-
Milan fiton me përmbysje, Arsenal leksion Tottenham-it në derbin e Londrës
Milani ka marrë pikët e plota sot në “Seria A” pasi në “San Siro” ka mposhtur me përmbysje Parmën. Ndërkohë në “Premier League” Arsenal I ka dhënë leksion futbolli Tottenhamit, ndërsa Chelsea ka mposhtur pastër Fulhamin.
2 Dhjetor 2018, 18:28 -
Strakosha titullar, Lazio barazim të çmendur ndaj Milanit në minutën e 94 (VIDEO)
Sfida nisi me një ritëm të lartë me aksione nga të dy krahët. Mundësinë e parë për të shënuar e kishin Kuqezinjtë me Hakan Calhanoglu i cili pasi i vjen topi brenda zonës lëshon një goditje të bukur drejt portës, por refleksi i Strakoshës ishte spektakolar teksa portieri shqiptar arrin të devijojë topin drejt shtyllës së djathtë.
25 Nëntor 2018, 23:33 -
Europa League/ 7 skuadra kalojnë në 1/16, barazim i artë për Milanin
7 janë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League që pas ndeshjeve të katërta në grupe. Arsenali, Chelsea dhe Lazio janë pretendentët që sigurojnë biletën për në fazën tjetër. Ndërsa një pikë me vlera ka marrë Milani në Spanjë pasi ka barazuar 1-1 me Real Betis.
9 Nëntor 2018, 10:05 -
-
Milani fitore me aromë Championsi, Real e Barca OK në Kupën e Mbretit
Milani fiton 2-1 ndaj Genoas ndeshjen e prapambetur dhe kap zonën Champions. Protagonist ishte kapiteni Alessio Romagnoli me autogol dhe golin e fitores në kohën shtesë. Ndërsa në Spanjë, Real Madrid dhe Barcelona kanë fituar në Kupën e Mbretit.
1 Nëntor 2018, 09:22 -
Pa fitues Napoli-Roma, zgjohet Milani. Sot Lazio-Inter mbyll javën e 10-të të Seria A
Superndeshja e javës së 10-të në Serinë A Napoli-Roma përfundon në barazim 1-1. Rezultati favorizon Juventusin që shkëputet me 6 pikë në krye. Është ringjallur Milani që ka fituar 3-2 ndaj Sampdorias ndërsa në mbrëmje luhet Lazio-Inter.
29 Tetor 2018, 09:19 -
Europa League, Lazio i jep leksion Marsejës, vijojnë me fitore Arsenal e Chelsea
Lazio i jep leksion Olimpikut të Marsejës duke e fituar 3-1 ndeshjen e zhvilluar për grupet e Europa League. Skuadra italiane mban vendin e dytë në grupin H dhe i afrohet kualifikimit. Spanjollët e Betisit shokuan Milanin duke e mundur 2-1 ndërsa me fitore vijojnë në Europa League skuadrat londineze Arsenal e Chelsea.
26 Tetor 2018, 09:40 -
Europa League/ Milani mposhtet nga Betis në “San Siro”, Arsenal vijon fitoret
Pas derbit me Interin, Milani ka marrë një tjetër humbje. Skuadra e drejtuar nga Gatusso është mposhtur 1-2 nga Betis në ndeshjen e vlefshme për grupet e “Europa League”. Arsenal ndërkohë vijon të fitojë, së fundmi ‘topçinjtë’ kanë mposhtur 0-1 Sportingun në Portugali.
25 Tetor 2018, 21:49 -
Humbja e Milan në Derby, Salvini: Kur nuk luani për fitore , ju keni humbur tashmë!
Epilogu i ndeshjes së shumëpritur të ligës për Derby përfundoi te dielën me humbjen e skuadrës së Milanit. Rezultati i ndeshjes është pritur me shumë zhgënjim nga Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini Ministri i Brendshëm i Italisë, i cili njihet si një nga tifozët më të zjarrtë të kuqezinjve.
22 Tetor 2018, 21:24 -
Derbi vishet zikaltër, Spelletti: E merituam! Gattuso mbron portierin Donnarumma
Interi fiton derbin e Milanos. “Vrasësi” i Milanit ishte sërish kapiteni i zikaltërve Mauro Icardi që shënoi në minutën e 92-të. Interi rimerr vendin e tretë në Serinë A ndërsa trajneri Spalletti thotë se skuadra e tij e meritoi plotësisht. Ndërkaq tekniku i Milanit Gattuso merr në mbrojtje portierin Donnarumma që bëri gafë tek goli i Interit.
