-
Reforma zgjedhore, Ruçi i
Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, është i pari që jep një propozim konkret reformën zgjedhore të kërkuar nëpërmjet një letre të kryetarit të kuvendit Ilir Meta. Komisioni që do të ndryshojë ligjin elektoral sipas tij duhet të jetë bipartisan PD-PS, me nëj numër prej 10 anëtarësh, 5 nga partitë e opozitës dhe 5 të maxhorancës.
jep 'ok' Metës për ndryshimet
10 Dhjetor 2015, 19:59 -
Letra/ Meta grupeve: Të ngrihet
Kreu i Kuvendit Ilir Meta përmes një letre drejtuar krerëve të grupeve parlamentare, kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të filluar procesin e reformës zgjedhore. Meta u kërkon krerëve të grupeve parlamentare që në përfundim të konsultimeve ndërmjet grupeve, të dërgojnë në Kuvend kërkesën me projektvendimin për formalizimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar në të cilin do të përcaktohet objektivi, mënyra e ushtrimit të këtij komisioni dhe raportet e përfaqësimit në të. Sipas Metës kryerja në kohë e këtij procesi ëhstë garanci për zgjedhje sipas standarteve ndërkombëtare.
komision për reformën zgjedhore
9 Dhjetor 2015, 22:55 -
Buxheti i vitit 2016, Vasili: Kemi
Ndonëse do të mbështes me votë pro projektbuxhetin e vitit 2016, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ndalet së sugjeruari që ai të jetë sa i qëndrueshëm dhe efikas. Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI-së tha se, pavarësisht kritikave që ky projektbuxhet mori në komisionet parlamentare, sidomos për shëndetësinë, LSI nuk do ta kushtëzojë votën e saj.
kritika, s'do kushtëzojmë me votë
1 Dhjetor 2015, 15:38 -
LSI: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor
LSI kërkon që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të mos kryhen në minutën e fundit. Kjo parti është e gatshme të reflektojë ndaj shqetësimeve të ngritura nga OSBE – ODHIR. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputeti Luan Rama zhvilluan një takim me drejtuesin e misionit ndërkombëtar, Odri Glover pas të cilit ftuan partitë politike të ulen në tryezë për të diskutuar rreth përmirësimit të kuadrit ligjor.
të mos bëhen në minutat e fundit
14 Tetor 2015, 15:15 -
Bumçi: Tërheqja e ambasadorit
Rikthehet debati për ambasadorin e Shqipërisë në OSBE. Për demokratët diplomacia shqiptare është në një pikë kritike në raport me OSBE. Ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi tha në një prononcim për mediat se mungesa e ambasadorit në kohën që ky organizëm drejtohet nga Serbia është një handikap i madh për vendin. VIDEO
në OSBE akt i papërgjegjshëm
5 Tetor 2015, 16:38 -
Basha: CDU e Merkel mbështet
CDU-ja e kancelares Angela Merkel mbështet kërkesën e Partisë Demokratike për të ftuar prokurorë të huaj, për hetimin e CEZ-it. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas vizitës dy ditore që zhvilloi në Bundestagun gjerman.
hetimin ndërkombëtar për CEZ
2 Tetor 2015, 19:51 -
Arsyet pse kjo qeveri ka
Nëse qeveria do të kishte qenë një kompani private, seanca e sotme do te kishte vlerën e shpalljes së falimentit të saj në bordin e përfaqësuesve të aksionerëve. Ky është pak a shumë thelbi i debatit të sotëm, i cili përpiqet të mbulojë dhe gjoja të riparojë humneren e frikshme, që ka krijuar mungesa e rreth 250 milion dollarëve në arkën e përbashkët të shqiptarëve.
rënë dhe pse ikin shqiptarët
10 Shtator 2015, 16:16 -
KQZ certifikon zgjedhjet: 46 parti
Mbyllen zyrtarisht zgjedhjet vendore 2015. KQZ miraton me 7 vota rezultatin e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. KQZ vendos që t'iu japë lekë shtesë 15 partive të cilat kanë marrë më tepër vota nga pritshmëria. Gjithashtu për shkak të rezultatit të dobët, KQZ u ka kërkuar 46 partive të tjera që të kthejnë paratë mbrapsht brenda 30 shtatorit të këtij viti. VIDEO ARKIVA - Lajmet për zgjedhjet e 21 qershorit
nuk i meritojnë fondet, t'i kthejnë!
