pique-s
Atalanta-Napoli është një nga sfidat më interesante të javës në Seria A, pasi sonte vendoset një copëz titulli. Ndërkohë Milan do ketë mundësinë e artë për t’u rikthyer te fitoret, pasi pret në San Siro Spezian, ndërsa në La Liga Almeria do sfidojë Barcelonën në ‘Camp Nou’.
5 Nëntor 2022, 09:56 -
Roma ‘përmbys’ Veronën dhe ngjitet e katërta në prag të Derb-it! Bologna mund Monza-n (VIDEO)
Roma përmbysi Veronën duke fituar 3-1 dhe ngjitet në vend të katërt në klasifikimin e Serisë A. Të dielën pritet një sfidë e zjarrtë në derbin ndaj Lazios. Ndërsa Bolonja mundi 2-1 Monzën në sfidën e fundit të javës së 12-të.
1 Nëntor 2022, 09:53 -
Goli i dyshimtë s'e shpëton Milanin, Torino i shkakon humbjen e dytë në kampionat! 'Arratiset' Napoli (VIDEO)
Një gol me shumë polemika nuk i mjaftoi Milanit që të shmangte humbjen 2-1 kundër Torinos. Ndërkohë befasi ishte edhe disfata e Lazio-s me Salernitanën, ndërsa në Premier League si Manchester United ashtu edhe Arsenal morën 3 pikët.
31 Tetor 2022, 10:19 -
Seria A, mbyllet java e 10, Roma mund Sampdorian dhe ngjitet në vend të katërt! Ngec në barazim Fiorentina (VIDEO)
Roma mundi 1-0 Sampdorian në javën e 10-të të Serisë A dhe ngjitet në vend të katërt. Verdhekuqtë janë 4 pikë larg Napolit kryesues të cilin do ta sfidojnë këtë të dielë në “Olimpico”. Ndërkaq Fiorentina ka harruar të fitojë pasi edhe ndaj Leçes nuk shkoi më shumë se barazimi.
18 Tetor 2022, 10:33 -
Natë e vështirë në Verona, por Tonali bën heroin për Milanin! 'Djalli' afrohet Napolin, kryesuesen e Seria A (VIDEO)
Sandro Tonali rezultoi heroi i Milanit në javën e 10 të Seria A. ‘Djalli’ me shumë vështirësi mposhti 1-2 Verona-n, duke u afruar me vetëm 3 pikë larg Napolit kryesues. Ndërkohë në Premier League superpërballja mes Liverpool dhe Manchester City-t u fituar nga ekipi i Kloop falë golit të Mohamed Salah.
17 Tetor 2022, 10:53 -
Fitore me aromë kreu, Atalanta 'likuidon' Sassuolo-n! Griezman 'heroi' i At. Madrid, Tottenham s'fal Everton-in
Rikthimi te fitoret kanë ngjitur të paktën përkohësisht në krye të kampionatit Atalantën. Ndërkohë edhe Juventus ka ndërprerë krizën pasi ia doli me golin e Vlahovic të merrte 3 pikët në derbi kundër Torinos. Në La Liga Atletico Madrid mposhti 0-1 Bilbaon, ndërsa në Premier League Tottenham nuk e kurseu Evertonin.
16 Tetor 2022, 11:58 -
-
Juventus ndal krizën, kundër Bologna-s e nderojnë serbët! E para për Realin këtë sezon, Osassuna i merr pikë
Kriza te Juventusi është lënë pas të paktën për momentin. Bardhezinjtë janë rikthyer të fitojnë në Seria A pasi mposhtën Bolonjën me rezultatin 3-0. Ndërkohë Real Madrid për herë të parë këtë sezon nuk ka dalë e fituar nga një ndeshje. Osassuna arriti ti merrte një pikë në ‘Santiago Bernabeu’.
3 Tetor 2022, 10:56 -
-
-
-
Sport
-
-
-
'Çmenduri' në Juve-Salernatina! 4 gola dhe 4 të kuq, por s'ka fitues! Lazio s'fal Verona-n, sonte Empoli-Roma (VIDEO)
Katër kartona të kuq dhe 4 gola prodhoi sfida Juventus-Salernitana në Seria A, por fitues nuk pati në Torino. Ndërkohë Lazio mori 3 pikët kundër Veronës me rezultatin 2-0, ndërsa java e 6 e kampionatit mbyllet me sfidën Empoli-Roma në orën 20:45.