22 Tetor 2018, 09:27 -
-
Mesfushori spanjoll Suso ndez derbin e Milanos: Kam refuzuar dy herë Interin
Suso ndez derbin e Milanos. Mesfushori spanjoll ka deklaruar se dy herë ka refuzuar kalimin tek Interi. Ai shprehet se është i lumtur që vesh ngjyrat kuqezi. Ndërsa trajnerët duket se e kanë ndarë mendjen dhe do zbresin në fushë me formacionet më të mira. Inter-Milan luhet të dielën në 20:30.
19 Tetor 2018, 10:28 -
-
Milani rikthehet te fitorja, bën goleadë ndaj Sassuolos
Pas tre barazimeve radhazi Milani rikthehet të fitojë. Kuqezinjtë mposhtën Sassuolon 4-1 në transfertë duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve. Trajneri Gattuso është i kënaqur nga skuadra por thotë se vetëm një fitore nuk mjafton.
1 Tetor 2018, 10:23 -
-
Europa League, Milanit i mjafton Higuain, Arsenali ben goleade
Golin e vetëm të takimit për Milanin ndaj modestëve të Dudelange e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 59-të pas një pasimi të marrë nga Samu Castillejo. Ndeshja tjetër e Grupit F Olimpiacos –Betis u mbyll pa gola.
21 Shtator 2018, 09:14 -
Seria A, Higuain s’mjafton, Cagliari-Milan mbyllet 1-1
Goli i parë i Higuain me ngjyrat kuqezi nuk i ka mjaftuar Milanit që të marrë një fitore ndaj Cagliari. Ndeshja në Sardegna është mbyllur në barazim 1-1. Strakosha fitoi derbin ndaj Veselit në përballjen Empoli-Lazio, Ronaldo është i lumtur për golin
17 Shtator 2018, 10:28 -
Milani fiton supersfidën ndaj Romës, sot në fushë Inter dhe Juventus
Milani fiton 2-1 supersfidën e javës së 3-të ndaj Romës dhe siguron tre pikët e para për këtë sezon të Serisë A. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Kessie dhe Cutrone. Ndërsa sot në fushë do të zbresin Interi dhe Juventus.
1 Shtator 2018, 09:29 -
Java e 3-të e Serisë A starton me Milan-Roma, kuqezinjtë në kërkim të pikëve të para
Roma ka 4 pikë në dy ndeshje dhe ndaj kuqezinjve do të tentojë të harrojë atë barazim ndaj Atalantës. Trajneri Eusebio Di Francesco kërkon një reagim nga skuadra e tij ndërsa ekipin pritet ta udhëheqë në sulm Edin Dzeko.
31 Gusht 2018, 10:05 -
-
Miqësoret e verës/ Reali mund Juven, Milani 'thyen' Barcelonën
Real Madrid ka fituar 3-1 ndaj Juventusit miqësoren e zhvilluar në Maryland në kuadër të International Champions Cup. Dy gola shënoi Marco Asensio ndërsa trajneri Lopetegui është i bindur se Modric do qëndrojë në Madrid.
5 Gusht 2018, 10:32 -
Ja sa do përfitojë Higuain, Allegri: Milani mori një supersulmues
Mega shkëmbimi i lojtarëve mes Juventusit dhe Milanit përfundoi me sukses. Sulmuesi Higuain do të përfitojë plot 30 mln euro gjatë tre viteve qëndrim tek Milani ndërsa Allegri thotë se kuqezinjtë kanë marrë një super sulmues.
2 Gusht 2018, 11:21 -
-
-
-
-
Armiq në stadium, miq për drogën, kapen shefat e tifozëve Milan-Inter
Policia ka arrestuar shefin e tifozëve të Milanit, atë të rojeve të sigurisë së Interit për trafik droge, ndërsa është sekuestruar edhe 250 kg kanabis në një kamion, që sipas mediave të vendit fqinj kishte ardhur nga Shqipëria.
4 Qershor 2018, 15:59 -
-
-
-
-
Barça ‘masakron’ Seviljan dhe fiton Kupën e Mbretit, Benevento ‘shokon’ Milanin
Barcelona fiton Kupën e Mbretit. Katalanasit ishin spektakolar në finalen e luajtur në Madrid duke mundur Sevillan 5-0. Në Itali, Benevento shokon Milanin duke e mundur 1-0 në “San Siro” Ndërsa Manchester United kalon në finale të FA CUP
22 Prill 2018, 09:06 -
-
-
-
-
-