-
Shkaqet/ Pse nafta është më e shtrenjtë në Shqipëri tashmë që bursa ka çmime më të ulta se në mars?
Marzhi i fitimit të kompanive të karburantit i caktuar nga bordi dhe forcimi i dollarit në raport me lekun po shtrenjtojnë çmimin e naftës në vend. Prej muajit prill deri më tani dollari ka fituar 4 pikë në raport me lekun, duke bërë që tregtarët vendas të paguajnë më shumë për të importuar naftë.
5 Maj 2022, 22:20 -
Merret vendimi i dytë bordit për çmimet e shportës! Shtrenjtohet orizi dhe vaji, ulet çmimi për miellin dhe sheqerin! Bordi cakton marzh fitimi për bizneset
Në vendimin e dytë të Bordit të Transaparencës për Ushqimet e Shportës, çmimi i orizit dhe i vajit është rritur, ndërsa çmimi i miellit dhe i sheqerit është ulur
30 Prill 2022, 19:04 -
Rritet me 10 lekë të tjera çmimi i naftës, arrin në 243 lekë! Benzina shkon në 223 lekë! Çmimet më të larta që prej 26 marsit
Një litër naftë nga sot do të shitet me 243 lekë për litër, duke shënuar nivelin e dytë më të lartë që prej ngritjes së Bordit. Por në mungesë të Transparencës së caktimit të çmimeve, institucionet duhet të shpjegojnë përse në një kohë që nafta në bursë nuk ka luhatje dhe çmimi ka rënë, në Shqipëri arrin nivele rekord.
29 Prill 2022, 13:07 -
Mblidhet bordi, ndryshon çmimet pa kaluar 24 orë! Nafta e benzina sot do të shiten me nga 7 lekë më shumë! Rritet edhe gazi
Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish duke përcaktuar çmimet e reja të naftës, benzinës dhe karburantit. Kështu, duke filluar nga sot ora 18:00, nafta do të shitet me 7 lekë më shumë.
27 Prill 2022, 16:11 -
Del vendimi i Bordit/ Bie çmimi i naftës dhe benzinës, do kushtojnë me nga 6 lekë më pak! Gazi do të kushtojë 103 lekë
Nga sot, ora 18:00, nafta dhe benzina do të shitet më lirë. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të kushtojë 226 Lekë/litri, nga 232 lekë që ka qenë më parë, pra 6 lekë më pak. Ulje ka pësuar edhe benzina, do të shitet me 206 lekë nga 212 që ka qenë më parë.
26 Prill 2022, 15:47 -
Konfindustria: Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar, ka krijuar probleme me pasoja të rënda për qytetarët e bizneset! Të krijohet një Ent Rregullator i përhershëm
Sipas Konfindustrias, tregu i karburanteve në Shqipëri ka shenja të organizimit në formë karteli duke shtuar se ka dyshime edhe për kontrabandë masive në nivele, që arrijnë në 30% të sasisë së përgjithshme të konsumit.
26 Prill 2022, 14:05 -
Ulet çmimi i naftës, nga 235 lekë për litër, shkon në 232! Rritet çmimi i benzinës, shkon në 212 lekë për litër! Gazi do të kushtojë 9 lekë më pak
Referuar çmimeve të mëparshme të vendosura nga bordi, rezulton se uljen më të madhe me 9 lekë e ka pasur gazi i cili nga 115 lekë në 104 lekë. Nafta nga 235 Lekë/litri është ulur me 3 lekë, ndërsa benzina është rritur me 1 lek.
23 Prill 2022, 14:45 -
Kuvendi miraton 2 akte normative dhe marrëveshjen e Ministrisë së Shëndetësisë me 'Pfizer' për 1 mln vaksina
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy akte normativ gjatë seancës së sotme. Kuvendi miratoi aktin normativ për përpunimin dhe tregtimin e naftës me 73 vota pro, 39 kundër, 1 abstenim.Ndërsa a
21 Prill 2022, 23:05 -
Kontratë për 1 milion vaksina Pfizer! Po diskutohet aplikimi i dozës së katërt të vaksinës
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ka paraqitur amendimin e marrëveshjes mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shënde
21 Prill 2022, 19:22 -
Shehi: Kam 16 depozita me ujë mbi pallat, e kemi akoma me orar! A do të marrë masa bashkia
Nga foltorja e Kuvendit deputeti Dashamir Shehi ka ngritur problematikat e furnizimit me ujë në Tiranë. Shehi tha se megjithëse jemi në vitin 2022 kemi ende ujë më orora, ndërsa në pallate ka shumë pompa. Shehu po ashtu shqetësimin edhe të depozitave mbi taraca, ndërsa kërkoi që bashkia të marrë masa.
