-
KQZ shpall rezultatin përfundimtar
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare të Shqipërisë të 23 qershorit do të jepen pasi KQZ të përfundojë shqyrtimin e 3 ankimimeve. Edi Rama dhe 54 deputetët e rinjSi shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve Qarku i Lezhës, çertifikohet sot fitorja e PSProjeksionet në 12 qarqet e venditE majta 84 mandate, e djathta 56
pas shqyrtimit të 3 ankimeve
27 Qershor 2013, 13:34 -
Arvizu takon Ramën dhe Metën:
Ambasadori i SHBA-së Alexander Arvizu u takua paraditen e sotme me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në selinë e PS-së dhe më pas, edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në të dyja selitë, Arvizu ka shkuar me të njejtin mision: Të sugjerojë një tranzicion të qetë e të butë të pushtetit dhe të afirmojë mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë dhe qeverinë e saj të re.Ambasadori Arvizu u takua dje dhe me Nishanin
Bëni tranzicion të qetë e të butë
27 Qershor 2013, 12:40 -
Fitimtarë pa fitore
Zgjedhjet parlamentare mbaruan me rotacion politik. E majta e bashkuar mori rreth 1 milion vota, e djathta e përçarë mori rreth 700 mijë vota. Një diferencë që thellohet në mandate parlamentare: tre të pestat e parlamentit do të jenë mbështetëse direkte të qeverisë së re të së majtës.
27 Qershor 2013, 09:37 -
Përfundon numërimi i votave
Tre ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, mbrëmjen e 26 qershorit KQZ njoftoi përfundimin e numërimit të votave në 89 KZAZ në rang vendi. Nga projeksionet paraprake të siguruara nga vëzhguesit e A1 Report rezulton se koalicioni i majtë ka 84 mandate, i djathti 56 mandate.Shkodër, E majta 6 mandate, 5 e djathtaElbasan: E majta merr 8 mandate, e djathta 6 Durrës, pritet rezultati, PS-PR i marrin mandat PD-sëSi shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
E majta 84 mandate, 56 e djathta
26 Qershor 2013, 18:55 -
Numërimi, deri në 23:40 ka
Numërimi i fletëve të votimit deri në orën 23:40 ka përfunduar në masën 94.5% në rang vendi. Procesi ka përfunduar plotësisht në qarkun e Dibrës, Korçës, Kukësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Numërimi në përgjithësi ka ecur i qetë dhe pa incidente, ndërkohë që komisionerët kanë bërë pushime për shkak të lodhjes.
përfunduar 94.5% në mbarë vendin
25 Qershor 2013, 23:03 -
Prefekti Kruja i pari që deklaron:
Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i cili renditet i 10 në listën e kandidatëve për deputetë të PD për Tiranën, është i pari që ka deklaruar se do “bëjë opozitarin” në qeverinë e re nëse numërimi total i votave shpall fituese të majtën pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërsa tha se PD do të pranojë rezultatin zyrtar që do certifikojë KQZ.
"Do bëj opozitarin në Parlament"
25 Qershor 2013, 16:20 -
Ja si shpallet rezultati
Do të mjaftojnë vetëm 5 ditë, sipas Kodit Zgjedhor që KQZ të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për shpëndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Por që të arrihet deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili sipas Kodit duhet të shpallet nga KQZ, duhet një rrugë e gjatë duke filluar që nga procesi i numërimti të votave dhe certifikimi i tyre nga KZAZ dhe KQZ.
përfundimtar i zgjedhjeve
25 Qershor 2013, 09:07 -
Numërimi i votave ndryshon
Procesi i numërimit të votave në të gjitha Vendet e numërimit të Votave në mbarë vendin ka filluar të ecë më shpejt. Mbasditën e së hënës numërimi i votave ndryshoi hap, duke e çuar në 2582 numrin e kutive të numëruara deri në orën 21.00 të mbrëmjes.
ritëm, përshpejtohet procesi
24 Qershor 2013, 21:19 -
Kukan: Lleshi më konfirmoi se në
Intervistë për DW e Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit ad hoc të PE për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kukan: "Kryetarja e KQZ, Lleshi na siguroi që sonte do të ketë përfunduar procesi i numërimit, në orën 22.00. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, aty nga shtatori do të jetë formuar parlamenti dhe qeveria e re".