10 Gusht 2015, 11:07 -
Basha pret Glover: Qytetarët do
Rivendosjen e standardeve të zgjedhjeve e ka quajtur një betejë pa kthim kreu i opozitës, Lulzim Basha. Pas përfunimit të takimit me ambasadoren e OSBE-ODIHR në shqipëri, Audrey Glover, Basha tha se shkatërrimi i zgjedhjeve të 21 qershorit tashmë është i dokumentuar jo vetëm nga ndërkombëtarët por edhe nga Partia Demokratike. VIDEO
zgjohen për mbrojtjen e zgjedhjeve
30 Qershor 2015, 12:07 -
Zgjedhjet, Kryetarja e LDGSH
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), deputetja Albana Vokshi e cilësoi të manipuluar dhe të cënuar procesin zgjedhor në 21 Qershor. Në forumin e grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt në Maltë, Vokshi i bëri me dije kolegeve europarlamentare, deputeteve dhe politikaneve të vendeve të BE-së se ka patur një proces masiv të shitblerjes së votës, klimë shantazhuese të qeverisë dhe mazhorancës mbi vullnetin e lirë të shqiptarëve, angazhim në proces kandidatë me rekorde kriminale, të gjitha të evidentuara edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.
në PPE: U cënua vullneti i lirë
27 Qershor 2015, 18:41 -
Patozi: Mazhoranca kërkon të
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që të heqë dorë nga kontestimi i rezultatit në Bashkinë Vorë dhe përpjekjet për të fituar në tavolinë. Ai i kërkoi misionit të OSBE-ODIHRi-it në Tiranë dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që të rrisin vëmendjen e tyre ndaj asaj që po ndodh aktualisht në Vorë. VIDEO
marrë në tavolinë Bashkinë Vorë
25 Qershor 2015, 14:15 -
L.Rama: Pazare si të Roskovecit
Lëvizja Socialiste për Integrim mund të mos njohë rezultatin në Vorë dhe Pogradec, dy bashki në të cilat kjo forcë politike garonte me kandidatët e saj në emër të koalicionit të majtë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama foli për pazare në bashkinë e Pogradecit ku u shpall fitues Eduard Kapri përballë Diana Miles të ASHE. "Ja kalon dhe pazarit te Roskovecit", tha Rama. Rama: Rezultati ne Vore ende i pashpallur nga KQZ, do ndjekim cdo vote. VIDEOKonferenca për shtyp e Luan Rames
në Pogradec, Vora ende jo zyrtare
23 Qershor 2015, 11:02 -
Zgjedhjet vendore, Shqipëria votoi!
Vota e 21 qershorit rikonfirmon të majtën, ndërsa në Tiranë udhëheq Veliaj. Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, pas zgjedhjeve të së dielës ku mbi 3.3 milionë shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.
23 Qershor 2015, 09:08 -
Luzi në A1 Report: Të ndryshojë
Një proces zgjedhor i qetë, ashtu siç në Shqipëri rrallë herë ka ndodhur. Por për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm, përpjekje për të bllokuar veçanërisht procesin e numërimit, komisionerët nuk duhet më të propozohen nga partitë politike. Këtë qëndrim shprehu kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi në një intervistë për A1 Report gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, duke shprehur njëherësh nevojën e ndryshimit të Kodit Zgjedhor. VIDEO
Kodi, komisionerët jo më politik
22 Qershor 2015, 21:38 -
Fleckenstein: Ditë e mirë për ju
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, duke komentuar zgjedhjet në Shqipëri deklaroi se, e diela ishte një ditë e mirë për vendin tonë. Sa i pwrket plotësimit të testit për hapjen e negociatave, ai tha se do të pritet fundi i të gjithë procesit, për të nxjerrë konkluzione të tilla.