21 Prill 2022, 18:31 -
Bordi i monitorimit të karburanteve, Bylykbashi: Antikushtetues, me këtë akt normativ po krijon një kartel
Deputeti Oerd Bylykbashi tha nga foltorja e Kuvendit, se ngritja e Bordit të transparencës për monitorimin e çmimit të naftës, gazit dhe Benzinës është antikushtetuese. Sipas Bylykbashit, me këtë akt normativ do të krijohet se një kartel.'Vërtetë Kushtetuta lejon kufizimin, n&
21 Prill 2022, 18:06 -
Debati për Bordin e Transparencës, Spaho nuk kursen komplimentet për Braçen: E qau argumentimin edhe këtu edhe në Komision
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, duke folur në Kuvend për aktin normativ për Bordin e Transparencës për Çmimin e Karburantit, tha se ky është në konflikt të hapur interesi. Spaho gjatë fjalës së tij komplimentoi edhe deputetin socialist Erion Braçe, për të cilin tha se
21 Prill 2022, 17:28 -
Braçe kundër bordit të Monitorimit të Karburantit: Nuk është zgjidhje, të rikthehet konkurenca e lirë! Si është përcaktuar çmimi i naftës deri tani
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Erion Braçe, pati kritika dhe pikëpyetje për përcaktimin e çmimeve të naftës, benzinës dhe të gazit , i cili kërkoi shpjegime sesi përcaktohej çmimi më parë. Kjo pasi sipas Braçes, ka qenë e njëjta metodologji dhe nuk ka asnjë ndryshim. Bra&cce
21 Prill 2022, 17:12 -
Po fliste për energjinë, ikin dritat në Kuvend, ministrja batuta me deputetin demokrat: Sa gëzohesh Helidon...shiko sa shpejt erdhën (VIDEO)
Seanca e Kuvendit u ndërpre për shkak se ikën dritat në sallë. Pasi rregullimit të problemit, pati edhe një reagim nga ana e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se dritat ikën, por jo se i shkëputi OSHEE, por për shkak të një defekti teknik. Ajo bëri edhe batuta me deputetin demokrat, Helidon Bushati.
21 Prill 2022, 15:49 -
Rezoluta e PE për Shqipërinë, Tabaku: E përshëndes, qeveria po pengon integrimin tonë në BE dhe jo vetoja bullgare
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përshëndetur rezolutën e publikuar nga Parlamenti Evropian gjatë ditës së djeshme për Shqipërinë. Ajo bëri “fajtore” qeverinë aktuale për moshapjen e negociatave deri më tani dhe jo veton bullgare. Sipas saj nuk duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut.<
21 Prill 2022, 14:03 -
Zv.kryeministri i përgjigjet opozitës: Hidhni baltë dhe nuk dini ku ta kapni! Nuk merrem më me gënjeshtra
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli në Kuvend për investimin në Ujësjellësin e Tiranës duke thënë se 62% e Shqipërisë ka ujë 24 orë. Ahmetaj shtoi se investimi është afatgjatë dhe asgjë nuk zgjidhet menjëherë, por thekson se nuk do të merret me gënjeshtra.
21 Prill 2022, 13:11 -
Tabaku: Veliaj i rriti çmimin e ujit qytetarëve dhe i premtoi 24 orë ujë në 2017-n, sot kërkon 80 mln euro për të njëjtin premtim! Rama i kërkon ta ftojë në shtëpi
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku foli në Kuvend për marrëveshjen për një investim për ujësjellësin e Tiranës. Ajo tha se kryebashkiaku kërkon borxh për të realizuar një premtim që ia dha qytetarëve të Tiranës në 2017-n.
