-
'Pa Gjurmë' zbardh detaje nga zhdukja e Renato Hamzës. Dy muaj para ishte vendosur në përgjim nga policia, dyshohej për prostitucion
Detaje “bombë” në emisionin 'Pa Gjurmë', 6 vite nga zhdukja e Renato Hamzës zbardhen detaje nga dosja hetimore. Sipas burimeve pranë policisë së qarkut Elbasan, 'Pa gjurmë' ka mësuar se vetëm dy muaj para se të zhdukej Reni i Elbasanit, ai ishte vendosur në përgjim dhe monitorohej nga policia, pasi dyshohej se ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni në zonën Shijak-Durrës.
13 Shkurt 2020, 23:00 -
U tha se do kthehej në Shqipëri në janar të 1999, por u zhduk...Historia e kuksianit dhe dyshimet se vetëm një njeri e di fatin e tij
La një vajzë një vjeçe dhe u zhduk pa lënë gjurmë nga Tetova. Familjarëve u tha se në janar të vitit 1999 do të kthehej në atdhe, ndërsa po në këtë muaj u zhduk papritur.
13 Shkurt 2020, 18:28 -
PA GJURMË/ 2 vjet në agoni për fatin e djalit, nëna mëson në media se e kanë dënuar përjetë: Nuk ka vrarë Bani im!
Një procedurë e policisë shqiptare e cila publikon foto të personave të "rrezikshëm" që janë në kërkim, i jep lajmin "bombë" familjes Baftjari. Djali i tyre, Alban Baftari, që e kërkonin prej 2018 ishte dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale grabitje në bashkëpunim me pasojë vdekjen e një personi.
11 Shkurt 2020, 18:17 -
'Pa Gjurmë' i gjen nënën biologjike pas 55 vitesh: Faleminderit që më solle në jetë...Nuk doja të shkoja në botën tjetër me brengë
Pas shumë kontaktesh, "Pa Gjurmë" mundi të lidhet në telefon me Aretinë, nënën biologjike të Matilda Kokës. Ajo është 71 vjeçe dhe jeton në Patra të Greqisë, ku ka edhe tre fëmijë të tjerë, dy djem dhe një vajzë.
10 Shkurt 2020, 18:14 -
U arratisën me litarë nga lumi Buna 30 vite më parë! Dëshmia sjell SHPRESË për familjarët: U nisën nga Kosova drejt Holandës
Shpresë për dy shokët, që u arratisën bashkë nga Shqipëria. Rikthimi në emisionin "Pa gjurmë" i historisë së arratisjes së shkodranëve, Nikolin Bori dhe Dedë Fshari hodhi dritë mbi të tjera detaje që na kthejnë afro 30 vite pas.
7 Shkurt 2020, 19:43 -
U përdhunuan, dy gratë malësore denoncojnë në 'Pa Gjurmë': I dha gjak për t'i shpëtuar jetën, ai doli nga spitali dhe tentoi ta vriste
Dy gra kanë denoncuar në emisionin Pa Gjurmë se e kanë kaluar jetën si në burg të imponuar nga ish-bashkëshortët. Ata vendosëm që pas më shumë se 10 vitesh bëjnë publike historitë e tyre në emisionin ''Pa gjurmë''.
7 Shkurt 2020, 15:48 -
Vajza i bën surprizën prekëse nënës që u rrit nga prindërit birësues: Në certifikatë shkruhej 'ky fëmijë i falet shtetit'
Matilda u lind më 22 prill të vitit 1965 dhe u birësua një vit më pas nga çifti Sanie dhe Xhevdet Leka nga i njëjti qytet. Prindërit birësues vendosën të mos ia ndryshonin emrin e lindjes, por duke i dhënë mbiemrin e tyre.
6 Shkurt 2020, 22:53 -
'Maskat' iu futën në shtëpi dhe i përdhunuan të motrën, nëna lë fëmijët në jetimore, djalin nuk e gjen më: Më thanë ka ikur në Francë
23 vite më parë ajo la në jetimore dy nga dhjetë fëmijët e saj Armando 3 vjeç dhe Paulina 2 vjeçe, pasi persona me maska hynë në shtëpinë e saj dhe i përdhunuan të motrën.
