-
Policia kërkon denoncuesin e ngacmimit seksual/ Vasili-Lleshajt: Stacioni i policisë nuk ka kamera
Vasili foli për rastin e ngacmimit seksual në Malësinë e Madhe. Ai tha se gjetja e denoncuesit që kërkon policia nuk është e mundur për shkak se vetë stacioni i policisë nuk është i pajisur me kamera.
12 Shkurt 2019, 14:19 -
Deklaratat e Lleshaj dhe Gjonajt për Dajtin, PD: Lot krokodili, e liroi drejtësia e re e Ramës
Reagimet, PD-ja i cilëson si lot krokodili, që nuk e ndryshojnë faktin se 'vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës'. Në fund të deklaratës Partia Demokratike ngre edhe disa pyetje.
10 Shkurt 2019, 15:26 -
'Dritan Dajti', Gjonaj-Lleshaj: Skandal! KLGJ-ja të procedojë gjyqtarët, meritojnë burgun
Qeveria kërkon nga Gjykata e Lartë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgu përjetë duke e dënuar me 25 vite. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ajo shtoi se vendimi është një aferë korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu, ndërsa kërkoi nga KLGJ-ja që ti procedojë. Më i ashpër ishte ministri i Brendshëm që u shpreh se trupa e gjyqtarëve që dha vendimin ti bashkohet Dajtit pas hekurave. Lleshaj nuk dha detaje, por paralajmëroi veprime nga operacioni 'Forca e Ligjit'.
10 Shkurt 2019, 13:39 -
Lufta kundër krimit të organizuar, Lleshaj: Task-Forca histori suksesi, do shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar këtë të shtunë se lufta kundër krimit të organizuar do të intensifikohet dhe për këtë, koncepti i Task-Forcës do të shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit.
9 Shkurt 2019, 13:18 -
Negociatat me BE, Lleshaj: Një sezon i mirë turistik është kontribut për imazhin e vendit, strukturat do të angazhohen plotësisht
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh në një deklaratë për mediat se në të gjithë organizimin e sezonit, roli i prefektit do të jetë qendror dhe puna do të jetë e koordinuar në mënyrë që reagimi të jetë si një i tërë.
8 Shkurt 2019, 12:51 -
Abuzimi seksual i 14-vjeçares në Kavajë/ Berisha: Je kriminel! Lleshaj: Unë s'i kam duart e lyera me gjak si ti (VIDEO)
Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është trajtuar ngjarja e rëndë ndodhur në Kavajë, ku një 14-vjecare abuzohej seksualisht nën shantazh në periudha të ndryshme kohore nga 12 bashkëmoshatarë. Për mënyrën sesi Policia e Shtetit e ka trajtuar këtë rast, ka patur debate dhe tensione midis ministrit të Brendshëm dhe ish-kryeministrit.
7 Shkurt 2019, 10:55 -
Integrimi i Shqipërisë në BE, Lleshaj pret delegacionin e përbashkët Irlandë-Finlandë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa ka pritur një delegacion të përbashkët të Irlandës dhe Finlandës, ka nënvizuar rëndësinë e hapjeve të negociatave e më tej diskutoi me pjestarët e tij forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit me synim integrimin e vendit në Europë, si dhe mundësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh.
7 Shkurt 2019, 09:04 -
Bollino: Nëse Policia fsheh, njerëzit besojnë edhe Berishën (që edhe mbi Kavajën genjeu)
Edhe mbi përpjekjen e pretenduar për të fshehur skandalin e dhunës mbi një vajzë në Kavajë nga ana e policisë dhe prokurorisë, Berisha gënjen, siç mund të verifikohet lehtësisht nga dokumentat. Por në rast se një pjesë e opinionit publik nis t’i besojë, këtu ka probleme. Në rastin specifik problemi ka të bëjë me imazhin e Policisë, thelbin e punës së saj dhe rrugën e ndjekur në marrëdhëniet me mediat.