21 Prill 2022, 11:36 -
Berisha tryezë për krizën energjetike, i përgjigjet Ministrja: Je autori i gjithçkaje të shkuar mbrapsht në sektorin energjetik! Para se të ikje nga pushteti, grabite kaskadat ujore
Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur Sali Berishës, i cili zhvilloi dje një tryezë në lidhje me krizën energ
21 Prill 2022, 11:26 -
Kuvend/ Bordi i monitorimit të karburanteve, PD: Është antikushtetues, do të krijojë një kartel! Braçe: Nuk zgjidh abuzimin e çmimeve! Në sallë fiken dritat kur flitej për energjinë elektrike
Akti Normativ për ngritjen e Bordit të Transparencës për Monitorimin e Tregut të Karburanteve dhe përcaktimit të çmimeve ka sjellë debate në Kuvend, ku opozita është shprehur kundër. Deputeti Oerd Bylykbashi, tha se ky akt normativ është anti-kushtetues dhe se me këtë ligj do të krijohet një kartel
21 Prill 2022, 08:39 -
Braçe: Tregu ynë është i deformuar, ka shkelje të konkurrencës! Bejtja: Kompanitë kundërshtuan marzhet e fitimit, humbën 300 mijë euro
Në komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet bordi i transparencës së karburanteve, zv.ministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se Kompanitë kundërshtuan marzhet e fitimit pasi humbën 300 mijë euro. Ai tha se çmimin e karburanteve e përcakton bursa dhe në Shqipëri janë 18 kompani që importojnë. Por për Bra
19 Prill 2022, 14:50 -
Braçe kundër marzheve të fitimit të karburanteve: Një biznes me shpenzim maksimal 830 mijë lekë, ju i jepni 1.5 mln leke
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur në Komisionin e Ekonomisë për faturat nga doganat dhe llogaritje të shpenzimeve të kompanive, ku akuzon qeverinë se i njeh më shumë shpenzime bizneseve nga sa kanë në të vërtetë. Braçe kundërshton marzhet e fitimit dhe shpenzimet që njihen nga qeveria p&
19 Prill 2022, 14:35 -
Debate tek ‘Ekonomia’, Opozita kundër bordit të monitorimit të karburantit: Cenon konkurrencën! Braçe: Si është përcaktuar çmimi naftës deri tani nga shoqata kartel?
Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate të forta teksa diskutoheshin 2 aktet normative për ngritjen e bordit të transparencës për monitorimin e tregut të karburanteve dhe përcaktimit të çmimeve.
19 Prill 2022, 11:49 -
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta, do shitet me 235 lekë, 9 lekë më shtrenjtë! Benzina 211 lekë, gazi nuk ndryshon
Çmimi i naftës dhe gazit është rritur sërish. Bordi i Transparencës ka vendosur sot rritjen e çmimit të tyre, pas rritjes në bursën ndërkombëtare. Ky vendim futet në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme.
15 Prill 2022, 15:51 -
Vendimi hyn sot në fuqi, rritet sërish çmimi i karburanteve, ja sa do të kushtojë nafta, benzina e gazi
Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme do të ketë një rritje të çmimit të karburanteve. Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas shtrenjtimit të tyre në bursat ndërkombëtare.
13 Prill 2022, 13:39 -
Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Jemi në mes të një krize çmimesh, bordet po tregojnë abuzimet dhe përqendrimet në tregje! Te karburantet ka mungesë transparence
Deputeti u ndal edhe te tragu i karburanteve, ku tha se ka jo vetëm përqendrim, por edhe mungesë transparence të plotë. Sipas Braçes 'dikush fsheh diçka' dhe askush nuk merr përsipër ta zbardhë deri në fund, duke shtuar se duhet kuptuar si blihet nafta nga kompanitë e shumicës, si furnizohen ato dhe si më pas furnizojnë kompanitë e pakicës.