6 Shkurt 2020, 15:57 -
U nisën për tek motra e madhe, dy të rejat nga Kamza humbin GJURMËT! Telefonata e fundit me familjen: Do ikim në Zvicër
Një denoncim ka mbërritur ditën e sotme në emisionin Pa Gjurmë. Dy motra rezultojnë të humbura, që më datë 7 janar të këtij viti. Vajzat e familjes Demiri Anisa dhe Anxhela 20 dhe 15 vjece dolën nga banesa e tyre na Laknas, paraditen e 7 janarit dhe nuk u kthyen më.
4 Shkurt 2020, 21:00 -
'Pa Gjurmë' gjen një tjetër të humbur! Historia e 53-vjeçares që u gjet, humbi...dhe u gjet sërish
Një ngjarje e pazakontë ndodhi në puntatën e sotme të emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv. Kur u mendua se u gjet, 53-vjeçarja Flora Turmalaj humbi për të dytën herë. Moskoordinimi i dy institucioneve, polici-spital, kishin lënë mes 4 rrugëve një grua e cila humbi për herë të dytë. Mes lotëve, vajza e 53-vjeçares falenderoi personat që kishin dhënë informacione për gjetjen e nënës së saj, e ndërsa djali i cili ishte në studio, nuk mundi të fliste pasi u "pushtua" nga emocionet.
30 Janar 2020, 23:05 -
Historia e arratisjes spektakolare nga lumi Buna me litarë në 1990/ Dëshmia në 'Pa Gjurmë' për fatin e dy shokëve
E vetmja shpresë për ta është dëshmia e Vath Tomës me të cilin stafi ’’Pa gjurmë’’ po bën të pamundurën për t’u lidhur, si një nga dëshmitarët kyç që mund të ketë dijeni për fatin e dy shokëve.
29 Janar 2020, 22:48 -
Burri bën burg për dhunë në familje, nëna 'rrëmben' fëmijët e ikën në Itali! Çifti i bashkëshortëve akuza live në 'Pa gjurmë'
Në rrëfimin që bën në studion e Pa gjurmë, burri akuzon bashkëshorten se jo vetëm i ka ’’rrëmbyer’’dy fëmijët, por ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj nënës së tij, fakt për të cilën disponon edhe një dokument për detyrim paraqitje.
27 Janar 2020, 19:09 -
U nis në Greqi, përfundoi në Manastir, dëshmia për fatin e të riut: Refuzoi transportin e drogës dhe u qëllua me qytën e armës...
Episodi i një ngjarje të rëndë të ndodhur në mal, në Manastir, mes Sarandës dhe Gjirokastrës, por edhe telefonata e papritur që bëri me nënën një javë pas zhdukjes, ngre dyshime të mëdha për fatin e 33-vjeçarit Armond Ndreca nga Reçi i Mirditës.
27 Janar 2020, 19:00 -
E SHUMËPRITUR! 'Pa gjurmë' gjen pas 22 vitesh Teuta Rrahmanin! Telefonata rrëqethëse e prindërve me vajzën: Mami im, kam 2 fëmijë (Lot e kërcim në studio)
Emisioni "Pa Gjurmë" gjen pas 22 vitesh Teuta Rrahmanin, të zhdukur nga familjarët e saj në moshën 14-vjeçare, vetëm një vit pasi familja e fejoi, në moshën 13-vjeçare. Sot është 36 vjeç dhe ajo është bërë nënë. Thotë se jeton jashtë Shqipërisë dhe se ka tentuar të lidhet edhe me familjarët e saj, derisa një mike i tha se nëna po e kërkonte në "Pa Gjurmë". Emisioni realizon telefonaten e parë mes prinderve dhe vajzës pas 22 vitesh.
23 Janar 2020, 22:45 -
Nënë për herë të parë në moshën 43-vjeçare, por shqiptari e braktis! Ish-bashkëshorti serb i jep atësinë për vajzën
E kthyer në Shqipëri pas një divorci me një shtetas serb, duke menduar se fati do t'i buzëqeshte, dhe pas rehabilitimit shëndetësor, Vjollca Lula mundi të bëhet nënë në moshën 43-vjeçare. Por bashkëjetesa me shqiptarin nuk shkoi mirë dhe ai e braktisi.
