-
Prokurori i ‘dosjeve të rënda’ para Vetingut, ka hetuar bandat Lushnjes, Durrësit, Cërrikut, Lazaratit, Met Kananin, Bajrat e Avdylajt
Kandidati për SPAK-un Anton Martini del nesër para Vetingut, dosjet e bujshme që ka pasur në duar që në vitin 2004, aktualisht po heton atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja
9 Dhjetor 2019, 19:28 -
Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Redjan Rrajën, i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja
Nëpërmjet avokatit të tij, Rraja apeloi vendimin e shkallës së Parë që më parë kishte caktuar masën e “arrestit në burg”, dhe kërkoi në Apel lirimin nga qelia, pasi pretendonte se nuk ka asnjë provë që ta lidhë me ngjarjen e ndodhur pasditen e 1 nëntorit.
20 Nëntor 2019, 11:00 -
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Lë spitalin pas 18 ditësh 'i forti' i Sukthit, transferohet në shtëpi me ambulancë
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raportoi se Landi Muharremi, i njohur ndryshe me nofkën "Rrumi" është shoqëruar me autoambulancë drejt banesës së tij. Ai qëndroi në spital për 18 ditë, për shkak të plagës së marrë në nofull. Nga ana tjetër, burimet për me dije se prokurori Arjan Ndoja vijon të jetë në spital.
18 Nëntor 2019, 18:43 -
Atentati ndaj prokurorit, Kejvina Kthella te Krimet e Rënda: Më riktheni telefonin
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se ankimi është depozituar më datë 13 nëntor nga avokati Besnik Cerekja, që mbron edhe Redjan Rrajën. Kërkesa e modeles do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shkira tek Krimet e Rënda.
18 Nëntor 2019, 10:42 -
Nga Juli i Pashakos, te Durim Bami/ 'Të fortët' që kaluan në sitë për atentatin ndaj prokurorit
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për të identifikuar apo arrestuar autorët e atentatit të ndodhur më 1 Nëntor ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Rrumit të Shijakut dhe shoferit Andi Maloku, ku ky i fundit ndërroi jetë dje në spital. Në sitën e policisë kanë rënë edhe banesat e personazheve të njohur për drejtësinë shqiptare. Mësohet se kontrolle ka pasur edhe në banesën e Durim Bamit në Nikël të Fushë-Krujës.
9 Nëntor 2019, 11:45 -
Atentati ndaj prokurorit/ Policia operacion në Lushnje dhe Vlorë, kontrolle edhe në banesën e rivalit të Aldo Bares
Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo, i njohur ndryshe si "Juli Pashako" është i dyshuari i dytë si i përfshirë në atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoja, 6 ditë më parë.
7 Nëntor 2019, 22:00 -
Me elektrik dore në errësirë totale/ Momenti kur grupi i hetimit nxjerr dosjet nga makina e prokurorit Ndoja- VIDEO
Ditën e atentatit, në makinën e prokurorit Arjan Ndoja janë gjetur disa dosje. Në videon që Shqiptarja.com disponon shihet teksa grupi i hetimit nxjerr nga makina të gjitha dosjet, të cilat Ndoja pretendon se i përkasin studios ligjore që ai drejton. Dosjet janë nxjerrë pak orë pas atentatit, i cili ndodhi në 16:30 të së premtes n&e
7 Nëntor 2019, 20:51 -
Atentati ndaj prokurorit/ Çfarë u gjet në telefonin e Redjan Rrajës?! Merret në pyetje modelja e njohur shqiptare
Kejvina Ktheja, 24-vjeçare, është marrë në pyetje ku mësohet të jetë shprehur se ka kontakt shoqëror me Rrajën, ndërsa mësohet se gjithçka është zbuluar pas ekzaminimeve në telefonin e Rrajës.
7 Nëntor 2019, 20:25 -
Humb jetën pas 6 ditësh në agoni, shoferi i prokurorit! Për 3 javë do mbushte 24 vjeç...Rraja akuzë për vrasje
Ndërron jetë në spitalin e Traumës, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, gjashtë ditë pas atentatit në mblikalimin e Shkozetit, ku mbetën të plagosur, së bashku me Landi Muharremin, të fortin e Sukthit. Para se të punonte shofer i prokurorit, Andi Maloku ka qenë efektiv policie në komisarin e Fushë-Krujës. Më 30 nëntor, Andi Maloku do të festonte ditëlindjen, ku do të mbushte 24 vjeç.
7 Nëntor 2019, 18:56 -
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gjenden gjurmë në dy palë syze në makinën e atentatorëve, drejt arrestimit autori i dytë
Disa minuta ndjekje nga pas fiksuar nga kamerat e sigurisë në autostradën Durrës-Tiranë si dhe dy palë syze të harruara në bordin e makinës së atentatorëve, kanë zbuluar përfshirjen e Redjan Rrajës si dhe një personi të dytë tashmë në prag të arrestimit.