6 Shkurt 2019, 20:40 -
Abuzimi seksual i 14-vjeçares në Kavajë/ Vokshi: Fshehët krimin! Lleshaj: Policia nuk bëri publicitet
Në Komisionin e Medias është diskutuar këtë të mërkurë edhe ngjarja e rëndë e Kavajës, ku një vajzë 14-vjeçare është përdhunuar nën shantazh prej disa muajsh nga disa bashkëmoshatarë. Teksa u akuzua nga kryetarja e Komisionit Albana Vokshi për fshehje të këtij krimi monstruoz, Lleshaj u shpreh se Policia ka vepruar me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.
6 Shkurt 2019, 15:11 -
Tensione në Komisionin e Medias, Lleshaj-Mehmetajt: Me ju do flas kur të mbaroni universitetin (Video)
Seanca dëgjimore e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin e Medias, ku është diskutuar për dhunën e ushtruar të policëve ndaj studentëve protestues, ka agravuar në përplasje verbale midis tij, deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj dhe kryetares së Komisionit Albana Vokshi.
6 Shkurt 2019, 13:56 -
'Policia dhunë ndaj studentëve', Lleshaj në Komisionin e Medias: Nuk i komentoj videot, s'kam ardhur për të parë film
Ministri i Brendshëm i ka mohuar kategorikisht akuzat e kryetares së Komisionit të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshit, se Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj studentëve protestues. Ai ka deklaruar, duke patur parasysh shtrirjen e protestave, se këto të fundit kanë shkuar shumë mirë pikërisht për shkak të mobilizimit të Policisë së Shtetit.
6 Shkurt 2019, 13:02 -
Akuzat për abuzimin e minorenes/ Lleshaj-Berishës: Monstër që s'njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë, neveri
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur ashpër akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se policia e Kavajës tentoi të fshehë ngjarjen, duke liruar me urdhër nga lart adoleshentët e denoncuar nga e mitura. Lleshaj sqaron gjithashtu se rasti i minorenes është trajtuar menjëherë dhe me përparësi nga Policia e Shtetit.
5 Shkurt 2019, 22:32 -
Ministri Lleshaj vizitë në Turqi, takon homologun turk Soylu "Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve"
Gjatë vizitës ministri Lleshaj u takua me homologun e tij turk i cili vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Sandër Lleshaj shprehu të njëjtin qëndrim në lidhje me rëndësinë këtij bashkëpunimi në çështjet e rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit.
4 Shkurt 2019, 15:31 -
Shkatërrimi i grupit të falsifikatorëve, Sandër Lleshaj: Trafikantët mashtrojnë qytetarët dhe minojnë lëvizjen e lirë
Lleshaj shprehet ky operacion i dha një goditje të fortë krimit, ndërsa shton se trafikantët të cilët mashtrojnë qytetarët, minojnë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
2 Shkurt 2019, 19:26 -
Zgjatet përdorimi i kartave të identitetit, Veliaj e Lleshaj: Të vlefshme deri në 31 dhjetor 2019
Lajmi u dha nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një vizite në zyrat e reja të kompanisë "Aleat" në Rrugën “Bardhyl” në Tiranë, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4. Përgjatë muajve janar-qershor të këtij viti pritej që ti skadonte afati i kartës më shumë se 1.4 milionë shqiptarëve.
30 Janar 2019, 13:08 -
Akuzat për dhunë ndaj studentëve, Vokshi-Lleshajt në Komisionin e Medias: Nuk vjen sepse ka marrë urdhër nga Rama
Komisioni i Medias është rikthyer ditën e sotme vetëm me praninë e opozitës. Depuetet e PD-së i kanë bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt që të paraqitet në mbledhjen e Komisionit.
