-
Zgjedhjet serbe, OSBE:
OSBE vlerëson se procesi I votimit në zgjedhjet serbe në Kosovë ka kaluar I qetë dhe pa probleme. Misioni i OSBE në Kosovë ka raportuar përfundimin e rregullt të votimit, ndërsa sipas kësaj organizate pjesëmarrja në votime ishte 32.17 për qind.
Procesi i rregullt dhe i qetë
7 Maj 2012, 08:48 -
Kosovë, Qeveria: Zgjedhjet serbe
Qeveria e Kosovës ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës duke vlerësuar se për herë të parëky process është bërë jashtë organizimit të institucioneve të Serbisë. Qeveria vlerëson se ky proces është bërë sipas standardeve ndërkombëtare për të drejta të shtetasve që kanë dyshtetësi.
sipas standardeve ndërkombetare
7 Maj 2012, 08:28 -
Zgjedhjet në Preshevë
Në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ka fituar bindshëm Partia Demokratike Shqiptare, e kryetarit aktual te kesaj komune, Ragmi Mustafës. Numërimi i votave në këtë komunë pëfundoi në orën 4 të mengjesit të sotëm. Ndërkaq në zgjedhjet lokale në Bujanoc sipas rezultateve të para jozyrtare numrin më të madh të votave e ka marrë partia e sapoformuar Partia Demokratike (PD) e ish-kryetarit të komunës, Nagip Arifi.
fiton PDSH, në Bujanoc PD
7 Maj 2012, 08:21 -
Qeveria e pafuqishme, serbët votojnë edhe për zgjedhjet lokale
Përkundër kundërshtimeve nga Qeveria e Kosovës, zgjedhjet lokale serbe po mbahen ne Kosovë. Serbet në të gjitha pikat e hapura nga OSBEpo votojnë për zgjedhjet parlamentare e presidenciale, por zgjedhjet lokale po i mbajnë në shtëpi private.
6 Maj 2012, 15:09 -
Beogradi kundër OSBE:Flamuj
Në Serbi sot votohet për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale. Ndërsa në veri të Kosovës, serbët me banim atje votojnë edhe për drejtuesit e rinj vendorët. Alarmi i OKB: Situata e rrezikshme për paqen Arrestimet, shqiptarët e Bujanovcit: Të ndërhyjnë ndërkombëtarët | VIDEO - Protesta Topi: Skenarët ultranacionalistë do dështojnë Tensioni, ish-komandati: Mund të rimobilizojmë UCK-në
serbë gjatë votimit në Kosovë
6 Maj 2012, 14:20 -
Ja pse të enjten do jem në “Opinion”
Prej disa vitesh kam munguar në “Opinion”. Sigurisht për një sërë arsyesh që lidhen në thelb me vrazhdësinë e TV KLANIT, si mjet i një propagande të shfrenuar antiopozitare në hapësirën informative. Por sot s’dua të rendis arsyet e mungesës, po arsyen e pranisë sime të enjten mbrëma.
6 Maj 2012, 09:33 -
Ashton: Duhet qetësi në Kosovë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe shmangie provokimesh, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Serbi, dhe votimit të parashikuar vetëm për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare edhe në disa pjesë të Kosovës.
6 Maj 2012, 08:12 -
Gjykata rrëzon Haxhinaston
Gjyqtarja Elda Vrioni, vendosi të anulojë urdhrin 'Për lirim nga detyra' dhe kthimin në detyrën e sekretares së parë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë OSBE Vienë, të paditëses Selvi Beçaj. ( ne foto kryetarja e gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj)
kthen në detyrë vajzën e Beçajt
5 Maj 2012, 14:07 -
Arrestimet, shqiptarët e Bujanovcit:
Qytetarët shqiptarë të 3 komunave në Luginën e Preshevës kanë protestuar sot kundër arrestimit të 8 shqiptarëvë nga policia serbe. Pas apelit tek autoritetet e Beogradit që të ndalin politikën diskriminuese dhe antishiptare, kanë kërkuar njëkohësisht edhe ndërhyrjen ndërkombëtare në Luginë si masë për pengimin e përshkallëzimit të situatës në rajon. Tensioni, ish-komandati: Mund të rimobilizojmë UCK-në Çfarë ndodhi dje në Luginën e Preshevës Qeveria shqiptare: Arrestimet demtojnë bashkëjetesën
Të ndërhyjnë ndërkombëtarët
5 Maj 2012, 08:09 -
Preshevë, serbët prangosin
Forca të shumta policore të Serbisë që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë bërë disa arrestime shqiptarësh në Bujanoc dhe fshatrat Tërnoc dhe Breznicë. Sipas medieve serbe, të arrestuarit akuzohen për krime lufte ndaj serbëve në jug të Serbisë. Nesër në mesditë do të mbahet një protestë gjithpopullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe. Qeveria shqiptare: Arrestimet demtojnë bashkëjetesën
8 shqiptarë |
4 Maj 2012, 20:27 -
SHBA: Zgjedhjet lokale serbe
Ambasadori amerikan në Kosovë Kristofer Dell deklaroi sot se zgjedhjet locale serbe në veri të Kosovës janë jolegjitime, ndërsa ato parlamentare dhe presidenciale paraqesin një shembull të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve.