23 Janar 2020, 22:13 -
E moshuara në kushte ekstreme ekonomike bën apel për ndihmë: I fal shtëpinë kujt më bën 'ysmet'...reagon deputetja Gjylameti
Thirrjes së saj përveç qytetarëve të shumtë iu përgjigj vetë deputetja e zonës Blerina Gjylameti, e cila premtoi plotësimin e të gjitha kushteve për të moshuarën.
21 Janar 2020, 21:13 -
E larguan nga puna si lavazhier dhe u zhduk nga shtëpia...'Pa Gjurmë' gjen pas 2 javësh 26-vjeçarin nga Fushë- Kruja
Ai u zhdukur pa lënë gjurmë teksa ishte duke konsumuar kafe me vëllanë e tij në një lokal në Fushë- Krujë. Rasti u denoncua mbrëmjen e të premtes në emisionin ’’Pa Gjurmë’’ nga vëllai i tij, Gazmir Luka.
20 Janar 2020, 20:23 -
19 vite nga zhdukja e 35-vjeçarit, SHPRESË për familjarët që e dinin të vdekur pasi iu bashku UÇK-së
Minutat e fundit në ’’Pa gjurmë’’, në mbyllje të emisionit këtë të enjte ndryshuan 360 gradë historinë e zhdukjes së shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Xhelil Osmanit. Ai mori rrugën me këmbë për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Gostivar, pasi kishte qenë mysafir për afro 5 ditë tek shoku i tij Naim Muça, në Peshkopi.
17 Janar 2020, 19:48 -
26-vjeçari zhduket 2 javë pasi u largua nga puna si lavazhier/ Vëllai rrëfen frikën: Më tha se donin ta vrisnin
Gëzim Luka 26-vjeç është zhdukur pa lënë gjurmë dy ditë më parë teksa ishte duke konsumuar kafe me vëllanë e tij në një lokal në Fushë Krujë. Rasti është denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin Pa Gjurmë nga vëllai i tij, Gazmir Luka.
17 Janar 2020, 19:23 -
Hoxha u premtoi një jetë më të mirë në Siri/ Gjyshi i përlotur kërkon nipërit: Më thonë 'gjyshi, hajde na merr'! VIDEO ku i kërkojnë para
Dylber Shuli, babai i Krenarit i cili u largua drejt Sirisë me tre fëmijët e tij në 24 tetor të vitit 2013 ka rrëfyer në studion e emisionit Pa Gjurmët se flet vazhdimisht me mbesën e tij Elona, motrën dhe dy vëllezërit e saj. Ai tha se i ka dërguar vazhdimisht para mbesave dhe nipërve të tij, ndërsa mes lotësh i bën apel shtetit shqiptar të bëjë të mundur rikthimin e tyre në shtëpi.
16 Janar 2020, 22:42 -
Babai i Alvin Berishës: Falë Zotit isha në Itali, ndryshe djali im nuk do kishte shpëtuar! Shteti shqiptar nuk ka çuar asnjë letër
Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës gjatë një lidhje telefonike në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv ka deklaruar se shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar djalin e tij nga kampi Al Hol.
16 Janar 2020, 22:09 -
U zhduk papritur/ Familjes i vjen mesazhi nga Afrika me një certefikatë vdekje: Shkodrani i humbur kishte punuar si oficer
Të ftuar në emisionin "Pa Gjurmë" familjarët sqarojnë mbi përmbajtjen e këtij mesazhi, ku njoftimi shoqërohej me një certefikatë vdekje, e cila përkonte me emrin e shkodranit të humburit, por jo me vendlindjen e tij.
15 Janar 2020, 23:11 -
U nisën drejt Greqisë për të punuar në fabrikë këpucësh! Babai: U përdorën si hajdutë në familjen greke! I vrau pronari i shtëpisë
Xhemal Paci dhe Atli Lika janë dy të rinj të cilët humbën kontaktet me familjarët 22 vite më parë pasi u nisën drejt Greqisë, ndërsa babai i njërit prej tyre ka ngritur në emisionin Pa Gjurmë një akuzë të fortë.