12 Shtator 2022, 09:38 -
VIDEO përmbledhja/ Bolonja ‘shtang’ Fiorentinën, fiton 2-1 me përmbysje
Goli i Martinez ishte si një ‘iluzion’, më pas Bologna e përmbys brenda tre minutave falë golave të Barroë dhe Arnautoviç. Bolonja lirohet përballë turmës vendase dhe kap suksesin e parë të sezonit duke përkulur Fiorentinën, e mundur 2-1.Pjesa e parë pa emocione të m&
12 Shtator 2022, 15:17 -
Lazio-Verona 2-0, Immobile dhe Luis Alberto tërheqin zvarrë 'bardhekaltrit'
Lazio i Sarri është mësuar të jetë i durueshëm. Dhe gjithashtu për të fituar ndeshjet e ‘të pista dhe të këqija’, të luajtura në një terren, atë të Olimpico-s, aspak i përshtatshëm për driblimin e ulët dhe të shpejtë që kërkon
12 Shtator 2022, 15:06 -
VIDEO përmbledhja/ Juventus-Salernitana 2-2, sfida që u mbyll me polemika që vazhdojnë
Juventus-Salernitana, ndeshja e mbrëmshme, e cila ishte e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A përfundoi me rezultatin 2-2 mes tensionit, golave të anuluar dhe kartonëve të kuq.Miqtë në Torino në fundin e pjesës së parë gëzonin avantazhin e dyfishtë falë golave t&
12 Shtator 2022, 14:59 -
Inter buzë greminës, sot kundër Torinos mund të varet fati i Inzaghi-t! Milan do vazhdimësinë, por Pioli i druhet Sampdoria-s
Me një Inzagh që rrezikon shkarkimin Inter do luajë sot kundër Torinos me qëllimin e vetëm për t’u kthyer te fitoret, pasi çdo rezultat tjetër do përkeqësonte shumë ambientin. Ndërkohë Milan me disa mungesa do udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Sampdorian.
10 Shtator 2022, 10:15 -
Vjen humbja e parë, Udinese 'masakron' Romën! Sonte Monza-Atalanta, bergameskët duan vendin e parë
Udinese i ka shkatuar humbjen e parë në kampionat Romës dhe këtë e ka bërë duke e shkatërruar 4-0. Ndërkohë sonte luan Atalanta, që në rast fitoreje kundër Monzës, zbret nga vendi i parë Milanin dhe Napolin.
5 Shtator 2022, 09:46 -
Kvara hero kundër Lazio-s, Napoli shijon kreun e Seria A! Sonte Roma, 'special 1' do vetëm 3 pikët
Fitorja 1-2 kundër Lazio-s në transfertë i ka dhënë mundësinë Napolit të paktën përkohësisht të ngjitet në vendin e parë në Seria A. Të besuarit e Spalletti-t e ndajnë me Milanin kampion në fuqi, që më herët fitoi derbin kundër Interit me shifrat 3-2, ndërsa sonte do jetë rradha e Romës për të zbritur në fushë.
4 Shtator 2022, 10:19 -
Mbyllet Milan-Inter, 5 gola dhe një ndeshje spektakolare! Derby i takon kuqezinjve (VIDEO)
Milan ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Seria A duke mundur Interin dhe e bëri të vetin vete derbin e madh italian “Derby della Madonnina”. Kampionët kuqezinjt triumfuan 3:2 ndaj Interit, në një ndeshje të zjarrtë në “San Siro”.
3 Shtator 2022, 19:58 -
Milan-Inter, gati për ‘Derbin e Madoninës’ në Milano, publikohen formacionet zyrtare
Në Milano tashmë është gjithçka gati për derbin e Madoninës. Momentalisht, Milan gjendet në vendin e gjashtë me tetë pikë, kurse Interi është i treti me një pikë më shumë. Dy skuadrat duan vetëm fitoren në këtë takim, i cili pritet të jetë shumë i zjarrtë.
3 Shtator 2022, 17:45 -
-
Seria A 'ndizet' që në javën e 5-të, në 18:00 në 'San Siron' plot luhet Milan-Inter
Seria A ndizet që në javën e pestë. Sot duke filluar nga ora 18:00 në “San Siro” luhet derbi Milan-Inter mes dy skuadrave që shihen si favorite për të fituar titullin. Trajnerët garantojnë spektakël. Në mbrëmje po për javën e pestë Lazio pret Napolin.
3 Shtator 2022, 09:06 -
Dybala magjik, Roma zgjohet e para në Seria A! Inter kënaq 70 mijë tifozët në 'San Siro'
Pas fitores 3-0 kundër Monzës, Roma udhëheq të paktën përkohësisht Seria A me 10 pikë. Ndërkohë Interi është rikthyer te 3 pikët, pasi në San Siro nuk e diskutoi Cremonesen, ndërsa Milani kampion është ndalur në një barazim 0-0 kundër Sassuolo-s.