Negociatat? Në fund të procesit
22 Qershor 2015, 21:05 -
Zgjedhjet, ODIHR raport paraprak
Në një konferencë për mediat përfaqësuesit e OSBE- ODIHR bënë një raportim paraprak të procesit të zgjedhjeve në vendin tonë. Ambasadorja, Audrey Glover, tha se fushata ishte e qetë. Megjithatë, tha ambasadorja, mungesa e vullnetit politik dhe politizimi i institucioneve vazhdoi të minonte procesin zgjedhor. VIDEO
Pozitive,evidentuam edhe shkelje
22 Qershor 2015, 15:31 -
Lezhë, qëllohet me armë zjarri
Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër para makinës së deputetes Monika Kryemadhi e cila sapo kishte hyrë në makinë mer vajzën e saj Bora, pas një takimi elektoral në fshatin Rrilë, në komunën e Shën Kollit. Nga të dhënat e para mësohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Tonin Fizi. Kryemadhi ishte bashkë me dy vajzat e saj. Aldo Bumçi për A1 Report: Ngjarja një Farsë. Luan Rama: Banditë pranë PD-së qëlluan me armë, policia të kontrollojë makinën e Bumçit. Fizi për A1 Report: nuk jam une autor VIDEO
para makinës së Kryemadhit
19 Qershor 2015, 23:03 -
Foto/ PD denoncon disa raste
Në një deklaratë për shtyp të zëdhënëses së Partisë Demokratike janë denoncuar disa raste, ku sipas PD-së kemi të bëjmë me tentativë për manipulimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit. Duke i cilësuar këto raste flagrante të shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe standardeve të zgjedhjeve, PD i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë e të garantojë zbatimin e ligjit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. VIDEO
të manipulimit të zgjedhjeve
17 Qershor 2015, 14:09 -
'Vora', L.Rama sfidon Patozin:
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i është përgjigjur po me letër të hapur deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Luan Rama shprehet se do të denoncojë me fakte dhe prova çdo emër që cenon procesin zgjedhor në Bashkinë Vorë dhe këtë ai thekson se është i gatshëm që ta bëjë këtë bashkë me Astrit Patozin.Letra e Patozit:Po na vrasin para syve VIDEO
Shkojmë bashkë në Prokurori
14 Qershor 2015, 16:35 -
PD kallëzon shefin e komisariatit
Bashkia e Vorës është kthyer në një mollë sherri mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Prej disa ditësh, LSI dhe PD akuzojnë njëra-tjetrën për tentativa për manipulimin e rezultatit të 21 qershorit. Pas procedimit penal në gjendje të lirë për kandidatin e PD-së, deputeti demokrat Keltis Kruaja tha se, PD ka bërë kallëzim penal për shefin e komisariatit të Vorës. VIDEO
të Vorës: Në shërbim të Ilir Metës
14 Qershor 2015, 12:26 -
Letra e plotë e Astrit Patozit
Po na i vrasin para syve tanë Letër e hapurDrejtuar:Presidentit të Republikës, z. Bujar NishaniKryeministrit, z. Edi RamaKryetarit të Partisë Demokratike, z. Lulzim BashaAmbasadorit të SHBA-së, në Tiranë, z. Donald LuAmbasadores së BE-së në Tiranë, zonjës Romana VlahutinShefes së Misionit të OS
13 Qershor 2015, 21:14 -
Deklarata e Luan Rames
Siç bëhet e ditur nga njoftimet e medias, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka filluar çështjen penale ndaj Fiqiri Ismailit, kryetar i Bashkisë së Vorës, njëkohësisht edhe kandidat i Partisë Demokratike për këtë bashki për zgjedhjet e 21 qershorit, pasi nga denoncimet e qytetarëve rezulton se ai ka tentuar të paguajë qytetarë për të blerë në këmbim votën e 21 q
13 Qershor 2015, 17:35 -
L.Rama: Vëzhguesit të zbarkojnë në
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ka bërë thirrje vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe kryediplomatëve të huaj në vendin tonë, që nga sot dhe deri ditën e zgjedhjeve të jenë të pranishëm në Vorë, pasi sipas tij në këto ditë do të ketë përpjekje të vazhdueshme të kryebashkiakut Fiqiri Ismaili për të korruptuar votuesit. VIDEO
Vorë, Ismaili do manipulojë zgjedhjet
13 Qershor 2015, 13:53 -
Mediu pret Glover: Polarizim politik
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti në një takim drejtuesen e misionit të vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore Audrey Glover. Gjatë këtij takimi zoti Mediu u ndal në mënyrë specifike mbi shqetësimet që janë shfaqur gjatë fushatës zgjedhore por edhe në administrimin e këtij procesi nga KQZ.