14 Janar 2020, 23:11 -
U largua nga shtëpia një javë më parë, 80-vjeçari zhduket pa lënë GJURMË! Kunata: Vuante nga skleroza
Izet Dervishi 80-vjeç, baba i dy fëmijëve rezulton i zhdukur prej mëngjesit të 6 janarit. Rasti i tij u denoncua ditën e sotme në emisionin Pa Gjurmë nga kunata e tij Resmie Dervishi.
14 Janar 2020, 21:22 -
U gjet poshtë pemës së ullirit dhe u birësua nga familja me 8 vajza për të trashëguar mbiemrin e pasurinë! Mesazhi për familjen biologjike
Një histori e rrallë birësimi. Bajram dhe Nadile Çarçiu nga Divjaka kishin 8 vajza në familje, por mungesa e një djali i shtyu ata të merrnim një vendim për të birësuar një djalë, i cili do të trashëgonte jo vetëm emrin, por edhe pasurinë e familjes, sipas traditës
9 Janar 2020, 23:04 -
'Rrëmbeu' vajzat dhe ia mbathi drejt Francës, 25-vjeçarja publikon VIDEON: Vjehrri rrihte fëmijët, burri më tha 'nuk ke më punë me mua'
Shkurte Ismailaj dhe babai i saj Shpëtim Ismailaj kanë akuzuar gjyshin e vajzave të saj se i ka dhunuar ato. Ata kanë sjellë pranë emisionit Pa Gjurmë disa video ku vajzat duke qarë akuzojnë gjyshin se i ka dhunuar.
9 Janar 2020, 22:18 -
Ishte bashkuar me 'Dëshmitarët e Jehovatit', shqiptari gjendet i varur pranë varrezave në Greqi
Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e ngjarjes, por autoritetet greke kanë nisur hetimet mbi misterin që mbart vdekja e të riut shqiptar, pas autopsisë që do të kryet mbi trupin e pajetë. Deri më tani nuk ka asnjë konkluzion, sesi ka përfunduar i varur mbi një pemë 26-vjeçari Lorenc Metaj.
28 Dhjetor 2019, 20:35 -
Ia fali 2 herë tradhtinë, gruaja ia 'shpërblen' duke i marrë fëmijët/ Babai në 'Pa Gjurmë': M'i ka rrëmbyer, dua të di ku i ka çuar 2 vajzat
Lulzim Vejzi është 35-vjeçari nga Kukësi, i cili rrëfeu në studion e emisionit “Pa Gjurmë” historinë e jetës, në kërkim të Shkurtes, gruas së tij, e cila sëbashku me vajzat e tyre, Melina dhe Ajla u larguan drejt Greqisë pa dijeninë e tij që prej 13 tetorit të këtij viti.
27 Dhjetor 2019, 21:38 -
Letra që la pasi u largua: Ti vrave motrën, mos më prish jetën mua! Apeli drithërues i nënës, vajza e refuzon LIVE: U mësova me mungesën tënde
Letra “vrasëse” e vajzës: ’’Ti vrave motrën, mos më prish jetën mua’’. Humbi kontaktet me të bijën, nëna bën apelin drithërues. Reagon nga Turqia, vajza refuzon nënën: Jam mësuar me mungesën e saj, unë do bëj më të mirën për vajzën time. Kjo është historia e jetës që vendos të rrëfejë në emisionin ’’Pa gjurmë’’, kjo nënë.
26 Dhjetor 2019, 23:24 -
'Pa Gjurmë' gjen dy të humburit! 19-vjeçarja ndodhet në kampin francez, pas 7-vitesh nëna flet me djalin në Gjermani
Emisioni “Pa gjurmë” në Report TV gjen dy të humbur të tjerë shqiptarë. Arta Mehmeti humbi gjurmët 1 javë më parë afër Lion-it, ndërsa u gjet në një kamp të Francës. Kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, Petrit Lekvukaj i humbur në vitin 2012 u njoftua nga shokët se kërkohej në “Pa gjurmë”.
26 Dhjetor 2019, 21:55