31 Gusht 2022, 09:43 -
-
Atalanta e para, ndal Milanin kampion në javën e dytë! Napoli i frikshëm, sonte Sampdoria-Juventus
Atalanta është bërë pengesa e parë për Milanin në sezonin e ri të Seria A. Në javën e dytë të kampionatit ‘djalli’ kampion i Italisë ka barazuar me shifrat 1-1, ndërsa Napoli ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 kundër Monzës së Berluskonit.
22 Gusht 2022, 09:28 -
Tre pikë për kornizë, Lu-La nderojnë Interin! Debuton edhe Asllani, sonte Atalanta-Milan në Seria A (VIDEO)
Inter nuk ka vënë në asnjë moment në pikëpyetje 3 pikët kundër Spezias në javën e dytë të Seria A, duke fituar me rezultatin 3-0. Në këtë ndeshje erdhi edhe debutimi zyrtar i Kristjan Asllanit me zikaltërit. Sonte ndërkohë në orën 20:45 Milani kampion luan në transfertë kundër Atalantës.
21 Gusht 2022, 11:51 -
'Ëngjëllit' i duhen 26 minuta për debutimin në Seria A, Vlahovic 'dopietë' në fitoren e Juventusit! Napoli merr kreun
‘Ëngjëlli’ Di Maria dhe ‘dopieta’ e Vlahovic bënë që Juventusi ta nisë me shumë optimizëm dhe pretendime sezonin e ri në Seria A. Ndërkohë Napoli mori vendin e parë pas fitores me shifrat e thella 2-5 kundër Veronës.
16 Gusht 2022, 10:46 -
Nis sot Seria A, Milani pret Udinesen e Interi luan në Lecce, Barcelona regjistron blerjet e reja për sfidën e parë
Sot nis sezoni i ri në Serinë A. Të gjithë kundër Milanit kampion që në 18:30 pret Udinesen në “San Siron” e mbushur plot. Në mbrëmje Interi luan në transfertë ndaj Lecces. Ndërkaq Barcelona ka mundur të rregjistrojë blerjet e reja dhe i ka të gatshëm për sfidën e parë ndaj Vallecano.
13 Gusht 2022, 10:53 -
Sot starton sezoni i ri i super kampionateve në Evropë, luajnë topin e parë Premier League, Bundesliga, Liga franceze dhe ajo holandeze
E para ka startuar Bundesliga. Në orën 20 e 30 kampionët e Bayern Mynih kanë luajtur topin e parë në shtëpinë e Frankfurtit. Në orën 21 filloi kampionati më i fortë dhe më i bukur në botë, premier liga angleze që starton me derbin e Londrës mes Arsenal dhe Cristal Palace.
5 Gusht 2022, 21:22 -
Java e Milanit në Itali, priten rinovimet me drejtuesit! Maldini dhe Massara do zyrtarizohen nga ora në orë
Java e Milanit ka nisur në Itali. Klubi kampion i Seria A në orët e ardhshme do zyrtarizojë rinovimet me drejtuesit Paolo Maldini dhe Masara, shumë të diskutuar në javët e fundit.
27 Qershor 2022, 11:48 -
-
-
Milano s'fle gjumë, 'djalli' nuk ndal festimet! Sot parada me autobusin e hapur, Piolit i vjedhin medaljen: Ma ktheni, është e para
Festa e Milanit për titullin kampion do vijojë edhe sot me paradën e autobusit të hapur. Ndërkohë Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se shumë shpejt do njoftojë nëse do tërhiqet apo jo, ndërsa një incident ka ndodhur me trajnerin Pioli që i kanë vjedhur medaljen. Te ‘djalli’ nuk ka vetëm festë, por edhe keqardhje pasi mesfushori Kessie mbylli aventurën me skuadrën italiane.
23 Maj 2022, 11:48 -
Milan fiton kampionatin pas 11 vitesh! Shpërthen festa edhe në Tiranë, tifozët kuqezinj i vënë ‘flakën’ kryeqytetit (VIDEO)
Milan është kampione e Seria A për sezonin 2021-2022. Në ndeshjen e fundit të kampionatit edhe pse i mjaftonte një pikë kundër Sassuolos "djalli" ka fituar 0-3.
22 Maj 2022, 20:13 -
E dielë drithërimash, tifozët e Milanit 'pushtojnë' stadiumin e Sassuolo-s! Inzaghi: Inter, luaj pa pendesa! Emocione edhe në Premier League
Milan-Inter në Itali dhe Liverpool-Manchester City në Angli do përcaktojnë të dielën se kush fiton titujt kampion në vendet respektive. Në Seria A Milanit i mjafton një pikë kundër Sassuolos për të bërë të pavlefshme Inter-Sampdoria, ndërsa në Premier League City ka një pikë më shumë se Liverpool.
21 Maj 2022, 14:41