-
SHISH,Nishani: Evito konfliktin
“Evito konfliktin verbal me institucionet.” Kështu mësohet ta ketë këshilluar Presidenti ministrin e Brendshëm në takimin 1 orësh zhvilluar sot pas mesditës në Presidencë. Tahiri ishte sot në presidencë, për t’i vënë në dispozicion dokumentet shkresore të cilat vërtetojnë mos bashkëpunimin e SHISH me policinë në parandalimin e akteve terroriste të shpërthimit me tritol. Tahiri: "Nishani të moderojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve. Të qëndrojë mbi palët". Reagon Presidenti: "Shfrytëzo kontributet e institucioneve në luftën e krimit". (Ne foto: Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke folur për median pas daljes nga Presidenca) VIDEO SHISH, deputeti Braçe: Presidenti Bujar Nishani gënjen Fjala e plotë e ministrit Tahiri pas takimit me Nishanin
verbal,Tahiri: Thuaj të vërtetën
18 Mars 2014, 15:05 -
Myftar Gjana: Berisha-Basha t'i
INTERVISTA/ Partia Demokratike, Dhjetoristi: Lidershipi i PD-së, inferior ndaj Azem Hajdarit: Basha një lider formal. Partia më e madhe e së djathtës duhet të riformatohet. Berisha është fajtor për "Piramidat" dhe për tragjedinë e 1997-ës. (Në foto: Myftar Gjana)
hapin rrugë grupit të Olldashit
18 Mars 2014, 14:50 -
PS: Ajazi s'mund rrijë në krye
Mazhoranca dhe opozita vazhdojnë përplasjen për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror. Deputeti i PS-së, Arben Çuko deklaron se Visho Ajazi nuk mund të qëndrojë në krye të SHISH pasi është në kushtet e pavlefshmërisë së kryerjes së detyrës. Noka: Doni të mbuloni dështimin e Tahirit.
të SHISH, PD: Po bëni presion
17 Mars 2014, 13:18 -
Nishani: SHISH e ka informuar
Presidenti Bujar Nishani merr në mbrojtje pa asnjë rezervë kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Madje shkon dhe më tej kur deklaron se ai ka pasur komunikim frekuent me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit gjatë gjithë periudhave.
ministrin Tahiri për tritolin
16 Mars 2014, 06:27 -
Hetimi i SHISH, Basha:
Në studion e Top Story këtë të enjte, i ftuar kreu i PD, Lulzim Basha iu përgjigj një sërë pyetjesh, duke nisur nga konsensusi i munguar parlamentar, statusi kandidat, nga ballafaqimi aktual me mazhorancën, tek situata ekonomike, tek situata e rendit, tek paralajmërimet për humbjen përseri të statusit kandadit, zgjedhjet vendore 2015 dhe shumë të tjera.
Po luajnë me zjarrin
14 Mars 2014, 08:59 -
Shkarkimi i Ajazit, Manjani:
Ylli Manjani, nënkryetar i LSI, njëherësh dhe zv.ministër i Transportit dhe Infrastrukturës në qeverinë “Rama”, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” shprehet se SHISH po provon qartë se punon për ish-kryeministrin e jo për kryeministrin Edi Rama.Mazhoranca do hetojë SHISH
Nishani s’duhet ta pengojë
14 Mars 2014, 07:26 -
Mazhoranca do hetojë SHISH e
Mazhoranca zyrtarizon kërkesën për hetimin e veprimtarisë së SHISH të drejtuar nga Visho Ajazi. Deputeti socialist Piro Lutaj pak ditë pasi propozoi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë që të bëhet kontroll nga afër për ligjshmërinë e veprimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror ka dorëzuar në rrugë zyrtare me shkrim në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e tij. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Noka thotë: Akt i paprecedent, përpjekje për të vendosur në kontroll SHISH. Lutaj: Noka të mos ngatërrojë çështjen e minierave me sigurinë. (Foto: Kreu i SHISH dhe kërkesa e Piro Lutaj për hetim)
Visho Ajazit, PD:E paprecedentë
13 Mars 2014, 19:20 -
Djegia e "Koha Jonë", rihapet dosja
Prokuroria e Tiranës rihap dosjen e djegies së redaksisë “Koha Jonë” më 2 mars 1997. Botuesi i kësaj gazete, Nikollë Lesi u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij. Kërkon të pyeten si persona që kanë dijeni edhe Sali Berisha, Visho Ajazi. (Ne foto: Redaksia e djegur 2 mars 1997)
Lesi: Të pyetet Berisha e Visho Ajazi
12 Mars 2014, 10:20 -
Përplasje Nishani-Kodheli. A
KESHILLI I SIGURISE KOMBETARE/ Përplasje mes Presidentit Bujar Nishani e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit kanë marrë pjesë dhe Basha, Visho Ajazi e Bregu por askush s'u kujtua që të kontrolloheshin pjesëmarrësit për pajisjen me certifikata sigurie.Këshilli, Nishani: Mirëpres kontributin e Bashës Ilir Kulla: Pse Presidenti s'duhet të ftojë Lulzim Bashën
kishte çertifikatë sigurie Basha?