13 Prill 2022, 13:09 -
'Ligjet' miratojnë mes debatesh Bordin e Transparencës, zv.ministri: 45% e çmimit të karburanteve, taksa! Alibeaj: E kthyet ekonominë në diktaturë
Mes debatesh Komisioni i Ligjeve ka miratuar aktin normativ për ngritjen e bordit të Transparencës për çmimet e karburantit. Deputetët e opozitës e krahasuan ndërhyrjen në treg me kohën e komunizmit, ndërsa qeveria ju përgjigj duke thënë se me këtë vendim shmangu abuzimet. Ministria e Infrastrukturës ka shpjeguar se kompanitë e shumicës fitojnë 3 lekë për litër, ndërsa ato të pakicës fitimin e kanë 12 lekë litri.
12 Prill 2022, 12:17 -
Dalin çmimet e reja nga Bordi i Transparencës, nafta do të shitet me 219 lekë, 9 lekë më lirë! Bie edhe benzina, shitet 205 lekë litri
Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur këtë të premte nga bordi i Transparencës. Nga sot, nafta në pikat e karburanteve do të shitet me çmimin 219 lekë për litër, nga 2028 që ishte, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë, duke shkuar në çmimin 205 lekë litri
8 Prill 2022, 13:36 -
Mund të ketë çmim tavan edhe për produkte të tjera! Ministria e Financave: Kemi caktuar çmimet maksimale, ndryshojnë në varësi të importit! Nisin kontrollet për abuzimet
Përveç vajit , miellit, sheqerit dhe orizit, produkte të tjera mund ti shtohen monitorimit të bordit. Lajmi e dha për Report TV anëtari i Bordit Niko Lera i cili shton se kanë nisur kontrollet për zbatimin e vendimit në njësitë tregtare.
7 Prill 2022, 15:13 -
A po zbatohen çmimet e ushqimeve të caktuara nga Bordi? Vëzhgimi i Report Tv, disa markete abuzojnë, çmime më të larta! Qytetarët: Skandal, blejmë më pak
Jo të gjithë dyqanet ushqimore po e respektojnë vendimin e bordit për çmimet e vajit dhe orizit. Nga një vëzhgim i Report TV vihet re se në disa markete vaji shitet deri në 30 lekë më shtrenjtë se vendimi i bordit, ndërsa 20 lekë më shtrenjtë kushton edhe orizi.
6 Prill 2022, 20:36 -
Dalin çmimet e reja nga Bordi i Transparencës, nafta do të shitet me 228 lekë, 5 lekë më lirë! Bie edhe benzina, shitet 208 lekë litri
Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur këtë të mërkurë nga bordi i Transparencës. Prej pasdites së sotme nafta do të blihet në pikat e karburantit 5 ;lekë më lirë e konkretisht 228 lekë, ndërsa benzina do të kushtojë 208 lekë litri nga 209 lekë që ishte deri në orën 16.00 të kësaj të mërkure.
6 Prill 2022, 17:07 -
Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli! Report Tv sjell krahasimin e çmimeve para dhe gjatë luftës! Bordi cakton marzh fitimi për bizneset
Mielli, vaj, sheqeri dhe orizi, janë 4 produktet që Bordi i Transparencës ka vendosur që të mbajë në monitorim dhe caktojë një çmim tavan për shitjen e tyre.
6 Prill 2022, 10:51 -
Rritet me 7 lekë çmimi i naftës! Nga sot deri në 12 prill, do të shitet me 233 lekë për litër! Rritet me nga 1 lekë benzina dhe gazi! Pakica marzh fitimi 12 lekë/litri
Nafta, benzina dhe gazi, do të kushtojnë më shumë në pikat e karburantit duke filluar nga dita e sotme. Këto çmime do që jenë në fuqi deri më 12 prill, ku dhe do të mblidhet sërish Bordi i administrimit të Karburanteve, për të parë në çmimet kanë pësuar ose jo një rritje në tregjet ndërkombëtare.
5 Prill 2022, 16:43 -
Ulet nafta me 5 lekë të tjera, nga sot çmimi 226 lekë/litri! Bie dhe çmimi i benzinës, 208 lekë/litri! Gazi shkon në 114 lekë/litër
Nafta do të tregtohet me 226 lekë/litri, nga 231 që ishte një ditë më parë, duke pësuar një zbritje prej 5 lekësh. Çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, duke shkuar në 208 lekë/litri, nga 212 që ishte. Çmimi i gazit ka rënë në 114 lekë/litër, nga 115 që ishte.