29 Janar 2019, 10:48 -
Ministri Sandër Lleshaj takim në bashkinë e Dropullit, thirrje të rinjve të minoritetit grek që t’i bashkohen policisë
Në takimin në Bashkinë e Dropullit, përveç ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj,të pranishëm kanë qënë edhe Prefekti i Qarkut, përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe zv.ambasadorja e Holandës në Tiranë.
25 Janar 2019, 17:18 -
Migracioni i paligjshëm/ Lleshaj takohet me homologun kroat e malazez: Të luftohen bashkarisht grupet kriminale
Takimi në Zagreb midis tre ministrave të Brendshëm solli dakordësimin e tyre për ndërmarrjen e hapave konkretë në drejtim të bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve, të praktikave më të mira në kontrollin kufitar, si dhe në qasjen e përbashkët në instrumentet financuese të BE-së në lidhje parandalimin dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm.
22 Janar 2019, 16:11 -
Sinjalizimi për ngjarjet kriminale, Lleshaj: Bashkëpunimi me policinë nuk iu bënë ‘spiunë’
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehet se ka vetëm dy rrugë, ose qytetarët bëhen bashkë me Policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata të qëndrojnë indiferentë apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
21 Janar 2019, 13:42 -
Ministri i Brendshëm Lleshaj në Elbasan, prezanton prefektin e ri të qarkut Gledian Llatja
Lleshaj ishte i shoqëruar nga deputetit i qarkut, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Llatja shihet si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Elbasan.
16 Janar 2019, 09:31 -
PD sulmon Lleshajn, Salianji: Je pupac i shefit, ke partner krimin. Ia kalove dhe Hekuran Isait si Shvejku i Ramës
Ministri Sandër Lleshaj, tha se policia po sulmohet nga politika. Vjen reagimi i PD. Deputeti Ervin Salianji akuzon Lleshajn se ka zgjedhur që të bëhet “lodër” e Ramës dhe të ketë partner krimin
13 Janar 2019, 14:12 -
106-vjetori i Policisë së Shtetit/ Lleshaj: Lëvizje tek uniformat blu, Forca e Ligjit vazhdon
Në 106-vjetorin e Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm u shpreh se do të ketë lëvizje në radhet e uniformave blu për përmisimin e fundit. Lleshaj theksoi se operacioni Forca e Ligjit vazhdon. Për vjedhjen e armëve në Pashaliman Sandër Lleshaj tha se hetimet po bëhen nga Policia Ushtarake
13 Janar 2019, 11:35 -
Masakra e Elbasanit/ Lleshaj: Policia po punon për të zbuluar autorët
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli për herë të parë edhe për masakrën e Elbasanit. Ministri tha se policia po heton për të zbuluar autorët. Lleshaj paralajmëron lëvizje në radhët e Policisë. Lleshaj ka komentuar edhe situatën në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, ndërsa janë përplasur edhe me policinë. Lleshaj tha se prezencën e policisë në e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar.
11 Janar 2019, 15:07 -
Rinovimi i kartave të identitetit, ministri Lleshaj: Verifikojini, ndryshe nuk do të merrni shërbime
Ndër të tjera, ministri Lleshaj shtoi se institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve ndaj edhe i mëshoi apelit të tij për aplikimin e dokumentit.
8 Janar 2019, 13:56 -
Sandër Lleshaj firmos 2 ndryshimet e para në kupolën e Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka urdhëruar emërimin e Tonin Vocajt në krye të Policisë Kriminale. Ndërkohë Eduart Merkaj është emëruar Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Polici. Burime të Report Tv nga Policia e Shtetit thanë se pritet të shkarkohen disa drejtorë rajonalë si dhe drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
4 Janar 2019, 12:12 -
Porositi vrasjen e ish-komisarit Cuku, Lleshaj: Arrestimi i Jambellit, mesazh i rëndësishëm
Në reagimin e tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u zotua se Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj dhe se partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë për drejtësi në Shqipëri.