12 Mars 2014, 07:11 -
Këshilli i Sigurisë, Nishani:
Presidenti Bujar Nishani mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të disktuar dokumentin e ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të vendit pasi dokumenti aktual është i hartuar dhe miratuar përpara anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “Mbledhja e sotme nuk ka lidhje me një rrezik akut por në procesin e hartimit të një dokumenti" tha Presidenti. Mbledhja zgjati më shumë se 1 orë. Fjala e Presidentit Nishani në Komisionin e Sigurisë Kombetare Ndoka: Përgjimet e SHISH,joligjore e gjueti “shtrigash”
Mirëpres kontributin e Bashës
11 Mars 2014, 12:00 -
Situata në vend, Nishani mbledh
Nesër në orën 10:30 Presidenti Bujar Nishani do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja do të bëhet në ambientet e Presidencës. Të pranishëm, kryeprokuroi Llalla dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi. I ftuar nga Presidenti do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Këshillin e Sigurimit, i ftuar Basha
10 Mars 2014, 16:18 -
Përgjimi, Visho Ajazi kontroll
Kuvendi kërkon të dhëna nga Kanadaja për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror. Agjenti: Telefonatat e Bushatit, Canit, Tahirit dhe Ahmetajt janë regjistruar. Telefonat e ministrave të kabinetit qeveritar të drejtuar nga Edi Rama, vijojnë të qëndrojnë nën survejimin e SHISH. (Në foto: Visho Ajazi dhe Sajmir Tahiri)
telefonave të ministrave
9 Mars 2014, 14:15 -
Meta: Visho Ajazi pjesë e
Kreu i Kuvendit Ilir Meta thotë se shefi i SHISH ёshtё pjesё e ekzekutivit dhe është kryeministri Rama ai që e zgjedh atë. “Kemi njё procedurё, por Kryeministri ka pёrgjegjёsitё e ekzekutivit. Ky ёshtё institucion shumё i rёndёsishёm i ekzekutivit”, tha Meta nё emisionin “Top Story”.
ekzekutivit vendos Rama për të
7 Mars 2014, 07:32 -
Çertifikatat e sigurisë vetëm pas
Çertifikata e sigurisë është një dokument që i lejon personat që e mbajnë ate të kenë akses, të njihen, te administrojnë, e të transferojnë informacion te klasifikuar"sekret shteteror." Ndërkohë që të drejtën për të lëshuar një çertifikatë të tillë e ka Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK), prane Këshill
verifikimit të figurës së personit
5 Mars 2014, 15:07 -
Skandal, kreu i SHISH me
Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi nuk dispononte një çertifikatë të vlefshme sigurie por i ka skaduar që prej 24 shkurtit. Kjo ka qenë arsyeja e ndërprejes së seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë ku ishte planifikuar të raportonte Visho Ajazi në lidhje edhe me një shkresë ku autorizohen përgjimet mbi disa zyrtarë të lartë të policisë dhe personave të tjerë të jetës politike.Çfarë është çertifikata e sigurisë
çertifikatë të skaduar sigurie
5 Mars 2014, 13:04 -
Përgjimet e SHISH, Sollaku:
Përgjimi i institucioneve dhe drejtuesve më të lartë të policisë nga SHISH, të drejtuar nga Visho Ajazi Lika është i paligjshëm nëse nuk ka marrë miratimin e Kryeprokurorit Adriatik Llalla ose vendim gjykate. Një sqarim të tillë e ka bërë ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku që njëherësh s’mungon të shprehet se nëse s’janë marrë këto masa, atëherë për shpërdorim detyre urdhëruesit e përgjimit merren nën përgjegjësi penale. Visho Ajazi raporton sot në Komisionin e Sigurisë. (Ne foto: Adriatik Llalla, Saimir Tahiri, Visho Ajazi dhe djathtas Theodhori Sollaku) SONDAZHI: A keni besim në profesionalizmin e SHISH? Përgjimet e SHISH dhe emrat e zyrtarëve që u përgjuan
Krim nëse bëhen pa leje
5 Mars 2014, 07:24 -
Nishani do të mbledhë Këshillin e
Presidenti Bujar Nishanim më 11 mars ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për shkak të situatës në vend, që është e rënduar nga krimi si dhe përplasjet politike në prag të vendimit të BE në qershor për statusin e vendit kandidat.