orën 22:00 përfundon numërimi
24 Qershor 2013, 19:46 -
Tiranë, incident në KZAZ 33, PS:
Një rast i paprecedent ka ndodhur në një qendër numërimi në Tiranë që ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”, KZAZ-në nr.33. Gjashtë punonjës të ÇEZ-it me makinë kanë hyrë fshehurazi brenda në oborrin e KZAZ-së nr.33 dhe komisionerët e PS-së i kanë kyçuar ata brenda dhe kanë njoftuar policinë
Punonjës të ÇEZ tentuan kutitë
24 Qershor 2013, 18:01 -
OSBE/ODIHR: Numërimi duhet
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë theksuar sot se procesi i numërimit në Shqipëri duhej të kishte përfunduar; se votimi ishte i qetë, pavarësisht njollosjes që iu bë atij në fazën fillestare dhe rasti i Laçit shihet si një incident i izoluar që nuk do të ndikojë në hapat që po bën Shqipëria drejt integrimit Europian.
të kish mbaruar, shumë i ngadaltë
24 Qershor 2013, 17:13 -
KVV: Qytetarët votuan qetë, politika
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë konstatoi se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë tepër të polarizuar politike e megjithë tensionin e fshehur në dukje, dita e votimit eci normalisht e me qetësi, përjashtuar rastin tragjik të Laçit dhe incidente sporadike.
pandjeshmëri për ligjet
24 Qershor 2013, 11:48 -
Mbyllen zgjedhjet në Shqipëri
Shtetasit shqiptarë me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e tyre më 23 qershor për të zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardhshme. Pas mbërritjes së kutive të votimit në Vendet e Numërimit të Votave, në disa prej tyre ka nisur procesi i numërimit, ndërsa në disa të tjera është shtyrë për të nisur mëngjesin e së hënës.
nis procesi i numërimit të votave
24 Qershor 2013, 04:30 -
Berisha: PD do të respektojë
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediat në fund të votimit deklaroi se PD do të respektojë verdiktin e sovranit. Edi Rama nga selia e PS bëri apel për ruajtjen e votës dhe numërim të saktë dhe deklaroi se në bazë të të dh%nave të PS, Rilindja ka fituar mbi rrënimin.
verdiktin, Rama: Rilindja fitoi
23 Qershor 2013, 18:45 -
KQZ: Pjesëmarrja në votim 42.71%
KQZ-ja ka publikuar të dhënat e pjesshme të procesit të votimit deri në orën 16:00. Sipas saj, pjesëmarrja në votime në ato qëndra që kanë dërguar të dhënat ka arritur në 42,71%. Bie në sy se nuk ka të dhëna nga qarqet e Lezhës dhe Shkodrës.
nga të dhënat e pjesshme
23 Qershor 2013, 18:05 -
Llojet e votave dhe kriteret
1. Fletët e votimit ndahen në vota të vlefshme ose në vota të pavlefshme.2. Vota të vlefshme janë vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërin nga subjektet zgjedhore apo partinë politike pjesëtare të koalicionit në fletën përkatëse të votimit.3. Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:
për vlerësimin e votës
23 Qershor 2013, 06:24 -
Mblidhet dy herë KQZ,
Mblidhet dy herë KQZ. Të dy përfaqësuesit, e PD dhe PS në KQZ, respektivisht Njazi Kosovrasti dhe Genc Gjonçaj kanë ngritur problemin e dy KZAZ-ve në qarkun e Shkodrës. Si fillim, akuzoi PD për mungesën e komisionerëve të PS në qendrat e votimit, akuzë që më pas e përsëriti PS për komisionerët e PD-së.Shkodër, komisionerët e KZAZ nr.2 e 7 s’marrin në dorëzim materialet
Shkodra ende problematike
22 Qershor 2013, 18:24 -
Një ditë para votimit, si
Një ditë para votimit, gjendja e infrastrukturës zgjedhore në 12 qarqet e vendit duket normale e me pak probleme. Në Gjirokastër, LSI-ja ende nuk ka përcaktuar komisionierin e saj në një KZAZ, ndërsa në Vlorë emrat e numëruesve nuk i janë dërguar ende, KQZ-së.