7 Nëntor 2019, 14:29 -
EKSKLUZIVE/ Analizë ADN-je urgjente për Rrajën! Zbardhet dëshmia: Nuk di si u gjetën gjurmët e mia në makinën e atentatorëve
Redjan Rraja nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria ndërsa është shprehur se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Ai ka deklaruar se nuk ka hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe shoferit të Ndojës Andi Maloku.
6 Nëntor 2019, 20:04 -
Prokurori Arjan Ndoja 'avokat' deri në vitin 2009, bashkëshortja e tij hapi studio ligjore 3 vite më pas
Nga një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve rezulton se studio e avokatisë në emër të prokurorit Ndoja është hapur në shtator të vitit 2007 dhe është çregjstruar në prill të vitit 2009. Nga ana tjetër të emër të bashkëshortes së tij
6 Nëntor 2019, 16:43 -
Ekskluzive - Misteri/ Gruas avokate të prokurorit Arian Ndoja i dhuruan 196 mijë m2 tokë në Durrës
Paradoksi, bashkëshortja e Arian Ndojës nga shefe personali tek Hotel Dajti në pronare tokash në Durrës, avokate e 75-vjeçarit që mori me vendim të Joana Qeleshit 45 mijë m2 tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit
6 Nëntor 2019, 15:06 -
Atentati ndaj prokurorit/ PD: Redjan Rraja ka mbledhur vota për Ramën, prandaj ishte i paprekshëm
Ish-deputeti i PD-së ka folur edhe për arrestimin e Redjan Rrajës, të afërmin e deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është arrestuar nga policia si autor në ngjarje, ku theksoi se ai është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë.
6 Nëntor 2019, 14:00 -
'Kam studio ligjore', Arjan Ndoja zyrtarisht në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme
Këshilli i Lartë i prokurorisë i kërkon kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimet ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që ju bë atetnat 5 ditë më parë, për të faktuarnëse ai e ka një studio ligjore siç deklaroi dje në media. Nëse do të vërtetohej, kjo qëndron në shkelje me ligjin. Por edhe nëse zyra do të ishte e bashkëshortes së prokurorit, mund të ketë konflikt interesi. Në brendësi të lajmit, kërkesa e plotë e KLP për Prokurorinë e Përgjithshme.
6 Nëntor 2019, 13:23 -
Prokurori Arjan Ndoja aktualisht në hetim për dhunimin e avokatit në Durrës (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ishte ajo e dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës në korrik të 2018-ës, një ditë fill pas një përplasje që ai pati në një seancë gjyqësore ku i akuzoi disa persona pjesë të grupit që drejtohet nga prokurori Arjan Ndoja. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, tha sonte në
5 Nëntor 2019, 21:49 -
Gruaja e prokurorit Ndoja mbrojti dhe fitoi gjyqin e të moshuarit për tokën tek Gjiri i Lalzit (VIDEO)
Zyra e avokatisë së bashkëshortes së prokurorit Arjan Ndoja ka përfaqësuar në gjyq për çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit, 75-vjeçarit Pal Seçuni, pas të cilit dyshohet të fshihej Landi Muharemi. Bëhet fjalë për 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit, për të cil&a
5 Nëntor 2019, 21:21 -
I forti i Sukthit në makinë me Ndojën! Gruaja avokate e prokurorit fitoi gjyqin për tokën në Lalz, më pas iu shit 'Rrumit'
Zbulohet përfshirja e prokurorit Arjan Ndoja në gjyqin e bujshëm që i kaloi në pronësi të të moshuarit pas të cilit fshihej Landi Muharremi, tokën ku do investonte biznesmeni libanez në Gjirin e Lalzit, i dhunuar dhe i detyruar të braktisë investimin dhe Shqipërinë. 75-vjeçari Pal Seçuni mbrohej në gjyq nga studio e avokatisë së bashkëshortes së prokurorit Ndoja, të cilit 4 ditë më parë ju bë atentat teksa ndodhej në makinë me Muharremin, i forti i Sukthit me nofkën Rrumi. Prokurori në hetim për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në Durrës në korrik 2018.
5 Nëntor 2019, 21:15 -
Atentati/ Ndoja flet për dosjet e gjetura në makinë: S'janë dokumentet e vjedhura në Prokurori, por nga studioja ime ligjore
Prokurori Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat katër ditë më parë, ka mohuar që në makinën e tij të ketë pasur dosjet që janë vjedhur nga prokuroria e Durrësit, në maj të vitit 2018.