Sigurimit më 11 mars, axhenda
5 Mars 2014, 03:00 -
SHISH “gjueti shtrigash” për
Një urdhër verbal i lëshuar nga kreu i SHISH Visho Ajazi, ka vënë në “gjueti shtrigash” një grup agjentësh, për të zbuluar njolla kriminale në biografinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Pergjimet e zyrtareve nga SHISH
videokasetën e drejtorit Didi
4 Mars 2014, 07:21 -
Saimir Tahiri letër SHISH:
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dërguar një letër shefit të SHISH-it Visho Ajazi, me anë të së cilës i ka kërkuar nëse është e vërtetë që janë përgjuar strukturat e policisë dhe nëse po, të njihet me rezultatet e hetimit.
Kërkoj rezultatet e përgjimit
4 Mars 2014, 05:29 -
Përgjimet e SHISH, Braho:Nëse
Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika do të raportojë të mërkurën në Komisionin e Sigurisë edhe për denoncimet në media për përgjimet që janë kryer nga ky institucion për drejtuesit e lartë të policisë, tatimeve dhe doganave, prefektë e deputetë. Kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se nëse ka ndodhur atëherë do të merren masa drastike për përgjegjësit.
ka ndodhur, masa drastike
3 Mars 2014, 10:45 -
Përgjimet e zyrtarëve, Braho:
Kreu i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho deklaron se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi do të thirret në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe do të kërkohet informacion më i detajuar për përgjimet që janë kryer nga ky institucion.
Kreu i SHISH do thirret në Kuvend
3 Mars 2014, 07:06 -
50 minuta sherr Rama-Nishani
Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje pas mesdite një vizitë surprizë në selinë e Presidencës, ku është takuar me kreun e shtetit Bujar Nishani. Kryeministri kundërshton bojkotin e kreut të shtetit ndaj vendimeve të qeverisë.
Përplasja pas dyerve të mbyllura
27 Shkurt 2014, 14:14 -
Oketa trajnohet nga siguria në
Mungesa e garancisë për informacionin sekret në Shqipëri, për shkak të rrjedhjes së tij drejt vendeve jo mike apo armike, duke qenë se Shqipëria është vend partner i NATO-s dhe ka dijeni për dosjet sekrete të këtij organizmi global mbrojtjeje, strukturat e Sigurisë janë duke menduar për një projekt afatgjatë në Shqipëri. (Në foto: Gazmend Oketa)
NATO, për të drejtuar SHISH
22 Shkurt 2014, 07:03 -
Korrupsioni, Rama takon krerët
Kryeministri Edi Rama mbledh në një tryezë krerët e institucioneve të pavarura për të kërkuar thellimin e bashkëpunimit si dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli.
e institucioneve të pavarura
11 Shkurt 2014, 14:37 -
Sulmet ndaj SHISH, Noka: Ajazi
Mazhoranca dhe opozita janë përplasur sot në Komisionin e Sigurisë në Kuvend për kreun e SHISH-it, Visho Ajazi. Partia Demokratike ka kërkuar që “Visho Ajazi të mbrohet ndaj akuzave”. (Në foto: Komisioni i Sigurisë në Kuvend)
të vijë e të mbrohet në Kuvend
4 Shkurt 2014, 10:17