duket situata në 12 qarqet
22 Qershor 2013, 14:13 -
23 qershori, Burgaj: 6200 policë
Mbi 6200 punonjës të policisë do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurinë gjatë procesit zgjedhor të 23 qershorit si dhe helikopterë të ushtrisë do të jenë në gadishmëri në rast nevoje për të ndëryhë në zonat ku mund të ketë probleme.
dhe helikopterë në gatishmëri
22 Qershor 2013, 11:30 -
Berisha, apo Rama...Rama, apo Meta
Nesër qindra mijëra shqiptarë thirren në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Për të zgjedhur. Do ketë në ato vota, mllef, urrejtje, dashuri, militantizëm, besnikëri, shitje, blerje, pragmatizëm, idealizëm, shpresë, apo thjesht abstenim.
22 Qershor 2013, 08:47 -
Ngërçi, KQZ ende pa rregullore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon që të funksionojë si i tillë pa një rregullore të brendshme të këtij institucioni. Kjo për arsye se votimi i ndryshimeve që janë propozuar pak kohë më parë se të jepnin dorëheqjen anëtarët e propozuar nga e majta parlamentare, kërkon 5 vota për t`u miratuar.
duhen 5 vota për ta miratua
22 Qershor 2013, 07:10 -
BE pret një proces që të sigurojë
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi, ka folur për ecurinë e procesit parazgjedhor dhe rëndësinë e zhvillimit të këtij procesi sipas standardeve. Në një intervistë për “Deutche Welle”, ambasadori Sequi, theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të pranueshëm dhe të besueshëm, në mënyrë që të ketë respektim të rezultatit.
pranim e respektim të rezultatit
21 Qershor 2013, 17:47 -
OSBE, KiE: KQZ të ndahet
Krerët e tre misioneve vëzhguese, OSBE-së, KiE dhe të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, nëpërmjet një deklarate të përbashkët i bëjnë thirrje liderëve politikë të shfrytëzojnë këto ditë që kanë mbetur në një mënyrë sa më konstruktive. Më 24 qershor raporti paraprak. (Foto: Delegacioni i KiE, i kryesuar nga Luca Volonte në Tiranë) Kukan-Totozanit: Shpresojmë të shkojnë mirë ato zgjedhjet
nga politika, të garantojë votën
21 Qershor 2013, 11:57 -
BBC, Reuters: Pakënaqësi ndaj
Agjencitë e huaja paralajmërojnë një fushatë të egër politike, ndonëse thonë se PS është shumë në avantazh për një fitore bindëse të PS ndaj PD. Nëntë pikë përpara PD e përcakton BBC Ramën, ndërsa paralajmëron se zgjedhjet janë të rrezikuara.
qeverisë Berisha
21 Qershor 2013, 10:12 -
Fyle: Progres në lirinë e medias
Komisionieri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, bëri përmbledhjen e konferencës “Speak up” ku marrin pjesë gazetarë nga Shqipëria dhe rajoni. Fyle tha se do të hetohen rastet e dhunës në media, duke theksuar se parlamenti ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e legjislacionit për median.
por do hetohen rastet e dhunës
21 Qershor 2013, 10:00 -
Mbyllet sot fushata, PS miting në
Sot mbyllet zyrtarisht fushata zgjedhore. Socialistët kanë zgjedhur në mënyrë simbolike që mbylljen e fushatës së tyre ta bëjnë sonte në mbrëmje në dy qytete njëkohësisht ndërsa demokratët do i përmbahen traditës me mitingun në Tiranë.
Shkodër e Vlorë, PD në Tiranë
21 Qershor 2013, 09:06 -
Çfarë është mundësuar deri
Çfarë është mundësuar deri tani për perosant e verbër?Në muajin mars KQZ dhe kreu i Shoqatës së të Verbërve lidhën një marrëveshje për kushtet që u nevojiteshin kësaj kategorie të caktuar për zgjedhjet. Deri më tani nuk është realizuar vënia në dispozicion e fletëve të votimit, të cilat duhet të ishin prodhuar sipas kushteve. Pr
tani për perosant e verbër?
21 Qershor 2013, 07:58 -
Eurodeputeti Fleckenstein
Eurodeputeti social demokrat gjerman, Knut Fleckenstein deklaron se situata e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ka ngjallur shqetësim të madh tek partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Europian, veçanërisht në Parlamentin Europian.
KQZ të plotësohet nga palët
21 Qershor 2013, 06:33