31 Dhjetor 2018, 16:19 -
'Nga ora 00:00 e 1 janarit 2019 bastet do trajtohen si kanabisi', Lleshaj porosi drejtuesve të policisë, asnjë fjalë për masakrën në Elbasan
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron masa të ashpra nëse aktiviteti i basteve sportive do tentohet të vijojë pas datës 1 janar 2019. Në një takim me drejtuesit e policisë, Lleshaj tha se lojërat sportive do trajtohen si fenomeni i kanabisit për nga norma e shkeljes ligjore. Një mesazh të fortë ai përcolli për drejtuesit vendorë të policisë të cilët do jenë autoriteti kyç për moslejimin e ushtrimit të kësaj veprimtarie antiligjore.
30 Dhjetor 2018, 11:09 -
Sot firma e fundit/ Shqipëria dhe Kosova me pika të përbashkëta kufitare nga 1 janari
Nënshkrimi i marrëveshjes në pikë-kalimin kufitar Vermicë – Morinë do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.
29 Dhjetor 2018, 09:45 -
Bashkimi doganor me Kosovën, Sandër Lleshaj: Lehtësohet lëvizja e lirë, por nuk mbaron me kaq
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme, e cilëson si një hap shumë të rëndësishëm për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, ndërsa premton hapa të tjerë shumë të rëndësishëm në vijim.
27 Dhjetor 2018, 09:44 -
Lleshaj për ndalimin e fishekzjarreve: Festat nuk bëhen me shpërthime dhe armë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se pasardhësi i tij, Edi Rama i ndaloi fishekzjarrët nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre ndaj tij.
23 Dhjetor 2018, 11:38 -
‘Nëse do të isha vonuar edhe dy orë do ta kisha humbur dorën’, Rama premton shpërblim financiar për efektiven Ina Nuka
Gjatë takimit me kryeministrin, efektivia e forcave “Shqiponja” ka treguar edhe detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në gishtat e dorës në një klinikë në kryeqyetin e Turqisë.
23 Dhjetor 2018, 10:54 -
Dje u kthye nga Turqia, ministri i Brendshëm takohet me Ina Nukën: Model për rininë e vendit tonë
Dje ajo u kthye nga Ankaraja, nga një spital të specializuar ku edhe u bë i mundur rekuperimi i dy gishtërinjve të dëmtuar rëndë nga kapsolla gjatë tre ndërhyrjeve kirurgjikale në këtë spital.
22 Dhjetor 2018, 13:47 -
Ministri i Brenshëm Lleshaj takim me kryetarët e bashkive: Ja detyrat që u caktoi
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, organizoi ditën e sotme një mbledhje me Kryetarët e Bashkive dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit ku temë kryesore e diskutimit ishte procesi i zgjedhjeve të ardhshme lokale, ndërsa adresoi para drejtuesve vendorë detyrat kryesore duke thënë se duhet të shtohen kontrollet dhe masat për të parandaluar çdo shkelje para mbajtjes së zgjedhjeve elektorale të vitit 2019.
21 Dhjetor 2018, 14:13 -
Ligji ‘Për Policinë e Shtetit’, Lleshaj: Hapim dyert për studentët, etapë e rëndësishme e modernizimit
Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Policinë, i hapet rruga pranimit të studentëve të ekslenencës në radhët e unfiromave blu, por edhe ushtarakëve. Janë 775 vende vakantë në Polici. Në reagimin e tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se ka nisur një etapë modernizimi për policinë dhe se u hapën dyert e studentëve më të mirë.
21 Dhjetor 2018, 11:24 -
Dëbimi i ambasadorit të Iranit, ministri i Brendshëm tregon arsyet e vendimit të Shqipërisë
Sandër Lleshaj deklaron se ka pasur evidenca se anëtarët e MEK në Shqipëri kanë qenë të kërcënuar, ndërsa shtoi se qeveria e Iranit njihet si një qeveri që sponsorizon terrorizmin ndër vite prandaj janë dëbuar dy diplomatët.
21 Dhjetor 2018, 08:45