2 Prill 2022, 08:44 -
Rritja e çmimeve, eksperti Gjokutaj: Ngritja e bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg! Ndërhyrjet nuk janë funksionuese!
Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj tha se ngritja e këtyre bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg. Për ekspertin e ekonomisë ndërhyrjet nuk janë funksionuese, ndërsa paralajmëroi se inflacioni i çmimeve do të zgjatet në të ardhmen.
1 Prill 2022, 13:51 -
Ulet nafta me 6 lekë të tjera, sot dhe nesër do të shitet me 231 lekë/litri, benzina rritet me 1 lekë! Çmimi i gazit bie në 115 lekë/litri
Nafta ka pësuar sërish ulje në treg në pikat e karburantit. Edhe pse Bordi i Transparencës ende nuk ka publikuar çmimet e reja, në karburante ato janë pasqyruar.
1 Prill 2022, 09:43 -
Nga sot, çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen nga bordi i transparencës! Gjobë deri në 10 mln lekë kush abuzon
Bizneset ushqimore me shumicë dhe pakicë janë të detyruara të garantojnë furnizim të pandërprerë me produkte ushqimore për një periudhë 3 mujore. Në vendimin që tanimë ka hyrë në fuqi për ngritjen e bordit të monitorimit të çmimeve të ushqimeve thuhet se të gjitha bizneset që nuk respektojnë marzhet e fitimit të përcaktuara nga bordi gjobiten deri në 10 milionë lekë dhe ju sekuestrohet malli.
1 Prill 2022, 08:33 -
Ulet nafta me 8 lekë, shkon në 237 lekë/litri, rënie pëson edhe benzina me 7 lekë! Rritet gazi me 6 lekë, shitet me 116 lekë/litri
Nafta është ulur me 8 lekë, ku nga 245 lekë litri që ishte ka shkuar në 237 lekë. Edhe benzina ka pësuar ulje me 7 lekë, ku nga 218 lekë /litri do të shitet në pikat e karburanteve prej ditës së sotme me 211 lekë. Rritje të ndjeshme ka pësuar çmimi i gazit me 6 lekë ku nga 110 lekë/litri ka shkruar në 116 lekë/litri.
29 Mars 2022, 10:32 -
Rritet çmimi i naftës, nga 233 shkon në 245 lekë për litër! Edhe gazi do kushtojë 17 lekë më shumë, çmimi shkon në 110 lekë për litër
Duke filluar nga sot, çmimi i naftës në vend do të jetë 245 lekë për litër. Ky vendim u mor pas mbledhjes së Bordit të Transparencës, ku nafta u rrit me 12 lekë, dhe do të jetë në fuqi deri më 1 prill. Po ashtu rritje ka pësuar edhe çmimi i gazit me 17 lekë, ku nga 93 lekë/litri ka shkuar në 110 lekë/litri.
26 Mars 2022, 09:22 -
Rritet me 12 lekë, nga sot çmimi i naftës 245 lekë/litri! Benzina dhe gazi nuk ndryshon
Çmimi i naftës pritet të rriten sërish me 12 lekë ditën e sotme. Burime për Shqiptarja.com bënë të ditur se vendimi është marrë nga Bordi i Transparencës dhe do të hyjë në fuqi më 26 mars, ku çmimi i naftës do të shkojë në 245 lekë/litri nga 233 lekë/litri që ishte.
25 Mars 2022, 22:19 -
Shtrenjtimi në bursë reflektohet edhe në Shqipëri! Nga sot deri më 25 mars nafta shitet me 233 lekë/litri, 12 lekë më shumë! Benzina 218 lekë
Nga sot deri në 25 mars, nafta do të shitet me 233 lekë për litër, duke pësuar një rritje prej 12 lekësh krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, ku nga 211 lekë që ishte, është bërë 218 lekë, teksa gazi nuk ndryshon, vijon të shitet me 93 lekë/litri.
23 Mars 2022, 12:40