5 Nëntor 2019, 21:11 -
Dosja e Gjirit të Lalzit / Rrëfimi i Joana Qeleshit: Pse dhe si ia dhashë 45 mijë m2 katrorë tokë Pal Seçunit
Detaje dhe prapaskena. Argumenti i ish-kryegjyqtares së Durrësit (të dorëhequr para vettingut), që ‘ndezi’ sherrin për pronat në Gjirin e Lalzit: Prona shtetërore nuk ishte pasuri publike dhe nuk kishte lidhje me sipërfaqen që qeveria i kishte dhënë “Omnix” të libanezit Fadi Mitri, ku i fundit u dhunua dhe u detyrua të heqë dorë nga investimi e të largohet nga Shqipëria.
5 Nëntor 2019, 18:34 -
Atentati në Shkozet/Misteri i tre dosjeve të gjetura në makinën e prokurorit Arjan Ndoja
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime të sigurta për Report Tv bëjnë me dije në makinën e prokurorit, me të cilin po udhëtonte momentin që iu bë atentat janë gjetur tre dosje. Por cila ishte përmbajtja e tyre dhe a mund të ndihmojnë
5 Nëntor 2019, 15:25 -
Atentati/ Gazetari i Shqiptarja.com zbardh detaje të reja: Rraja u tradhtua nga gjurma e gishtit, në makinë u gjet edhe një pistoletë
Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Redjan Rraja u arrestua pasi u tradhtua nga shenjat e gishtave që u gjetën në makinën e autorëve që u gjet pas atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja.
5 Nëntor 2019, 13:58 -
Prokuroria ngre akuzën: Prokurori shënjestër e atentatit! Provat që fundosën kushëririn e deputetit Rraja si autor të dyshuar
Me akuzat e ngritura nga prokuroria për Krime të Rënda faktohet gjithashtu se objektiv ka qenë prokurori Arjan Ndoja: Procedim i nisur për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Arm
5 Nëntor 2019, 12:08 -
Atentati ndaj prokurorit/ U zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, arrestohet kushëriri i deputetit të PS!
Prokuroria ngre akuzat për autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbetën të plagosur bashkë me të edhe shoferi dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi, “vrasja e funksionarëve publikë”, duke faktuar se shënjestër e atentatorëve ishte pikërisht prokurori. Me provat e sekuestruara në makinën e padjegur që braktisën autorët, policia gjen në një nga gjurmët e gishtërinjve të Redjan Rrajës, me banim në Nikël të Fushë-Krujës, duke e cilësuar si një nga autorët e dyshuar që ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj makinës së prokurorit në mbikalimin e Shkozetit. Redjan Rraja, kushëriri i deputetit Rrahman Rraja. Ngjarjet e tjera të bujshme ku është përfshirë: "Xhisiela Maloku" dhe atentati ndaj Elton Çiços.
5 Nëntor 2019, 10:23 -
Po vëllai i “Rrumit” pse është drejtor i Postës së Durrësit?
Në rast se nuk është e përshtatshme nga pikëpamja etike marrëdhënia miqësore e “Rrumit” me prokurorin Arjan Ndoja, nuk është i tillë as edhe emërimi i vëllait të “Rrumit” në krye të një institucioni publik. Si është emeruar atje? Për merita personale dhe profesionale, apo nën ndikimin e të vëllait?
4 Nëntor 2019, 17:50 -
Dy personazhet e atentatit/ 'Rrumi' i përmendur nga Basha dhe dritëhijet e prokurorit Ndoja
Edhe ish-deputeti Ervin Salianji, tha se Landi Muharremi, që ka disa emra, edhe Pëllumb Muharremi dhe së fundi Aleksandër Laho, ka kërcënuar në vitin elektorale 2015, komisionerë të Partisë Demokratike.
2 Nëntor 2019, 18:41 -
Atentati ndaj Ndojës/ LSI: Ministria e Brendshme me Lleshjan si institut statistikash që numëron viktimat
Siguria publike në mëshirë të fatit! Kështu e nis reagimin e tij lidhur me atentatin e një dite më parë ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
2 Nëntor 2019, 17:46 -
Skuadër e mirorganizuar me 5 persona të paguar për atentatin ndaj prokurorit dhe të 'fortit të Sukthit'
Një skemë tipike mafioze që është parë edhe në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko në Tiranë, apo Edison Harizaj etj. Autorët kanë krijuar një bazë logjistike, me armët, më tej me burimet njerëzore për të organizuar atentatin në bashkëpunim, dhe pas kësaj - u shpreh gazetari i Shqiptarja.com - kanë bërë ndjekjen e lëvizjeve të prokurorit.
2 Nëntor 2019, 16:25