në fushatë, qeveria presion opozitës
11 Qershor 2015, 16:10 -
Meta i përgjigjet akuzave të PD për
Kreu i kuvendit, Ilir Meta në një dalje të posacme për mediat, i konsideroi si shpifje akuzat e opozitës se LSI blen vota. Meta foli edhe në lidhje me deklaratën e Berishës, se Rama-Meta propozuan për president Halim Kosovën, në 2007, duke e pranuar si fakt por shtoi se ishte Berisha që kundërshtoi. Në lidhje me zgjedhjet Meta theksoi se rëndësi ka që të jenë me standarte. VIDEO
blerje votash:Alternativë shpif e shaj
9 Qershor 2015, 16:22 -
ODIHR raport për fushatën: Ka
Misioni vëzhgues i zgjedhjeve OSBE-ODIHR, ka publikuar edhe raportin e parë për situatën para zgjedhore në vendin tonë. Ajo që bie në sy është se në aspektin organizativ deri në këtë periudhë nuk evidentohen probleme, por problamtike mbetet akuzat politike, fillimi i parakohshëm i fushatës zgjedhore dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore. VIDEO
keqpërdorim të burimeve shtetërore
5 Qershor 2015, 16:11 -
Çfarë fshihet pas incidenteve
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka dhënë dje detaje për incidentin elektoral të ndodhur pak ditë më parë në Sukth. Cilat jane perplasjet qe shkaktuan tension ne prag te fushates elektorale dhe cfare ka raportuar opozita te nderkombetaret.
elektorale të zgjedhjeve vendore?
30 Maj 2015, 07:20 -
Topalli:Falsifikoni kartat e identitetit
Deputetja e PDsë Jozefina Topalli ka akuzuar maxhorancën se po falsifikojnë identitetin e shqiptarëve me qëllim vjedhjen e votave në zgjedhjet e 21 qershorit. Në lidhje me akuzat për bashkëpunim me mafian, Meta u përgjigj se PD ka muaj që është ulur në gjunjë para mafias. VIDEO
Meta: Jeni ulur në gjunjë para mafies
28 Maj 2015, 20:21 -
Bogdani: Veliaj fushatë me lejet e
Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani përmes një deklarate për mediat u shpreh se Edi Rama vazhdon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë në shërbim të kandidatit të tij për Tiranën administratën dhe asetet publike. Sipas dfeputetit të PD dhunohet hapur nenin 3 i Kodit Zgjedhor duke përdorur ALUIZNI-n dhe legalizimet si zyrë partiake.