në veri të Kosovës, jolegjitime
4 Maj 2012, 18:01 -
OSBE transporton materiali zgjedhor të Serbisë për në Kosovë
OSBE transporton materiali zgjedhor të Serbisë për në Kosovë. OSBE-ja ka pranuar në qytetin serb, Kralevë, fletëvotimet dhe materialin zyrtar zgjedhor nga KQZ e Serbisë, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahen më 6 maj edhe në Kosovë.
3 Maj 2012, 15:50 -
OSBE: Zgjedhjet serbe
Misioni i OSBE-së do të angazhojë rreth 500 vëzhgues për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë. Zyrtarë të këtij misioni i thanë Radio Kosovës se OSBE- ja do t’u mundësojë të gjithë atyre që e kanë të drejtën e votës në këto zgjedhje ta shfrytëzojnë atë.
500 vëzhgues në Kosovë
3 Maj 2012, 13:53 -
OSBE: Ligji mundëson
OSBE mirëpriti miratimin e ligjit për gjykatat administrative nga Parlamenti. “Ligji për gjykatat administrative i miratuar nga Kuvendi pritet të fuqizojë sistemin e drejtësisë në vend, të përmirësojë aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në drejtësi, si dhe të mundësojë veprime procedurale dhe gjykime më të shpejta”, tha Wollfarth.
gjykime më të shpejta
3 Maj 2012, 13:03 -
Mesazhi në Kuvend: Integrimi, dhurata për 100 vjet Pavarësi
Gjatë vizitës disaorëshe në Tiranë, zyrtari i lartë i BE, Stefan Fyle ka marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë ku ka dhënë mesazhin e tij për politikën dhe ligjvënësit shqiptarë. Ai është ndalur në 4 pikat, të cilat sipas tij do të sigurojnë rezultatin e duhur në rrughën drejt integrimit.Fyle: Dhurojini shqiptarëve intergimin për 100 vjetorin e pavarësisë.
3 Maj 2012, 11:50 -
VETËVENDOSJE: Kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë,
Lëvizja VETËVENDOSJE kundërshton mbajtjen së çfarëdo zgjedhjeve të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës. “Qeveria e Kosovës ka bërë koncesionin e radhës. Pas deklaratave të shpeshta muajve të fundit se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës, Qeveria përmes një komunikate për shtyp ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes të OSBE-së dhe qeverisë së Serbisë për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës”
Qeveria e ka bërë koncesione
2 Maj 2012, 19:02 -
Barazia gjinore, OSBE:
Pavarësisht se në programet e saj çdo parti politika ka si shtyllë bazë përfaqësimin e gruas, për OSBE-në ky kriter nuk është përmbushur në masën e duhur. Gjatë një tryeze të mbajtur sot në Tiranë, kreu i OSBE, Wollfarth kërkoi rritje të numrit të grave në vendimmarrje.
Gruaja ende larg premtimeve
2 Maj 2012, 15:46 -
Dita botërore e Medias, OSBE:
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović, nderoi sot, në prag të 3 Majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, guximin e punonjësve të medias dhe theksoi rolin thelbësor të tyre në zhvillimin e demokracisë.
Mos hiqni dorë nga misioni
2 Maj 2012, 15:26 -
Zgjedhjet serbe, SHBA
SHBA dhe BE kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes OSBE dhe qeverive të Kosovës dhe Serbisë, sipas së cilës OSBE do të mundësojë lehtësimin e pjesëmarrjes së shtetasve serbë banorë në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë më 6 maj.
dhe BE bëjnë apel për qetësi
1 Maj 2012, 21:19 -
Komisioni Zgjedhor i Serbisë: Zgjedhjet në 28 qendra në Kosovë
Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka përcaktuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë të organizohen në 28 lokacione me 90 vendvotime. Më 6 maj votimet do të mbahen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Dragash, Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë.