legalizimit, dhunon Kodin Zgjedhor
26 Maj 2015, 20:05 -
PD: Bllokimi i biznesit të Ismailit
Astrit Patozi përmes një deklarate për mediat ka thënë se AKU drejtohet nga Ilir Meta i cili vetëm me një telefonatë ka dëmtuar kompaninë e Fiqiri Ismailit duke e bllokuar atë pa asnjë arsye dhe në kundërshtim me rregullat e procedurat ligjore. VIDEO
nga AKU sulm politik i LSI e Metës
24 Maj 2015, 17:37 -
PD- Paloka thirrje përfaqësive diplomatike për monitorimin e incidenteve gjatë fushatës
TIRANË, 23 Maj /ATSH-Z.Tosku/-Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, nëpërmjet një deklarate për shtyp i bëri thirrje sot misionit të OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër incidentet e fushates elektorale. Duke iu referuar incidentit të ditës së djeshme në bashkinë e Vaut të Dejes, ai tha se “inspektori […]
23 Maj 2015, 13:39 -
Incidenti elektoral, Paloka: OSBE
Kreu i grupit parlamentar në partinë demokratike Edi Paloka i ka bërë thirrje prezencës së OSBE-s dhe përfaqësive diplomatike të monitorojnë dhunën e ushtruar ndaj opozitës dhe përfaqësuesve të saj në garën elektorale. VIDEO
të monitorojnë dhunën ndaj opozitës
23 Maj 2015, 12:53 -
Zgjedhjet, OSBE: S’na intereson
Në një konferencë për shtyp OSBE/ODIHR ka hapur sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit 2015 në Shqipëri. Ky mission i kryesuar për të tretën herë nga Ambasadorja Audrey Glover ka bërë publikë të gjithë punën e tyre para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit. VIDEO
rezultati, vëzhgojmë e raportojmë
15 Maj 2015, 13:46 -
Paloka: Rama 'urdhëroi reprezaljen'
PD ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka i cili ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se ka “urdhëruar reprezalje” mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe. VIDEO
në Malësinë e Madhe pas takimit
10 Maj 2015, 11:44 -
Partia Demokratike: Po ushtrohet presion politik ndaj opozitës
TIRANË, 10 Maj /ATSH- I. Vata/ – Partia Demokratike ka dënuar presionin dhe kontrollet e ushtruara nga efektive të FNSH dhe komisariatit të Malësisë së Madhe, pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Malësinë e Madhe. Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë për mediat për të denoncuar presionin politik qe […]
10 Maj 2015, 10:23 -
Basha në Malësinë e Madhe, PD:
Pas takimit të kryetarit të Partisë Demoratike Lulzim Basha me simpatizantë në Malësinë e Madhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë kryer kontrolle në banesat e personave që morën pjesë në këtë tubim. Menjëherë ka reaguar Partia Demokratike. TV Rozafa: FNSH dhunë ndaj grupit tonë të xhirimit VIDEOLulzim Basha prezanton kandidatët në veri
FNSH dhunoi banesat e banorëve
10 Maj 2015, 00:14 -
ODIHR:Polarizimi ndikon zgjedhjet
Polarizimi politik mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor të 21 qershorit. Pas një misioni dy ditor fakt-mbledhës të ekspertëve të OSBE-ODIHR në Shqipëri, thuhet se klima politike mund të ndikojë në procesin elektoral. Nga ana tjetër ODIHR paralajmëron një numër të madh të monitoruesve zgjedhor për këtë proces. VIDEO
KQZ pa mbrojtje nga presioni politik
28 Prill 2015, 16:02 -
Draft-rezoluta për Shqipërinë, PE: Polarizimi politik rrezikon integrimin
Tirana, 13 prill /ATSH/ – Ndër 192 amendamente të grumbulluara gjithësej mbi draftin për Shqipërinë, propozuar nga raportuesi Knut Fleckenstein, grupimet kryesore politike të Parlamentit Europian janë pajtuar për të përmbledhur pjesën dërrmuese të tyre në 16 amendamente kompromisi, duke rrëzuar kryesisht disa propozime të liberalëve lidhur me gjakmarrjen dhe median, e veçanërisht amendamentet e ekstremistëve […]
13 Prill 2015, 18:56