1 Maj 2012, 12:26 -
Zgjedhjet në Serbi
NATO do të bëjë gjithcka që është e mundur për të parandaluar cdo lloj destabilizimi dhe konflikti të mundshëm, sepse kjo është në interest të KFORIT për të arritur një nivel të lartë sigurie për gjithë Kosovën dhe Metohinë.Kjo është konfirmuar nga Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s Anders Fogh Rasmusen gjatë një takimi më Ministrin Serb të Mbrojtjes Dragan Shutanovac.
NATO: Nuk do lejojme destabilizim
1 Maj 2012, 12:09 -
QUINT: Përkrahim marrëveshjen OSBE-Serbi
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e arritur për ta lejuar OSBE-në për t’ua lehtësuar votuesve me të drejtë vote votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të caktuara për datën 6 maj.
30 Prill 2012, 21:35 -
AK: Berisha s' do korrektimin
Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për shtyp i bëri thirrje sot partive të vogla të mos gënjehen nga firma e Berishës për dakordësinë e tij për ndryshimin e sistemit zgjedhor. AK: Ne gati të hyjmë në zgjedhje me këtë sistem. Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka tagrin të bëjë ndryshimet.
të sistemit se mban pushtetin
29 Prill 2012, 11:31 -
Milo: Berisha s’e dredh fjalën
“Nuk ka mundësi që drafti të mos shqyrtohet nga komisioni ku kanë hedhur firmën 26 parti, nuk mund ta dredhin në dritën e diellit. Është një detyrim për dy forcat kryesore që të miratojnë një reformë, ku vota të jetë e barabartë”, u shpreh Milo, pas intervistës së të premtes të kryeministrit tek “Zëri i Amerikës”.
për reformën, kemi firmat
28 Prill 2012, 15:01 -
Dacic: Prishtina skenare provokuese për zgjedhje
Zyrtarë të lartë në Prishtinë po përgatisin skenare të qarta provokuese që do rrezikojnë situatën e sigurisë në veri të Kosovës ditën e zgjedhjeve. Deklaratat vijnë nga autoritetet e larta në Beograd sipas të cilevë nga ana e Prishtinës zyrtare po përgatiten provokime ditën e zgjedhjeve në zonat në veri të Kosovë
28 Prill 2012, 08:08 -
Rumani, rrëzohet qeveria
Bie qeveria e Rumanisë, vetëm dy muaj pas krijimit të saj. Parlamenti ka votuar pro mocionit te mosbesimit ndaj qeverisë, paraqitur nga opozita, e cila përdori zemërimin e qytetarëve ndaj masave të ashpra antikrizë për të rrëzuar kryeministrin Mihai Ungureanu.
dy muaj pas krjimit të saj
27 Prill 2012, 21:23 -
Presidenti, tërhiqet Berisha:
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se qeveria mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Berisha foli edhe për sistemin zgjedhor, zgjedhjen e presidentit, linjën e interkonjeksionit dhe gjendjen e ekonomisë së Shqipërisë. "Podesta", kontrata me diktatorë dhe kundër Kosovës Dy pyetje pergjigje per lobimet Berisha: Klinton në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë FOTO VIDEO
I hapur për konsultime
27 Prill 2012, 18:26 -
Sequi: Nxitoni me drejtësinë
I ftuar në emisionin “Hot Seat” të Janusz Bugajski në tv Albanian Scree, ambasadori Sequi deklaron se drejtësia dhe në vecanti e drejta e pronës janë dy shtyllat me të cilat nuk po merret rezultati që duhej. “Duam të shohim një sistem drejtësie më të mirë”, deklaron kryediplomati i BE.
Pronat? S’jam optimist
27 Prill 2012, 13:24 -
Reforma Zgjedhore, Kuvendi
Kuvendi vendosi të shtyjë deri më 15 maj mandatin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.Rikthehet debati për mandatin e deputetit të ri të Partisë Socialiste, Edison Konomi. Në fillim të seancës së kësaj të enjte, deputeti socialist Erion Brace ka akuzuar mazhorancën se nuk përfshin në kalendarin e punimeve nismat ligjore të propozuara nga socialistët si edhe zvarritet futja në sallë e deputetit të ri.
shtyn afatin e komisionit
26 Prill 2012, 10:43 -
OSBE: KQZ duhet depolitizuar
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Wolfarth, tha sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të jetë i depolitizuar. “Duhet të dominojë vullneti i zgjedhësit. Unë do uroja të kishit një KQZ të depolitizuar pasi kemi të bëjmë me një punë teknike”, tha Wolfarth në një intervistë në ABC NEWS. “Një përbërje e mirë e KQZ bëhet e mundur nëse jemi në një ambient të depolitizuar – shtoi ai – Një KQZ e mirë është ajo e pavarur”.
Topi respekton Kushtetutën
25 Prill 2012, 20:42